Category: LAJME

  • Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Donna Dafi publikon “ManGo”, një projekt që synon tregun ndërkombëtar

    Artistja shqiptare Donna Dafi ka sjellë për publikun videoklipin e saj më të ri, të titulluar “ManGo”, një këngë që po tërheq vëmendje dhe po konsiderohet si një nga prurjet më të fuqishme të momentit në skenën muzikore.

    E ndërtuar mbi një kombinim të R&B-së, pop-it alternativ dhe ritmeve globale, “ManGo” vjen me një frymë moderne dhe një estetikë të kuruar. Projekti nis me një atmosferë të butë, për t’u shndërruar gradualisht në një deklaratë të fortë për vetëdijesim dhe çlirim emocional, duke trajtuar temën e largimit nga një marrëdhënie manipuluese dhe rikthimin e kontrollit mbi veten.

    Vetë artistja e përshkruan këtë projekt si një proces personal:
    “Ishte si terapi për mua – më çoi në momentin e qartësisë: po të lë të ikësh,” shprehet Donna Dafi.

    Pas këngëve “Primadonna” dhe “Touch Me Like That”, ajo po vazhdon të konsolidojë identitetin e saj artistik dhe të zgjerojë prezencën në tregun ndërkombëtar. Me stilin e saj të veçantë dhe mesazhin e fuqishëm, “ManGo” synon të depërtojë si në playlistat muzikore, ashtu edhe në pistat e vallëzimit.

    Videoklipi i këngës është tashmë i publikuar dhe i disponueshëm për publikun në platformat kryesore muzikore.

     

  • Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.

    Sipas përditësimit, nafta shitet me 1.66 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.

  • Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Aksident i rëndë në afërsi të kazermës së FSK-së në Gjilan

    Një vetaksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës afër kazermës së FSK-së në Gjilan.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Klankosova.tv se një pasagjer është lënduar lehtë.

    Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin duke u përplas jashtë rrugës.

    I lënduari me urgjencë është transportuar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, derisa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

    Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.

  • Miri i jep fund thashethemeve për një ‘krisje’ me gruan e tij, ndërsa publikon fotografi duke u puthur me të

    Miri i jep fund thashethemeve për një ‘krisje’ me gruan e tij, ndërsa publikon fotografi duke u puthur me të

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri (Armir Shahini), është ribashkuar sot me familjen e tij, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në rrjet për një “krisje” në martesën e tij pas daljes nga shtëpia.

    Në Instastory, Miri ka ndarë një video emocionuese nga momenti i takimit, ku shihet duke përqafuar vajzën e tij, ndërsa vëmendja e ndjekësve u përqendrua edhe te prania e bashkëshortes së tij, Rabea, e cila ishte komentuar gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në reality-show.

    Nga pamjet e publikuara, duket se mes çiftit nuk ka hatërmbetje, pasi në takimin e parë ata shfaqen të afërt dhe madje shkëmbejnë edhe një puthje në buzë, duke treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e njëjtë.

    Ndërkohë, edhe Rabea ka reaguar në mënyrën e saj, duke postuar në Instagram një selfie pranë Mirit, ku të dy duken të qeshur dhe të relaksuar. “Ju përshëndesim”, ka shkruar ajo mbi foto, duke e shoqëruar me një emoji zemre. Detaj interesant ishte edhe kënga e vendosur në prapavijë: hiti i West Side Family, “Në krahët e tua do jem”, një mesazh i thjeshtë, por i qartë, për harmoninë e çiftit.

    Ky ribashkim vjen vetëm pak ditë pasi Miri kishte sqaruar publikisht “ftohtësinë” e perceptuar nga publiku gjatë dhe pas finales së spektaklit, duke theksuar se mungesa e bashkëshortes nuk kishte lidhje me asnjë problem mes tyre. Ai u shpreh se arsyeja ishte krejt praktike: angazhimet e saj në Gjermani, ku jeton dhe punon.

    Kujtojmë se Miri arriti deri në finalen e madhe të “BBVA5”, duke u renditur i dyti në përfundim të garës. Tashmë, me postimet e fundit, çifti duket se ka lënë pas presionin e formatit dhe komentet e rrjeteve sociale.

     

  • Detaji që s’u vërejt nga pushimet e Londrimit, a është në lidhje dashurie?

    Detaji që s’u vërejt nga pushimet e Londrimit, a është në lidhje dashurie?

    Fituesi i edicionit të katërt të “BBVK” Londrim Mekaj, javën që lamë pas ka shijuar disa ditë pushimi në Shqipëri.

    Nga vendi luksoz në të cilin e reklamoi thuajse në çdo postim një detaj i vogël ka marrë vëmendjen e madhe, shkruan Indeksonline.

    Në një selfie vërehet se ai ka të vendosur një qafore ku theksohet shkronja “F”.

    Nuk dihet nëse ka nisur lidhje të re dashurie pasi në këtë pjesë po qëndron mjaftë i rezervuar duke mos dhënë më shumë detaje.

    Gjithsesi, cdo gjë mbetet në pikëpyetje deri në ndonjë konfirmim nga vet këngëtari.

  • Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua

    Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua

    Pasditja e së dielës ka troditur Shqipërinë, si pasojë e një vrasjeje të rëndë që ka ndodhur në Lezhë.

    Nga të shtënat me armë zjarri, një makinë është goditur me mbi 30 plumba, duke lënë të vrarë dy persona.

    Nga të dhënat paraprake, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë burrë dhe grua.

    Rrethanat dhe motivi i këtij rasti ende nuk dihet. Paraprakisht, dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë.

    “Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre”, ka thënë ai.

  • Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

    Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

    Të gjithë artistët po klikohen goxha shumë në platformën Spotify, por e vetmja artistë e zhanrit popullore që po spikat është këngëtarja Remzie Osmani.

    Siç ka bërë të ditur Prive, ajo përfiton rreth 200 mijë euro në muaj nga kjo platformë.

  • Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

    Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

    Sonte në Post Big Brother, Rogerti ka deklaruar se ndihet në siklet për gjestet që ka bërë gjatë formatit.

    Ai ka thënë se, po të hynte në shtëpi nga dita e parë, do të kishte një lojë tjetër.

    Ai ka thënë se do të hynte “treshe në krevat me Mirin dhe Selinën”.

  • I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

    Hoffenheimi ka kaluar në epërsi në minutën e 31-të në duelin që po e zhvillon në udhëtim ndaj Hamburgut.

    Dy skuadrat po përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në kampionatin gjerman.

    Autor i golit të epërsisë për Hoffenheimin ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.

    Ylli i Kosovës shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 19-të me një volej goditje pas asistimit nga Vladimir Coufal.

    Ky ishte goli i dhjetë i Asllanit deri më tani këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe gjashtë asistime.

    Kliko linkun për video:

    https://x.com/1337xh0x/status/2048083681466569203/video/1?s=46

  • Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

    Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë.

    Ata mposhtën Prishtinën e Re, në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultat 2-3.

    Golat për Drenicën u realizuan nga Kreshnik Uka (2 gola) dhe Jeton Krasniqi, ndërsa për Prishtinën e Re shënoi Kargbodhe Elom Nya-Vedji.

    Me këtë fitore, Drenica mbetet e 7-ta me 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit me 28 të tilla.