Category: LAJME

  • Tragjedi në Istog: Një person humb jetën në vetaksident

    Tragjedi në Istog: Një person humb jetën në vetaksident

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se një veturë e ka goditur një shtyllë të betonit.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

    “Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi për Klankosova.tv.

    “Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai.

  • Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

    Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

    Një fëmijë trevjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese shumëkatëshe, në zonën e Skelës në Vlorë.

    Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

    Sipas mediave shqiptare, fëmija është transportuar në spital, por aty ka vdekur për shkak të lëndimeve të rënda.

    Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të sqarohen detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhi tragjedia.

  • Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

    Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

    Ka mbetur vetëm një javë nga finalja e madhe dhe tensionet në shtëpi janë rritur ndjeshëm, ku debatet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të forta.

    Në një përplasje të re, Rogerti dhe Selin janë përfshirë në një diskutim të ashpër, ku nuk kanë munguar akuzat dhe tonet e larta.

    Debati ka nisur pasi Rogerti ka sjellë sërish në vëmendje situata të mëparshme me Miri dhe Selin, duke i drejtuar asaj komente që kanë nxitur reagim të menjëhershëm.

    Selin ka reaguar ashpër ndaj tij, duke e sfiduar që të flasë hapur dhe duke e quajtur frikacak.

    Selin: Çka the? Thuaje, thuaje tamam, o frikacak.

    Rogerti: Mund të bini në dashuri.

    Selin: O burracak, o burracak burrë, që ke dashur të bësh lojë me vajza.

    Rogerti: Kështu mendoj unë, ky e ka mbajtur derën hapur edhe me zor prisni të bëni diçka jashtë që këtu nuk bëhet

    Selin: Me dëgjo, nuk ta mban, pusho, ta them një gjë. E para njëherë, je i frikësuar se në jetën tënde, as fermat që i ke afër nuk janë aq të forta sa jam unë përballë, e dyta; mos harro që këtu brenda përballë vajzave ke bërë një lojë aq të shpifur, sa që ke bërë thirrje te burrat e familjeve të vajzave atje jashtë, se e ke ditur se loja jote e degjeneruar.

  • Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventus ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantas, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në Bergamo.

    Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por bardhezinjtë arritën të marrin tre pikë të arta në garën për zonën e UEFA Champions League.

    Golin e vetëm të takimit e realizoi Boga, i cili rezultoi vendimtar në këtë përballje, duke i dhënë Juventusit një fitore që mund të peshojë shumë në fund të sezonit.

    Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke forcuar pozitat në garën për një biletë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë, vëmendje tërheq fakti se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk u aktivizua asnjë minutë edhe në këtë takim, duke vazhduar të mbetet jashtë planeve të trajnerit Spalletti.

  • Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

    Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

    Reperi Betim Januzi i njohur me nofkën Buta është arrestuar nga policia e Kosovës në Ferizaj.

    Ai dyshohet se e ka sulmuar një person me armë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

    “Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër “Eurogjigant”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

    “Buta” në shtatorin e vitit të kaluar ishte arrestuar pas një kontrolli të policisë.

    Ai ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 shtator 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.

  • Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca/FOTO

    Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca/FOTO

    Reperi Mozzik, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka njoftuar se biznesi i tij ka qenë cak i një sulmi.

    Ai ka shkruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë nga disa persona që ai i ka cilësuar si bandë franceze. Tutje ai ka thënë se edhe disa prej veturave janë dëmtuar.

  • Martesa mund të ulë rrezikun për kancer, sugjeron studimi

    Martesa mund të ulë rrezikun për kancer, sugjeron studimi

    Martesa ka ekzistuar për mijëra vite dhe dikur ishte pothuajse universale, sipas profesorit Andrew J. Cherlin. Por sot, numri i martesave është në rënie dhe kjo mund të nënkuptojë se disa njerëz po humbasin një përfitim të mundshëm për shëndetin, ka shkruar CNN.

