Category: LAJME

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali.

    Mësohet se për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

    Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr, raportojne mediat italiane.

    Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

    Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë.

  • Aksident i rëndë në Suharekë, çiklisti 9-vjeçar në gjendje kritike

    Aksident i rëndë në Suharekë, çiklisti 9-vjeçar në gjendje kritike

    Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bërshanc të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur.

    Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv.

    Lidhur me rastin, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e të miturit.

    “Fëmija i lindur në vitin 2017 është në gjendje të rëndë, me politraumë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, ai është dërguar në sallën operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar Syla.

    Autoritetet pritet të japin informacione shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit.

  • Arrestohet personi që ishte arratisur nga stacioni policor në Prishtinë

    Arrestohet personi që ishte arratisur nga stacioni policor në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dy ditë më herët ishte arratisur nga stacioni policor -jugu, në Prishtinë derisa po intervistohej.

    Sipas policisë, rasti kishte ndodhur, më 13 prill 2026 rreth orës 16:10, ndërsa më 15 prill 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

    Rasti po hetohet për veprat penale: arratisje e personit të privuar nga liria, dëmtim i pasurisë së huaj dhe sulm ndaj personit zyrtar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Me Distriën, ekipi i Kosovës gati për Kampionatin Evropian të xhudos

    Me Distriën, ekipi i Kosovës gati për Kampionatin Evropian të xhudos

    Tri herë kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, do të kërkojnë titullin e katërt kontinental në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej nesër (e enjte) e deri të dielën mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Krasniqi, kampione e tanishme e Evropës, do të garojë të enjten në kategorinë e saj, -52 kg.

    Bashkë me medalisten e dyfishtë olimpike, në Tbilisi do të garojnë edhe Erza Muminoviq (-48 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg), medaliste evropiane, Akil Gjakova (-73 kg) kampion evropian dhe Dardan Cena (-73 kg).

  • Një i lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një i lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një person ka mbetur i lënduar nga vetaksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një cisternë me karburant është përmbysur.

    Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

  • Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore parasheh ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg vetëm në raste të destabilizimit ekonomik, me synim kryesor mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas draftit të publikuar, institucionet do të kenë të drejtë të vendosin çmime maksimale për produkte bazë, si dhe të përcaktojnë kufij të marzhës së fitimit për tregtarët me shumicë dhe pakicë, në mënyrë që të parandalohet rritja e paarsyeshme e çmimeve gjatë krizave.

    Projektligji parasheh që këto masa të mos jenë të përhershme, por të aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme kur tregu pëson luhatje të mëdha apo mungesë furnizimi. Për zbatimin e tyre pritet të krijohet një organ i veçantë vendimmarrës, i cili do të analizojë gjendjen e tregut dhe do të rekomandojë masa konkrete, duke synuar një balancë mes mbrojtjes së konsumatorit dhe funksionimit të ekonomisë së lirë.

    Për qytetarët, përfitimi kryesor nga ky projektligj lidhet me mbrojtjen nga rritjet e menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve të produkteve esenciale, si ushqimet bazë dhe artikujt e domosdoshëm. Në situata krize, kjo nënkupton më shumë siguri për buxhetin familjar dhe qasje më të qëndrueshme në produkte të nevojshme.

    Në anën tjetër, për bizneset projektligji sjell një kornizë më të qartë rregullative në raste emergjente, duke vendosur rregulla të njëjta për të gjithë operatorët në treg dhe duke shmangur konkurrencën e pandershme. Megjithatë, ato mund të përballen me kufizime në fitim gjatë periudhave kur aktivizohen masat, pasi marzhet dhe çmimet do të kontrollohen nga shteti.

    Qeveria thekson se qëllimi i këtij ligji nuk është ndërhyrja e vazhdueshme në treg, por krijimi i një mekanizmi mbrojtës që aktivizohet vetëm kur ka rrezik për destabilizim ekonomik, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes interesit të qytetarëve dhe funksionimit normal të bizneseve.

  • Çmimi i naftës sot nën 1.80

    Çmimi i naftës sot nën 1.80

    1.78 euro do të shitet sot një litër naftë në Kosovë.

    Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga MINTI.

    Në vendimin e publikuar shkruan se benzina do të shitet për 1.44 euro për litër, derisa gazi për 0.89 euro.

  • Rrahje në Lipjan, arrestohen dy persona

    Rrahje në Lipjan, arrestohen dy persona

    Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se e kanë rrahur një tjetër.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dieles në Lipjan, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.

    Rreth këtij rasti kan֝ë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

     

  • Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Një person është parë sot në Han të Elezit teksa lëvizte me një armë, gjë që ka shkaktuar frikë tek qytetarët, dhe e cila më pas rezultoi se kishte qenë lodër.

    Lidhur me këtë rast, u aktivizua edhe Policia e Kosovës, thanë se i dyshuari, me iniciale E.B., 50-vjeçar, është intervistuar dhe i njëjti ka dorëzuar mjetin e dyshimtë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bëri të ditur për redaksinë se i dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij tetëvjeçar.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë patrulluese të stacionit policor në Han të Elezit kanë bërë identifikimin e personit të dyshuar, i cili rezulton të jetë qytetar nga Hani i Elezit, me iniciale E.B., ( 50 vjeç), i cili është intervistuar nga patrulla policore dhe ka dorëzuar mjetin e dyshimtë, i cili, sipas pamjeve, përputhet me mjetin që shihet në videon që ka qarkulluat në media”.

    “I dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij 8-vjeçar dhe se është i njëjti mjet që kishte në dorë”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që, me pëlqimin e palës, të kryhet bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.

    Veseli njoftoi se bastisja është realizuar, mirëpo nuk është hasur në ndonjë mjet apo provë të dyshimtë.

    “Me udhëzim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa mjeti i dyshimtë është konfiskuar”, përfundoi ai.

     

  • “Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

    “Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

    Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.

    Pas përfundimit të negociatave gjatë fundjavës pa një marrëveshje dhe paralajmërimit të presidentit Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane, çmimi i naftës ka kapërcyer sërish nivelin prej 100 dollarësh për fuçi.

    Sipas mediave të huaja, nafta Brent, që shërben si referencë globale, ka shënuar rritje prej 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi. Kjo luhatje në tregje lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet se dështimi i negociatave mund të thellojë krizën globale të energjisë.

    Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë ndjeshëm nën pragun e 100 dollarëve, pasi Uashingtoni dhe Teherani kishin arritur një armëpushim të përkohshëm dyjavor, i cili përfshinte edhe hapjen e një prej rrugëve më të rëndësishme tregtare detare, Ngushticës së Hormuzit.

    Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv është shndërruar në një pikë kyçe të tensioneve, pasi Irani paralajmëroi se mund të sulmojë anijet që e përdorin atë, në përgjigje të veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

    Qarkullimi në këtë zonë ka qenë kryesisht i kufizuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithatë disa shtete, si India dhe Malajzia, kanë arritur të negociojnë kalim të sigurt për anijet e tyre.

    Ndërprerjet në këtë korridor strategjik kanë mjaftuar për të shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.