Tag: Driton Selmanaj

  • “Ti nuk më përfaqëson”- Nis peticioni për shkarkimin e Driton Selmanajt pas deklaratave ofenduse ndaj Saranda Bogujevcit

    “Ti nuk më përfaqëson”- Nis peticioni për shkarkimin e Driton Selmanajt pas deklaratave ofenduse ndaj Saranda Bogujevcit

    Një peticion online në moton “Ti nuk më përfaqëson” për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt është hapur pas deklaratave të tij të fundit ndaj të mbijetuares së masakrës ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, Saranda Bogujevci, e cila është edhe deputete e Vetëvendosjes.

    Selmanaj u akuzua ndaj deklaratës së tij për të pagjeturit. Deri tash, peticioni është nënshkruar nga mbi 1,100 persona.

    Gjatë debateve të interpelancës së kryeministrit të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, ku diskutohej çështja “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, u tha deputetëve se po bëjnë politikë mbi kufoma, jemi lodhur nga këto gjëra”.

    Kjo deklaratë e tij u pasua me akuza të shumta edhe nga shoqëria civile, të cilët si përfaqësues të këtyre familjeve me viktima dhe të pagjetur po konsiderojnë që Selmanaj nuk e ka vendin në Qeverinë e Kosovës.

    Më poshtë gjeni përshkrimin e peticionit si dhe linkun:


    Kosova ende vazhdon të jetojë në terrin e të pagjeturve. Ende mbetet plagë e hapur mos vënia e drejtësisë për krimet e masakrat, për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Andaj si qytetarë, si familjarë të personave të pagjetur, të atyre të vrarë, të grave viktima të dhunës seksuale dhe gjithë atyre që kanë parë krimet me sy dhe kanë përjetuar masakrat në lëkurën e tyre, jemi thellësisht të indinjuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës Driton Selmanajt. Ky njeri dhe ky emër nuk paraqet person fizik por përfaqëson institucionet e Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e rrezikshme të kemi në udhëheqje një përfaqësues që i konsideron çështjen e të pagjeturve, masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë si çështje që është konsumuar dhe ezauruar.


    Prandaj, ky peticion është protesta jonë!


    U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të nënshkruajnë peticionin përmes së cilit kërkojmë nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit. Ndërsa Driton Selmanaj e ftojmë të japë dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në institucionet e Republikës.

    Ti nuk më përfaqëson!

    https://www.change.org/p/kryeministri-i-kosov%C3%ABs-z-avdullah-hoti-historia-q%C3%AB-harrohet-p%C3%ABrs%C3%ABritet-shkarkim?recruiter=false&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=psf_combo_share_initial&utm_term=share_petition&recruited_by_id=833f79e0-2b52-11eb-b238-0de0ef775a6f&utm_content=fht-25934136-en-us%3A0

  • Deputeti gjaknxehtë i LDK-së i del në mbrojtje Driton Selmanajt

    Deputeti gjaknxehtë i LDK-së i del në mbrojtje Driton Selmanajt

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj pas deklaratave të djeshme se është i lodhur me rrëfimet dhe dëshimitë për masakrat.

    Kryetari i Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Arben Gashi ka thënë se deklarata e Selmanajt është nxjerrur jashtë kontekstit.

    “Sa i përket deklaratës së zëvendëskreyministrit, nuk e kam parë debatin dhe aq sa mujta me lexu, mu dok e nxjerri prej konteksti”, tha Gashi në mbledhjen e këtij komisioni.

  • “I pameçëm dhe pa kokërr dinjiteti, shkarkim urgjent për zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosovës”

    “I pameçëm dhe pa kokërr dinjiteti, shkarkim urgjent për zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosovës”

    Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorollii, përmes një shkrimi në facebook ka shpërthyer në kritika të forta në drejtim të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

    Ai thekson se duhet shkarkim urgjent per zëvendëskryeministrin sharlatan te Kosoves qe ndjehet i lodhur nga diskutimi mbi trupat e pagjetur te shqiptareve te vendit te tij.

    “I pameçem dhe pa kokerr dinjiteti duhet të jesh si Selman Dritonaj — e t’i fyesh familjet që i qajnë edhe 20 vjet pa varr më të dashurit e tyre.

    Kosova po e duron edhe këtë katrahure që një i paturp si ky politikan aksidental — t’i shërbejë si anëtar qeverie” shkruan Qorrolli në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shkarkim urgjent per zv/kryeministrin sharlatan te Kosoves qe ndjehet i lodhur nga diskutimi mbi trupat e pagjetur te shqiptareve te vendit te tij.

    I pameçem dhe pa kokerr dinjiteti duhet te jesh si Selman Dritonaj — e t’i fyesh familjet qe i qajne edhe 20 vjet pa varr me te dashurit e tyre.

    Kosova po e duron edhe kete katrahure qe nje i paturp si ky politikan aksidental — t’i sherbeje si anetar qeverie.

  • Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri, në emisionin ‘Pressing’ lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

    Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.