Category: SPORT

  • Zbulohen pagat e La Ligës 2026: Vinicius dhe Mbappe dominon listën, Real Madrid kryeson

    Zbulohen pagat e La Ligës 2026: Vinicius dhe Mbappe dominon listën, Real Madrid kryeson

    Sezoni i ardhshëm i La Ligës sjell pagat më të larta për brazilianin Vinicius Junior dhe francezin Kylian Mbappe, të dy me 616,000 euro në javë.

    Pesë më të paguarit përfshijnë edhe David Alaba, Robert Lewandowski dhe Jude Bellingham, duke konfirmuar dominimin e lojtarëve të Real Madridit në pagat e këtij sezoni.

  • Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

    Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

    Pas ndeshjes historike me Kosovën të martën, portieri i Turqisë, Ugurcan Çakir, është shtrirë në spital në Stamboll.

    Sipas shkrimeve nga mediat turke, portieri po përballet me një virus dhe gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.

    Siç ka shkruar “haberler”, Galatasaray është alarmuar nga rreziku që portieri të mos jetë në gjendje për ndeshjen me Trabzonsporin në fundjavë.

    Ndërsa siç ka shkruar “Sozcu”, portieri edhe në ndeshjen me Kosovën u paraqit me telashe shëndetësore. E pas rikthimit në Turqi, ka kaluar të mërkurën në spital.

    Galata i shkon Trabzonit të shtunën në ndeshjen e rëndësishme në garën për titull. Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni është i treti me katër pikë më pak.

    Çakir ishte i rëndësishëm për Turqinë të martën. Pati disa pritje të mëdha. Turqia në fund fitoi 1:0 dhe u kualifikua në Botëror.

  • Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

    Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

    Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për Kupën e Botës 2026.

    Në këtë reklamë morën pjesë katër yje të futbollit, shkruan Indeksonline

    Përfshi këtu: Lionel Messin, Cristiano Ronaldon, Vini Jr dhe Kylian Mbappen.

    Katërshja u paraqiten në një hapësirë duke rregulluar titullin e Kupës së Botës me LEGO.

     

     

     

  • Humbja e turpshme ndaj Bosnjës, Gattuso pritet të largohet

    Humbja e turpshme ndaj Bosnjës, Gattuso pritet të largohet

    Kombëtarja e Italisë pësoi humbje ndaj Bosnja Hercegovinës dhe s’do jetë në Kupën e Botës 2026.

    Trajneri, Gennaro Gattuso pritet të largohet nga stoli, shkruan Indeksonline

    Kjo pasi vet legjenda kishte premtuar kualifikim në Kupën e Botës, por nuk e arriti qëllimin e tij.

    Gattuso pritet të lë stolin e Italisë gjatë këtyre ditëve, kurse Federata është duke shikuar një emër të ri për ta zëvendësuar.

  • ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    ADA BOUTIQUE – Zgjedhja juaj për stil dhe elegancë

    Nëse jeni në kërkim të veshjeve moderne, elegante dhe sportive për çdo rast, ADA BOUTIQUE është destinacioni ideal për ju. Me një koleksion të përzgjedhur për femra dhe meshkuj, ky butik sjell kombinimin perfekt mes stilit dhe rehatisë.

    Qoftë për një paraqitje elegante apo një stil të përditshëm sportiv, këtu mund të gjeni veshje që i përshtaten çdo shijeje dhe sezoni. Për më tepër, çmimet janë shumë të arsyeshme, duke e bërë modën të arritshme për të gjithë.ScreenRecording_04-02-2026 10-17-24_13fe85db0-4ee5-4ef7-b6c9-ea670c3ede87

    ADA BOUTIQUE ofron edhe mundësinë e porosive online, duke ju mundësuar të bëni blerje lehtësisht nga shtëpia juaj. Shërbimi i shpejtë dhe korrekt e bën përvojën edhe më të këndshme.

    Drenas

    Porosi online në DM

    Transport i shpejtë

    Zgjidh stilin tënd me ADA BOUTIQUE!

     

  • UEFA kërkon rritje të pagesave dhe mbulim më të madh të kostove për ekipet në Kupën e Botës

    UEFA kërkon rritje të pagesave dhe mbulim më të madh të kostove për ekipet në Kupën e Botës

    UEFA po i kërkon FIFA-s një rritje të çmimeve dhe më shumë ndihmë me kostot që lidhen me pjesëmarrjen e ekipeve kombëtare në Kupën e Botës këtë verë, e cila pritet të gjenerojë më shumë se 11 miliardë dollarë të ardhura, raportoi The Athletic.

    UEFA-s, e cila rregullon futbollin në Evropë, i është kërkuar nga disa federata evropiane të lobojë te FIFA në emër të tyre. FIFA është zotuar të riinvestojë të ardhurat në futbollin global, por organizatat nuk janë të sigurta se sa do të jetë pjesa e tyre.

    Disa ekipe janë të shqetësuara se kostoja e të luajturit në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut mund të tejkalojë atë që fitojnë ose se nuk do të sjellë shumë para.

    Kupa e Botës është një përpjekje e përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, dhe fillon më 11 qershor me dy ndeshje në Mexico City, pastaj vazhdon të nesërmen me një ndeshje në Toronto dhe një tjetër në Los Angeles.

    Finalet e turneut me 48 ekipe janë planifikuar për 19 korrik në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.

    Çështja e pagesës pritet të diskutohet në Kongresin e FIFA-s në Vankuver në fund të majit, sipas raportit, i cili gjithashtu thotë se secila skuadër do të marrë 1.5 milion dollarë për kostot e përgatitjes, si dhe rimbursim për ushqimin, udhëtimin dhe akomodimin për një delegacion prej rreth 50 personash.

