Tag: Përputhen

  • Pas largimit nga Big Brother, EFI gati të marrë drejtimin e këtij emisioni shumë të njohur? Ja për çfarë bëhet fjalë

    Pas largimit nga Big Brother, EFI gati të marrë drejtimin e këtij emisioni shumë të njohur? Ja për çfarë bëhet fjalë

    Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” erdhi pas largimit të Ori Nebijajt që mori postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar. Por mesa duket “Përputhen” do të ketë një tjetër moderatore.

    Burime pranë Top-Channel bëjnë me dije se zëvendësuesja e saj është gati në listë, edhe ajo është brune, shumë simpatike dhe shumë më dinamike se Bora. Dhe e dini për kë e kemi fjalën?! Për Efi Dhedhes një ish konkurrente e ‘Përouthen’ dhe tashmë një prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”.

    Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zjarrta që mund të krijojë në show. Pas daljes nga Big Brother Vip popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate situatë që të kujton pak popullaritetin e një viti më parë të Bora Zemanit.

  • Ja si dukej Efi i “Për’puthen” para se të bëhej e famshme

    Ja si dukej Efi i “Për’puthen” para se të bëhej e famshme


    Shumica e konkurrenteve në “Për’puthen”, ndryshojnë në pamje pasi bëhen pjesë e programit.

    Pasi ato bëhen pjesë e programit të dashurisë, për njërën pjesë të tyre dalin foto të tyre para famës.

    Efi është njëra ndër vajzat më të përfolura të këtij sezoni të “Për’puthen”.

    Ajo që nga paraqitja e parë në program, ka rënë në sy dhe ka marrë vëmendje të madhe me ngjashmërinë e madhe me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën.

    Faqja “Vipat e Bllokut”, kanë publikuara disa foto ku Efi shfaqet tërësisht ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim zakonisht në ekran apo rrjetet e saj sociale.

    Në foto duket Efi para disa viteve dhe tani ku duket qartë që ka kryer operacione plastike.

    Ndonëse ajo kurrë nuk e ka pranuar publikisht të ketë kryer ndonjë operacion plastik, faktet duken ndryshe.

  • Alvisa tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Bashkimi

    Alvisa tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Bashkimi

    Alvisa dhe Bashkimi janë dy nga personazhet më të përfolura nga Për’puthen 3.

    Pas shumë ngjarjeve dinamike, sakrificave e skandaleve që ndodhën mes tyre, ata ishin çifti i parë që dolën nga ky sezon i formatit të njohur të dashurisë.

    Mirëpo, gjërat nuk shkuan ashtu siç dukeshin e siç lanë përshtypje çifti. Pas njohjes që çifti e vazhduan jashtë gjërat morrën tjetër rrjedhë dhe dyshja e përfolur vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre.

    Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes.

    “Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.

    Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program.

    Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar.”- është shprehur Alvisa në një intervistë.

  • Kush është vajza misterioze që do ti bashkohët sot emisionit ”Për’puthen”!

    Kush është vajza misterioze që do ti bashkohët sot emisionit ”Për’puthen”!

    Për’Puthen është një talk show dashurie, i cili sjell histori të vërteta dhe të gjalla të njohjeve mes të rinjve .

    Ashtu sikundër ato ndodhin në jetën reale, pa filtra.

    Aty paraqitet zhvillimi i njohjeve të reja mes protagonistëve, por trajtohen edhe fenomene që ndodhin çdo ditë në shoqërinë tonë, përtej shkëlqimit të televizionit.

    Vajza misterioze e cila i bashkohët nesër emisionit Përputhen quhet Alesia dhe është 21 vjeçare e cila do të shprehë interesim që ti njoh dy konkurrent të cilet janë Bruno dhe Erjoni.

    Vajza misterioze e cila i bashkohët nesër emisionit Përputhen quhet Alesia dhe është 21 vjeçare e cila do të shprehë interesim që ti njoh dy konkurrent të cilet janë Bruno dhe Erjoni.

  • ‘E kapi me dhunë, unë e mbrojta’, Edi tregon ç’ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit

    ‘E kapi me dhunë, unë e mbrojta’, Edi tregon ç’ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit

    Pas historisë tronditëse që u transmetua të shtunën në “Përputhen Prime”, ka reaguar edhe Edi, një nga ish-konkurrentët. Përmes disa videosh në Instagram, ai tregoi se e ka mbrojtur Alvisen kur Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë.

    Edi tregon se ngjarja ndodhi pas puntatës kur Hyseni u prezantua. Më tej Alvisa ka dalë nga studio dhe sipas tij, Hyseni e ka kapur me forcë.

    Edi i ka dalë në mbrojtje dhe tregon sesi ndodhi situata.

    “Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni vetë e di çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje”, tregon Edi.

  • Pas sherrit të madh me Hysenin, Alvisa ka një kërkesë publike për Bashkimin

    Pas sherrit të madh me Hysenin, Alvisa ka një kërkesë publike për Bashkimin

    Në puntatën e Për’puthen Prime ndodhën një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme me në qendër Hysenin dhe Alvisën.

    Hyseni tregoi se ai gjatë programit është rilidhur prapë me Alvisën, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video që Hysenit i kishin ardhur në rrjete sociale. Ai tha se kërkoi të përballet me Bashkimin thjesht për ta sqaruar se është viktimë, ndërsa nga Alvisa ndihet i tradhtuar dhe shumë i prekur, sepse sipas tij e ka dashur shumë.

    Alvisa nga ana tjetër mohoi gjithë akuzat e tij, duke thënë se i ka dhënë ‘shpresa’ Hysenit pasi është ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur. Hyseni gjithashtu tregoi regjistrime, foto e video ku Alvisa i thoshte se po bën lojë me djemtë aty dhe se do rikthehet me të. Ai tha se edhe puntatën e Prime kur erdhi, e cila xhirohet më përpara, e panë bashkë në shtëpinë e tij të Shtunën.

    “Kjo bisedë është bërë 5 minuta para se unë të futesha në Prime. Vet me gojën e saj thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Nëse e ke bërë ti moj Olsa Muhameti, do mbash vërtetë përgjegjësi, që ça nuk keni sajuar aty për të marrë klikime e vëmendje. Sa të pafytyr paskeni qenë. Gënjeni për lloj lloj gjërash që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, por në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrsesi atë veprim. Pse këtu e pranon që të paskam kërkuar më parë të lije emisionin dhe të paguaja gjobën, aty në Prime thoje jo. Të vij turp moj vajzë as vetë nuk di për çfarë po gënjen më.”

    Pas të gjitha gjërave që ndodhën, Alvisa i ka kërkuar publikisht Bashkimit ta falë, teksa shprehet se e kupton situatën e vështirë në të cilën ndodhet ai.

    Ajo ka treguar se Bashkimi është arsyeja e vetme pse ajo është rikthyer në emision, pasi kishte një pëlqim shumë të madh për të.

    Nga ana tjetër, Alvisa shprehet se gjërat për publikun do të sqarohen me kalimin e kohës dhe e vërteta e kësaj historie do të mësohet

  • Eskalon debati në ‘Për’puthen’, dy konkurrentët nga Kosova përplasen keq mes veti

    Eskalon debati në ‘Për’puthen’, dy konkurrentët nga Kosova përplasen keq mes veti

    Programi “Përputhen”, çdoherë po vijon duke u bërë më interesant dhe e gjitha kjo si arsye e debateve të forta mes konkurrentëve.

    Së fundmi, situata ka eskaluar mes Edit dhe Bashkimit të cilët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ata madje u ngritën në këmbë, ku djemtë e tjerë reaguan menjëherë për t’i ndarë.

    Debati i tyre ka shkuar deri në atë masë sa që edhe është ndërprerë edhe emisioni.

    Ndërkohë, nuk dihet se çka do të ndodh në vazhdim.

  • “Je e pafytyrë”, ofendime të njëpasnjëshme në “Përputhen”

    “Je e pafytyrë”, ofendime të njëpasnjëshme në “Përputhen”


    Vajzat po vazhdojnë të kenë debate të ashpra.

    Alvisa dhe Ada janë ato të fundit të cilat kanë pasur një debat me ofendime.

    “Je e pafytyrë, duhet të na kërkosh falje”, janë disa nga shprehjet e Alvisës e cila i ka përdorur drejt Adës gjë të cilat e detyruan edhe opinionistin, Arian Konomi të reagojë.

    Ndryshe, të dyja nga konkurrentët që nga fillimi i programit kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

    Kujtojmë se, arsyeja e kësaj mund të jetë Edi.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fa35d7d2-4a41-4057-a58e-33fb2d88b1b4&ig_mid=2D9BB58F-D205-49C3-9929-52CA3CAEADF7

  • Deklaroi se në Për’puthen është për Gelianin, Sara kalon pushimet me Atdheun! Kjo foto flet shumë

    Deklaroi se në Për’puthen është për Gelianin, Sara kalon pushimet me Atdheun! Kjo foto flet shumë

    Protagonistja e programit “Për’puthen”, Sara, para disa ditësh është deklaruar në emision vetëm për Gelianin.

    Në medie po qarkullojnë lajme se ajo dhe Atdheu janë duke shijuar romancën e tyre, edhe pse në program nuk duken të afërt, shkruan GazetaBlic.

    Disa video të publikuara ditën e djeshme, Sara dhe Atdheu, shihen mjaft të afërt teksa nuk hezitojnë të shkëmbejnë edhe përqafime.

    Këto bënë që të dyshohet edhe më shumë për një lidhje të mundshme mes tyre.

  • Juli vë bast për lidhjen e Andit me Jasminën, ja se çfarë thotë ai

    Juli vë bast për lidhjen e Andit me Jasminën, ja se çfarë thotë ai

    Andi dhe Jasmina do të largohen për një muaj nga programi për të parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.

    Teksa po diskutonin për këtë, Juli vuri bast se në shtator do të bëhen të dy bashkë kur të largohet e gjithë vëmendja nga ta.

    Juli: Me një fjalë goje mund të jenë bashkë, në një moment mund të mos jenë. Basti im është që këta në momentin që ikin dhe zbehen këto kamerat dhe ikin këto mesazhet sa i bukur je dhe ndonjë lidhje javore e mujore, këto party-t e verës, në shtator këta të dy janë bashkë. Bast sa të duash… Unë nuk do vë veshkën, por do bëhen bashkë. Duhet të ikë vipllëku.

    Andi: Ja marrim paret 50-50, bëhemi bashkë në tetor.