Tag: Kuvendi i Kosovës

  • Kuvendi miraton Ligji për Prokurorinë Speciale

    Kuvendi miraton Ligji për Prokurorinë Speciale

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Prokurorinë Speciale.

    Para saj deputetët votuan edhe për miratimin e amandamenteve të këtij ligji.

  • Projektligji për Trustin sot në Kuvend – zbuloni se sa mjete mund t’i tërhiqni dhe në çfarë afati kohor nëse çështja kalon

    Projektligji për Trustin sot në Kuvend – zbuloni se sa mjete mund t’i tërhiqni dhe në çfarë afati kohor nëse çështja kalon

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të shqyrtojnë sot Projektligjin për Fondet Pensionale, i propozuar me peticion nga qytetarët e Kosovës.

    Sipas dokumentit të propozuar nga mbi 17 mijë qytetarë, Projektligji për Fondet Pensionale parasheh tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të mjeteve të qytetarëve, të kursyera, bazuar në shumën që ata kanë në fond.


    Trusti sot në Kuvend – si pritet të votojnë deputetët e Republikës?

    Projektligji thotë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro të kursyera, do të mund ti tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve. Ndërkaq, më pak mjete në përqindje, do të mund t’i tërheqin ata qytetarë që kanë mbi 40 mijë euro: vetëm 10 për qind të kursimeve të tyre.

    “Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë (10) deri tridhjetë (30) për qind (%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, sipas pershkrimit në vijim:

    Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

    1.2 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 Euro deri në 19. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

    1.3 Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 Euro deri në 29. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

    1.4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 Euro deri në 39. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

    1.5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, thuhet në nenin 12, paragrafi 1 i projektligjit.

    Projektligji parasheh që aplikimi për tërheqjen e mjeteve të bëhet brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të Ligjit.

    “Me qëllim të tërheqjes së mjeteve sipas paragrafeve 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.5 të këtij neni, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Çdo aplikacion që merr FKPK në formë elektronike e trajton atë si të mirëqenë dhe zyrtare, dhe shqyrton kërkesën sipas dispozitave të këtij neni. Procedura e aplikimit zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative”, thuhet në projektligj.

    Projektligji për Fondet Pensionale është propozuar me arsyetimin për të lehtësuar përballjen e qytetarëve me krizën ekonomike dhe inflacionin.

  • Haki Abazi njofton për formimin e Grupit të Gjelbër në Kuvendin e Kosovës

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se është formuar Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës.

    Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur “Grupi i Gjelbër i Deputetëve” është:

    Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;

    Agjenda e Gjelbër Evropiane;

    Marrëveshja e Parisit për Klimën;https://zeri.info/inarticle.html

    Traktati i Glasgoë;

    Konferenca e Palëve;

    Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;

    Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;

    Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;

    Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;

    10. Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.

    Abazi ndër të tjera ka bërë të ditur se zgjerimit dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së Deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës. 

  • Dorëzohet peticioni për Trustin, organizatorët: Kuvendi dhe Qeveria të përshpejtojnë procedurat ku lejohet tërheqja e parave

    21 mijë nënshkrime të qyetatarëve të Kosoëvs zyrtarisht janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, e ku përmes tyre po këkrkohet që qytetarëve të Kosovës t`u lejohet tërheqja e një shumë të parave nga Trusti.

    Adnan Jashari iniciator i peticionit për Nismen Legjislative Qytetare i ka bërë thirje Qeverisë dhe Kuvendit që të përshpejtohen procedurat në mënyrë që të mundësohet tërheja e një shume të parave nga Trusti.

    Njoftimi i plotë:

    Sot në cilësine e Iniciatorit të peticionit për Nismen Legjislative Qytetare, që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30%, së bashku me disa nga vullnetarët e grupit nga e gjithë Kosova, që na kanë ndihmuar në mbledhjen e nënshkrimeve, si dhe me deputetin e Kuvendit të Kosoves z.Bekim Haxhiu, dorëzuam 21.398 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Ne i bëjmë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë, që t’i përshpejtojnë procedurat për riprocedim të Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30 %, dhe mos të hezitojnë që të votojne pro kësaj kërkese.

    Kërkesa e qytetarëve është urgjente për shkak të gjendjes së rënduar, me çmimet e larta të produkteve dhe inflacionit tepër të lartë.

    Kësaj radhe kërkesa ka ardhur si Nismë Legjislative, përmes nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, prandaj nuk ka arsye që deputetët e Kosovës mos të jenë pro kësaj kërkese.

    Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nënshkruar Peticionin, dhe falenderim për të gjithë vullnetarët e grupit që kanë mbledhur nënshkrime në çdo qytet të Kosoves.
    I juaji Adnan Jashari

  • 10 deputetët që shpenzuan më së shumti për udhëtime në 11 vjet

    Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës i prin listës së deputetëve që janë kompensuar më së shumti për udhëtimet për pjesëmarrje në seanca plenare e komisione parlamentare në 11 vjetët e fundit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës dhe përllogaritjeve që u ka bërë KOHA, Zemaj është kompensuar me 25 mijë e 50 euro për udhëtime.

