Tag: Përputhen

  • Loco publikon një foto të Saranda Bogujevcit, ka disa fjalë për të

    Loco publikon një foto të Saranda Bogujevcit, ka disa fjalë për të


    Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Elvisi, ka publikuar një fotografi të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit, sipër së cilës është shkruar historia e saj, shkruan Express, përcjellë RilindjaShqiptare

    Ai e ka quajtur Bogujevcin femër vërtetë të fortë, derisa ka thumbuar “femrat e Instagramit”.

    “Femrat e “forta” të Instagramit: Po bëj ca story duke u viktimizuar për shtypjen se ndoshta dikujt i vjen keq dhe më mbështet”, ka shkruar Loco.

    Ndryshe, Bogujevci iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës në Kosovë.

    Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në Kosovë në vitin 2014.

    Saranda Bogujevci, atëherë 18 vjeçe, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.

    Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.

    Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

    Ajo është zgjedhur të hënën nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

  • I dolën mesazhet me të dashurin nga burgu? Reagon Ledjana e Përputhen

    I dolën mesazhet me të dashurin nga burgu? Reagon Ledjana e Përputhen

    Nëse ju përmendim Ledjanën e “Për’puthen”, me siguri ju vjen në mendje zëri i Mevlanit teksa i këndon këngën e famshme për të, “Ledi-anaa, e bukur sikur zanaa…”.

    Prej disa kohësh, konkurrentja e “Për’puthen” po akuzohet nga persona jashtë emisionit si dhe nga konkurrentët brenda, që ka të dashur jashtë emisionit.

    Madje, thuhet se i dashur i Ledjanës ndodhet jashtë vendit dhe është i burgosur.

    “Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.

    Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:

    “Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”

    Story-n e Oltit e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për akuzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën.

    “Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”- shkruan ajo.

  • U kritikua nga ish-banori i ‘Big Brother’ për largimin e  Ledianës, e revoltuar reagon Melisa

    U kritikua nga ish-banori i ‘Big Brother’ për largimin e Ledianës, e revoltuar reagon Melisa

    Melisa i është përgjigjur akuzave të Damiano Agalliut.

    Puntanta e fundit në “Përputhen” solli shumë të papritura për publikun, ngase u përcoll edhe me disa largime, shkruan lajmi.net.

    Konkurrentja e re, Lediana Prenga, vendosi që për një kohë të pauzojë nga programi, me arsyetimin se nuk i është përshtatur ende një formati të tillë.

    Por, të gjithë në studio ishin të mendimit se një gjë e tillë erdhi pas akuzave të shumta që iu bënë asaj me të hyrë në program.

    Megjithatë, Lediana mohoi se kjo gjë po ndodh për atë shkak, ani pse Melisa dhe Fatjoni i kërkuan falje për sjelljet e tyre kundrejt saj.

    Edhe jashtë emisionit, kishte nga publiku që fajtorin për largimin e Ledianës e gjenin brenda “Përputhen”.

    Një prej tyre ishte ish-banori i Big Brother Albania, Damiano Agalliu, i cili fillimisht e kritikoi Melisën.

    Ai thotë se Melisa ishte një prej personave që fillimisht është kritikuar shumë, andaj nuk duhej të kishte një sjellje të tillë ndaj Ledianës.

    Po ashtu, ai kritikoi edhe moderatoren Bora Zemani, e cila kishte qenë e ashpër ndaj Ledianës në një puntantë para asaj ku kërkoi vet largimin.

    Agalliu e sheh si absurde kërkimfaljen e konkurrentëve për Ledianën, pas gjithë asaj që kishte ndodhur.

    Krejt në fund, ai thotë se kjo ‘famë’ që konkurrentët kanë bërë është vetëm famë momentale, andja nuk duhet ta quajnë veten VIP.

    Kurse, Melisa i reagoi e mllefosur duke thënë se këtë gjë Damiani po e bën për faktin se nuk ia ktheu ‘followin’ në Instagram, teksa arsyetohet për kritikat që bëri ndaj Ledianës. /Lajmi.net/

  • Foto e konkurrentit të ri me Tean dhe Melisën po bën namin, reagon Andi 2

    Foto e konkurrentit të ri me Tean dhe Melisën po bën namin, reagon Andi 2

    Para disa ditësh qarkulluan disa foto në rrjet, që tregonin Andin e ri në “PërPuthen”, në një festë ku ishin edhe Melisa, Tea dhe Ana 1, e cila nuk është më pjesë e programit.

    I pyetur rreth këtyre fotove dhe pse nuk i tregoi produksionit se i njihte vajzat, ai tha se nuk e kishte gjykuar të rëndësishme.

    Sipas tij, mes tyre në festë kishte patur vetëm një përshëndetej dhe asgjë më shumë, e se madje ai as nuk e ka patur idenë se vajzat do të vinin në “PërPuthen”, e aq më tepër që edhe ai vetë do t’i bashkohej emisionit.

    “Kanë qenë Melisa, Tea dhe Ana e parë, ka qenë vetëm një përshëndetje shkurt dhe as nuk e kam pasur idenë që do vinin ën emision. Ndaj nuk e mendova ndonjë gjë të madhe. Kemi patur vetëm një përshëndetje shumë shkurt. Unë kam qenë shumë i vetëdijshëm, un as vetë nuk e kam ditur që do të vija në emision”, tha ai.

  • Shqipja tregon kush duhet të largohet nga Përputhen: Andin do e puthja

    Shqipja tregon kush duhet të largohet nga Përputhen: Andin do e puthja

    Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.

    Ajo u vendos në një sfidën e “ringut” ku në thes ishin të vendosura fotot e konkurrentëve të programit. Ndërkohë që u përgjigjej pyetjeve Shqipja duhet të grushtonte thesin në “ring” me foton përkatëse të emrit që ajo zgjidhte.

    Pyetjes “Cili nga personazhet në thes duhet të largohet menjëherë nga ‘Për’puthen’?” Shqipja e vendosur tha se të gjithë nuk e meritojnë të rrinë, por një nga emrat që përmendi se duhet të largohet menjëherë ishte emir i Fatjonit.

    Pyetjes “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”, Shqipja u përgjigj duke dhënë emrin e Andit.