Tag: Kuvendi i Kosovës

  • Vjosa Osmani tregon sa ka shpenzuar gjatë 1 viti si kryesuese e Kuvendit të Kosovës në raport me Kadri Veselin

    Vjosa Osmani tregon sa ka shpenzuar gjatë 1 viti si kryesuese e Kuvendit të Kosovës në raport me Kadri Veselin

    Pas publikimit të lajmit se u.d. e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë meditje 1000 vetëm për një vizit zyrtare në Shqipëri. Vjosa Osmani ka bër publik raportin e shpenzimeve si kryesuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan RilindjaShqiptare.

    Vjosa Osmani ka bërë dallimet në shpenzimet gjatë kohes sa ishte Kryetarr e Kuvendit të Republikës së Kosovës në raport me shpenzimet e ish Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

    Ky është postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë propagandash. Një të tillë mund ta lexoni sot në mëngjes tek Gazeta Express, e cila thotë se Osmani mori 1 mijë euro mëditje për 3 ditë në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet. Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro.

    Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar. Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do ta publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale). Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte. Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme”, të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime. Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë.

  • Zhurmë e britma “Jashtë”, deputetët e LVV-së s’lejon që Driton Selmanaj të futet në sallë

    Zhurmë e britma “Jashtë”, deputetët e LVV-së s’lejon që Driton Selmanaj të futet në sallë

    Seanca e Kuvendit po vazhdon me tensione.

    Deputetë të LVV-së po vazhdojnë të bërtasin “Mjaft, mjaft”.

    Në sallë të Kuvendit është Driton Selmanaj.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar që të ndalet zhurma dhe ka propozuar 15 minuta pushim.

  • Sigurohen votat, nesër pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

    Sigurohen votat, nesër pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

    Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

    Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK’së, LDK-së dhe AAK-së.

    Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

    “Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

    Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

    Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

  • Sërish dështon votimi i projektligjeve të qeverisë, Kuvendi s’ka kuorum

    Sërish dështon votimi i projektligjeve të qeverisë, Kuvendi s’ka kuorum

    As në seancën e sotme plenare, nuk ka kuorum për të votuar projektligjet të cilat janë në rend të ditës.

    Për momentin, vetëm 45 deputetë janë të pranishëm në seancë.

    Gjatë seancës së sotme, deputetët e opozitës vazhduan ta kritikojnë Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë.

    Ata kërkuan rimbursim të qytetarëve të infektuar me Covid-19 për shkak të shpenzimeve që kanë në marrjen e terapive.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të shqyrtojnë kapacitetet e tyre dhe do të vendosin nëse mund ta bëjnë rimbursimin e qytetarëve.

    Zemaj tha se të gjithë pacientët e shtrirë në institucionet publike shëndetësore, kanë terapitë e nevojshme të siguruara nga ministria që ai e udhëheq.

    Ndërsa, edhe në këtë seancë iu bë thirrje opozitës për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

  • A mund të ketë tensione sot në Kuvend e Kosovës? VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

    A mund të ketë tensione sot në Kuvend e Kosovës? VV e zotuar se s’do ta lë Selmanajn në seancë

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot me fillim prej orës 10:00 për të shqyrtuar disa projektligje e rezoluta nga debatet e mëhershme paralamentare dhe interpelancat.

    Sot pritet të shihet edhe se cilat do të jenë veprimet e Vetëvendosjes karshi zv/kryeministrit, Driton Selmanaj, shkruan lajmi.net.

    Këtë të fundit, VV ka thënë se nuk do ta lë të futet në sallën e Kuvendit, dhe rrjedhimisht në seanca.

    “Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.

    Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe deputet i VV-së, Mefail Bajqinovci, mirëpo me një fjalor më të ashpër.

    “Ai njeri që u lodhë me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, ka thënë Mefail Bajqinovci.

