Tag: Dialogu Kosovë-Serbi

  • Kurti për “Der Standard” jep disa detaje të planit franko-gjerman dhe tregon çfarë foli me Vuçiqin për Asociacionin

    Kurti për “Der Standard” jep disa detaje të planit franko-gjerman dhe tregon çfarë foli me Vuçiqin për Asociacionin

    Kryeministri Albin Kurti ka treguar për gazetën austriake, Der Standard diçka nga propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për disa biseda që i kishte pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell Gazeta Express.

    I pyetur se cila do të ishte pjesa më e rëndësishme e një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë, Kurti tha se në propozim ka edhe diçka nga marrëveshja e dy Gjermanive e vitit 1972.

    “Në propozim janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972. Por Willy Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë. Por me Rusinë dhe Kinën, ne nuk kemi një shans të tillë. Por bëhet fjalë edhe për faktin se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të jenë gjithashtu aty”, ka thënë Kurti.

    Atmosfera është shumë pozitive, tha Kurti, por shtoi se “nuk ka hapa konkretë” për njohjen nga kërto pesë vende, me përjashtim të Greqisë.

    Ai foli gjatë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Fillimisht e shpjegoi qëndrimin e tij tashmë të njohur se atë s’e lejon Kushtetuta, duke cituar paragrafin e parë të planit të Ahtisaarit se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

    “Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnjë-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën”, tha ai.

    Ai tha se “nuk kam frikë”, sepse tha se e di se kjo “është një qëllim shumë i qartë” i Serbisë.

    Kurti dha detaje edhe nga një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe ta thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”, tha Kurti.

    Tani, duke ndjekur planin e Francës dhe Gjermanisë, ai tha se “kemi hyrë në një fazë të re”.

    “Në plan ka një paragraf për të drejtat e atyre që nuk i përkasin shumicës. Ju mund ta përfshini atë në këtë paragraf. Dhe brenda bisedimeve të normalizimit të plotë, ne mund të flasim për këtë”, tha ndër tjerash kryeministri i Kosovës.

    Ai tha se po bashkëpunon ngushtë me ndërkombëtarët, por tha se “nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”.

    “Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”, tha Kurti.

  • Skenarë të mundshëm të finales Kosovë-Serbi, parashikuar nga 13 ekspertë

    “Paqe pa njohje”, “Vazhdimi i ngërçit”, “Ujëra të turbullta” dhe “Njohje me ndryshimin e kufijve”, janë katër skenarët e mundshëm që deri në vitin 2027 të arrihet një marrëveshje e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

    Këta katër skenarë jepen në një dokument të përpiluar nga trembëdhjetë studiues dhe analistë politikë nga të dyja vendet.

    Rezultatet e skenarëve bazohen në disa supozime, nxitjes dhe ndryshimit të politikave të katër aktorëve kryesorë në dialog (Kosovës, Serbisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës).Skenari i parë dhe me gjasë më i mundshëm, “Paqe pa njohje”, është shumë i përafërt me “kornizën e re” të dialogut të publikuar të dielën nga Albanian Post, i cili parasheh zgjidhjen e çështjeve të hapura Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht dhe njëkohësisht, heq dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.
    Sipas këtij skenari, Kosova do të ofronte garanci shtesë për komunitetin serb që jeton në Kosovë, rrjedhimisht do ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Nga ana tjetër, Serbia do ta mbyllte Kapitullin 35, i cili kushtëzon aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) me një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, kurse Kosova fiton njohjen e pesëshes jo-njohëse të BE-së (Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), dhe iu bashkohet organizatave ndërkombëtare, përkatësisht Interpol-it dhe UNESCO-s, si dhe hap negociatat për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

    Mirëpo, ky skenar, siç thuhet në raport, mund të ndryshojë varësisht nga drejtimi i veprimeve politike të palëve.“Ky skenar parashikon një marrëveshje që përfshin gjithçka përveç njohje”.

