“O rrugaçe, mëso me kë flet”/ Agravon debati mes Livias dhe Danjës: E ke treguar kokën edhe ti…

Teksa dita nisi mjaft bukur dhe e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, situatat ndryshuan menjëherë

Teksa dita nisi mjaft bukur dhe e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, situatat ndryshuan menjëherë. Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” mes Livias dhe Danjës.

Livia po bënte sherr me Loredanën ku ofendimet ndaj njëra-tjetrës nuk munguan. Këtu ndërhyn Danja duke thënë ‘qetësohuni, qetësohuni’.

Në këto momente Livia i drejtohet duke i thënë se nuk ka të drejtë me iu thënë të tjerëve se çfarë të bëjnë. Banorja iu drejtua ashpër asaj duke ofenduar: “O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh”.