Tag: Gjykata Kushtetuese

  • Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

    Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

  • Shpend Ahmeti e mirëpret lajmin e Gjykatës Kushtetuese: Në qoftë se është i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë

    Shpend Ahmeti e mirëpret lajmin e Gjykatës Kushtetuese: Në qoftë se është i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nëse është i vërtetë, lajmi për zgjedhje është i mirë.

    E kjo sipas tij pasi që qytetarët janë lodhë, dhe pandemia po e shtyen atë të besojë se zgjedhjet janë opsion i mirë.

    Ai thotë se nuk po e vlerëson aftësinë e Qeverisë por situata është e paqëndrueshme e ka krizë.

    Ahmeti shpreson që Kuvendi ta kalojë buxhetin ose autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje ëahtë lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.
    Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.
    Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!

  • Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

    Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

    Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

  • Gjykata Kushtetuese ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti”

    Gjykata Kushtetuese ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti”

    Dorëheqja nga posti i presidentit ka qenë arsyeja që Gjykata Kushtetuese të ndërpresë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij se qytetarët “s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” për kufizim të lëvizjes në fillim të pandemisë së koronavirusit, në muajin mars.

    Në një njoftim për media nga Gjykata Kushtetuese, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes”.

    Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme kishte thënë se vendimi ishte shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai kishte thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të zbatonin “vendimin antikushtetues”.

    Thaçi dha dorëheqje një muaj më parë pas ftesës për gjykim nga Gjykata Speciale në Hagë.

  • Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigjet Kushtetueses për Etem Arifin

    Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigjet Kushtetueses për Etem Arifin

    Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në seancën ku Avdullah Hoti u emërua kryeministër i Kosovës. Këto përgjigjje së bashku me parashtresat e palëve do të trajtohen. Ajo që mbetet, sipas GJK-së është që ditëve në vijim të thirret seanca ku merret vendimi përfundimtar nga gjykatësit. 

    Kanë kaluar gati dy javë prej kur Gjykatësit e Kushtetueses në një seancë publike kanë diskutuar për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Pavarësisht se verdikti u prit të publikohej më shpejt, një gjë e tillë nuk ndodhi në javën që e lamë pas.null

    Në Gjykatën Kushtetuese, nga zyra për media i kanë thënë Express-it se seanca ku do të shqyrtohet kjo lëndë do të mbahet ditëve në vijim.

    Fillimisht, sipas këtij institucioni janë duke u trajtuar parashtresat që palët i kanë dorëzuar pas përfundimit të seancës së mbajtur me 2 dhjetor.

    Në Kushtetuese kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar edhe përgjigjet e Komisionit të Venecias për këtë temë.null

    Seanca për shqyrtimin e kësaj lënde do të mbahet ditëve në vijim, pasi që Gjykata të trajtojë parashtresat shtesë që palët e përfshira në rast i kanë dorëzuar në formë të shkruar pas përfundimit të seancës dëgjimore të mbajtur më 2 dhjetor 2020 dhe pasi që të shqyrtohen të gjitha përgjigjet e pranuara nga Forumi i Komisionit të Venecias përkitazi me këtë çështje”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese.

    “Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigje.

    Në seancën e 2 dhjetorit Qeverinë e ka përfaqësuar avokati Besnik Berisha, Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu, Kuvendin këshilltari i kryeparlamentares, Artan Murati si dhe ka pasur përfaqësues nga KQZ-ja e KGJK-ja.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

  • Seanca dëgjimore e Kushtetueses po cilësohet si e zbehtë

    Seanca dëgjimore e Kushtetueses po cilësohet si e zbehtë

    Seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti, njohës të kushtetutës po e vlerësojnë si të zbehtë nga të gjitha palët e përfshira.

    Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu për GazetaBlic thotë se vota e deputetit tashmë të arrestuar Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë Hoti është kundërligjore, por ka disa kontraditka të cilat akti më i lartë juridik në vend duhet t’i sqarojë.


    Ai kritikon edhe Gjykatës Supreme për vendime, siç i cilëson në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kushtetuese.

    Përshtypjet e mia ishin mjaftë të zbehta, qoftë nga Gjykata dhe gjyqtarët, qoftë nga palët kompetente , por sidoqoftë ajo është çështje tjetër . Ndërkaq se çfarë̈ vendimi do të duhet të ishte është çështje që nuk mund dhe nuk dua ta parashikojë varet nga Gjykata Kushtetuese. Por që Është dëshmuar me veprimet e njëpasnjëshme të institucioneve tona edhe të Gjykatës Supreme edhe të Gjykatës Kushtetuese në këtë raste në radhë të parë asaj Supreme që ka vendime të cilat nuk janë në përputhje ose janë sheshazi në kundërshtim me dispozitat ligjorë në fuqi, siç është fjala e vendimit që ka marrur atëherë në rastin Berisha në mënyrë krejt kundër ligjore, ku ai njeri futët në listë duke pasur precedent penal, ndërkohë jo vetëm ai por tani KQZ-ja është në grackë t’i fut edhe 87 të tjerë dhe në fakt grumbullon kuvendin me deputet të cilët më shumë kanë precedentë penale, ose edhe kandidat për deputet më saktë se sa që janë të tjerët të cilët nuk kanë. Çështja është mjaft e koklavitur, ka kontradikta por pritët të shohim se çka dhe si do të veproj në mënyrë që më pas ta komentojmë vendimin e gjykatës”, ka thënë Baraliu fillimisht.

