Tag: Dialogu Kosovë-Serbi

  • Kryeministri Kurti: Ofrova Marrëveshje të Paqes me Serbinë, Vuçiqi e refuzon pa e lexuar fare

    Kryeministri Kurti: Ofrova Marrëveshje të Paqes me Serbinë, Vuçiqi e refuzon pa e lexuar fare

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq pa u lexuar fare.

    “Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, ose Deklaratë të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua. Atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar. Kjo tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje pasi u refuzua pa u lexuar fare”.

    “Gjithashtu zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lexoi 11 pika qe paraqesin 11 barriera që i vendos Serbia ndaj Kosovës në aspektin tregtar edhe ne kemi kërkuar që ato të eliminohen, por nuk dëshironin që të dëgjonin as për këtë”.

    Kurti tha se nuk ka pasë dakordim as për një deklaratë të përbashkët, pasi pala serbe e ka kundërshtuar ashpër përfshirjen e togfjalëshit ‘ballafaqimi me të kaluarën’ në këtë deklaratë, njofton Klankosova.tv.

    “Kur ishte dakordimi për një deklaratë të përbashkët ne ishim dakord për pikën që në fund të muajit gusht të takohen udhëheqësit e delegacioneve tona dhe që gjithashtu të ketë një takim tjetër në muajin shtator midis krerëve të dy vendeve tona dhe insistuam që aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit të futet edhe togfjalëshi ‘ballafaqimi me të kaluarën’ dhe kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga ndërmjetësi Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë që nuk pranoi asesi të futet togfjalëshi ‘ballafaqimi me të kaluarën’. Nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë ballafaqimit me të kaluarën kur e dimë se problemet i kemi nga e kaluara dhe me vetë faktin që merremi me çështjen e të pagjeturve që janë zhdukur në mënyrë të dhunshme ne po merremi me të kaluarën”.

    “Është për të ardhur keq që sot s’e patëm një dakordim për një deklaratë të përbashkët me ç’rast do ta kishim edhe togfjalëshin ‘ballafaqimi me të kaluarën’ të cilin e pranoi ndërmjetësi Borrell, por nuk u pranua nga pala serbe e cila e kundërshtoi shumë ashpër”.

  • KDI i shkruan letër Kurtit, kërkon transparencë për dialogun me Serbinë

    KDI i shkruan letër Kurtit, kërkon transparencë për dialogun me Serbinë

    Instituti Demokratik i Kosovës i ka dërguar letër publike kryeministrit Albin Kurti, e ku i kanë kërkuar qartësi dhe transparencë për procesin e dialogut, shkruan Gazeta Express.

    Në këtë letër është përmendur edhet insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë që ky proces të jetë transparentë.

    “Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju drejtohet me këtë kërkesë publike për të ofruar transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi ka insistuar që transparenca dhe llogaridhënia ndaj Kuvendit dhe qytetarëve rreth këtij procesi janë kyçe. Tani që udhëhiqni me Qeverinë, nga ju presim që t’u përmbaheni këtyre parimeve”, thuhet në letër.

    Përveç përmendjes së mosraportitmit të kryeministrit Kurti për takimin e 15 qershorit në Bruksel, nga KDI është ngritur shqetësimi edhe për takimin e nesërm që do të mbahet në Bruksel në mes të zv.kryeministrit Besnik Bislimit dhe palës serbe.

    “Mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do t’a paraqesë Qeveria e Kosovës. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq”, thuhet më tutje aty.

    Letra e plotë:

    I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju drejtohet me këtë kërkesë publike për të ofruar transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi ka insistuar që transparenca dhe llogaridhënia ndaj Kuvendit dhe qytetarëve rreth këtij procesi janë kyçe. Tani që udhëhiqni me Qeverinë, nga ju presim që t’u përmbaheni këtyre parimeve.

    Më 15 qershor keni marrë pjesë në takimin e parë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Presidentin e Serbisë, ku keni paraqitur 4 propozime. As para dhe as pas vizitës tuaj në Bruksel nuk keni raportuar në Kuvend lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen e këtij procesi si dhe më konkretisht lidhur me këtë takim. Mbeten ende për tu qartësuar më në detaje propozimet tuaja të paraqitura në Bruksel siç mbeten për t’u qartësuar hapat që do të ndërmerrni si Qeveri në kuadër të këtij procesi.

    Mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do t’a paraqesë Qeveria e Kosovës. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq.

    Mbyllja e procesit krijon hapësirë për dezinformim, sidomos për faktin që ky proces i ndjeshëm për aq kohë që po vazhdon, është bërë shkak i polarizimeve politike e shoqërore. Andaj, KDI ju fton që sa më parë ti drejtoheni Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme dhe të raportoni mbi takimet e mbajtura duke respektuar parimin e informimit të deputetëve, para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë. Raportimi i ekzekutivit në Kuvend është përgjegjësi kushtetuese, e mbi të gjitha vlerë e qeverisjes së përgjegjshme.

  • Gazetarja nga Brukseli: Kurti e dominoi takimin, Vuçiq u vu në siklet nga katër propozimet e tij (VIDEO)

    Gazetarja nga Brukseli: Kurti e dominoi takimin, Vuçiq u vu në siklet nga katër propozimet e tij (VIDEO)

    Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zyka, ka komentuar takimin e parë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut.

    Zyka thotë se kryeministri Kurti ka dominuar në këtë takim dhe se Vuçiq u vu në siklet, njofton Klankosova.tv.

    “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dominuar qartësisht skenën e dialogut Prishtinë-Beograd edhe në formë edhe në thelb. Në formë pasi ai e vendosi një komunikim krejtësisht normal për një dialog të cilin ai paraprakisht nuk e kishte as në prioritet e në thelb pasi erdhi me katër propozime konkrete- gjë që nuk pritej as nga asnjëra palë dhe kjo e vendosi në një vështirësi shumë të madhe vetë presidentin e Serbisë”.

    “Kjo vështirësi reflektoi edhe në shprehjen e fytyrës që ai pati pas takimit. Duhet thënë se ka një qëndrim të Bashkimit Evropian që është e rëndësishme që takimi u mbajt dhe kjo konsiderohet si sukses pasi para pak kohësh ishim në stadin ku nuk ishte prioritet dhe mbase ky takim nuk do të mbahej fare – prandaj konsiderohet si pozitive fakti që të dyja palët erdhën në Bruksel, shkëmbyen diskutime që ata i flasin njëri-tjetrit dhe ulën në një tryezë për të dialoguar por se pritshmëria këtë radhë nuk ishte nga asnjëra palë që do të kishte rezultate konkrete”.

    “Është e rëndësishme që palët erdhën në dialog edhe diskutuan e u takuan. Askush nuk besoi që do të ketë kaq shumë rezultate sa që edhe u caktua takimi para 25 korrikut”, tha Zyka.

    Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Zykës dhënë për Lajmet Qendrore në Klan Kosova.

  • Rifillimi i dialogut në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta

    Rifillimi i dialogut në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta

    Përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të duhej të mbahej në nivel të lartë politik në qershor, zyrtarët e të dyja palëve po dalin me deklarata kontradiktore në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, potencon se nuk mund të formohet një asociacion një etnik, Presidenti i Serbisë, kurse Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur duke e porositur [Kurtn] se nuk ka pse të vijë në Bruksel nëse nuk dëshiron të diskutojë formimin e Asociacionit.

    Si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në 2013, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje mbi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pastaj detajet specifike u harmonizuan me parimet në vitin 2015.null

    Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 konstatoi se parimet për Asociacionin nuk ishin harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por, siç thuhet, kjo do të mund të harmonizohej me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës dhe Statutin e Asociacionit.

    Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përsëriti qëndrimin e Kryeministrit Kurti se “nuk mund të ketë asnjë asociacion monoetnik në Kosovë” dhe shtoi se në takimin e ardhshëm në Bruksel, që do të zhvillohet gjatë qershorit, do të bisedohet “për dialogun e ardhshëm”.

    Kryeziu thotë se nevojitet të rishikohet dialogu i deritashëm me Serbinë dhe të nis një diskutim mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe “ndikimin e vërtetë që ata kanë pasur në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”.null

    Ai nuk specifikoi nëse delegacioni i Kosovës do të pranojë të ngritët përsëri çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Më 2 qershor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi i ri me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë vazhdim i dialogut, por “fillimi i një procesi të ri”.

    Të njëjtën ditë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me Kurtin, ai do të insistojë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicën serbe.

    Pikërisht për shkak të Asociacionit, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve u ndërpre vitin e kaluar, kur pala serbe ngriti përsëri këtë çështje.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese si barrierë

    Eugen (Cakolli) Cakoli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thekson se do të jetë shumë e vështirë për çdo udhëheqës të Kosovës të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja nuk është plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës.

  • Abdixhiku publikon dokumentin e plotë me ofertën e LDK-së për Kurtin rreth dialogut

    Abdixhiku publikon dokumentin e plotë me ofertën e LDK-së për Kurtin rreth dialogut

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë.

    Ai tha se në këtë ofertë kanë theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm.

    Sikurse AAK-ja edhe LDK-ja ka kërkuar përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

    “Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës”, ka thënë ai.

    Dokumenti i 

  • Këta janë ekspertët që do t’i bashkohen Qeverisë Kurti në procesin e dialogut sipas Grupit për Ballkan

    Këta janë ekspertët që do t’i bashkohen Qeverisë Kurti në procesin e dialogut sipas Grupit për Ballkan

    Grupi për Ballkan (BPRG) përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se kush do të jenë ekspertët që do t’i bashkohen kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut.

    Përmes një komunikate për media, Grupit për Ballkan ka treguar se kush janë ekspertët e angazhuar deri më tani.

    “Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e Grupit për Ballkan.

    Grupi për Ballkan, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton modalitetet e angazhimit të ekspertëve në procesin e dialogut me Serbinë.

    “Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtjesore për procesin e dialogut,  dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.  Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan”, thuhet tutje në njoftim.

  • S’pati njohje nga Serbia as në vitin 2020, kështu po vlerësohet dialogu Kosovë-Serbi

    S’pati njohje nga Serbia as në vitin 2020, kështu po vlerësohet dialogu Kosovë-Serbi

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet i dështuar gjatë vitit 2020. Megjithëse ishte proklamuar se mund të jetë vit i marrëveshjes finale, një gjë e tillë nuk u arrit, ani pse u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet dy vendeve në Uashington. Disa prej partive politike thonë se Kosova e humbi rastin historik për ta arritur njohjen reciproke gjatë vitit të kaluar, ndërsa LDK si parti në pushtet vlerëson se dialogu ka marrë shtytje të madhe në vitin 2020. E nga shoqëria civile edhe të ardhmen e dialogut e shohin si të paqartë, pas zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se dialogu që zhvilloi Qeveria Hoti nuk i solli asnjë të mirë vendit.

    Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Fitore Pacolli thotë për KosovaPress se dialogu sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia ka dështuar. Ajo shprehet pesimiste edhe për implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

    “Dialogu ka dështuar kohë më parë, shumica e marrëveshjeve që janë bërë në fazën e parë kanë dështuar. Nuk janë implementuar shumica nga ana e Serbisë, disa prej anës së Kosovës janë implementuar. Pra nuk ka ndryshuar asgjë në teren, ne konsiderojmë se dialogu sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia ka dështuar, ky dialog nuk e çon Kosovën drejt njohjes dhe anëtarësimit në BE. Ky dialog e ka fundosur Kosovën edhe më tutje prandaj duhet të ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur sepse na duhet një klasë tjetër politike, një qeveri me legjitimet i cili e çon tutje vendin.[…]Me këtë marrëveshje e cila është nënshkruar në Uashington nuk presim ndonjë gjë, presim një rifillim të ri me presidentin amerikan”, thotë Pacolli.

    Më kritikë për dialogun shprehen në PDK, ku anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu thotë se vendi e ka humbur rastin historik për marrëveshje finale gjatë vitit 2020.

