Tag: Kryeministri Kurti

  • Kryeministri Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave, këto tema do të diskutohen

    Kryeministri Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave, këto tema do të diskutohen

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të takojë kryetarët e komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

    Në ftesën që ka siguruar Gazeta Blic thuhet se përveç Kurtit, të pranishëm në këtë takim, që do të zgjas më shumë se tre orë, do të jenë edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati nga ministria e Financave, Artane Rizvanolli e Ekonomisë dhe Elbert Krasniqi nga Pushteti Lokal.

    Gjatë këtij takimi do të shqyrtohen temat si buxheti për këtë vit dhe investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike.

    “Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, si dhe Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, me ç’rast do të diskutohen temat, si më poshtë:
    1 Buxheti për Komunat për vitin 2023;
    2 Investimet në sektorin e energjisë dhe përballja me krizën energjetike;
    3 Të ndryshme”, thuhet në ftesën e Qeverisë.

    Takimin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,Sazan Ibrahimi.

    Njoftimi i plotë:

    AGJENDA
    nullDatë: 10.01.2023
    Vendi: Hotel Grand Prishtina, Salla Kongresi
    Bashkangjitur me Ftesën gjeni edhe Agjendën e takimit.
    Të nderuar/a,
    09.30 – 10.00
    10:00 – 10:20 10:20 – 10:30
    10:30 – 10:40 10:40 – 10:50
    12:30

  • Kryeministri Kurti pret që Gjermania dhe Franca të ndihmojnë në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme.

    Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

    Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.

    “Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca” tha ai.

    “Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke” tha Kurti.

    Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

    “Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociuar edhe me ndërmjetësit.

    Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”, tha Kurti.

    Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat i bëhet thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

  • Kryeministri Kurti i ftuar në Ambasadën Amerikane në ceremoninë lamtumirëse të Zëvendës Shefit të Misionit

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka njoftuar se Zëvendës Shefi i Misionit Nicholas Giacobbe ka përfunduar punën e tij në ambasadë, detyrë të cilin nga tani do ta mbajë Alyson Grunder.

    Në ceremoninë lamtumirëse, nga fotografitë që ka publikuar ambasadori Hovenier, shihet që prezent ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti.

    “Sot, po nderojmë kolegun tim, Zëvendës Shefin e Misionit Nicholas Giacobbe, të cilit i dhamë lamtumirën dhe ia njohëm kontributin, ndërkohë që mirëpritëm Alyson Grunder, e cila po i bashkohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë si Zëvendës Shefe e Misionit për vitet e ardhshme.

    Do të na mungosh Nick, mirë se vjen Alyson”, ka shkruar Hovenier.

  • Reagon Kryeministri Kurti: Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat, ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për situatën në veri.

    “Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh.

    Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”, ka shkruar ai.

    “Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit”, ka shkruar Kurti.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh.

    Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

    Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

    Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.
    Ju falemnderit për mbështetjen.

  • Bislimi flet për vizitën e Kurtit në SHBA: Kryeministri i parë që po bën përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat

    Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas Bislimit, ai është duke zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të ndërmarrjeve.

    “Kryeministri Kurti është duke zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA me udhëheqës shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

    Një vizitë e kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik që e kemi gëzuar Kosova dhe SHBA ndër vite duke i dhënë asaj edhe tri dimensione tjera”, tha Bislimi gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës.Ai thekson se mundësia e bashkëpunimit është rrafshin e investimeve të huaja direkte.

    “Mundësia e bashkëpunimit në rrafshin e investimeve të huaja direkte dhe punësimit në vend. Kosova duhet të trajtojë mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë amerikane për të sjellë investime dhe vende pune në Kosovë. Kryeministri Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA”, theksoi ai.

    Bislimi shton se diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme.

    “Duke marrë parasysh që kompanitë amerikane janë inovatorët e parë në fushën e teknologjisë informative dhe duke e marrë parasysh potecinalin që Kosova ka në këtë fushë, mundësitë janë reale që të sjellim në Kosovë njohurit më të reja në fushën e teknologjisë informative dhe të bëjmë lidhjen me tregun e SHBA dhe vendeve të tjera ku operojnë këto kompani.

    Diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme, që kanë luajtur rol të madh në çlirimin e vendit dhe vazhdojnë të kontribuojnë në vend”, shtoi ai.

  • Senati i Iowas e nderon Kryeministrin Kurti me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

    Kryeministri Albin Kurti është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas, gjatë vizitës zyrtare në ShBA.

    Kurti pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn me këtë motivacion:

    Me kërkesë të senatori nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

    Albin Kurti në moshën 22 vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

    Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

    Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa.

    Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare.

    Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin Tuaj ndërkombëtar për Iowan.

  • Kryeministri Kurti: Janë identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, jemi të përgatitur për çdo gjë

    Kryeministri Kurti: Janë identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, jemi të përgatitur për çdo gjë

    Pas tensioneve të ngitura nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në vend, duke thënë se qeveria është duke u përgatitur për çdo situatë të mundshme ndaj Kosovës.

    Kryeministri Kurti po ashtu ka thënë se janë identifikuar 10 organizata ekstremiste serbe të cilat shfaqin urrejtje nacionale dhe fetare duke u munduar që ta destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.

    “Janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje, jo vetëm nacionale por edhe fetare, dhe që kanë njëfarë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike… dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë. Janë organizata si 1939 dhe Car Llazari, po i përmend vetëm dy, por ka edhe të tjera”, ka thënë Kurti në KTV, transmeton Zeri.info.

