Tag: Gjykata Kushtetuese

  • Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses

    Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

    Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, lista e ngushtë e këtyre kandidatëve tashmë i rekomandohet seancës së Kuvendit për votim.

    Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani janë gjashtë kandidatët me rezultatet më të mira.

    Kujtojmë se në seancën e 3 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje kandidatëve Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari.

    Në raundin e parë të votimit të asaj seance asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, ndërsa të drejtën për raundin e radhës e kishte fituar vetëm kandidati Vigan Qorrolli me 50 vota.

    Raundit të dytë i parapriu një raund midis dy kandidatëve që morën numër të barabartë votash, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, proces ky që në raund të dytë çoi kandidatin Haxhi Xhemajli, me 44 vota.

    Në këtë raund, kandidati Vigan Qorrolli mori 49 vota, kandidati Haxhi Xhemajli 38, ndërsa shtatë vota ishin të pavlefshme.

    Qëndrimet e Qorrollit prej juristi së fundmi kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me vendimet e kësaj gjykate. Por me forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike, Vigan Qorrolli përmes postimeve të tij në Facebook dhe paraqitjeve në media shprehej pothuajse gjithnjë në sinkroni me partinë e Albin Kurtit, kryeministrit aktual.

    Në fund u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kryesuesja e seancës njoftoi se konkursi do të përsëritet.

  • A e shkeli Kurti Kushtetutën kur ia dha veç një ministri Listës Serbe, flet Enver Hasani

    A e shkeli Kurti Kushtetutën kur ia dha veç një ministri Listës Serbe, flet Enver Hasani

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani tha se në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive që u takon pakicave në këtë shtet.  

    “Kushtetuta thotë që nëse janë më shumë se 12 ministri, i treti i takon komunitetve jo shumicë. Nuk e specifikon se cilët prej komuniteteve jo shumice”, u shpreh ai teksa foli edhe për ankesën e listës serbe ndaj qeverisë Kurti, pasi ky i fundit u dha vetëm një ministri.

    Ai theksoi më tej se nuk është normale “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i ka ndaluar çdokujt që ka një vepër penale, pa marrë parasysh shkallën e sa,j që të kandidojë si deputet dhe për të gjitha postet publike”.

    Hasani tha se kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetues dhe përmendi edhe rastin e Albin Kurtit, për të cilin tha se nuk ka vullnet nga asnjë palë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas marrjes së postit të kryeministrit nga ky i fundit. 

  • Pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, flet Albin Kurti

    Pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, flet Albin Kurti

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për herë të parë pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi.

    Albin Kurti ka thënë se kjo gjë fillimisht duhet të diskutohet në partinë e tij.

    “Unë nuk mund t’i komentoj komentet e të tjerëve, duhet të presimi fillimisht qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje përkitazi me tekstin e plotë të aktgjykimit që është bërë i plotëfushqishëm i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti për një televizion.

  • Miftaraj: Kushtetuesja ia ndalon Kurtit kandidimin për deputet

    Miftaraj: Kushtetuesja ia ndalon Kurtit kandidimin për deputet

    Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm të plotë të Gjykatës Kushtetuese, u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë, të kandidojnë për postin e deputetit. Me këtë vendim, sipas tij, preket edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, të cilit Apeli ia ka vërtetuar dënimin me kusht në verën e vitit 2018. Pra, ende nuk kanë kaluar 3 vjet.

    Miftaraj tha se aktgjykimi i sotëm vetëm sa ka konfirmuar atë që ka thënë Kushtetuesja në vendimin e parë për këtë rast, më 21 dhjetor.

    “Me këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka rikonfirmuar atë që është thënë në vendim e parë, se të gjithë të dënuarit në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Miftaraj.

    Ky aktgjykim i Kushtetueses, vjen si rezultat e kërkesës së VV-së për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, i cili mundësoi ngritjen e Qeverisë Hoti.

    Kushtetuesja shpalli të pavlefshme votën e Arifit, kësisoj edhe rrëzoi Qeverinë Hoti dhe obligoi ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet.