    Ndryshe, me këtë skenar parashihet edhe ulja e tensioneve dhe heqja e fjalës “luftë” nga fjalori i udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Beograd.“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reduktojnë pakënaqësitë me motive etnike të publikut duke ndërtuar retorikë më miqësore, duke theksuar përfitimet e një zgjidhjeje paqësore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”.

    Skenari i dytë, parasheh një situatë pak a shumë të ngjashme me porocesin aktual ku përparimi i mëtejshëm do të bëhet i pamundur, si rrjedhojë e kundërshtimeve dhe kërkesave të palëve. Pra, arrihet stabiliteti, por jo zgjidhja e problemeve.

    “Kosova dhe Serbia mbeten të barrikaduara pas pozicioneve të tyre maksimaliste: Njohje pa kushte kundrejt mosnjohjes në asnjë rrethanë.

    Parimet dhe kërkesat kontradiktore vazhdojnë: Serbia zyrtarisht dëshiron anëtarësimin dhe stabilitetin brendq BE-së, por nuk heq dorë nga Kosova. Kosova zyrtarisht dëshiron paqe me Serbinë, por njëkohësisht promovon retorikë armiqësore kundër Serbisë”, shpjegon raporti.
    Kosova dhe Serbia do ta ruajnë status quo-në, pra do të vazhdojnë të marrin pjesë në dialogun e Brukselit, duke ruajtur atë që kanë arritur deri më tash, por pa rezultate të mëtejshme.

    Rrjedhimisht, dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE-ja do të vazhdojë qasjen e ngjashme një dekadëshe, duke trajtuar mosmarrëveshjet e vogla si çështjen e targave të veturave apo dokumenteve të identifikimit.

    Kosova nuk anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, madje jo vetëm që nuk do të fitojë njohje të reja por disa shtete mund ta çnjohin atë gjatë kësaj periudhe.“Ujërat e Turbullta”, skenari më i keq, pjesa që tregon se çfarë parashihet të ndodhë nëse dështon arritja e një marrëveshje, për nga vetë emërtimi, është shumë i paparashikueshëm dhe pak i mundshëm, megjithatë mjaft i rrezikshëm, sepse shihet ngecje e theksuar në dialog, duke mos implementuar marrëveshjet e Brukselit, si pasojë Kosova dhe Serbia do t’u kthehen armiqësive të vjetra.

    “Ka disa macro-skenar brenda këtij skenari: dhuna e kontrolluar, dhuna e pakontrolluar që mund të çojë në konflikt të shkallës së plotë dhe ajo që fillon si dhunë e shkallës së ulët përshkallëzohet shpejt në konflikt të shkallës së plotë dhe nxit intervenimin e fortë të BE-së dhe ndërhyrjen e SHBA-së që çon në një marrëveshje paqeje të imponuar”.Në përgjithësi, rreziku vjen nga mungesa e perspektivave për paqe të qëndrueshme.

    Siç parashoheh dokumenti, konfrontimet përshkallëzohen edhe përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Skenari i katërt dhe i fundit, “Njohja përmes modifikimit të kufirit”, parasheh që atëherë kur palët të shterojnë të gjitha përpjekjet për të arritur paqen ajo çfarë mbetet në fund është demarkimi i kufirit Kosovë-Serbi ose shkëmbimi i territoreve.

    “Pas dyerve të mbyllura, Uashingtoni dhe Brukseli miratojnë shkëmbimin e veriut të Kosovës me shumicë serbe, me luginën e Preshevës në Serbi me shumicë shqiptare, dhe punojnë drejt përgatitjes së komunitetit ndërkombëtar për marrëveshjen”.Element kyç këtu është që Kosova të asbtragojë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me Shqipërinë, ndërsa Serbia të heq dorë nga ambicia e saj për të integruar “Republikën Serbe” në Serbi.

