Zhegrova i fokusuar te Juventusi, mohon afrimin me Besiktasin

edon-zhegrova-vetem-ne-75-per-qind-te-formes:-pune-force-dhe-mentaliteti,-keshtu-“zeppetta”-bindi-juven-dhe-spallettin

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk pritet të largohet nga Juventus në afatin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për një transferim të mundshëm te Beşiktaş.

Sipas raportimeve, Zhegrova nuk po gjen shumë hapësira në skuadër nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke u aktivizuar pak në ndeshjet e fundit dhe në disa raste duke mbetur jashtë formacionit.

Megjithatë, gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano ka bërë të ditur se lojtari është i përqendruar te Juventusi dhe po synon të fitojë më shumë minuta në skuadër.

Vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë verës.