    “Si PDK konsiderojmë se e kemi humbur rastin historik për marrëveshje finale në vitin 2020. Është marrëveshja që është proklamuar shumë dhe për të cilën është diskutuar në të gjitha nivelet. Prandaj po e themi edhe tash që konsiderojmë që jemi të vonuar në këtë drejtim, duhet që 2021 të jetë vit kur ne japim fund kësaj maratone të gjatë të diskutimeve të dialogut e cila i ka marrë shumë kohë edhe energji Kosovës dhe duhet njëherë e përgjithmonë për të siguruar marrëveshjen finale të detyrueshme për të dyja palët dhe njohjen e ndërsjellë që është edhe kushti ynë kryesor, pastaj edhe ulëse në OKB”, thotë ajo.
    Por në LDK, parti e cila është në pushtet, thonë se procesi i dialogut ka pasur shtytje të madhe vitin e kaluar, ani pse nuk është arritur marrëveshja finale.

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njëherësh i deputeti i legjislaturës së fundit në Kuvend, Faton Bislimi, thotë se vet marrëveshja e Uashingtonit është historike.

    “Ka pasur shtytje të mëdha procesi i dialogut, sidomos vitin e fundit. Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje historike, nuk them që nuk po implementohen në asnjë moment. Ju e dini që menjëherë ka pasur të paktën dy delegacione të larta shtetërore të përfaqësuara nga shumë agjenci federale të ShBA që kanë qenë në Kosovë dhe Serbi. Ato po bëjnë përgatitjet e duhura për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik. Kosova del përfituese nga marrëveshja e Uashingtonit, përkundër çfarëdo kritike që mund t’i bëhet tekstit të marrëveshjes. Konkluzionet e marrëveshjes dhe fakti që ne kemi arritur të ulemi në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë ka qenë historike për Kosovën në aspektin e përfitimeve që ka marrë Kosova nga kjo marrëveshje”, thotë ai.
    Deputetja që udhëheq me Komisionin për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, nga AAK thotë se me marrëveshjen e Uashingtonit përfitoi Kosova.
    “Së paku ajo çka është arritur në Uashington janë ato marrëveshje ekonomike, të cilat nëse implementohen Kosova përfiton. Por nuk kemi ndonjë marrëveshje që është arritur në Bashkimin Evropian”, thotë ajo.
    Ndërsa nga shoqëria civile të vetmen gjë pozitive në vitin 2020 sa i përket dialogut e shohin rikthimin e palëve në tavolinën e diskutimit.

    nga Taboola

    Rekomanduar

    Mund t’ju interesojnë

    Florida Real Estate Prices Might Surprise YouFlorida Real Estate | Search Ads

    Tattoo Fails (:12 May Never Be Employed).Cleverst

    Residents of Serbia Might Get a US Visa EasilyUS Visa | Search

    Thanks to This Ingenious Trick With Boiling Water You Can Do This for Your CarTips and Tricks

    Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se në kuadër të dialogut ky vit ishte i diskutimeve, e jo i një rezultati të prekshëm.

    “Përpos rikthimit të dy palëve në tavolinën e diskutimeve nuk pamë diçka më markante dhe më të madhe nga ky dialog. U hapën shumë tema, u diskutua për shumë fusha, përfshirë edhe tema teknike të marrëveshjeve të kryera që më herët. Ky vit ishte më shumë vit i diskutimeve, por pa një rezultat të prekshëm. Marrëveshja e Uashingtonit gjithashtu u proklamua si e tillë, por përfundimet nga ajo marrëveshje ishin thuajse minimale, krahasuar me pritjet e palës së Kosovës. Po rikonfirmohet se fundi i dialogut është i paqartë, e ardhmja e tij është e paqartë”, thotë ai.
    Dialogu Kosovë-Serbi, pas një pauze rreth 2-vjeçare, rinisi në korrik të këtij viti, pas largimit të masave të reciprocitetit dhe taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe. Gjatë vitit të kaluar pati dy takime fizike mes kryeministrit Hoti e presidentit serb Vuçiq në Bruksel, një në Uashington dhe një takim virtual në samitin e Parisit. Ndërsa 6 takime u zhvilluan në nivel të ekspertëve.

    Përveç marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën u tha se është më shumë ekonomike por që nuk munguan as çështjet politike, nuk u arrit njohja reciproke. Ndërsa ka rreth katër muaj që Hoti e Vuçiq nuk janë takuar pas dallimeve për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë./KP/