Tag: Driton Selmanaj

  • Mediat serbe e shpallin “hero” Driton Selmanajn pasi nuk e votoi rezolutën që e ndalonte referendumin

    Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvend është miratuar rezoluta për moslejimin e referendumit serb në territorin e Kosovës.

    Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Deputeti që ka abstenuar është Driton Selmanaj nga radhët e LDK-së. Në një postim në Facebook, ai ka renditur arsyet që e motivuan atë për të abstenuar.

    Abstenimi i Selmanajt është raportuar nga të gjitha mediat në Serbi.

    Deklarata e tij se “është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh”, është titulli që i kanë vënë raportimit këto media.

    Lexojeni këtë me kujdes nëse doni të forconi zemrën tuaj.

    “Tash do t’i shohim pasojat e mosbashkëpunimit me vendet e QUINT-it”, shkruan gazeta serbe “Politika”.

    Më pas ato raportojnë për arsyet që e kanë çuar Selmanajn të abstenoi.

    Selmanaj, sipas një postimi në Facebook, ka sqaruar se ka pasur bindjen që kjo seancë e thirrur nga kryeministri Albin Kurti ka qënë për ta shpërndarë një pjesë të përgjegjësisë, siç e quan ai, nga pazotësia e tij.

    “Arsyeja e parë: Seanca e jashtëzakonshme ishte e panevojshme, e pakuptimtë dhe pa fije substance. Asnjëherë nuk ka nevojë që Kuvendi të mblidhet për t’ia kujtuar dhe rikujtuar detyrat kushtetuese që kanë institucionet tjera. Detyrat kushtetuese për Kryeministrin, Presidentin dhe Kuvendin janë të shkruara dhe të përcaktuara me Kushtetutë, ato duhet zbatohen me detyrim nga të gjithë, pa pasur nevojë për rikujtim ndaj njëri tjetrit. Arsyeja e dytë: Kisha bindjen që kjo seancë ishte thirrur nga Albin Kurti për ta shpërnda një pjesë të përgjegjësisë vendimmarrëse nga pazotësia e tij për të marrë vendime në zbatim të detyrimeve kushtetuese. Mungesa e integritetit të tij për të marrë vendime, futi në cirkun e tij krejt në mënyrë të pakuptimtë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

    Tutje, deputeti Selamanaj ka thënë se pasojat e mosbashkëpunimit të kryeministrit Kurti me shtetet e QUINT-it do të shihen në ditët e muajt në vijim.

    “Arsyeja e tretë: Mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët tanë strategjikë me theks të veçantë me SHBA-të. Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh. Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta. Pasojat e këtij mos bashkëpunimi do i shohim në ditët dhe muajt në vijim. Kam bindjen që ky është vetëm fillimi”, ka shtuar Selmanaj.

    “Në fund dua të shpreh qëndrimin që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës duhet të mbrohen me çdo kusht nga të gjithë ne. Detyrimet kushtetuese dhe ligjore duhet të zbatohen pa asnjë mëdyshje. Marrëdhëniet e mira me aleatët tanë duhet të ruhen si sytë e ballit”, ka shtuar ai.

  • Skandali i radhës i Driton Selmanajt/  Punëtorët e zyrës së kryeministrit dyshojnë se Selmanaj falsifikoi rregulloren për organizimin e brendshëm

    Skandali i radhës i Driton Selmanajt/ Punëtorët e zyrës së kryeministrit dyshojnë se Selmanaj falsifikoi rregulloren për organizimin e brendshëm

    Dyshimi për falsifikimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit, ka shtyrë punëtorët e zyrës së kryeministrit që të hyjnë në grevë.

    Këshilli grevist, i përbërë nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari dhe Arlinda Sejdiu-Likaj, i kanë dërguar një letër kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, me kërkesën për anulimin e kësaj rregulloreje, pasi sipas tyre është falsifikuar dhe nuk është ajo të cilën e ka hartuar grupi punues i emëruar në qershor të vitit 2020.

    Në emër të punëtorëve kërkojmë të takohemi me ju që të fillojmë diskutimin ndërmjetësimin dhe zgjidhjen paqësore të kësaj çështje. Në rast të mos përgjigjes nga ana juaj deri me 14 janar 2020 ne do të konsiderojmë që ju keni refuzuar kërkesën tonë për fillimin e procedurës për ndërmjetësim dhe si pasojë ne do të fillojmë grevën”, thuhet në letrën dërguar Hotit.

    Mirëpo, burime të Gazetës Insajderi, brenda zyrës së kryeministrit, kanë thënë se dokumenti i hartuar nga grupi punues, është falsifikuar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

    “Sekretari e ka themeluar një grup punues për ta hartuar rregulloren, në ndërkohë pasi është hartuar rregullorja është ndryshuar prej dikujt dhe është bërë falls ajo rregullore dhe kanë mbetur mbi 10 persona që secili prej tyre vjen prej skemës Young Cell Scheme të financuar nga Komisioni Evropian edhe prej Qeverisë edhe janë shtuar 50 pozita të reja të cilat nuk dihet se si do të rekrutohen e as kur, dhe saktësisht”.