    Baraliu ngre dyshime edhe për mënyrën e konstituimit të Kuvendit me 120 deputetë, apo 119 deputetë.

    Krejt kundërligjshëm është votuar, është diskutabile çështja e mandatit gjegjësisht konsituimi i kuvendit me 120 apo 119 deputet, votimi i atij zotërut me votë valide ose jo janë çështje të cilat dojnë shpjegim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të presim vendimin e Gjykatës”, tha ai.

    Gjatë ditës sotme për pesë orë rreshtë Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancë dëgjimore për t’i marrë qëndrimet, përkitazi me votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e qeverisë Hoti.

  • Përfundon seanca dëgjimore  në Gjykatën Kushtetuese

    Përfundon seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese

    Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u diskutua për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Kryetarja Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

    “Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhjen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.

  • Rama-Hajrizi pyet Qeverinë nëse konsideron se po cenohet integriteti i qytetarëve nga deputeti Arifi

    Rama-Hajrizi pyet Qeverinë nëse konsideron se po cenohet integriteti i qytetarëve nga deputeti Arifi

    Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka pyetur Besnik Berishën si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e Etem Arifi, se “si Qeveri, a konsideroni se integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës cenohet nëse një deputet i dënuar për vepër penale me burgim efektiv zgjidhet dhe vazhdon të ushtrojë rolin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit, që të jetë pjesë në procedurat e vendimmarrjes në Kuvend?”.

    Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike.

    “Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike. Përfaqësojmë vlerat e vendeve demokrate. Nëse flasim për kredibilitetin, pajtohemi se figurat që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm e profesionist. Ne pranojmë se në rastin konkret, normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm”, tha Berisha.

  • Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV-së, shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

    Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV-së, shkuarja apo jo në zgjedhje mbetet në dorën e Vjosa Osmanit

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës nesër pritet që të mbajë një seancë publike (online) për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që Qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

    Lidhur me këtë situatë që mund të krijohet pas vendimit të nesërm të Gjykatës Kushtetuese, lajmi.net ka kontaktuar njohësin Mazllum Baraliu, i cili deklaroi se kjo çështje do të jetë ekskluzivisht në mes presidencës dhe kushtetueses nëse vendoset që të aprovohet kërkesa e subjektit politik që parashtroi atë, në këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Hapat të cilat do të duhej të ishin është çështje dhe kompetencë e Kushtetueses, e që nuk mund të paragjykohet, por në qoftë se merr Gjykata vendim që të miratojë parashtresën e subjektit politik që e ka drejtuar drejt saj, atëherë vendimi do të ishte që të kthehen në gjendjen e mëparshme. Në nivelin se si kanë qenë raportet institucionale dhe kushtetuese e juridike në mes atij subjekti politik dhe të presidencës asokohe. Aty duhet të kthehet çështja dhe është kogja problem për U.D së presidentes së Kosovës për atë se çka duhet të veprojë. Por mbetet që ajo të marrë vendimet përkatëse dhe mendoj se është mjaftë kompetente për të marrë një vendim të tillë në baza kushtetuese”, tha Baraliu.

    Tutje ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim kundër kësaj kërkese, pra thjeshtë kemi të bëjmë më gjendjen në të cilën jemi, pra të Qeverisë që është në mandate dhe gjërat shkojnë siç kanë filluar dhe siç janë.

    Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtuese që edhe ka qenë shkaktar për kontestimin e kushtetutshmërisë të mandatit të atij deputeti. Është çështje e para zgjedhjeve, pra detyrë për U.D së Presidentes se si do ti jap zgjidhje këtij kontesti, pra të kthehet çështja aty ku është ndalë ku kontestimet që kanë pasur palët apo sakt subjektet politike do të duhej që të sqaroheshin dhe të dakordoheshin për atë çështje. Nëse U.D së presidentes konsideron që të shpërbëhet Parlamenti, atëherë ajo e dinë punën e saj, është ekskluzivisht çështje e saj dhe është shumë e ndërlikuar dhe që do të bëhet në koordinim me Kushtetutën. Pra duhet pasur interpretime kompetente nga njerëzit kompetent lidhur me atë se çfarë duhet bërë, por paraprakisht duhet pritur se çka saktësisht thotë Gjykata Kushtetuese, pasi mund të veprojë ashtu që edhe t’i tregojë subjektit politik apo presidencës se si duhet të veprohet tutje. Pra në mënyrë propozimi, kështu që janë veprime që ndërlidhen me presidencën dhe kushtetuesen”, shtoi ai.

    Ndryshe Etem Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

    Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars, Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

    Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Për Lëvizjen Vetëvendosje, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të 

  • Gjykata Kushtetuese jep detaje për seancën ku diskutohet vota e Etem Arifit

    Gjykata Kushtetuese jep detaje për seancën ku diskutohet vota e Etem Arifit

    Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për media ka publikaur detaje për seancën dëgjimore që pritet të mbahet nesër, e ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Bëhet e ditur se seanca do të bëhet përmes video-konferencës.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”.

    Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.

    Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore.