Tag: Lajme

  • Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin ‘Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës së Speciales.

    Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe u.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, janë figurat politike të cilat duan ta luftojnë korrupsionin, shkruan Gazeta Express.

    “Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Kjo përfshin kryeparlamentaren dhe presidentin e përkohshëm Vjosa Osmani, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj.

    Tutje, ajo ka shkruar edhe në një konotacion negativ për ish-liderët e UÇK’së, me theks të veçantë ndaj ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

    “Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për t’u siguruar që ata nuk do të sillen para drejtësisë,” tha gjykata në një transmetim. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje”, thuhet tutje në analizën e Wölfl.

  • KONJUFCA PËR LDK-NË: KËTA S’PO DISHIN ASGJË!

    KONJUFCA PËR LDK-NË: KËTA S’PO DISHIN ASGJË!

    Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se drejtuesit e qeverisë nga LDK-ja “asgjë s’po dishin” sa i përket qeverisjes së shtetit.

    “Asnjë gjë s’po e dishin ose qaq fort janë të kapur të kjo ideja që pushteti është shërbim, e jo privilegj. Nëse mendon kështu, atëherë shko në biznes dhe bëhu milioner. Nëse e ki për të bërë 10 shtëpi, shko në biznes. Aty s’ke buxhet të shtetit që me i shti duart”, ka thënë Konjufca.

    Duke komentuar fotografinë “e famshme” ku kryeministri Hotit shihet duke ngrënë sendviç, Konjufca ka thënë se s’ka rëndësi se çfarë ushqehet kryeministri, rëndësi sipas tij ka që ai të menaxhojë sa më mirë situatën me koronavirus, gjendjen ekonomike.

    “Ndaq ha sendviç, ndaq pasul, s’ka rëndësi. Me rëndësi është me krye punë sa i përket menaxhimit me COVID, gjendjen ekonomike”, ka thënë ai.

    Duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Konjufca ka thënë se Kosova atje është dëmtuar për “një copë letër elektorale të Grenellit”.

    “Kjo është shumë e gabueshme. Ia shtruan tepihun e kuq Vuçiqit. Nuk ka pasur shancë që një ministër i Millosheviqit të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e këta ia mundësuan”, ka thënë ai.

    Ai tha se zgjidhja më e mirë në situatën në të cilën gjendet vendi janë zgjedhjet. /RTKLive/