    “Dokumenti është i falsifikuar dhe greva ka të bëjë me anulimin e kësaj rregulloreje që është falsifikuar në proces. Në ndërkohë zëvendëskryeministri Selmanaj ka ndërhyrë dhe e ka falsifikuar komplet procesin dhe komplet rregulloren”, tha burimi për Insajderin.

    “Nëse një grup punues i themeluar ka vendosur në bazë të rregullave dhe ligjit që procesi të duket kështu, strukturimi me u duk kështu, së bashku me ministrinë e integrimit evropian as një person nuk ka të drejt të ndërhyjë pasi të përfundon puna”.

    “Veç nëse ka shkelje të ligjit ose aprovohet me ndryshimet që duhet të argumentohen sikurse që aprovohene dhe projektligjet me ndryshime edhe vedimet edhe çështjet tjera, në këtë rast s’ka pasur vendim për ndryshim, veç është nënshkruar ajo rregullore dhe është servuar si e tillë. As nuk ka pasur konsultime publike, as konsultime të brendshme, do të thotë është ndryshuar komplet struktura dhe janë dëmtuar zyrtarët brenda zyrës së kryeministrit, kjo është arsyeja”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    Madje, këto burime kanë treguar se nëse nuk anulohet kjo rregullore, atëherë grevistët do ta ftojnë prokurorinë për hetimin e një numri dy shifrorë të dokumenteve që pretendojnë se janë falsifikuar nga Driton Selmanaj.

    Nëse këta nuk e anulojnë rregulloren sot, do të ftohet prokuroria që t’i hetojë falsifikimin e dokumenteve, jo vetëm të këtij dokumenti por edhe dokumenteve  tjera. Sepse numri i dokumenteve të falsifikuara prej tij shkon në dy shifrorë”, kanë thënë këto burime.

    Me 06.01. 2021, punëtorët e zyrës së kryeministrit i kishin dërguar letër Avdullah Hotit, me kërkesën për anulimin Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit.

    Në këtë letër, i ishte thënë Hotit se në bazë të reagimeve të bazuara nga ana e shërbyesve civil lidhur me mos konsultimin e tyre, shkeljet ligjore procedurale dhe përmbajtësore që kanë ndodhur gjatë dërgimit në faza tjera konsiderojnë se duhet të anulohet kjo rregullore. /Insajderi.org


  • Zhurmë e britma “Jashtë”, deputetët e LVV-së s’lejon që Driton Selmanaj të futet në sallë

    Zhurmë e britma “Jashtë”, deputetët e LVV-së s’lejon që Driton Selmanaj të futet në sallë

    Seanca e Kuvendit po vazhdon me tensione.

    Deputetë të LVV-së po vazhdojnë të bërtasin “Mjaft, mjaft”.

    Në sallë të Kuvendit është Driton Selmanaj.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar që të ndalet zhurma dhe ka propozuar 15 minuta pushim.

  • “Njeriu kryesor më tu bë në Qeveri Driton Selmanaj, është goxha problem”

    “Njeriu kryesor më tu bë në Qeveri Driton Selmanaj, është goxha problem”

    Driton Selmanaj nuk e meriton postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Hoti. Kështu ka thënë ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

    Tërmkolli është shprehur se Driton Selmanaj nuk ka kapacitet për këtë post.

    Ajo është shprehur se nuk ka diçka personale më të, mirëpo nuk e meriton këtë post.

    Sipas saj, Selmanaj ka qenë një deputet i mirë.

    “Njeriu kryesor më tu bë në Qeveri Driton Selmanaj, është goxha problem. Skam kurgjo personale me të, është deputet shumë i mirë por me ta qitë në krye të ekzekutivi është goxha problem, nuk bën kështu nuk funksionon kështu”, është shprehur Tërmkolli në Kanal 10.

    Tërmkolli mes tjerash ka thënë se në qoftë se LDK-ja vazhdon t’i ketë në krye këta persona, rrezikon që të mos e kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme.

    “Nëse LDK ka mi pas qeta njerëz në krye, qeta profitera rrezikon mos me kalu as pragun”, tha ajo.
    Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se dorëheqja e Isa Mustafës në këtë muaj do të ishte e duhura.

    “Unë mendoj që brenda këtij muaji LDK duhet ta bëjë një ndryshim të brendshëm. Më e mira do të ishte dorëheqje e kryetarit”, ka thënë Tërmkolli.

