Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Rama u shpreh se jemi krenarë që po ndihmojmë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.
“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit. po, i thash, patjetër. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.null
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama, drejtoi akuza edhe ndaj kundërshtarëve politikë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se po bëjnë fushatë kundër vaksinimit duke ngjallur ankthe pasiguri tek njerëzit.
Ai tha se nëse duan të ndërpritet vaksinimi, duhet të votojnë Partinë Demokratike.
“Nëse doni që të ndërpritet vaksinimi, shkoni votoni ata (PD). Votojini ata. Saliu (Berisha) thotë vaksina të vdes. Ai tjetri, doktori tjetër, (Petrit) Peço Vasili, nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’i thotë njerëzve për t’i qetësuar, për t’i motivuar në këtë luftë, për t’i inkurajuar dhe për t’i mbështetur. Përkundrazi, gjithë kohës, vetëm zi, zi, zi duke futur ankth, duke futur pasiguri, duke futur dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm, që kanë nevojë për solidaritet, që kanë nevojë për mbështetje”, vijoi Rama.
Ndryshe, në Shqipëri prej ditësh ka filluar vaksinimi masiv në tërë vendin dhe sipas autoriteteve po bëhen nga 20 mijë vaksinime në ditë.
Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ashtu sikurse lajmëroi edhe më herët, ka marrë sot vaksinën para kamerave, pas shefes së Infektivit Najada Çomo.
Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Kryeministrit do t’i duhet të qëndrojë 30 minuta pas marrjes së injeksionit në stadiumin “Air Albania”.
Pas kryeministrit shqiptar u vaksinua mjeku infeksionit Pëllumb Pipero. Bluzat e bardha janë ata që do marrin vaksinën, ndërkohë më herët sot Rama deklaroi se do ta bënte sot vaksinën antiCovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët.
“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë. Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama mesditën e sotme.
Gjatë javës së tretë të janarit, Shqipëria do të furnizohet me një kontingjent me vaksina anti-Covid. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të tyre do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët. Express mëson se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen
Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë.
“Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Siç thuhet, janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid si ndihmë nga Shqipëria.
“Në tërë vendin, në kuadër të ShSKUK-së janë 1,900 mjekë që do të vaksinohen me këto vaksina që do të na vijnë si ndihmë”, thonë nga MSh.
Ndërkohë, se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës vaksina kundër koronavirusit e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para pak ditësh në një konferencë për media.
“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, ka deklaruar Rama.
Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbërrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar para pak ditësh se një kontingjent i vaksinave anti-Covid do të vije në Kosovë gjatë muajit shkurt.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka nisur fundjavën e kaluar.
Ndërkohë, më 7 dhjetor Kosova ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Në një intervistë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati thënë se kjo aleancë ku bëjnë pjesë OBSH, UNICEF, Banka Botërore, fondacione të ndryshme, shoqëri civile dhe industria e vaksinave, ka listuar Kosovën në mesin e 92 vendeve që vaksinat për 20% të popullatës do t’i marrin falas.
Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli për Reformën në Drejtësi. I ndalur tek Gjykata Kushtetuese Rama tha se janë procese që lidhen me njëra-tjetrën dhe se të bësh drejtësi të re është njësoj si të ngresh nga e para një nga shtyllat që mbajnë shtetin.
“Nuk është njësoj si të hapësh një portal dhe patjetër që duhet shumë durim. Sa durim duhet? Duhet shumë durim”, u shpreh Rama.
I pyetur gjithashtu për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, ai tha se PS do ta fitojë mandatin e tretë. Ndërsa shtoi se me mandatin e tretë, Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale, ndërsa shtoi se në proces do të jetë edhe aeroporti i katërt.
“Nuk ka të bëjë thjesht me mua, por ka të bëjë me të gjithë ne sepse Shqipëria nuk mund të kthehet pas. Shqipëria ka kaluar dy s’prova të rënda me të cilat është në proces. Kemi të gjitha arsyet të besojmë se viti i ardhshëm do të jetë një vit ku gjërat do të shkojnë duke u lehtësuar edhe për shkak të vaksinës.”
Në proces janë rindërtimet e lagjeve të reja. Për momentin 13 mijë familje janë në shtëpi me qira, por me rëndësi është që janë në shtëpi. Kemi investime me rëndësi. Në mandatin tonë të tretë Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale, në proces do të jetë aeroporti i katërt. P
o ashtu transformimi i portit të Durrësit do të ndikojë edhe ekonominë shqiptare. Me portet dhe aeroportet e reja do t kemi një Shqipëri tjetër në aspektin , turistik, ekonomik dhe turistik sigurisht. Ne ketë vit kemi 180% më shumë vlerë të eksportuar në bujqësi dhe tre herë më shumë produkte bujqësore në sasi.
Në këtë mandat kemi ngritur pilotat dhe në mandatin e tretë do të bëjmë lidhjen e të dy mandateve. Ajo që është objektive është se nuk ka asnjë alternative tjetër, përveç PS”, përfundoi Rama.