    Arifi ishte i dënuar me burgim efektiv prej 1 vjet e 3 muaj në kohën kur kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 6 nëntorit 2019. Ai është dënuar për “mashtrim me subvencione”, por kjo nuk e kishte penguar të gjendej në listat zgjedhore.

    Zgjedhjet duhet të mbahen më së largu 40 ditë nga dita kur ato i shpall Osmani.

  • Kushtetuesja publikon vendimin që rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

    Kushtetuesja publikon vendimin që rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti duke vendosur se vota e deputetit Etem Arifi, që ishte i dënuar me vendim të prerë gjyqësor, ishte e pavlefshme. Kushtetuesja ka dërguar vendin në zgjedhje që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë që nga dita e shpalljes së tyre.

    Në aktgjykimin për deputetin Arifi, Kushtetuesja ka konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend.

    Aktgjykimi s’ka efekt prapaveprues.

    Qeveria Hoti mbetet qeveri në detyrë.

    Këtu gjeni aktgjykimin e plotë

  • “Shenjë e pjekurisë”/ Media gjermane: Ai që e udhëhoqi rrëzimin e Kurtit, po përballet në Hagë për krime lufte

    “Shenjë e pjekurisë”/ Media gjermane: Ai që e udhëhoqi rrëzimin e Kurtit, po përballet në Hagë për krime lufte

    Pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, parlamenti duhet të shpërndahet dhe të caktohen zgjedhje të reja. Por ajo që duket si kaos i ripërtërirë është gjithashtu një shenjë e funksionimit të institucioneve, shkruan mediumi gjerman, “Suddeutsche.de”.

    Albin Kurti, ish kryeministri i Kosovës i cili u rrëzua në pranverë, po përgatitet të kthehet në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese e vendit hapi rrugën për zgjedhjet e reja. Pak para Krishtlindjes, gjykatësit kishin deklaruar të pavlefshëm zgjedhjen e pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hoti. Ekonomisti konservator ishte zgjedhur si kryeministri i ri në qershor me një shumicë parlamentare të ngushtë; 61 nga 120 deputetë votuan për të. Sidoqoftë, një nga këta 61 ishte dënuar tashmë për mashtrim një vit më parë – dhe për pasojë nuk duhej të kishte marrë pjesë në zgjedhje. Më 21 dhjetor, gjykatësit deklaruan se ai as që duhej të kishte zënë një vend në parlament, e si rezultat, qeveria aktuale nuk ka shumicën e nevojshme të votave, shkruan tutje mediumi gjerman.

    Anëtarët e partisë opozitare Vetëvendosje kishin dërguar në Kushtetuese legalitetin e qeverisë Hoti. Politologu Florian Bieber, kreu i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, interpretoi gjykimin si provë se një pjesë thelbësore e strukturës shtetërore në Kosovë po jep fryte përmes bashkësisë ndërkombëtare: vendi padyshim që ka një “gjykatë kushtetuese të pavarur”. Një arritje që është gjithçka përveç se e natyrshme në rajon.

    Një kapitull i ndërhyrjeve të SHBA po mbaron

    Me urdhërimin e zgjedhjeve të reja, një kapitull i ndërhyrjes së gjerë nga qeveria e SHBA në Ballkan po mbyllet. Presidenti në largim Donald Trump, në mënyrë që të ishte në gjendje të merrte pikë në fushatën zgjedhore si një politikan i huaj i suksesshëm, i shtyu përpara negociatat midis Serbisë dhe Kosovës dhe caktoi një të dërguar special, ish-ambasadorin në Gjermani, Richard Grenell. Në pranverë, ai i bëri presion Kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës në atë kohë, Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje se ai duhej të hiqte plotësisht tarifat ndëshkuese prej 100 përqind për mallrat serbe të vendosura në mosmarrëveshjen me fqinjin serb në vitin 2018. Kurti, megjithatë, i rezistoi insistimit të Grenellit dhe këmbënguli të vendoste vetë ritmin e de-përshkallëzimit – gjithashtu në varësi të lëshimeve/sjelljeve që do bënte Serbia.