  • A mund të ketë tensione sot në Kuvend e Kosovës? VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

    A mund të ketë tensione sot në Kuvend e Kosovës? VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar disa projektligje e rezoluta nga debatet e mëhershme paralamentare dhe interpelancat.

    Sot pritet të shihet edhe se cilat do të jenë veprimet e Vetëvendosjes karshi zv/kryeministrit, Driton Selmanaj, shkruan lajmi.net.

    Këtë të fundit, VV ka thënë se nuk do ta lë të futet në sallën e Kuvendit, dhe rrjedhimisht në seanca.

    “Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.

    Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, mirëpo me një fjalor më të ashpër.

    “Ai njeri që u lodhë me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, ka thënë Mefail Bajqinovci.

    Deri tani askush nga VV nuk i ka bërë të ditura mjetet që do të përdoren për pengimin e Selmanajt që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

  • “Ti nuk më përfaqëson” – “Përkrahësit e Albin Kurit” thërrasin protestë kundër Driton Selmanajt

    “Ti nuk më përfaqëson” – “Përkrahësit e Albin Kurit” thërrasin protestë kundër Driton Selmanajt

    Simpatizantët e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë thirru një protestë kundër zëvendëskryeministrit Driton Selamanaj, shkruan Reporteri.net.

    Thirrjet për dorëheqjen e tij vijnë pas një deklarate të Slemanajt, i cili tha se është lodhur nga çështja e personave të pagjetur.

    Protesta është thirrur për nesër në ora 14:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
    Organizatorët kanë bërë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë.

    Tensionet mes LDK-së dhe Vetvëvendosjes janë rritur shumë ditëve të fundit, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës.

  • Transkripti i emisionit ku deklarata e Driton Selmanajt nxiti debat të madh në vend

    Transkripti i emisionit ku deklarata e Driton Selmanajt nxiti debat të madh në vend

    Debati i 19 nëntorit në Pressing, me mysafir Driton Selmanajn, ngjalli reagime të shumta në vend për shkak të deklaratës së tij për deputeten Saranda Bogujevcin mbi temën e të pagjeturve. VV’ja ka gozhduar Selmanajn, ndërsa LDK’ja thotë se deklarata e tij u keqinterpretua. Gazeta Express ju sjell të transkriptuar debatin mes zv.kryeministrit Selmanaj dhe gazetarit Parim Olluri.

    Gazetari Olluri gjatë emisionit i kishte thënë zëvendëskryeministrit Selmanaj se Saranda Bogujevci nuk mund të akuzohet për abuzim me temën e të pagjeturve pasi ajo është një e mbijetuar e masakrës, Selmanaj në kundërpërgjigje i thotë Ollurit të mos provojë t’i japë konotacione sepse “jemi lodhë me këso qasjesh”.

    Edhe më tutje vetë Selmanaj dhe LDK’ja thonë se deklarata në Pressing u keqinterpretua dhe u nxor jashtë kontekstit.

    Më poshtë e gjeni të transkriptuar pjesën e debatit për temën e të pagjeturve:

    Pas përfundimit të emisionit, filluan kritika të ashpra në drejtim të Selmanajt të cilat po vazhdojnë edhe sot, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësit të Avdullah Hotit, për të cilën ky i fundit i doli në mbrojtje vartësit të tij.

    Olluri: A e ndini ju veten fajtor z. Selmanaj që ajo që ndodhi sot është derivat i një papërgjegjësie tënde si zv.kryeministër…

    Selmanaj: Absolutisht jo, absolutisht jo.

    Olluri: … sepse momenti që ju i thuani komisionit parlamentar që është konsumuar instrumenti i raportimit, atëherë ju e keni shkaktuar një kësi tollovie.

    Selmanaj: Jo, nuk është qashtu.

    Olluri: Unë nuk pajtohem me juve dhe me asnjë zyrtar qeveritar kur thoni që, ta zëmë, e cekni me emër, Saranda Bogujevci, po abuzon me temën e të pagjeturve. A ju duket pak jo serioze nëse e akuzon një të mbijetuar të masakrave? Ndoshta secili prej deputetëve aty në Kuvend mund të akuzohet për abuzim me temën e të pagjeturve, por nuk mund të akuzohet Saranda Bogujevci, se është e mbijetuar e masakrës. Po më duket pak papjekuri për me ngrit në nivel kaq të ulët një të mbijetume të masakres…

    Selmanaj: Jo, jo mos provo me i dhënë asaj konotacione sepse jemi lodhë me kësi qasje, jemi lodhë…

    Olluri: Nuk është konotacion, është fakt.

    Selmanaj: Jemi lodhë. Si qeveri, temën e parë e kemi vendosur temën e të pagjeturit. Për 10 vjet në Kosovë minimalisht është trajtuar nga politikanët dhe qeveritë, të parën temë e kemi vendosur. Bile edhe instrumentin e kontrollit parlamentar dhe parlamentarizmin si koncept në Kosovë, unë kam punuar 10 vjet drejtpërdrejt në Kuvend dhe besoj se i njoh instrumentet. Nuk mundet komisioni parlamentar dhe Kuvendi për ditë me të thirrë për të njëjtën temë për me u tallë me ty.

    Olluri: Nuk mundeni as ju me përcaktu Driton se zëvendëskryeminsitër.

    Selmanaj: Veç një sekond, përtej instrumenteve parlamentare, pushtetet kanë dinjitet, pushtetet kanë autoritet. Ti kur ftohesh për një çështje, me logjikën që po thu ti munden me më thirrë 6 herë në ditë me më thirrë ata mu atje.

    Olluri: Nuk është Qeveria qeveria përcakton kur shkelet dinjiteti kur jo.
    Selmanaj: Çka me bë, me iu nënshtru talljes?

    Olluri: Atëherë nëse ia lëmë qeverisë në dorë, në momentin kur ju si qeveri e vlerësoni që po ju shkelet dinjiteti atëherë shpërfillni kuvendin atëherë ne nuk jemi republikë parlamentare. Në anën tjetër nëse edhe Saranda Bogujevcit i themi se po abuzon me temën e të pagjeturve unë nuk e di cili deputet në Kuvend të Kosovës është person që mundet mos me abuzu dhe diskuton seriozisht. Besimi jem personal është që Saranda nuk abuzon me këtë temë.

    Selmanaj: Dëgjo, qe po du me thanë pse, për këtë temë kemi debatuar një herë në Kuvend është kry si temë, 2 herë në komisionin parlamentar ka raportuar 1 herë kryeministri, 1 herë ministri i Drejtësisë. Me kërkesë të kryeministrit, kryeministri ka thanë unë du me ardhë në komision pa e thirrë hiç komisioni, ka thanë po ju lus me dyer të mbyllura sepse ka me dhanë informata për të cilat unë mendoj që nuk është mirë me dalë në publik përshkak të ndjeshmërisë së çështjes. Ka shku, 2 orë ka raportu, as pyetje nuk ka pasur nga anëtarët e komisionit përfshirë edhe deputeten në fjalë(Saranda Bogujevci), nuk ka pasë sepse argumentet, informatat që janë dhanë nuk janë të mira.

    5 minuta pasi është kry ajo, del në media po e njëjta(Saranda Bogujevci) dhe thotë ka ardhë kryeministri kurgjo s’ka thanë fare, po pse s’e ke sfidu kryeministrin pasi e ke pasë brenda. Që i bjen, për fatin e keq, kjo është shumë e rëndë me thanë, janë tu abuzu për një grusht votash me një temë që një shoqëri e ka një varrë të madhe.
    /Express

  • Avdullah Hoti arsyeton Selmanajn, thotë se deklarata e tij është shtrembëruar

    Avdullah Hoti arsyeton Selmanajn, thotë se deklarata e tij është shtrembëruar

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve janë shtrembëruar.

    Hoti u ka kërkuar falje atyre që janë ndier të lënduar, siç ka thënë ai nga deklarata e shtrembëruara.

    Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, në mes Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku ishte prezent edhe kryeministri Hoti.

    “Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ndonjëherë ka në këtë qeveri, nuk ka munguar përkushtimi as në qeveritë e kaluara. Deklaratat që i ka dhënë z.Selmanaj janë totalisht duke u shtrembëruar nga persona të caktuar. Nëse o të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklaratat z.Selmanaj ose të cilido anëtarë të qeverisë, jo të stafit politik po cilido zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë dhe që në çfarëdo forme do të cenonte ose do të fyente, t’i bënte të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë i pari i qeverisë do t’iu kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e nevojshme, por e vërteta nuk është ashtu. Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve ose kushdo tjetër është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e z.Selmanaj edhe për atë iu kërkojë falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet publikisht“, tha ai.

  • Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, transmeton Telegrafi.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”./

  • Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Driton Selmanaj merr një tjetër “goditje” nga një zyrtar i LDK-së: Saranda është motra ime, është gjaku im

    Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Kushtrim Sopa ka reaguar pas sulmeve të fundit në drejtim të të mbijetuarës së luftës, Saranda Bogujevci.

    ‘Saranda është motra ime, është gjaku im.

    Familja Bogujevci dhe të gjitha familjet Shqipëtare të prekura dhe të persekutuara nga kriminelët serb dhe shteti kriminal i serbisë në luftë janë familje të miat.

    Çdo Shqipëtarë, është vëllau im.

    Çdo Shqipëtare, është motër e imja’, tha ai.

    Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohet ky moment për fushatë e vota, derisa ka bërë një shkrim shumë të matur e unifikues.

    Më poshtë, postimi i plotë: