Category: LAJME

  • Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

    Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

    Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë ka njoftuar Policia e Kosvoës.

    Bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës, kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari.

    Rasti është duke u hetuar.

    Rr. Avni Hodaj, Prishtinë  24.04.2026 – 19:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stolia ari. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton PK.

  • E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.

    Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.

    Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.

    “Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

  • MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

    MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.

    Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi nga ora 10:00, çmimet janë:

    • Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
    • Benzina: 1.40 euro për litër
    • Gasi: 0.87 euro për litër

    MINTI ka bërë të ditur se këto janë çmime tavan dhe asnjë pikë shitjeje nuk lejohet të tejkalojë këto vlera. Masa, sipas ministrisë, synon mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet në tregun e karburanteve.

    Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo shkelje të mundshme në numrin 0800 11000 ose në email-in konsumatori@rks-gov.net.

  • Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

    Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.

    Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Prizren / 23.04.2026-NN.  Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është  konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton PK.

  • Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

    Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

    Eksperienca e Mimoza Ahmetit brenda “Ferma VIP” po dhuron momente epike që po bëjnë xhiron e rrjetit.

    Poetja, e cila njihet për natyrën e saj pa filtra dhe humorin e hollë, ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të komunikuar me botën jashtë, duke shënjestruar yjet e muzikës shqiptare.

    Pasi qielli i fermës u ndriçua nga droni i Taynës, poetja ka vendosur të mos mjaftohet me aq. Tani Mimoza i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Era Istrefit, duke i kërkuar hapur një dron.

    “O Era Istrefi, na dërgo një dron mi,” u shpreh ajo hapur, duke shkaktuar menjëherë komente në rrjet.

  • Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

    Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

    Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës me Mallorcën, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të spikatur në La Liga me 21 gola.

    Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës, që po kërkon alternativa efektive dhe ekonomike për repartin ofensiv.

    Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e sheh Muriqin si një profil ndryshe nga sulmuesit aktualë, i fortë fizikisht, dominues në ajër dhe shumë i rrezikshëm në zonë.

    Për më tepër, përvoja e tij në La Liga e bën një opsion të sigurt për t’u përshtatur menjëherë. Operacioni konsiderohet i realizueshëm financiarisht, pasi kartoni i tij mund të kushtojë rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme për Barcelonën në kushtet aktuale ekonomike.

    Nëse lëvizja realizohet, Muriqi mund të bëjë hapin më të madh të karrierës dhe të kalojë në një nga klubet më të mëdha në Evropë.

  • Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

    Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

    Në “Ferma VIP” vijojnë të dalin në pah momente që ngjallin reagime të forta në rrjet, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është banorja Vanesa, pas një deklarate të saj lidhur me një situatë që ka bërë xhiron e internetit.

    Gjatë një surprize emocionale ku ajo takoi vëllain e saj brenda spektaklit, një moment i veçantë u komentua gjerësisht: puthja e tyre në buzë, e cila shkaktoi debat dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

    Pas disa ditësh nga ky episod, Vanesa ka vendosur të flasë hapur për këtë moment gjatë një bisede me fermerët e tjerë në shtëpi, duke dhënë versionin e saj për atë që ndodhi.

    “Gjysmat e gjërave nuk i mbaj mend, sidomos në fillim. Në fillim kur shkova di vetëm që e kam puthur, dhe e kam puthur siç e puth unë në buzë vëllain,”* u shpreh ajo, duke konfirmuar se për të gjesti nuk ka pasur asnjë qëllim të pazakontë, por ka qenë një shprehje emocionale e momentit të takimit.

    Megjithatë, Vanesa nuk e la me kaq reflektimin e saj. Ajo pranoi se më pas ka menduar më gjatë për mënyrën se si ky veprim mund të jetë perceptuar nga publiku dhe në kontekstin e një formati televiziv.

    “…dhe më vonë kam ndejtur dhe kam menduar…” shtoi ajo, duke vendosur dorën në gojë, një gjest që shumë e interpretuan si shenjë sikleti apo vetë-reflektimi mbi situatën.

  • Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese nga koleksioni i ri

    Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese nga koleksioni i ri

    Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa fotografi atraktive nga koleksioni më i fundit i brendit të saj.

    Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur publikoi imazhe joshëse për të promovuar linjën e re “Monamour” nga Savage X Fenty, duke paralajmëruar një “verë savage”.

    “Savage summer loading… The Savage X Fenty Monamour drop is live now at savagex.com”, ka shkruar ajo krahas fotografive që morën menjëherë mijëra reagime nga ndjekësit.

  • Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos

    Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos

    Një lajm i ri sapo erdhi nga Gjesti.

    Këngëtari i njohur ka publikuar në Instagram një sërë fotografish duke paralajmëruar diçka të re, shkruan Indeksonline.,

    Ai zbuloi që së shpejti do të lansoj një këngë të re, e cila titullohet “Fuqishem”.

    Në këto pamje shihet edhe Gimbo me të cilin punon prej vitesh dhe e quan “mik shpirti”.

    Se kur do të lansohet ky projekt mbetet ta shohim ditëve në vazhdim.

  • Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

    Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.

    Klinasit arritën ta eliminonin Ballkanin në gjysmëfinale.

    Në ndeshjen e parë të luajtur në Suharekë, Dukagjini shënoi fitore me rezultat të thellë 0:3.

    E sot ishte mision i vështirë përmbysja për suharekasit, ndërsa pësuan humbje 3:2.

    E misioni u bë edhe më i vështirë sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Albert Diene në minutën e 30-të.

    Një minutë më herët, Elton Basri shënoi për epërsinë e Dukagjinit.

    Bleart Tolaj barazoi shifrat në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

    Tolaj shënoi përsëri në minutën e 55-të për epërsinë e Ballkanit, por rezultati u barazua nga Pefqeli në minutën e 67-të.

    Në minutën e 84-të, Dienit Isufi shënoi për 3:2 dhe epilogun e këtij takimi.

    Në finale, Dukagjini do ta presë fituesin e ndeshjes mes Ferizajt dhe Llapit.