    Kur kryeministri i ri me vetëbesim i rezistoi planeve të Presidentit Hashim Thaçi për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kështu uzurpimin e qeverisjes de facto, mosmarrëveshja me partnerin e koalicionit konservator LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) u përshkallëzua . Deputetët e saj sollën votat e mosbesimit ndaj Kurtit. Pas vetëm shtatë javësh në detyrë, Kurti u përmbys – shoqëruar me ngazëllim publik nga Grenelli, i cili në prapavijë kishte shtyrë masivisht për votim.

    Që nga ajo kohë, Kurti ka lënë pak dyshime se ai priste të kthehej në detyrë së shpejti. “Unë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve,” tha ai në një intervistë me SZ në shtator, “por popullariteti i VV-së është dyfishuar.” Nuk është rastësi që “forcat e regjimit të vjetër” kanë bërë aleatë kundër tij dhe partisë së tij, Vetëvendosjes; “Ata e dinë saktësisht se cilat do të ishin rezultatet nëse do të kishte zgjedhje të reja”, citon Kurtin mediumi gjerman “Suddeutche.de”, transmeton Bota sot.

    Në atë kohë, Kurti takonte përfaqësues të diasporës së Kosovës në disa qytete në Gjermani dhe Zvicër. Ai bëri fushatë për planet e tij për të sjellë specialistë të kualifikuar që kishin emigruar nga Kosova përsëri në vend për disa muaj pas kthimit të tij të shpresuar për në detyr, në mënyrë që ata, për shembull, të ndihmonin në ndërtimin e një administrate civile të qëndrueshme. “Fitimi i trurit” në vend të “ikjes së trurit”, fitimi në vend të humbjes së talentit – ky është një nga premtimet kryesore të fushatës së Kurtit së bashku me luftën kundër korrupsionit.

    Në fakt, optimizmi për rizgjedhjen e Kurtit bazohet në disa kushte të favorshme për të. Sipas sondazheve, popullariteti i partisë së tij kohët e fundit ka vazhduar të rritet; nëse ka zgjedhje të reja – ndoshta në mes të shkurtit – Vetëvendosje mund të arrijë një shumicë në parlament edhe pa një partner të koalicionit. Përveç kësaj, “regjimi i vjetër” i veteranëve të UÇK-së në vend tani është dobësuar ndjeshëm. Ish-rivali kryesor i Kurtit, ish-Presidenti Hashim Thaçi, tani duhet të përgjigjet para Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë për pretendimet e krimeve të luftës në vitet 1990. Thaçi kishte udhëhequr rënien e Kurtit së bashku me të dërguarin special të SHBA, Grenell.

    Erërat nga SHBA si Trump nuk priten më në një të ardhme të parashikueshme: Presidenti i zgjedhur Joe Biden është një ekspert i provuar në rajon; Si senator në vitet 1990, ai bëri fushatë për ndërhyrje ndërkombëtare kundër agresionit serb. Para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA, Albin Kurti u kërkoi të gjithë votuesve me të drejtë vote me origjinë nga Kosova të votojnë për Biden. Nëse Kurti do të rizgjedhet, do të kishte një partner të zgjedhur nga pala e SHBA i cili, ndryshe nga paraardhësi i tij Trump, nuk duhet të shkaktojë trazira shtesë në rajon me planet për të shkëmbyer territoret midis Serbisë dhe Kosovës bazuar në kriteret etnike.

  • Nga Gjykata Kushtetue tregojnë për finalizimin e aktgjykimit që e konsideroi Qeverin Hoti të jashtligjshme

    Nga Gjykata Kushtetue tregojnë për finalizimin e aktgjykimit që e konsideroi Qeverin Hoti të jashtligjshme

    Ka një javë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Që nga atëherë palët janë duke pritur aktgjykimin e plotë. Nga Kushtetuesja kanë thënë për Gazetën Express se aktgjykimi është drejt finalizimit.

