Category: LAJME

  • Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar

    Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar

    Një rast i përdorimit të ambienteve me qira për të fshehur dhe shitur lëndën narkotike është zbuluar në Shkodër.

    Gjatë operacionit “Target Group” u arrestuan në flagrancë N. F. (18 vjeç) dhe K. Z. (20 vjeç), të dy banues në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, L. A. (23 vjeç), i cili kishte marrë me qira ambientin ku fshihej droga, shkruan rtsh.al.

    Ata u arrestuan në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

    Edhe ambienti i marrë me qira ishte marrë po në lagjen “Manush Alimani”, nga bashkëpunëtori i tyre L. A., 23 vjeç, ku bashkë me dy të arrestuarit, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

    Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 63 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

    Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 63 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

    Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1,795 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

    Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 27 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 36 aksidente me dëme materiale.

    Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

  • Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët e ardhshme.

    Nafta ka pësuar një rënie të lehtë dhe do të shitet me 1.65 euro/centë për një litër.

    Për dy centë ka rënë edhe çmimi i benzinës dhe do të shitet për 1.39 centë, ndërsa gazi me 0.88 centë për litër.

     

  • Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

    Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mëngjes në Salzburg të Austrisë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident kur një autobus i transportit publik u përplas në hyrje të një supermarketi në lagjen Itzling.

    Sipas mediave, dyshohet se shoferi pësoi një urgjencë mjekësore, duke humbur kontrollin e mjetit.

    – YouTube  www.youtube.com

    Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

    Ndërkohë, raportohet se shoferi është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent.

    Veç këtyre, raportohet se ka edhe të tjerë të lënduar, me disa rëndë dhe të tjerë më lehtë.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit, policia dhe zjarrfikësit, të cilët po trajtojnë të lënduarit dhe menaxhojnë situatën.

    Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në fasadën e ndërtesës, ndërsa zona është rrethuar dhe trafiku është bllokuar.

    Operatori Salzburg Linien ka shprehur ngushëllimet për viktimën dhe ka bërë të ditur se shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

  • Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

    Autoritetet thonë se tetë fëmijë u vranë në një “trazirë familjare” në Luiziana.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit të dielën në Shreveport, sipas Shefit të Policisë Wayne Smith.

    Viktimat janë nga një deri në rreth 14 vjeç, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se gjithsej 10 persona u qëlluan.

    Zyrtarët thanë se po mblidhnin ende detaje rreth vendit të ngjarjes, i cili shtrihej në tri vende.

    Smith theksoi se i dyshuari u qëllua për vdekje nga policia gjatë një ndjekjeje me automjete.

    Disa nga fëmijët e qëlluar ishin të lidhur me të dyshuarin, ka bërë të ditur Smith.

    “Kjo është një skenë e gjerë ndryshe nga çdo gjë që shumica prej nesh kanë parë ndonjëherë”, ka shtuar Smith.

    Policia Shtetërore e Luizianës thotë se detektivëve të tyre u është kërkuar nga policia e Shreveport të hetojnë.

    Në një deklaratë, policia shtetërore thotë se asnjë oficer nuk u lëndua.

    Policia shtetërore po i kërkon kujtdo që ka fotografi, video ose informacion ta ndajë atë me detektivët e policisë shtetërore.

  • Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Tabela e Ligës së Parë, Dinamo i Ferizaj vazhdon rrugën drejt Superligës

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të javës së 29-të.

    Dinamo i Ferizaj ka fituar dhe vazhdon si lider me 62 pikë.

    Dy më pak ka Vushtrria (60) dhe tashmë vendi i tretë i është afruar dhe i përket Lirisë së Prizrenit (59).

    Në pozitën e katërt është Feronikeli 74 me 59 pikë.

  • Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

    Selina me fjalë të ndjera për DJ Gimbon në natën finale

    Finalja e Big Brother VIP Albania po sjell rrëfime emocionale nga finalistët, teksa Selina ka ndarë disa fjalë të veçanta për DJ Gimbon.

    Ajo u shpreh se rrugëtimi i saj drejt finales është lehtësuar shumë edhe falë tij, duke e falënderuar për mbështetjen dhe afërsinë gjatë gjithë eksperiencës në shtëpi.

    Selina theksoi se gjithçka mes tyre nisi si një shoqëri e sinqertë, por me kalimin e kohës u kthye në një ndjenjë më të thellë, duke e përshkruar si një histori që përfundoi në dashuri.

  • Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

    Mateos i ndodh papritura në mbrëmjen e finales

    Finalisti i ‘Big Brother VIP Albania 5’, Mateo, sonte ka përjetuar emocione të forta.

    Ai nga studio e emisionit ka parë për herë të parë reagimin e babait të tij nga nata kur ka hyrë në Big Brother.

    Pastaj edhe i ati i tij, Sasha, ka shkuar për ta surprizuar atë, i cili është takuar për herë të parë me Brikenën.

  • Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur Cossombraton në Itali, ku një shqiptar 59-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë, duke vrarë ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas ka bere vetvrasje.

    Sipas mediave italiane, Astrit Koni, 59-vjeç, ka kryer krimet me thikë, ndërsa shkaku i vrasjes ka qenë xhelozia.

    Vrasësi, Astrit Koni, ishte origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për shumë vite. Gruaja e tij, Drita Koni, gjithashtu shqiptare, kishte kaluar 20 vjet në Itali.

    Alarmi ishte dhënë nga vëllai i Dritës, i cili kishte shqetësime sepse nuk kishte mundur të kontaktonte me motrën e tij. Gjatë hetimeve, karabinierët gjetën gjithashtu një mjet bujqësor, të cilin dyshohet se është përdorur për të rrahur dhe vrarë partnerin e Dritës.

    Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth krimit.

  • Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot nëse fiton BBVA5

    Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot nëse fiton BBVA5

    Finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili mund të ndryshojë jetën e fituesit.

    Gjatë intervistës në Big Brother Radio, finalisti Mateo Borri ka zbuluar planet e tij konkrete nëse do të arrijë të fitojë çmimin e madh, duke treguar se ka menduar çdo hap.

    I pyetur se çfarë do të bënte me shumën, ai është përgjigjur: “Fillimisht do të paguaja një kredi, të blija një shtëpi, pastaj thashë të hapja një biznes timin. Ëndrrën time e kam thënë se çfarë biznesi dua të hap… 100 mijë euro nuk mjaftojnë, por rruga është e gjatë.”

    Mateo theksoi gjithashtu ambicien dhe vendosmërinë e tij për të ndërtuar diçka më të madhe në të ardhmen: “Unë jam ai njeri që hap sa më shumë dyer dhe sa më shumë të përballem, i përballoj të gjitha…”

    Megjithatë, për të, fitorja nuk matet vetëm me çmimin financiar, por edhe me mbështetjen e publikut: “Të fitoja çmimin e madh… por fitorja akoma më e madhe është të jesh fituesi i publikut, do të ishte ëndërr me sy hapur…”