    Pas tij, deputetja që është kompensuar më së shumti për udhëtime në këtë periudhë është Duda Balje me 24 mijë e 993 euro.

    Teuta Haxhiu e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për 11 vjet u kompensua me 24 mijë e 210 euro. Deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadrijaj, është e katërta me 23 mijë e 790 euro të kompensuara.

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është kompensuar me 22 mijë e 800 euro për periudhën sa ishte deputet, deri më 2019. Për të njëjtën periudhë, ish-deputetja Safete Hadërgjonaj u kompensua me 19 mijë e 50 euro.

    Dy deputetët nga radhët e komuniteteve, Albert Kinolli dhe Fikrim Damka, vazhdojnë listën me 17 mijë e 760 euro, përkatësisht 16 mijë e 679 euro të kompensuara.

    Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kompensuar me 16 mijë e 110 euro për këta 11 vjet.

    Jelena Bontic mbyll top-dhjetëshen me 15 mijë e 520 euro të kompensuara për periudhën 2011-2019.

    Kuvendi i Kosovës të martën publikoi listat me shpenzime të udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021. Deputetët kompensohen për udhëtime bazuar në vendimin e ish-kryetarit të Kuvendit, të marrë më 10 tetor 2011. Aty parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit me 10 euro deri në 30 kilometra rrugë, 20 euro për deri në 60 kilometra rrugë dhe 30 euro për mbi 60 kilometra rrugë.

    Nga listat, KOHA ka parë se janë kompensuar për udhëtim më shumë se 230 deputetë.

  • Mediat më prestigjioze ndërkombëtare shkruajnë për rezolutën e miratuar në Kuvend kundër referendumit të Serbisë

    Ditët e fundit, temë diskutimi në vend ka qenë moslejimi i mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës.

    Për këtë çështje, përveç mediave vendore e atyre në rajon, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

    “Washington Post” dhe “Asocciated Press” kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku edhe u miratua rezoluta për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

    “Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Ëashington Post.

    “Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë “për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Asocciated Press.

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

    Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

    Ndryshe, referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet nesër, më 16 janar.

  • Kuvendi me rezolutë i jep përkërahje Qeverisë dhe del kundër organizimit të referendumit të Serbisë

    Kuvendi me rezolutë i jep përkërahje Qeverisë dhe del kundër organizimit të referendumit të Serbisë

    Kuvendi i Kosovës me 76 ka miratuar rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

    Pos Vetëvendosjes si parti në pushtet, rezoluta u përkrah nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Driton Selmanaj i LDK-së abstenoi.

  • Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses

    Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

    Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, lista e ngushtë e këtyre kandidatëve tashmë i rekomandohet seancës së Kuvendit për votim.

    Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani janë gjashtë kandidatët me rezultatet më të mira.

    Kujtojmë se në seancën e 3 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje kandidatëve Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari.

    Në raundin e parë të votimit të asaj seance asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, ndërsa të drejtën për raundin e radhës e kishte fituar vetëm kandidati Vigan Qorrolli me 50 vota.

    Raundit të dytë i parapriu një raund midis dy kandidatëve që morën numër të barabartë votash, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, proces ky që në raund të dytë çoi kandidatin Haxhi Xhemajli, me 44 vota.

    Në këtë raund, kandidati Vigan Qorrolli mori 49 vota, kandidati Haxhi Xhemajli 38, ndërsa shtatë vota ishin të pavlefshme.

    Qëndrimet e Qorrollit prej juristi së fundmi kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me vendimet e kësaj gjykate. Por me forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike, Vigan Qorrolli përmes postimeve të tij në Facebook dhe paraqitjeve në media shprehej pothuajse gjithnjë në sinkroni me partinë e Albin Kurtit, kryeministrit aktual.

    Në fund u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kryesuesja e seancës njoftoi se konkursi do të përsëritet.

  • Pas mandatimit nga U.D. i Presidentit të Kosovës për formimin e Qeverisë, në këtë orë pritet të mbahet seanca e Kuvendit

    Pas mandatimit nga U.D. i Presidentit të Kosovës për formimin e Qeverisë, në këtë orë pritet të mbahet seanca e Kuvendit

    Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 pritet të mbahet në orën 17:00.

    Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

    Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë që pritet ta udhëheq kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

    Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.

  • Përshëndetje e ‘ngrohët’ në mes të Glauk Konjufcës, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim shalës në Kuvend

    Përshëndetje e ‘ngrohët’ në mes të Glauk Konjufcës, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim shalës në Kuvend

    Glauk Konjufca e Lumir Abdixhiku duket se kanë lënë prapa përplasjet nga një studio televizive në tjetrën që i bënë javën e kaluar.

    Konjufca, që pritet të dalë në votim për kryeparlamentar, sapo ka hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetin Kujtim Shala.

    Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se cka thotë”.

    Kësaj i është përgjigjur Abdixhiku, i cili në ato momente ishte duke dhënë intervistë në Pressing. Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.