Tag: Lajme

  • Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Vdes një 29-vjeçar pas aksidentit ndërmjet një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

    Një 29 vjeçar, me iniciale E.A, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Prizren, konkretisht në rrugën “Transiti i vjetër”.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion”.

     

  • OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

    OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

    Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore – në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.

    Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

    Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap i shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.

    Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.

    Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit.

    Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.

    SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

    Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

    Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor – i cili sipas tyre është paqësor – të vazhdojë.

    Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.

    Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin./REL

  • TikTok rikthehet në Shqipëri

    TikTok rikthehet në Shqipëri

    Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën, por edhe sistemet online të shtetit.

    Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit Tik Tok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish.

    Tik Tok klikohet dhe hapet. Platforma TikTok e bllokuar nga qeveria shqiptare ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, lundrimi në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, nuk është më problem, shkruan A2CNN.

    Qeveria shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare mori vendimin për të bllokuar TikTok, akt i cili u lexua si censurim politik përpara zgjedhjeve.

    Popullaritetit i kësaj platforme ishte aq i madh sa edhe një nga premtimet e opozitës ishte për rihapjen e platformës.

    Por premtimin e Berishës duket se po e mbajnë institucionet e Edi Ramës pasi me përfundimin e zgjedhjeve, aksesi në këtë platformë të rrjeteve sociale është edhe më i lehtë.

  • Trump i ofron Kinës diçka në këmbim që ajo t’ia shesë TikTok-un një blerësi jo-kinez

    Trump i ofron Kinës diçka në këmbim që ajo t’ia shesë TikTok-un një blerësi jo-kinez

    Presidenti i SHBA-së pranon rolin e Pekinit në një shitje të mundshme, ndërsa pronari i aplikacionit përballet me afatin e 5 prillit për të gjetur një blerës jo-kinez ose për t’u përballur me një ndalim në SHBA

    Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i gatshëm t’i ulte tarifat ndaj Kinës për ta arritur një marrëveshje me kompaninë mëmë kineze të TikTok-ut, ByteDance, për shitjen e aplikacionit të mediave sociale që përdoret nga 170 milionë amerikanë, shkruan The Guardian.

    Ai pranoi rolin që Kina do të kishte në çdo marrëveshje. “Sa i përket TikTok-ut, Kina do të duhet ta luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e një miratimi, mbase, dhe mendoj se ata do ta bëjnë këtë”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën. “Ndoshta do t’u jap një ulje të vogël të tarifave ose diçka të tillë për ta realizuar”, shtoi ai.

    Komentet e Trump sugjerojnë se shitja e TikTok është prioritet për administratën e tij dhe mjaft e rëndësishme për t’i përdorur tarifat si një mjet negociues me Pekinin.

    TikTok-u nuk komentoi.

    ByteDance ka afat deri më 5 prill për ta gjetur një blerës jo-kinez për TikTok-un ose të përballet me një ndalim në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare, një masë që duhej të hynte në fuqi në janar sipas një ligji të vitit 2024.

    Ky veprim është rezultat i shqetësimeve në Washington se pronësia e TikTok-ut nga ByteDance e bën atë të varur nga qeveria kineze dhe se Pekini mund ta përdorë këtë aplikacion për të kryer operacione ndikimi kundër SHBA-së dhe për të mbledhur të dhëna mbi amerikanët.

    Në shkurt dhe në fillim të këtij muaji, Trump vendosi tarifa shtesë prej 20% mbi tarifat ekzistuese për të gjitha importet nga Kina.

    Marrëveshja për TikTok ka hasur gjithmonë në një pengesë të madhe: pajtimi i Kinës për të hequr dorë nga kontrolli mbi një biznes që vlen dhjetëra miliarda dollarë. Trump i ka përdorur më parë tarifat si mjet presioni në negociatat për TikTok.

    Më 20 janar, në ditën e tij të parë në detyrë, ai paralajmëroi se mund të vendoste tarifa ndaj Kinës nëse Pekini nuk do ta miratonte një marrëveshje amerikane për TikTok.

  • Në Shqipëri sot mbyllet aplikacioni ‘Tiktok’

    Në Shqipëri sot mbyllet aplikacioni ‘Tiktok’

    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.

    Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

    Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.

    Aplikacioni lejon përdoruesit të shprehen krijueshëm dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes videove të ndryshme, duke ofruar mundësi redaktimi, efekte vizuale dhe filtra.

    Një tjetër alternativë është edhe aplikacioni Lemon8 që ka fituar popullaritet, dhe është shumë i ngjashëm me TikTok në disa aspekte, por gjithashtu ka disa veçori që e bëjnë të veçantë. Aplikacioni është i fokusuar në ndarjen e përmbajtjeve vizuale dhe krijimin e videove dhe postimeve që mund të jenë të shkurtra, kreative dhe interaktive, por ka një theks të veçantë në estetikën vizuale dhe ndarjen e përmbajtjeve të stilit të jetesës, të ngjashme me aplikacione si Instagram dhe Pinterest, përveç TikTok.

    Si TikTok, Lemon8 lejon përdoruesit të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje video dhe foto të shkurtra.

