YouTube do të paguajë 21 milionë euro për të zgjidhur padinë me Trump për pezullimin e llogarisë në vitin 2021

YouTube pranoi të paguajë 24.5 milionë dollarë (20.9 milionë euro) për të zgjidhur një padi që presidenti i SHBA-së, Donald Trump ngriti kundër kompanisë në vitin 2021, kur ajo pezulloi llogarinë e Trumpit pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Llogaria e Trumpit është rikthyer që nga viti 2023.

 

Trump kishte paditur gjithashtu X, i njohur më parë si Twitter.