    “Është sikur jemi ndarë në dy shoqëri të ndryshme”, ka thënë Cherlin, profesor në Johns Hopkins University, duke iu referuar avantazheve që mund të sjellë martesa.

    Një studim i publikuar në revistën “Cancer Research Communications” sugjeron se martesa mund të lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke shtuar prova të reja që e lidhin atë me rezultate më të mira shëndetësore.

    Sipas të dhënave, burrat që nuk janë martuar kurrë, kanë 68 për qind më shumë gjasa të preken nga kanceri krahasuar me ata që kanë qenë të martuar (përfshirë të divorcuarit dhe ata që kanë mbetur të ve). Për gratë që nuk janë martuar kurrë, rreziku është edhe më i lartë, deri në 83 për qind.

    “Kur bëhet fjalë për kancerin, vendosja e unazës mund të ofrojë më shumë mbrojtje për gratë. Kjo është befasuese”, ka thënë Brad Wilcox nga University of Virginia.

    Në përgjithësi, studimet kanë treguar se burrat përfitojnë më shumë nga martesa në marrëdhënie heteroseksuale. Por ky studim sugjeron të kundërtën.

    Autorët e studimit thonë se kjo ka disa shpjegime. Për disa lloje kanceri, si ai i mitrës dhe i vezoreve, lidhja mund të ketë të bëjë me faktorë biologjikë dhe riprodhues. Gratë që nuk kanë lindur kurrë kanë rrezik më të lartë për këto sëmundje.

    Sipas Paulo S. Pinheiro nga University of Miami Health System, te të moshuarit lidhja mes martesës dhe rrezikut më të ulët për kancer bëhet edhe më e fortë me kalimin e kohës.

    “Efekti i martesës duket se grumbullohet me kalimin e viteve”, ka thënë Pinheiro.

    Kur të dhënat u analizuan sipas racës dhe përkatësisë etnike, u vu re se burrat me ngjyrë përfitonin më shumë nga martesa. Jarrod A. Carrol nga Kaiser Permanente e shpjegon këtë me rolin e grave.

    “Ato ofrojnë mbështetje dhe e inkurajojnë burrin që të kërkojë trajtim dhe kontroll më herët. Fakti që gruaja shpesh është qendra e mbështetjes për të gjithë familjen tregon sa shumë ajo investon në kujdesin për partnerin”, ka thënë ai.

    Pse martesa lidhet me përfitime shëndetësore?

    Sipas Cherlin, një pyetje thelbësore mbetet: a i bën martesa njerëzit më të shëndetshëm, apo njerëzit më të shëndetshëm kanë më shumë gjasa të martohen?

    Martesa zakonisht sjell disa avantazhe, si qasja më e lehtë në kujdes shëndetësor dhe mbështetje sociale. Gjithashtu, personat e martuar kanë më pak gjasa të përfshihen në sjellje të rrezikshme, si duhanpirja, alkooli apo marrëdhënie të pasigurta, faktorë që lidhen me disa lloje kanceri.

    “Nëse je i pamartuar dhe më i izoluar, ke më pak gjasa të bësh kontrolle ose të angazhohesh në parandalim”, ka thënë Pinheiro.

    Megjithatë, jo të gjithë bien dakord.

    Joan DelFattore argumenton se përfitimet e martesës shpesh lidhen me mënyrën si sistemi e favorizon atë, jo domosdoshmërisht me vetë martesën.

    “Shpesh njerëzit nisen nga ideja ‘Martesa: e mirë. Pa martesë: e keqe’ dhe i interpretojnë të dhënat në mënyra që nuk kanë kuptim”, ka thënë ajo.

    Ky paragjykim, sipas saj, çon në përfundime “shumë të thjeshtuara”.

    Përvoja e një pacienteje beqare

    DelFattore, e diagnostikuar me kancer në fazë të avancuar 15 vjet më parë, ka treguar se si një grua e pamartuar nuk mori të njëjtin trajtim si pacientët e martuar.

    “Mjeku ishte plotësisht i bindur se si grua beqare… unë nuk mund të kisha mbështetjen e nevojshme për të përballuar trajtimin agresiv. U përpoqa t’i tregoja për kushërinjtë dhe miqtë që më mbështesnin, por ai më ndërpreu. Nuk arrita as ta përfundoja fjalinë”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, këto paragjykime ndikojnë në trajtimin që marrin pacientët beqarë.

    “Ekziston ideja se ka një ndarje të fortë mes të qenit i martuar dhe të qenit vetëm”, ka thënë ajo.

    Çka duhet bërë më tej?

    Studiuesit theksojnë se duhet më shumë punë për të mbështetur personat e pamartuar, jo thjesht për të inkurajuar martesën.

    Pinheiro sugjeron që mjekët duhet të kalojnë më shumë kohë me pacientët që nuk kanë mbështetje të drejtpërdrejtë në shtëpi.

    Ndërkohë, DelFattore ka theksuar se rrjetet sociale, miqtë, familja, fqinjët, mund të jenë po aq të rëndësishme sa një partner.

    “Edhe një fqinj mund të të ndihmojë të lahesh. Kujdesi i afërt nuk është i kufizuar vetëm te bashkëshorti. Mbështetja jashtë martesës mund të jetë po aq efektive”, ka thënë ajo.

  • “I kanë dhënë 100 mijë euro për të të vrarë”-Trondit Stresi, publikisht i kërkon këngëtarit të njohur të arratiset

    “I kanë dhënë 100 mijë euro për të të vrarë”-Trondit Stresi, publikisht i kërkon këngëtarit të njohur të arratiset

    Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka paralajmëruar shokun dhe kolegun e tij, Kleviol Ahmeti, që njihet me nofkën Cllevio, se dikush ka paguar mijëra euro për ta eliminuar.

    Sipas Stresit, porosia është dhënë nga “çunat e Dubait” dhe kapari është pranuar nga një shkodran, për të cilin Stresi thotë se po e mori një porosi, e ke të kryer.

    “100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se të fikin, në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet, një shkodran e ka marrë kaparin. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë në Tiranë çfarë nuk marr vesh dhe e kemi dëgjuar muhabet të sigurit, e ka marrë një shkodran flitet, po qenka shumë i rrezikshëm o vëlla, me nder familjeje”, shprehet Stresi.

    lg.php.gif

    Paralajmërimin për kolegun e tij reperi e ka dhënë gjatë një bisede në një video “live” në rrjetin social “TikTok”, ku ndër të tjera i ka bërë thirrje Clevios që pasi të dali nga burgu iu Fierit, të hipi në një avion privat dhe të largohet.

    “Unë nuk ia dua të keqen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë, nuk dua t’ja shoh vdekjen. Se ai e di që më sheh.E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë, se s’kanë për t’i gjetë as kockat”, është shprehur Stresi.

    Kujtojmë se reperi Kleviol Ahmeti u ekstradua pak muaj më parë nga Dubai, pasi gjykata ka dhënë për të disa masa sigurie në “Arrest me burg”.

  • Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

    Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

    Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

    Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.

    2999565_bigpicture_1160080_20260411_laumatat_998a6482-1024x682.jpg

    2999575_bigpicture_1160077_20260411_laumatat_998a6490-1024x682.jpg

    2999573_bigpicture_1160078_20260411_laumatat_998a6447-1024x682.jpg

    2999577_bigpicture_1160069_20260411_laumatat_998a6416-1024x682.jpg

    2999579_bigpicture_1160067_20260411_laumatat_998a6408-1024x682.jpg

    Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.

    Si erdhi deri te ky aksident?

    Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës.

     

    Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë.

    Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën.

    Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda.

     

    Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes.

    Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik.

    Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik.

    Shoferi i kamionit përjetoi tronditje.