Category: AKTUALE

  • Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, transmeton Telegrafi.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”./

  • Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar procesin e fshirjes së qëllimshme nga Serbia të adresave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë.

    Dy ministrat e Jashtëm, Genc Cakaj dhe Meliza Haradinaj Stublla dënojnë këtë akt, ndërsa shprehen se Serbia po cenon rëndë liritë themelore të shqiptarëve.
     

    “Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

    Dy ministrat u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare të marrin masa dhe të frenojnë këtë akt të padrejtë të Serbisë kundër shqiptarëve. Gjithashtu, Shqipëria dhe Kosova theksojnë se janë dhe do mbeten të përkushtuara për thelluar procesin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por shtojnë se gjithçka fillon me njohjen reciproke.


     

    “Kosova dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se përpara së gjithash, kjo nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë standardeve demokratike”, përfundon deklarata.

  • Gashi: Disa klientë të mi super VIP-kriminelë të kidnapojnë Veliajn, ta sjellin në Prishtinë për nja 4 vjet

    Gashi: Disa klientë të mi super VIP-kriminelë të kidnapojnë Veliajn, ta sjellin në Prishtinë për nja 4 vjet

    Avokati Tomë Gashi ka vizituar së fundi Tiranën. Pas kësaj ai tha se po mendon që të flas me disa prej klientëve të tij “Super VIP-kriminel”, që të kidnapojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

    Sipas tij kidnapimi i Veliajt të bëhet që të sillet në Prishtinë për një mandate 4 vjeçar.

    Statusi i plotë:

    Tirona jone, pa livadhe ne asfalt ne atmosfer festive.
    Jam ka mendoj me fol me do klienta te moj super VIP kriminel me kidnapu Erionin per nja 4 vjet me pru ne Prishtine.

  • 28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën.

    Në një fotografi të siguruar, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

    Nga Policia kanë konfirmuar se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

    “Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

    Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

    Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

  • Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Kushtrim Sopa ka reaguar pas sulmeve të fundit në drejtim të të mbijetuarës së luftës, Saranda Bogujevci.

    ‘Saranda është motra ime, është gjaku im.

    Familja Bogujevci dhe të gjitha familjet Shqipëtare të prekura dhe të persekutuara nga kriminelët serb dhe shteti kriminal i serbisë në luftë janë familje të miat.

    Çdo Shqipëtarë, është vëllau im.

    Çdo Shqipëtare, është motër e imja’, tha ai.

    Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohet ky moment për fushatë e vota, derisa ka bërë një shkrim shumë të matur e unifikues.

    Më poshtë, postimi i plotë:

  • Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka deklaruar se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë, pasi po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë.

    “Ne tani ne një situatë tejet të rendë, dhe po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë të cilët nuk janë zëvendësuar akoma”

    “Problemi është se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë të tillë, dhe ministri nuk ka njohur bazike rreth situatës aktuale dhe krejt çka bënë është se merr vendime ku bënë mbyllje dhe hapje të pa bërë analizë të mirëfilltë, se si do ta ulë numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që janë ndërmarr deri tani nuk kanë ndikuar në ulje të numrit të infeksionit, por kanë ndikuar në përhapje të infeksionit”

    Pacolli ka kritikuar Qeverinë edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku është shprehur se partnerët e kolacionit nuk janë të interesuar që t’i sigurojë vota për votimin e këtij ligji.

    “Ne i kemi dhënë arsyet tona për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe kjo Qeveri ka mijëra mundësi për me i ndihmuar edhe bizneseve edhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë mirëpo nuk është e interesime, përveç ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka asgjë aty përveç idenë që qytetarët t’i marrin kursimet e tyre pensionale, që t’i shfrytëzojnë ato, por ne jemi që Qeveria t’i ndihmojë qytetarët e jo ata me pare të veta të tentojnë të dalin nga kriza. Qeveria nuk është e interesuar për ta tejkaluar këtë ligj, por të ishte e interesuar ajo do ti bënte numrat e deputetëve”

    Pacolli ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit të cilin kjo parti e kishte iniciuar muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë.

    Mes tjerash ajo ka thënë se nuk e kanë përkrahjen e PDK-së, pasi që sipas saj, ata janë duke diskutuar për hyrje në Qeveri.

    “Ne tani kemi ftuar partitë, të cilat kundërshtojnë këtë qeveri që të nënshkruajnë, kemi hezitimin e PDK-së, dhe siç duket ata janë në diskutim që të hyjnë në qeveri dhe nuk ka interesim prej tyre që të nënshkruhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

  • Tayna e shijon në këtë mënyrë borën e parë

    Tayna e shijon në këtë mënyrë borën e parë

    Tayna ka zbuluar se ajo po e shijon motin e ftohtë.

    Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesin e kësaj të shtune, reperja e njohur, Tayna e ka nisur në mënyrë më të veçantë.


    Reperja nga Prizreni e cila sot është zgjuar herët dhe ka nisur ditën duke na bërë ditur se në vise malore tashmë ka rënë bora e parë.

    Ndonëse nuk dihet se a po shoqërohet nga familjarë apo miq, mesiguri se ajo po kalon një kohë të mirë duke u relaksuar pas sukseseve të njëpasnjëshme.


    “Bie bore fjolla, fjolla..”, shkroi ajo në videon e publikuar në llogarinë zyrtare të Instagramit.

    Vlen të kujtojmë se artistja e njohur dhe shumë e suksesshme tregon vazhdimisht se ajo po shijon jetën në mënyrën më të mirë ndërsa nuk lë pa shijuar edhe suksesin e madh që vazhdimisht po arrin.

  • Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Vjosa Osmani ia indërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

    Sipas komunikatës së ZPRK’së, vendimi është është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendim.

    Komunikata e plotë:

    U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t`ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, z.Nenad Rikalo.

    Ky vendim është marrë pasi që z.Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

    “Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e u.d. Presidentes Osmani.

  • Cila do të ishte  zgjidhja më e mirë për president të ardhshëm të Kosovës sipas Albin Kurtit

    Cila do të ishte zgjidhja më e mirë për president të ardhshëm të Kosovës sipas Albin Kurtit

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë të gjatë për KALLXO.com, ka deklaruar se nuk e përkrah kandidaturën e shpallur të Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të Kosovës.

    Kurti ka thënë se besojnë që duhet të zgjedhin një president ose presidente që është shprehje e unitetit.

    “Ne besojmë që duhet ta zgjedhim një president ose presidente që është shprehje e unitetit të popullit. D.m.th., zotëri Haradinaj është tëpër shumë partiak për t’u bërë president. Ne kemi pasur edhe më herët presidentë partiakë por nuk ia keni kaluar mirë”, ka thënë Kurti.

    Ish-kryeministri ka shtuar se Haradinaj është superpartiak.

    “Jo. Unë mendoj se Haradinaj nuk mund ta shprehë unitetin e popullit sepse është një kryetar partie. Është superpartiak. Së pari është gabim në hapa; së pari zgjedhjet e mandej zgjedhja e presidentit dhe së dyti duhet unë mendoj që ta kemi një president apo presidente e cila i afrohet përshkrimit të unitetit të popullit”, ka thënë ai kur është pyetur nëse profili i Haradinaj nuk është i dëshirueshëm për të.

    Kurti ka theksuar se Vetëvendosje nuk e ka ndonjë kandidat për president.

    “Jo. Ne nuk kemi një kandidat. Ne duam zgjedhje të reja dhe qeveri të re, e për president pajtohem se pas zgjedhjeve të reja. Duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, nuk bën presidenti të jetë palë”, theksoi kreu i LVV-së.

    Lideri i LVV-së e ka krahasuar Ramush Haradinajn me ish-presidentin Hashim Thaçi.

    “Kështu e kishim ish-presidentin që ishte palë dhe unë i bëja thirrje ish-presidentit, ‘Meqë je aq i zhytur në politikat ditore, lëre kolltukun e presidentit, jep dorëheqje e eja në zgjedhje se ju jeni shumë partiak, jeni shumë i njëanshëm’. Edhe Haradinaj është i tillë. Njeri i fushatave elektorale. Nuk mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët”, shprehet Kurti në këtë intervistë.

    Në një intervistë të gjatë për KALLXO.com, Albin Kurti mes tjersh flet rreth aktakuzës së Gjykatës Speciale, pasojave politike, zgjedhjeve të reja dhe synimin e tij për t’u rikthyer në pushtet me 50 për qind të votave.

    Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, institucionet e Kosovës do të duhet të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit brenda gjashtë muajve, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

  • Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

    “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

    Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.