    “Supozimi themelor i këtij skenari është se një marrëveshje territoriale ka nevojë për konsensusin e të katër aktorëve – Prishtinës, Beogradit, Uashingtonit dhe Brukselit – dhe kjo të ndodh në mënyrë paqësore”, thuhet mestjerash.Megjithëse, edhe ky skenar ka vështirësitë e veta.

    “Kosova dhe Serbia nuk tregojnë gatishmëri për të negociuar një zgjidhje. Dialogu i Brukselit nuk shkon askund. Të gjitha opsionet janë ezauruar dhe të gjitha palët ndihen të lodhura dhe pa dëshirë pajtohen me këtë skenar jokonvencional”.Dokumenti është shkruar si pjesë e projektit të financuar nga “National Endowment for Democracy” që synon të përmirësojë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit duke propozuar qasje të reja, duke përfshirë tema të reja, duke përfshirë aktorë të rinj dhe duke zhvilluar politika alternative për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Kosova dhe Serbia në paqe me njëra-tjetrën nuk është e paimagjinueshme. Ka pasur disa periudha në të cilat serbët dhe shqiptarët kanë jetuar në paqe. Rikthimi i tyre në një gjendje të ngjashme apo edhe më të mirë të marrëdhënieve është i mundur”.

  • Kryeministri Kurti pret që Gjermania dhe Franca të ndihmojnë në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme.

    Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

    Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.

    “Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca” tha ai.

    “Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke” tha Kurti.

    Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

    “Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociuar edhe me ndërmjetësit.

    Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”, tha Kurti.

    Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat i bëhet thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

  • Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për qarkullim me letërnjoftime

    Në këtë mesnatë fillon zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje.

    Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Marrëveshja që hyn në fuqi këtë mesnatë, mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.

    Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident.

    Megjithkëtë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.

    Kujtojmë se i pari që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai tha se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

  • Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Garbel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

    Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh nga burimet e saj se Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

    Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

    Pse duhet të regjistrohen makinat në RKS?

    Çfarë është dokumenti për hyrje/dalje?
    Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

    Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se “do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se “derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”.

    Në Bruksel, diplomatët pranojnë se ka hapësirë për rritjen e tensioneve, prandaj edhe duan që të dyja palët të jenë të përgjegjshme, të kërkojnë zgjidhje dhe të evitojnë sjelljet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës.

    Në BE e kanë përsëritur se “nuk duan të shohin në Kosovë, skena çfarë janë parë në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht”.

    Fakti se Escobar dhe Lajçak pritet të shkojnë së bashku në Beograd dhe Prishtinë, shihet si dëshmi se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje për çështjet e targave dhe dokumenteve serbe.

    Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur se mbështesin plotësisht procesin e ndërmjetësuar nga blloku evropian.

    Ndërkohë zyrtarë të BE-së i janë falënderuar SHBA-së për rolin aktiv dhe konstruktiv në kërkim të zgjidhjes dhe në mbështetje të dialogut.

    Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit.

    Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun.

    Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se këto ditë ka interesim dhe angazhim të shtuar edhe të disa liderëve perëndimorë për të gjetur zgjidhje.

    Vetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë pas takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë se ka kohëderi më 1 shtator, ndonëse ka tërhequr vërejtjen se koha “po ec”.

    Nga takimet e të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, do të varet nëse do të ketë takim të ri në kuadër të dialogut në Bruksel, dhe nëse po, në çfarë niveli.

    Pse pati tensione në veri?

    Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

    Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

    Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

    Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

    Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

    Situatë e qetë në veri dhe prezencë e shtuar e NATO-s

    Situatë e qetë në veri dhe prezencë e shtuar e NATO-s

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti, ka diskutuar për dy tema në takimet e 18 gushtit.

    Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare.

    Sipas saj, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, prandaj edhe “ ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”.

    “Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Qeverisë më 18 gusht.

    Burimet e BE-së pas takimeve Kurti-Vuçiq: Ka pasur progres, por jo rezultat konkret
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 21 gusht në Beograd se ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

    Sipas tij, Serbia nuk do të lejojë kolona të refugjatëve dhe se në rundin e fundit të dialogut, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash.

    Pas takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova, Vuçiq ka thënë para kombit se nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja e kompromisit për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

    “Sapo ta kuptoj, do t’ju njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nuk mundemi, nuk mundemi”.

    Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

    Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

    Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.

  • Përfundon raundi i parë, pritet vazhdim i takimit Kurti- Vuçiq, në selinë e BE-Ssë edhe Escobar

    Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

    Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
    Borrell pret fleksibilitet nga Kosova dhe Serbia

    Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

    “Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

    Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u pasua me takimin trepalësh.

    Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.

  • Kurti nga Brukseli: Dëshirojmë marrëdhënie reciproke

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sonte është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Kurti tha se ky ishte një takim përgatitor për çështjet që do të diskutohen nesër.

    “Mirë shkoj takimi, ishte takim përgatitor për çka zhvillohet nesër. Janë dy tema elementare, ajo e kornizës së përgjithshme për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe tjetra ka të bëjë me çështjet aktuale, ku pritet të trajtohen gjitha marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Kurti për Kanal 10.

    Kurti tha se “dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.

    I pari i vendit foli edhe për lirinë e lëvizjes, ku tha se për të pasur liri të lëvizej duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen.

    “Për të pasur liri të lëvizej duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen… Sa i përket vendkalimeve kufitare po e bëjmë atë që Serbia e bën tash e 11 vjet”, ka shtuar ai.

    Ai tha se vendimi i qeverisë së vendit është sovran, dhe se janë marrë vesh edhe me partnerët ndërkombëtarë që më 1 shtator nis lëshimi i dokumenteve të identifikimit.“S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, por mendojmë që reciprociteti është për marrëdhënie paqësore”.

    Ai po ashtu tha se askush nuk mund ta kufizojë policinë e Kosovës në luftimin e krimit.

  • Miroslav Lajçak: Kryeministri Kurti erdhi me qëndrime të forta, na u desh kohë që të ulemi në tavolinë

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë partnerët e tij legjitim për çështjen e dialogut mes dy shteteve.

    Lajçak, duke folur në një intervistë për RTK-në, ka thënë se Kurti kishte ardhur me qëndrime të forta për dialogun dhe sipas tij është dashur kohë që të arrihet deri te ulja në tavolinën e negociatave.

    “Kurti erdhi me qëndrime të forta për një dialog dhe na u desh kohë që të arrijmë më një pikë që të besojmë se mund të kemi takime produktive, por rëndësia e dialogut nuk është vënë në pikëpyetje”, tha ai.Lajçak sugjeroi kjo kohë përbën një kalendar politik shumë të favorshëm për dialogun, pasi që nuk ka zgjedhje të planifikuara as në Kosovë e as Serbi.

    Por ka thënë se duhet të shfrytëzohen koha deri në fillimin e vitit 2024 kur Evropa hyn në zgjedhje, ashtu sikurse SHBA-ja.“Tani për tani kemi dritaren e mundësive deri në fillim të vitit 2024. Sepse në maj në vitin 2024 do të ketë zgjedhje evropiane dhe në SHBA do të ketë zgjedhje presidenciale atë vit”, ka thënë ai.

    Ai, me gjuhë diplomatike, ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve askush nuk e di se çfarë mund të ndodh, duke kërkuar fokus në çështjen e dialogut.“Çfarë ndodh pas këtyre zgjedhjeve askush nuk e di, prandaj duhet të fokusohemi vërtet, ti përdorim këta 20 muaj apo 18 muaj. Liderët janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe kjo është arsyeja pse ne duam që ata të takohen rregullisht”, ka thënë Lajçak.

  • Analistët: Ka ndryshuar Kurti, por ka ndryshuar edhe BE-ja karshi Kosovës për dialogun

    Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion me bazë një etnike.

    Megjithatë, Kurti gjatë një konference të përbashkët për media me Escobarin dhe Lajçakun, ka thënë se është i gatshëm t’iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë atyre serbë.


    Analisti Imer Mushkolaj thotë në “Debat Plus” me Ermal pandurin në RTV Dukagjini se Kurti e LVV kanë pasur qëndrim ekstrem kur kanë deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet.



    “Vizita e dy zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë ka pasur qëllim për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme. Nuk e di nëse do të quhet Asociacion apo do të mund të rinegociohet çështja. Por deklarata e zyrtarit amerikan nuk është diçka e re pasi Amerika vazhdimisht ka qenë kundër cenimit të unitetit të Kosovës”, deklaroi Mushkolaj

    Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi thotë se Albin Kurti tashmë ka ndryshuar qëndrim në raport me dialogun.

    “Kurti dekalroi se do të jetë konstruktiv edhe për çështjen e Asociacionit. Gjuha e Kurtit ishte shumë më konstruktive se nga e kaluara. Kurti e pranoi progresin e negociatave të mëhershme”, tha Selimi.

    Nga ana tjetër, Ylli Hoxha thotë se Kurti ishte më i kujdesshëm në shprehje për dallim nga e kaluara.


    “Kjo është një gjë e mirë pasi ai më nuk është opozitar por shef i Qeverisë. Megjithatë unë dyshoj se Kurti ka ndryshuar qëndrim për Asociacionin. Mua më bëri përshtypje një deklaratë e Kurtit ku shprehet i gatshëm për marrëveshje por jo për dialog pa fund…Kurti duhet të çlirohet nga “Kurti opozitar”. Ai duhet të kuptojë seriozitetin e situatës”.

    Analisti Bardhyl Hasanpapaj thotë se nuk sheh ndonjë ndryshim të Kurtit në raport me të kaluarën.

    “Më shumë se Kurti ka ndryshuar Bashkimi Evropian në raport me Kosovën. Lajçaku në njëfarë forme e tha se Kosova është e barabartë në dialog me Serbinë. Ai për herë të parë e tha shprehimisht se “zgjidhja për Asociacionin do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. Unë shoh lëvizje më të mirë në raport me Kosovën nga Bashkimi Evropian”, tha Hasanpapaj.

    Ish-ministri Dardan Gashi thotë se deri më tani nuk ka parë ndonjë ndryshim te Kurti në raport me dialogun, por ai thotë se nëse do të ndodhte ndryshimi do ta duartrokiste.


    “Nuk jemi këtu për ta kritikuar Albin Kurtin çdo ditë. Nëse rezultatet në fund të mandatit dalin mirë jemi këtu për ta lavdëruar…Nëse ka ndryshim të Kurtit në raport me Brukselin për ndonjë marrëveshje, unë mendoj se ne kemi nevojë shumë më tepër se Serbia për marrëveshje, atëherë është një hap i mirë i Kurtit, pavarësisht kritikave se ky ka mashtruar me procesin gjatë zgjedhjeve. Nëse e nxjerr mirë Kosovën falë i kofshin ato rrena në fushatë”, deklaroi Gashi./Telegrafi

  • Kurti përgënjeshtron deklaratën e Vuçiqit. Ai gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi të pajtohet për një qështje

    Kurti përgënjeshtron deklaratën e Vuçiqit. Ai gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi të pajtohet për një qështje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi të pajtohet për një çështje.

    I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Vuçiqit se Kurti nuk u pajtua për disa çështje, dhe njërën veçanërisht atë të deklaratës ku palët zotohen të përmbahen nga veprimet që mund të krijojnë tensione në terren, Kurti tha se Vuçiq po gënjen.

    “Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.

    Ai shtoi se nuk është e lehtë të dialogosh me palën serbe, ndërsa tha se Serbia s’është e gatshme të përballet me të kaluarën.

    “Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.

    Ai përmendi sërish mospërjashtimin e kryetarit të komisionit qeveritar serb për personat e pagjetur, Veljko Odalloviq, duke thënë se kësisoj nuk tregohet gatishmëri për pajtim.