    Aplikacioni gjithashtu ka mundësi për të shtuar efekte dhe muzikë në postimet tuaja, që është një veçori shumë popullore edhe në TikTok.

    Ndërveprimi me përdoruesit është i ngjashëm, duke përfshirë mundësinë për pëlqime, komente dhe ndarje të përmbajtjes.

    Megjithatë, në krahasim me TikTok, Lemon8 është më i orientuar drejt estetikës dhe krijimit të përmbajtjeve të fokusuar në stilin e jetesës dhe kreativitetin vizual.

  • Operatorët kryesorë në Shqipëri mbyllin aksesin në TikTok, vendimi i qeverisë nis të zbatohet

    Operatorët kryesorë në Shqipëri mbyllin aksesin në TikTok, vendimi i qeverisë nis të zbatohet

    Operatorët kryesorë në Shqipëri kanë mbyllur sot aksesin në platformën TikTok, pas një urdhri të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

    Sipas shifrave, përdoruesit shqiptarë në këtë aplikacion llogariten në 1.5 milion.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike i kanë kërkuar kompanive të internetit të marrin masa për bllokimin e aksesit në TikTok në territorin shqiptar brenda ditës së enjte (13 mars).

    Kërkesa vjen pas vendimit të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur aplikacionin duke marrë edhe sugjerimin e prindërve.

    Ndërkohë, dy ditë më pas, më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar TikTok-un.

    Masa e ndalimit u ndërmor për sigurinë e fëmijëve, ndërsa platforma pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune.

  • Qeveria miraton vendimin: TikTok-u mbyllet zyrtarisht në Shqipëri

    Qeveria miraton vendimin: TikTok-u mbyllet zyrtarisht në Shqipëri

    Ministrja e Asimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

    “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok”.

    Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

    Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital

  • Vendos Microsoft: “Skype” mbyllet në maj

    Vendos Microsoft: “Skype” mbyllet në maj

    Kompania Microsoft ka vendosur për mbylljen e Skype. Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, konfirmoi kompania në X, shkruan CNN, transmeton Express.

    Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin e aplikacionit për 8.5 miliardë dollarë në para, duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë.

    Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tjera të tij, si Office dhe shërbimin e tij të keq të operimit celular Windows Phone./Express/

     

  • Koreja e Veriut dyshohet të jetë pas “hakerimit më të keq në histori” të kriptomonedhës

    Koreja e Veriut dyshohet të jetë pas “hakerimit më të keq në histori” të kriptomonedhës

    Kriminelët kibernetikë të Koresë së Veriut dyshohet se kanë kryer “hakimin më të keq në histori” pasi u zbulua një grabitje e kriptomonedhës prej 1.19 miliardë dollarësh.

    Hakeruesit arritën të merrnin kontrollin e një portofoli Ethereum dhe të largonin të gjithë përmbajtjen e tij, shkruan The Sun.

    Bursa Bybit me bazë në Dubai e konfirmoi këtë grabitje rekord të kriptomonedhës.

    Përgjegjësit e krimit arritën të aksesojnë portofolin prej £1 miliard dhe të transferonin përmbajtjen e tij në një adresë të paidentifikuar.

    Firma e analizës së blockchain Arkham Intelligence ka akuzuar Grupin Lazarus të Koresë së Veriut pas këtij hakimi. Pavarësisht pretendimeve të Arkham, autorët ende nuk janë konfirmuar.

    Shefi ekzekutiv i Bybit, Ben Zhou, ndau një deklaratë në X pas incidentit të kushtueshëm. Ai e përshkroi këtë krim si “hakimin më të keq në histori”.

    Zhou tha se kompania e tij mori më shumë se 350,000 kërkesa për tërheqje pas goditjes. Bybit e shtoi se kishte raportuar krimin në polici dhe po punonte për të gjetur kriminelët. Bybit, e themeluar në vitin 2018, mban një pasuri prej £15 miliard dhe ofron për përdoruesit kriptomonedha të ndryshme.

    Koreja e Veriut ka vjedhur një shumë të vlerësuar prej 800 milionë dollarësh në kriptomonedha në vitin 2024, sipas Redbord.

    Sulmet e tjera të mëdha në kriptomonedha në të kaluarën kanë shkaktuar vjedhjen e qindra milionë paundëve nga portofolat online të njerëzve. Një shumicë e madhe prej £32 milionë Bitcoin u vjedh nga bursa Binance në vitin 2019./tch

  • Hashim Thaçi ‘krah për krah’ me Ismail Qemalin/ Si duken me Al dy figurat që kanë shkruar historinë

    Hashim Thaçi ‘krah për krah’ me Ismail Qemalin/ Si duken me Al dy figurat që kanë shkruar historinë

    Një video e krijuar me intelegjencë artificiale është bërë virale sot. 

    Në video shihen dy themeluesit e shteteve shqiptare, Ismail Qemali dhe Hashim Thaçi, transmeton Demokracia.com

    Videoja është shpërndarë edhe nga Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

    “Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, thuhet në videon e postuar në story.

     

    … duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë

    Posted by Demokracia on Sunday, February 16, 2025