    Pas më shumë se gjashtë muajsh, Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi. Mirëpo, deri më tani palët nuk kanë marrë ende aktgjykimin e plotë.

    Gazeta Express për këtë çështje ka kontaktuar zyrën për media në Gjykatën Kushtetuese.

    Nga ky institucion i kanë thënë Express-it se aktgjykimi është drejtë finalizimit, por, që nuk kanë treguar datë të saktë se kur do të publikohet.

    “Aktgjykimi është duke u finalizuar dhe posa të jetë i gatshëm do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Veton Dula, zyrtar për komunikim në GJK.

    Mospublikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja i ka stopuar punët edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    U.d e presidentit, Vjosa Osmani dy ditë me radhë ka pritur në presidencë të gjitha partitë politike, derisa pas takimeve tha se për datë të zgjedhjeve do të vendoset vetëm pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

    Ditën e publikimit të Aktgjykimit të plotë po e presin edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Nga ky subjekt, janë duke pritur për të parë nëse liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, i lejohet ose jo që të kandidojë në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit.

    Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

    “Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 (Zgjedhja e qeverisë) të Kushtetutës, sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim të Gjykatës Kushtetuese. Më tej thuhet se,”marrë parasysh se qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 (Zgjedhja e qeverisë) të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 (Zgjedhja e qeverisë) të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që mban datën 21 dhjetor 2020.

    Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti./GE

  • Isa Mustafës nuk i pëlqen vendimi i Kushtetueses, thotë se vendimi për ta rrëzuar qeverinë Hoti i padrejtë dhe jo profesional

    Isa Mustafës nuk i pëlqen vendimi i Kushtetueses, thotë se vendimi për ta rrëzuar qeverinë Hoti i padrejtë dhe jo profesional

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.

    Mustafa tha se Arifi ka votuar edhe Qeverinë Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast.Megjithatë Mustafa thotë se ata do ta respektojnë këtë vendim, ani pse si të tillë e quajnë të dëmshëm për vendin.

    Madje ai thotë se Gjykata Kushtuese nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje dhe se sa herë që po i kërkohet mendim ajo po shkruan pjesë të Kushtetutës që nuk e kanë nën kompetencë.“Ne nuk kemi pritur fare që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim të tillë sepse janë marrë masa dhe nuk është alarmuar ligjshmëri me kohë ndaj deputetit Etem Arifaj. Ai është zgjedhur deputet në këtë mandate. Vepra për të cilën është dënuar ai i takon legjislacionit të kaluar dhe rrjedhimisht ai ka bërë mandatin në legjislacionin e kaluar. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për të gjitha organet që kanë dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar edhe për Kuvendin edhe për Kryesinë e Kuvendit edhe për Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti dhe askush nuk e ka sinjalizuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Dhe tash është çështja vetëm te votimi i Qeverisë Hoti. Do të lihen anash votat për të tjerët”.“Mendoj se është një koncentrim i paarsyeshëm i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ky nuk ka pasur mandat që nga fillimi sepse ka qenë i dënuar atëherë duhet mandati i tij të zbritet nga mandatet e 120 deputetëve dhe mbetet që qeveria prapë është votuar me shumicën e deputetëve dhe poashtu nuk shoh asnjë arsye kushtetuese që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet. Nuk është në mandatin as në rolin e Gjykatës Kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet. Ajo mund të konstatojë në aktgjykim dobësitë ose lëshimet ligjore të cilat kanë ndodhur, por nuk është ajo që i shpallë zgjedhjet. Unë mendoj që nuk ka qenë as i drejtë dhe as profesional”.