    Kurti më tej ka thënë se në këtë situatë janë shpeshtuar edhe mbledhjet e Këshillit të Sigurisë ku po diskutojnë rreth përgatitjeve sa i përket sa i përket pajisjeve, por edhe vëzhgimeve dhe aktiviteteve

    Po ashtu ai ka njoftuar se edhe nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

    “Në prapavijë, intensivisht jemi duke u përgatitur që të mos ketë kurrfarë befasie dhe institucionet të jenë të sinkronizuara dhe të jenë të përgatitura ndaj çfarëdo mësymje ndaj Kosovës nga kushdoqoftë”, ka thënë kryeministri.

  • Blinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken.

    Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet SHBA-së është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.

    Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar Blinken, transmeton Telegrafi.

    Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

    “Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.

    Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

    “Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken.

    Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.

    “Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar ai.

    Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit, ka shtuar ai.

    “Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken. 

  • Kryeministri Kurti: Në vitin 2018-19, ish qeveritarët e aprovuan Ligjin e Pagave pasi që së pari ja kishin rritur pagat vetës

    Kryeministri Kurti ka thënë se ish qeveritarët kanë aprovuar Ligjin për paga pasi që së pari ja kishin rritur pagat vetës me vendim të Qeverisë.

    Kurti ka thënë se Ligji i pagave i hartuar nga qeveria e PAN-it ka betonizuar kaosin në administratën publike.

    “Ligji i pagave i hartuar nga qeveria e PAN-it dhe i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese garantohet betonizim të kaosit i cili edhe ashtu vit pas vitit këto 20 vite ishte instaluar në administratën publike. Gjatë viteve 2018-19 kemi parë shpjegime të paqëndrueshme mbi ligjin për pagat nga ish qeveritarët dhe ish mazhoranca të cilët e aprovuan atë ligj pasi që se pari ja kishin rritur pagat vetës me vendim të Qeverisë e më pas as nuk e buxhetuan atë në vitin 2019”, ka thënë Kurti.

    “Rriten pagat pa pasur rritje ekonomike, rriten paga për arbitraritete dhe pazare politike aq shumë sa që për 40% të pozitave nuk e dinin ku i kishin klasifikuar. Më shumë 34 mijë zyrtarë të shtetit nuk e gjenin vetën në këtë ligj, e ata që e gjenin ishin të pakënaqur. Ligj i cili kishte kosto mbi 100 milionë euro shtesë, përveç që ishte ligj elektoral ka pasur mangësi në formë dhe përmbajtje. Synimi nuk ishte të krijojë zgjidhje afatgjate as të rregullojë kaosin në të cilët gjendet sistemi i pagave në sektorin publik. Si subjekt kishim vërejtje lidhur me trajtimin parcial”, ka shtuar Kurti lidhur me Ligjin e Paga të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Ai po ashtu ka thënë që është duke u punuar në një ligj i cili do të ju përgjigjet anomalive të identifikuara në ligjin e kaluar.

  • Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve: Do të kemi pako masash për t’u ndihmuar qytetarëve

    Kryeministri i Kosovës ka folur për rritjen e çmimeve në vend.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vjen si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave.

    Sipas tij, shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9%, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte.

    Ai ka paralajmëruar pako masash që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve.

    “Mirëpo, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate e cila trumbeton çdo ditë për rritje çmimesh dhe tenton të fajësojë Qeverinë për këtë. Kjo, në njërën anë, synon t’ua shtrojë terrenin manipuluesve për të ngritur çmimet me pretekstin se tani jemi në një ambient ku secili çmim duhet të ngrihet, pavarësisht se a ka ngritje të kostos apo jo, ndërsa, në anën tjetër, tenton të nxisë nervozë e panik te qytetarët. Paniku dhe pritjet se do të ketë rritje çmimesh, ndikojnë në blerje të shtyera nga frika, gjë që pastaj rezulton në mungesë të produkteve në rafte, e rrjedhimisht edhe në ngritje të mëtutjeshme të çmimeve. Një gjë të tillë kishin tentuar ta bëjnë edhe në fillim të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, me çmimin e miellit. Atëherë ne kishim bërë thirrje për qetësi, dhe kishim garantuar se askush nuk do të mbetej pta bukë. Ashtu edhe doli. Mirëpo, shumë qytetarë kishin përfunduar me sasi mielli nëpër shtëpitë e tyre, të blerë me çmim dy e trefish nga frika e mungesës së miellit dhe rritjes së çmimit. Fituesit e vetëm atëherë dolën të ishin tregtarët”, ka shkruar ai.

    Qetësi e durim Kurti ka thënë se po ua kërkon edhe tani qytetarëve, teksa thotë se po punojnë që ditëve në vijim të kenë një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve.

    “Kurse ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre.

    Janë po të njëjtit që nuk thanë asnjë fjalë kur fabrika e vajit në Ferizaj ishte shitur për skrap. E tani ankohen për çmimin e vajit të importuar! Janë po të njëjtit që vitin e kaluar, në emër të rimëkëmbjes ekonomike kishin shpërblyer supermarketet e mëdha me qindra mijëra euro, përkundër faktit që ishin po ato biznese që kishin fitime rekord në kohë pandemie’, ka shkruar ai.