Nicole Kidman dhe Keith Urban ndahen pas 20 vjetësh

Aktorja e njohur Nicole Kidman dhe këngëtari Keith Urban janë ndarë pas 20 vjetësh bashkë, ka thënë një burim për BBC-në.

Çifti ka dy fëmijë bashkë, Sunday Rose 17 vejçe dhe Faith Margaret 14 vjeçe.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” dhe fituesi i katër çmimeve “Grammy”, kanë qenë të martuar që nga muaji qershor i vitit 2006.

TMZ, e raportoi fillimisht lajmin për ndarjen dhe ka shkruar se çifti ka qenë duke jetuar ndaras që nga vera dhe se Kidman nuk e do ndarjen. Këtë raportim e ka konfirmuar një burim i BBC-së.

Arsyeja e ndarjes është e paqartë.

Kidman dhe Urban, të dy të rritur në Australi, kanë pasur suksese e vështirësi përgjatë lidhjes së tyre gati dy dekadëshe.

Ata kanë mbështetur njëri-tjetrin në ngjarje të ndryshme të industrive përkatëse.

Disa muaj mas martesës Urban kishte shkuar në një qendër rehabilitim për t’i trajtuar problemet që kishte me abuzimin e drogës dhe alkoolit. Të dy, ai dhe Kidman kanë thënë se kjo periudhë e ka bërë lidhjen e tyre edhe më të fortë.

Ata gjithashtu janë shfaqur bashkë në muajin maj, kur Urban u shpërblye me çmim nga Akademia e Çmimeve të zhanrit të muzikës Country. Ata janë fotografuar në ulëset e tyre, ku dukeshin shumë të lumtur e të dashuruar ndërkohë që mbanin duart e njëri-tjetrit.

Aktorja e projektit filmik “Baby Girl” më parë ishte e martuar me aktorin Tom Cruise, me të cilin ishin bashkë për më shumë se 10 vjet dhe gjithashtu kanë dy fëmijë bashkë. Ata u ndanë në vitin 2001.