    “Por unë nuk e kontestojë tani vendimin si të tillë sepse ne jemi shprehur si LDK që do ta pranojmë vendimin dhe do të sillemi sipas këtij vendimi. Por unë mendoj se vendimet e tilla nuk i bëjnë mirë vendit sepse asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet Gjykata Kushtetuese në çdo rast të shkruaj pjesë të Kushtetutës ashtu siç po ndodh tek ne”.Mustafa e vlerëson të mirë qeverisjen e kryeministrit Hoti, duke shtuar se ka qeverisur në një periudhë të rëndë, sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër korrupsionit.Prandaj, sipas tij, Kosovës i nevojitet Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutën edhe ligjet.“Unë mendoj se Qeveria Hoti ka qeverisur mire. Por jam i bindur poashtu që ka qeverisur në një periudhë krejtësisht të rëndë sepse ka pasur një koalicion të shumicës nganjëherë edhe në mungesë të shumicës veçmas prej periudhës që është arrestuar deputeti Arifi edhe më parë por ka punuar shumë sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër pandemisë. Ka dhënë rezultate shumë të mira në komunikim ndërkombëtar sepse është rikthyer komunikimi me ShBA-në. Mirëpo për gjashtë muaj është e pamundur që të bëhet ndonjë punë tepër e madhe e cila do të shënojë një epokë të qeverisë Hoti por ajo që kam parë zotëri Hoti si kryeministër ka punuar me ndërgjegje të plotë. Nuk është cilësuar si një kryeministër që ka bërë shkelje as të Qeverisë. Prandaj na nevojitet kësi Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutat edhe ligjet e Kosovës”.Mustafa thotë se para se të shkohet në zgjedhje duhet të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.“Mendoj që është rrezik shumë i madh. Nëse nuk miratohet buxheti dhe në këtë rast bëjë apel te të gjitha subjektet politike që ato të mobilizohen dhe ta thërrasin një seancë të Kuvendit para shpalljes së zgjedhjeve në mënyrë që buxheti të miratohet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ndërlidhen edhe me buxhetin e ardhshëm. Dhe posa të kryhet kjo ne s’jemi fare kundër që të shkohet në zgjedhje që ushtruesja e detyrës së presidentes t’i shpallë ato dhe vendi të shkojë në zgjedhje”./EO

  • Vendimi i Kushtetueses, Vjosa Osmani mbledh partitë politike

    Vendimi i Kushtetueses, Vjosa Osmani mbledh partitë politike

    Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli votën e Etem Arifit të pavleshme si dhe kërkoi që Kosova të shkojë në zgjedhje në një afat prej 40 ditësh, ka berë që u.D e Presidentes Vjosa Osmani të mbledhë partitë qysh nesër.

    Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

    “Partitë politike do të ftohen nesër nga u.d. Presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha kupina.

  • Kjo është arsyeja përse Gjykata Kushtetuese po e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh

    Kjo është arsyeja përse Gjykata Kushtetuese po e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh

    Askush nuk e kishte pritur një vendim kaq të madh të Gjykatës Kushtetuese.

    Pothuajse askush nuk ka qenë i përgatitur për një vendim kaq të vështirë të Gjykatës Kushtetuese, për ta çuar vendin në zgjedhje. Prej momentit kur LVV e ka kontestuar votën e deputetit Hetem Arifi, si votë që kishte qenë kritike për formimin e qeverisë Hoti, shumëkush ka spekuluar për vendimin që do ta merr Gjykata Kushtetuese, duke e ditur që ai deputet ka qenë i dënuar në kohën kur kishte votuar.

    Ekspertët mendonin që Gjykata Kushtetuese do ta rikthejë edhe njëherë në votim qeverinë Hoti, por duket që situata dhe disponimi në Gjykatë ka ndryshuar në orët e fundit.

    Gazeta Express ka kuptuar që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë llogaritur votimin për qeverinë Hoti, si votim të dështuar, që do të thotë si votim të dytë të dështuar, e që Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë që nëse Kuvendi i Kosovës nuk mundet dy herë që ta zgjedhë qeverinë, atëherë Presidenti i shpall zgjedhjet në afat brenda 45 ditësh.

    “Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thotë neni 95, pika e 4 e Gjykatës Kushtetuese.

    Ky vendim i Kushtetutës nuk i jep diskrecion askujt. Ky është vendim i prerë që e detyron Presidenten thjesht dhe vetëm t’i shpall zgjedhjet.