Analisti Andi Bushati, në një editorial të postuar në portalin Lapsi.al, shkruan se duket sikur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte nisur drejt Tiranës për të asgjësuar Edi Ramën.
“Ajo lëvizi çdo gur për të theksuar se afërsia e kryeministrit tonë me Aleksandar Vuçiçin, po e pengon dënimin e genocidit serb të kryer në kohën e Millosheviçit,” shkruan Bushati. “Por, e keqja është se në axhendën e Vjosa Osmanit, nuk qe vetëm kërkesa për dënimin e genocidit serb. Ajo u pasua, aty për aty, me një tjetër kritikë të ashpër ndaj një çështjeje të cilës Edi Rama i ka vënë gjoksin. Ajo u kujdes të theksojë se Mini-Shengeni ballkanik i shërben më shumë Serbisë sesa dy vendeve tona. Ajo e tha këtë pikërisht në Tiranë, në të njëjtin vend ku pak muaj më parë Vuçiç e fshikulloi mikun e tij Edi, se kompleksohej nga liderët e Prishtinës për të mbrojtur këtë projekt të së ardhmes,” vijon analisti. “Gjithçka do të ishte OK, sikur ato t’i thoshte qoftë një intelektual i pavarur, apo qoftë edhe një politikan kryetar partie. Ndërsa, kur ato artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit të Kosovës, pesha është tejet më e rëndë. Sepse askush më parë, asnjëherë, nuk ka zbarkuar në Tiranë duke përdorur të tilla tone dhe me një axhendë kaq të qartë për goditjen e një njeriu të vetëm. Këtë e bëri Vjosa Osmani duke përmbysur raportet e brishta mes lirisë për të thënë të vërtetën dhe vetëpërmbajtjes që obligon arsyeja shtetërore. Pasi pavarësisht se ndoshta Edi Rama e meriton përmendjen e të gjitha atyre që u thanë, konkluzioni që do të mbahet shënim nga kjo vizitë është shumë i rëndë. Ai dëshmon se qeveria e Tiranës është vënë në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës. Dhe kjo është tepër për të qenë në axhendën e takimit të çdo kryetari shteti. Aq më tepër kur miku vjen nga Prishtina,” përmbyll shkrimin analisti.
Erion Brace, zëvendësi i Edi Ramës, thotë se Kurti e paraqet vetën si të ishte lart, si shpresë, e sipas tij, shqiptarët i kanë vuajtur shumë idhujt që janë paraqitur të tillë.
Një reagim të cilin e ka ilustruar me fotografinë e Kurtit me reperin Stresi, që është militant i Partisë Demokratike, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i ka reaguar Kurti për qëndrimin e tij në lidhje me protestat në Shqipëri, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një polic.
Kurti i doli në përkrahje protestës, duke e parë si revoltë, e sipas Braces, protesta e dhunshme po kthehet në mjet që PD’ja e Sali Berishës dhe LSI’ja e Ilir Metës duan ta kthejnë në mjet për pushtet.https://gazetablic.com/ads/www/images/d688366ed70d69d16d257cb5af5f652c/index.html?clickTag=https://gazetablic.com/ads/www/delivery/ck.php?oaparams=2__bannerid=628__zoneid=28__cb=c5249c820f__oadest=https%3A%2F%2Fwww.redbull.com%2Fkv-sq%2Fcartoons%2Fstudy
“Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?”, ka pyetur Braçe, transmeton Gazeta Express.
Mes tjerash, zëvnedëskryeministri i Shqipërisë, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, kritikon Kurtin se po e paraqet vetën si shpresë, e thotë se shqiptarët i kanë vuajtur idhujt si shpresë e si zgjedhje.
“Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret; Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje”, ka shkruar Brace.
Shrimi i plotë:
PSE KAQ STRESI ALBIN?!
Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme,
te lirise e demokracise, politikes ne Kosove,
ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e VETEVENDOSJES e armatosur rende dhe, u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi grate e vajzat.
Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine,
te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane.
Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin,
21 JANARI, na bere pergjegjes ne,
mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”.
Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast!
Te parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve,
te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret!
Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri,
tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare,
biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane;
Por e ke shume gabim!
Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet.
E njoh rolin tend vendimtar,
permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione;
Madje dhe eksportin e ketij roli,
natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre.
Por nje gje nuk arrij ta kuptoj;
Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?;
Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee!
Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik?
Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete?
Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua,
rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?
E di perse?
Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj,
u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!
A e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan,
as atehere e as sot?
A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan,
as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot?
U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit!
A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra,
ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre,
ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje,
jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?;
I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!
NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ!
Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berihes,
Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare!
Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit!
ESHTE CESHTJE DREJTESIE DHE SJELLJEJE PERKUNDER NJE PROCESI TE DREJTE, TRANSPARENT, LIGJOR E TE BARABARTE!
Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim;
Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh,
ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale.
E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.
Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe,
shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin.
Ti personalisht, edhe nje here me shume,
flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit,
te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret;
Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje.
Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to;
Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin.
Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone;
Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, egzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik,
te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.
Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit;
Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “KONCESIONI I CHECK UP”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.
Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli!
Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj,
te cilat as femijet e revoltes si lane ti shihnin.
Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje;
I pari, referuar akteve te dhunes:
Eshte varferia qe sjell dhunen.
I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat,
ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?
Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty;
Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht.
Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi.
Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.
Varferia nuk don meshire por te drejte;
Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi.
Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase;
Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon!
Duhet te biem dakord per kete Albin,
pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!
Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës” kështu e ka cilësuar Edi Rama dhunën në protestat e organizuara pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Sipas Ramës dhuna në protestë nuk ka lidhje me zemëratë të popullit, por është orkestruar opozita. Më tej ai ka shtuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka gisht në këtë protestë, pasi sipas Ramës, ai në vend që të reagojë dhe të distancohet nga dhuna, zgjedh që të mos reagojë fare.
“Më vjen keq për Bashën. Eshtë një tjetër rast që provon se është një lider pa pikë karakteri. Se jam i bindur se nuk ka lidhje me këto që ndodhin. Por kjo e bën dyfish fajtor. Se duhet të dilte dhe të thoshte që këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet se vihet me zgjedhje. Por ai si gjithmonë është i papranishëm në momentin e duhur për të thënë atë që duhet. Kjo nuk ka lidhje me zemëratat. Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këta janë që predikojnë revolucion e prerje duarsh e populli do i marri përpara. Këtë e di edhe peshqit e liqenit artificial. Secili nga ju e di, kushdo shqiptarë. Këtë e dinë edhe ata që thonë ca problemi ka që digjet pema. Një familje që i ndjek këta në Tv. Ca edukojnë këta. Punë e madhe shumë që u dogj. Edhe fëmija në shpi tani ti vej zjarrin shtëpisë? ” tha Rama.
“Është thjeshtë çështje kohe për zëvendësimin e ministrit.” tha Rama./TCH
Dita e pavarësisë i ka kapur krerët e politikës shqiptare të përçarë. Dhe pse kjo ditë simbolizon finalizimin e përpjekjeve të shqiptarëve për vendin, në këtë 108 vjetor Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë të përfshirë në debate të ashpra.
Krerët e shtetit ishin sot në Vlorë për të përkujtuar ditën e pavarësisë së vendit duke kryer homazhe edhe tek Monumenti i Pavarësisë.
Por, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka mjaftuar për të shuar të paktën për sot debatet politike mes tyre.
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.
Fill pas kësaj ceremonie, Meta largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama as nuk ktheu kokën për të parë nga kreu i shtetit duke ecur drejt me agjendën e tij./ Opinion.al
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk do të kursehet në blerjen e vaksinës anti covid në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht çmimit.
Në konferencën për shtyp kryeministri kritikoi ashpër pjesëmarrjen në në ditëlindjen e një aktori, të presidentit Meta dhe shefes së LSI Kryemadhi.
“Shembull skandaloz presidenti, zonja e parë dhe ceta e tyre. Është e qartë për të gjithë. Nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut me ligjin dhe shëndetin e të tjerëve. Na duhet të reduktojmë aktivitetet në 10 veta”.
Pretendimin e opozitës se mësuesit nuk deklarojnë të qënurit pozitiv me covid pasi mund të humbim vendin e punës, kreu i qeverisë e quajti skandaloz dhe lajm të rremë.
“Është absurditet kush thotë se është me kovid humb vendin e punës. Teatër absurd i Lulzim Bashës me aktorë. Rreth tij vinë si fanatik të partisë. Nuk ndodh. Kush mund ta konceptojë se mësuesi humb vend pune kur sëmuret”.
Duke u ndalur në procesin e rindërtimit kryeministri tha se do të ndërtohen 155 objekte arsimorë në 11 bashki me një vlerë investimi 185 milion dollarë. Ndërsa Evis Kushi ministre e arsimit deklaroi se vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15% ndërsa 250 mijë nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata do të përfshihen në marrjen e librave falas.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë po i njëjti pak muaj më parë e postonte hartën e Europës ku shteti i Kosovës ishte nën Serbi.
Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK’së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.
Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK’së. Lulzim Basha i PD’së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhëti ndaj Kosovës.
Së fundi Rama postoi foton e emblemës së djegur të UÇK’së në Graqanicë. Aty duket fytyra e Adem Jasharit në sfond.
Mirëpo Edi Ramës, nuk i kishin bërë fare përshtypje reagimet e bëra për hartën e publikuar nga ky i fundit ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, derisa nuk e ka marrë as mundin që të sqarojë krejt këtë skandal.
Për më shumë se pesë orë, në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi një video në të cilën proklamohej një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.