Category: LAJME

  • Zhduket një grua në Ferizaj

    Zhduket një grua në Ferizaj

    Një grua kosovare ka njoftuar Policinë e Kosovës se viktima femër, gjithashtu kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe vendndodhja e saj nuk dihet.

    Ekipet policore kanë nisur hetimet.

    “Ferizaj 08.04.2026-09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare  ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, njofton PK.

  • Eksperimenti i pazakontë i mjekes: Botoksi vetëm në një anë të ballit tregon ndryshimin e dukshëm

    Eksperimenti i pazakontë i mjekes: Botoksi vetëm në një anë të ballit tregon ndryshimin e dukshëm

    Një mjeke estetike nga Kalifornia kreu një eksperiment të veçantë me botoksin, duke injektuar këtë substancë vetëm në një anë të ballit të saj, për të treguar ndryshimet që shkakton në fytyrë.

    Dr. Bita Farrell, e njohur për demonstrimet e saj të mëparshme të efektit të botoksit në njërën anë të fytyrës, shkoi një hap më tej këtë herë. Ajo publikoi një video ku tregon ndryshimet e dukshme pas injektimit vetëm në një pjesë të ballit.

    E trajtova këtë anë, ndërsa tjetrën e lashë pa prekur”, shpjegoi ajo në fillim të videos, duke treguar qartë dallimin midis anës së trajtuar dhe asaj jo të trajtuar.

    Në anën e trajtuar, efektet ishin të dukshme: qepallat duken më të ngritura dhe lëkura më e tendosur, duke ndryshuar dukshëm pamjen e qerpikëve dhe të shprehjes së fytyrës.

    Mjekja theksoi se botoksi ka një potencial “transformues”, por paralajmëroi se injektimet duhet të kryhen vetëm nga specialistë të kualifikuar, për të shmangur komplikime ose rezultate të padëshiruara.

  • Spalletti pranon kushtet e rinovimit me Juventus

    Spalletti pranon kushtet e rinovimit me Juventus

    Luciano Spalletti do të vazhdojë aventurën e tij me Juventus, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin torinez.

    Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja është tashmë e mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim.

    Trajneri italian pritet të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, e cila do ta mbajë në stol për disa sezone të tjera.

    Drejtuesit e Juventusit janë të kënaqur me punën e Spallettit që nga emërimi i tij në tetor 2025 dhe e shohin atë si pjesë kyçe të projektit të ri të klubit.

    Për këtë arsye, ata kanë vendosur t’i ofrojnë vazhdimësi dhe stabilitet teknik ekipit.

    Kontrata e re pritet të jetë deri në vitin 2027 ose 2028, ndërsa paga e trajnerit mund të arrijë deri në 5-6 milionë euro në sezon.

    Me këtë lëvizje, Juventusi konfirmon besimin te Spalletti dhe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titujt në Itali dhe në Europë.

  • “S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale

    “S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale

    Komediania dhe prezantuesja amerikane Nikki Glaser ka folur hapur për marrëdhënien e saj personale, duke treguar se është në një lidhje jo monogame me partnerin e saj, Chris Convy.

    Gjatë një interviste në podkastin Call Her Daddy, ajo shpjegoi se nuk e shqetëson ideja që partneri i saj mund të ketë marrëdhënie me gra të tjera.

    Sipas saj, kjo është një marrëveshje e qartë mes tyre, edhe pse nuk funksionon njësoj për të dy.

    Ajo tregoi se vetë nuk është e interesuar për lidhje jashtë raportit që ka, por nuk e ka problem që partneri të ketë eksperienca të tjera. Madje, e sheh këtë si diçka që e tërheq edhe në aspekt personal.

    Glaser dhe Convy janë bashkë prej vitesh, me një marrëdhënie që ka kaluar periudha të ndryshme që nga njohja e tyre në emisionin Nikki & Sara Live.

    Ajo shpjegoi gjithashtu se për ta funksionuar kjo lloj lidhjeje, është e rëndësishme që gjithçka të jetë e hapur dhe e sinqertë. Personat e tjerë duhet të jenë në dijeni për situatën dhe për faktin që ai është në një lidhje.

    Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për këtë temë. Më parë, ajo ka ndarë të njëjtat mendime edhe në një bisedë me Gwyneth Paltrow, duke treguar se ndihet e sigurt në raportin e saj dhe nuk përjeton xhelozi.

  • Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta

    Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta

    Kosova është e varur nga importi i derivateve të naftës, duke u furnizuar nga vende të ndryshme të botës, kjo duke reflektuar edhe në çmimet si pasojë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe situatës së tensionuar globale, përfshirë ndikimet nga lufta në disa rajone prodhuese.

    Bazuar në të dhënat e Doganës për periudhën janar-prill 2026, vendi ka importuar gjithsej rreth 199.4 milionë litra naftë nga këto vende:

    • Emiratet e Bashkuara Arabe : 14,198,637 litra
    • Gjermania : 300 litra
    • Algjeria : 65,100 litra
    • Egjipti: 128,825 litra
    • Greqia : 37,852,732 litra
    • India: 36,927,681 litra
    • Maqedonia e Veriut : 3,839,824 litra
    • Rumania : 2,174,772 litra
    • Arabia Saudite : 85,584,456 litra
    • Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 18,635,831 litra

    Ky varësim i lartë nga importi bën që çmimet e derivateve të jenë të ndjeshme ndaj luhatjeve ndërkombëtare.

    Sot, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale për tregun vendor: nafta shitet me 1.91 euro për litër, ndërsa benzina me 1.47 euro për litër.

    Situata tregon qartë se pavarësisht diversifikimit të furnizimit nga dhjetëra vende, çmimet mbeten të larta, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregun vendor dhe në koston e jetesës për qytetarët e Kosovës.

  • Zhduket një vajzë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Zhduket një vajzë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast, pasi babai nga Gjakova ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.

    Sipas raportit policor, vajza ka dalë nga shtëpia dhe tashmë tri ditë ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Gjakovë / 06.04.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin policor.

  • Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

    Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 08.04.2026, rreth orës 00:06, është pranuar një informatë për një rast vjedhjeje në progres në fshatin Poslishtë, Prizren. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, patrulla policore ka reaguar dhe në vendngjarje ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar: B.H., N.A., dhe D.P., të gjithë nga Prizreni.

    Në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren si dhe krim teknika, ku janë sekuestruar disa stoli ari dhe bizhuteri. Këto janë gjetur në automjetin e përdorur nga të dyshuarit si dhe në trupin e njërës prej tyre. Pas evidentimit dhe fotografimit nga ana e krim teknikës, me urdhër të Prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.

    Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe me urdhër të tij është filluar procedura penale, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një automjet i përdorur në rast. Për momentin, vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk dihet. Personat e dyshuar do të intervistohen edhe për raste të tjera të ngjashme.

  • Nis rënia e ndeshjes së çmimit të naftës në tregjet botërore

    Nis rënia e ndeshjes së çmimit të naftës në tregjet botërore

    Pas njoftimit të një armëpushimi dyjavor në konfliktin me Iranin, çmimet e naftës, të cilat ishin rritur ndjeshëm kohët e fundit, kanë rënë ndjeshëm. Çmimi i një fuçie (159 litra) nafte të papërpunuar Brent për dorëzimin e qershorit ra me rreth 16 përqind në afërsisht 92 dollarë amerikanë (rreth 72 franga zvicerane) – niveli më i ulët që nga mesi i marsit.

    Çmimi i naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI), referenca më e rëndësishme për tregun amerikan, për dorëzimin e majit, pësoi një rënie të ngjashme. Çmimet e naftës janë aktualisht treguesi më i rëndësishëm i inflacionit dhe shqetësimeve ekonomike në treg.

    Aksionet në Azinë Lindore gjithashtu u rritën ndjeshëm pas armëpushimit të shpallur në Iran. Indeksi Nikkei 225 i Japonisë u rrit me 4.4 për qind të mërkurën në mëngjes (ora lokale). Kospi i Koresë së Jugut u rrit me rreth 6 përqind në një moment.

    Tregu i aksioneve të Koresë së Jugut madje pezulloi përkohësisht tregtimin për shkak të lëvizjeve të forta të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar paqëndrueshmërinë ekstreme. Indeksi S&P ASX 200 i Australisë gjithashtu e filloi ditën e tregtimit më lart, duke fituar mbi 2.6 për qind.

  • Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën… gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të fshatrave Banjskë dhe Shareni-Kamen.

    Sipas njoftimit automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, por personat që gjendeshin brenda e braktisën atë dhe u larguan në drejtim të panjohur.

    Më tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë u gjetën 32 thasë me pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 thes me rripa pantallonash (303 copë).

    Po ashtu, në automjet u sekuestruan një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.

    Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar. Me udhëzimet e prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

  • Dyshohet se një person është vetëvrarë në Prishtinë

    Dyshohet se një person është vetëvrarë në Prishtinë

    Dyshohet se një person është vetvrarë në Prishtinë.

    Më saktësisht, sic mëson Insajderi, ngjarja ka ndodhur te rrethi i Ismetit, rrugës për Mitrovicë.

    Nuk dihen detaje të tjera nga rasti. Gazeta Insajderi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga policia e Kosovës.