    Çmimi i FIFA-s për Kupën e Botës këtë verë është rritur me 50% në 655 milionë dollarë, nga 440 milionë dollarë sa ishte në “Katar 2022”. Megjithatë, kjo shumë do të shpërndahet në 16 ekipe të tjera, pasi turneu është rritur në madhësi nga 32 në 48 ekipe për herë të parë gjatë këtij turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Një përqindje e konsiderueshme e kësaj shume, megjithatë, zakonisht u shpërndahet lojtarëve si pagesa bonusi, megjithëse ndryshon nga një komb në tjetrin.

    Në vitin 2022, fituesit e Argjentinës morën 42 milionë dollarë dhe nën-kampionët Franca 30 milionë dollarë, ndërsa çerekfinalistët e mposhtur morën nga 17 milionë dollarë secili dhe ata që u eliminuan në fazën e grupeve morën nga 9 milionë dollarë.

    Këtë herë, fituesit do të marrin 50 milionë dollarë dhe vendet e dyta 33 milionë dollarë, ndërsa çerekfinalistët e mposhtur do të marrin 19 milionë dollarë dhe ata që eliminohen në fazën e grupeve do të marrin 9 milionë dollarë, të cilat, kur i shtohen 1.5 milionë dollarëve në kostot e përgatitjes, do të thotë se çdo komb merr një minimum prej 10.5 milionë dollarësh.

  • “Kapiteni ynë është simbol i Kombëtares dhe i Kosovës” – FFK reagon për sulmin ndaj Vedat Muriqit

    “Kapiteni ynë është simbol i Kombëtares dhe i Kosovës” – FFK reagon për sulmin ndaj Vedat Muriqit

    Pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, kapiteni Vedat Muriqi u bë sot objekt i një sulmi verbal përmes njëri nga televizioneve tona, ku një shikues u fut dhe e quajti sulmuesin “gjysmë-turk”.

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një reagim të fortë, duke mbrojtur lojtarin dhe rëndësinë e tij për Kombëtaren.

    FFK thekson se Vedat Muriqi ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe lidershipi, energjia dhe shpirtin e tij nuk maten vetëm me golat, por edhe me pasionin dhe profesionalizmin që shfaq në çdo përballje.

    Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre të qoftë, të dënoftë Zoti

    Federata u bën thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të mos lejojnë përçarje dhe urrejtje.

     

    Deklarata e FFK-së për Vedat Muriqin

    Futbolli nuk është thjesht lojë. Ai është pasqyrë e identitetit, e përkushtimit dhe e vlerave që ne, si shoqëri, duam t’i promovojmë. Kur kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi, sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo nuk prek vetëm një lojtar, por prek një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari.

    Vedati ka dhënë gjithmonë më të mirën e tij në fushë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij nuk matet vetëm me golat e shënuar, por edhe me lidershipin, energjinë dhe shpirtin që vë në çdo përballje. Ai është shembull i profesionalizmit, i pasionit dhe i unitetit që Kombëtarja e Kosovës përfaqëson. Golat e tij nuk janë thjesht pikë në tabelë, ato janë emocione që frymëzojnë popullin shqiptar dhe krijojnë krenari për vendin tonë.

    Ofendimet dhe komentet fyese në rrjetet sociale nuk kanë vend në futboll dhe as në shoqërinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që individë tillë, fatmirësisht të pakët, të shpërfaqin negativitet, përçarje dhe urrejtje. Si institucione e shoqëri, por edhe si individë, duhet të reagojmë kur vihen në diskutim vlerat që na bashkojnë dhe përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

  • Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori

    Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori

    Pavarësisht disfatës ndaj Turqisë në finalen e play-offit, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm pozitiv nga renditja më e fundit e FIFA-s.

    “Dardanët” kanë shënuar ngritje në klasifikim, duke kaluar nga pozita e 79-të në vendin e 78-të në botë – që njëkohësisht përbën renditjen më të mirë në historinë e ekipit.

    Ky progres vjen si rezultat i paraqitjeve solide në ndeshjet e fundit, sidomos fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakia në gjysmëfinalen e play-offit të zhvilluar në Bratislavë.

    Renditja e re u publikua të mërkurën, ndërsa ajo reflekton rritjen e vazhdueshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se ëndrra për kualifikim në Kampionatin Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit.

  • Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

    Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

    Pas disfatës 0:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares së Turqisë në finalen e playoff-it, mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale.

    Rexhbeçaj falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se atmosfera e krijuar i ka bërë lojtarët të ndihen si në shtëpi në çdo ndeshje.

    “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne. Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime… por është fillimi i diçkaje të madhe.”

    Mesfushori kosovar e përshkroi këtë humbje si një moment të rëndë personalisht, por njëkohësisht si një pikënisje për të ardhmen e ekipit.

  • Mbyllet ndeshja, Kosovë 0-1 Turqi: Dardanët iu afruan shumë

    Mbyllet ndeshja, Kosovë 0-1 Turqi: Dardanët iu afruan shumë

    90+6′ Mbyllet ndeshja

    Kosova dhe Turqia do të përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, në finalen e “play-offit” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë, me përkrahjen e madhe të tifozëve vendas për “Dardanët”. Për Kosovën, kjo është një mundësi historike për të siguruar pjesëmarrjen e parë në një Botëror.

    Kombëtarja e Kosovës vjen me moral të lartë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë, duke dëshmuar formë të mirë dhe karakter të fortë në ndeshje vendimtare. Për më tepër, skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka qenë shumë e fortë në shtëpi, çka rrit optimizmin për një rezultat pozitiv.

    Në anën tjetër, Turqia paraqitet me një ekip cilësor dhe me përvojë ndërkombëtare, me shumë lojtarë që aktivizohen në ligat elitare evropiane.