    Deri tani askush nga VV nuk i ka bërë të ditura mjetet që do të përdoren për pengimin e Selmanajt që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

  • Sa kanë besim qytetarët në Qeverinë, Presidencën e Kuvendin? Ja çfarë tregon raporti i QKSS

    Sa kanë besim qytetarët në Qeverinë, Presidencën e Kuvendin? Ja çfarë tregon raporti i QKSS

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) përmes të cilit ka bërë matjen e precpetimeve publike lidhur me besimin e qytetarëve në në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.

    Bazuar në këtë raport, Qeveria e Kosovës, Presidenti dhe Kuvendi i Kosovës ndajnë epitetin e institucioneve më pak të besuara, të ndjekura nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

    “Ndryshimi i Qeverisë gjatë periudhës së pandemisë është përmendur si një arsye për humbjen e besimit në qeverinë aktuale, ndërsa polarizimet madhore politike kanë ndikuar në skepticizmin e qytetarëve ndaj Kuvendit. Qëndrimet politike dhe joefikasiteti i Presidentit të Kosovës në unifikimin e skenës politike ishin komente të shpeshta të të anketuarve për të justifikuar mosbesimin e tyre në këtë institucion”, thuhet në raportin e BKS-së, shkruan Telegrafi.

    Nga ana tjetër, për sa i përket Agjencisë Kundër Korrupsionit, qytetarët nuk janë informuar për mandatin e saj, dhe arsyet e mosbesimit në këtë institucion lidhen kryesisht me nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë dhe elitën politike.

    Po ashtu sipas këtij raporti mbi 40% e të anketuarve besojnë se këto institucione janë të korruptuara ose shumë të korruptuara.

    Qeveria e Kosovës konsiderohet institucioni më i korruptuar, me 72 për qind të të anketuarve që deklarojnë se Qeveria është e korruptuar ose shumë e korruptuar.

    Ndryshe institucioni më i besueshëm për qytetarët sipas këtij raporti ka dalë të jetë Forca e Sigurisë së Kosovës me 81 për qind të të anketuarve që kanë besim ose besim të plotë në të.

  • Gashi i LDK’së tregon kur do të mbahet seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

    Gashi i LDK’së tregon kur do të mbahet seanca për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka deklaruar se seanca për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, mund të mbahet gjatë javës së ardhshme

    Gashi ka thënë se tashmë është thirrur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit.

    “Seanca e jashtëzakonshme është e thirrur, por besoj që do të aktivizohet gjatë javës së ardhshme. Nëse do të jemi në rregull, pasi ka disa deputetë që janë me COVID-19 dhe ka përpjekje që ta mundësojnë me thirr seancën”, ka thënë Gashi për gazetën Blic.

    Se duhet të votohet ky ligj për t’u ringjallur ekonomia e vendit pas dëmeve nga pandemia COVID-19, e kanë thënë edhe ambasadorë të huaj, e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë.

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.

    Ky projektligj është votuar në një seancë të jashtëzakonshme, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. I njëjti kap vlerën e 385 milionë eurove.

    Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust. Por, ky Ligj nuk ka arritur ende të miratohet në lexim të dytë.

  • Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, transmeton Telegrafi.

    “Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai në Facebook.

    Tutje, ai ka shkruar se ” Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”./

  • “Deputetët morën 2 milionë euro paga në kohë pandemie”

    “Deputetët morën 2 milionë euro paga në kohë pandemie”

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë marrë 2 milionë euro paga.

    Këtë deklaratë, Ahmeti e bëri përmes një postimi në Facebook.

    ”Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milionë euro paga”, ka shkruar Ahmeti.

    Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike e paraparë si ndihmë për bzineset dhe qytetarët nuk ka arritur të kalojë në Kuvend në lexim të dytë.

  • Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Olluri: Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre; Selmanaj: Jemi lodhë me këso gjëra

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri, në emisionin ‘Pressing’ lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

    Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

    Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

    Selmanaj ka thënë edhe se Qeveria Hoti ka vënë të parën këtë çështje në temën e dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj.