Arrestohet një person për ngacmim të një femre në rrjetet sociale

Një person është arrestuar në Pejë.

Ai është arrestuar pasi ka ngacmuar një femër seksualisht në rrjete sociale.

Më poshtë njoftimi i plotë:
Pejë, 07.03.2025 – Një qytetar u arrestua pasi ka ngacmuar seksualisht një femër në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe dhe komente me përmbajtje seksuale, konfirmon Policia e Kosovës, ndërsa pas denoncimit, ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.