Tag: Kryeministri Kurti

  • “Ballkani i hapur”/ Kurti i përgjigjet Ramës pas bojkotimit të Forumit: ‘Mini-Shengeni’, nismë pa vizion, nuk e keni miratimin tonë

    “Ballkani i hapur”/ Kurti i përgjigjet Ramës pas bojkotimit të Forumit: ‘Mini-Shengeni’, nismë pa vizion, nuk e keni miratimin tonë

    Vetëm disa minuta pas firmosjes së marrëveshjeve ekonomike, mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur reagimi i Qeverisë së Kosovës, e cila e pati paralajmëruar bojkotimin e Forumit.

    Qeveria e Kosovës shprehet se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik. Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

    Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

    “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

    Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që janë të dëmshme për shqiptarët.

  • Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Slavonski Brodit

    Kurti së bashku me kryeministrin kroat Plenkoviq vizitojnë të lënduarit në spitalin e Slavonski Brodit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod.

    Ai u mirëpritur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Së bashku, ata kanë vizituar spitalin e Slavonski Brodit, ku ishin vendosur të lënduarit në aksidentin e autobusit këtë mëngjes, përcjell Telegrafi.

    Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

    Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

    Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

    Në autobus ishin 69 pasagjerë.