Category: LAJME

  • Burrë e grua rrihen në Prishtinë pas aksidentit në garazhin e banesës

    Burrë e grua rrihen në Prishtinë pas aksidentit në garazhin e banesës

    Burrë e grua janë rrahur mes vete në garazhin e një banesë në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, sulmi fizik ka ndodhur pas një aksidenti në garazhin e çiftit bashkëshortor, dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

    Kapet 65 kg marihuanë në Maqedoninë e Veriut, dy të arrestuar

    Policia në Maqedonia e Veriut ndaloi një makinë me targa të Shkupit drejt Velesit, ku gjatë kontrollit u gjetën katër thasë me 65 kilogram marijuanë.

    Në pranga përfunduan një 38-vjeçar nga Shkupi dhe një 55-vjeçar nga Kavadarci.

  • Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atleticos.

    Ata fituan pas një “remontade”, me rezultat 1-2 duke i ndihmuar edhe më shumë në garën për titull.

    Golat i shënoi Simeone për Atleticon dhe Rashford së bashku me Lewandowskin për Barçën.

    Barça, me këtë fitore i largohet Realit me 7 pikë në krye të La Ligës me 76 pikë.

  • Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

    Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

    Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar arsyet pse ka vendosur që vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP edhe pas kërkesës nga nëna e saj për t’u larguar nga gara.

    Banorja theksoi se po e vazhdon garën me vullnetin e saj të lirë. “Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, deklaroi Selin.

    Më tej ajo shtoi se 48 orët e fundit që nga ‘prime’ i së mërkurës, kanë qenë të ngarkuara për të. “Këto 48 orët e fundit për mua kanë qenë ekstremisht të ngarkuara. Kam dashur të vazhdoj garën sepse ka qenë për të dalë ballë për ballë dhe për të mbrojtur veten përballë dy njerëzve që mendojnë se, duke paragjykuar dhe duke më dhënë epitete që s’më takojnë, mund të ecin para në garë. Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, shtoi ajo.

    Sakaq Selin e përmbylli duke thënë “Për mua e para është familja ime. Nuk do thoja se janë zhgënjyer por do u thoja që të kenë besim për mua, për të mbrojtur të ardhmen time. Duhet të kenë besim te unë dhe unë jam e bindur se suportin e tyre e kam akoma. Kam qenë e shqetësuar, sepse jo vetëm për të ditur që unë thjeshtë kam pasur dëshirë të vazhdoj garën dhe jo si disrespekt ndaj tyre”.

  • Studimi: Njerëzit mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

    Studimi: Njerëzit mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

    Njerëzit të cilët janë mbi 40 vjet preferohet që të punojnë vetëm 3 ditë në javë.

    Këtë e thotë një studim i publikuar në Bright Side ku thotë se njerëzit të cilët punojnë me orë më të gjata do të kenë problem me njohjen e gjërave.

    Në vitin 2016 në Universitetin e Melburnit, studiuesit analizuan mijëra punëtorë, duke përfshirë 3500 gra dhe 3000 burra në Australi.

    Nga kjo doli se orët e gjata të punës mund të ndihmojnë stimulimin e fuqisë së trurit, por orët e gjata kanë rrezik që të ju dëmtojnë edhe njohuritë për fusha tjera.

     

  • Sonte shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania: në televotim Brikena dhe Selini

    Sonte shpallet finalistja e parë e Big Brother VIP Albania: në televotim Brikena dhe Selini

    Mbrëmja e sotme pritet të jetë vendimtare në Big Brother VIP Albania, pasi do të zbulohet emri i finalistit të parë të këtij edicioni.

    Në televotim për këtë vend të rëndësishëm janë dy banore të forta: Brikena dhe Selini.

    Të dyja kanë treguar lojë të fortë gjatë qëndrimit në shtëpi. Selini është konsideruar shpesh si një lojtare e fortë dhe e drejtpërdrejtë, duke u përfshirë në dinamika të rëndësishme të lojës.

    Nga ana tjetër, Brikena ka arritur deri në këtë pikë, duke qenë në qendër të vëmendjes, sidomos për raportin e saj me Mateon, që ka ndikuar dukshëm në rrjedhën e lojës së saj.

    Tani gjithçka mbetet në dorën e publikut. Kush do të jetë finalistja e parë?

    Përgjigjja do të jepet sonte, në një natë që pritet me shumë emocion nga publiku.

  • Muriqiiiiiiiiii

    Muriqiiiiiiiiii

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar për 2:1 në të mirë të Mallorcas ndaj Real Madridit.

    Muriqi u pa me lot në sy pas golit të shënuar. Ai është kritikuar e është fyer në rrjetet sociale nga një tifoz pas humbjes nga Turqia. Por është përkrahur nga pjesa më e madhe për kontributin e dhënë te Kosova.

    Kliko linku video e golit:

    https://x.com/thegoalszone/status/2040461328372977817?s=46&t=47HjVAEmcEcb33Hue0G28g

  • Çfarë fshihet pas datës 4 prill?

    Çfarë fshihet pas datës 4 prill?

    Sot është Dita Botërore e Qenve Endacak.

    Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacak. Ata ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.

    Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat.

    Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacak të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.

    4 prilli si ditë ndërkombëtare e qenve endacak, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.

  • Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

    Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

    Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të Superligës së Kosovës në futboll.

    Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.

    Një nga ndeshjet më interesane është ajo mes Ballkanit dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet të shtunen nga ora 15:00.

    Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Erdall Zasella.

    Të dielen, vëmendja do të jetë në ndeshjen mes Dritës dhe Malishevës.

    Kjo përballje do të gjykohet nga Egzon Dakaj.

  • Xhamat e errët lejohen vetëm në automjetet e prodhuara si të tilla, ndalohet përdorimi i letrës ngjitëse

    Xhamat e errët lejohen vetëm në automjetet e prodhuara si të tilla, ndalohet përdorimi i letrës ngjitëse

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një reagim publik për të sqaruar legjislacionin në lidhje me përdorimin e xhamave të errët në automjete.

    Sipas MPB-së, përdorimi i xhamave të errët është “i rregulluar qartë me Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete dhe me Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve, konkretisht me nenin 7 të këtij udhëzimi.”

    Ministria sqaron se lejohet përdorimi i xhamave të errët vetëm për automjetet “që janë të prodhuara si të tilla nga prodhuesi.” Vendosja e letrës ngjitëse për hijezim të xhamave është e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme që mund të lejohet vetëm me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, pas paraqitjes së kërkesës së arsyetuar dhe dokumentacionit mbështetës.