Tag: Podujevë

  • Tragjedi në Podujevë: Qëllohet me kallash një i ri, dyshohet se e vrau babai

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të komunës së Podujevës, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

    Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar, respektivisht babai i viktimës.

  • Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, policia njofton për dy të vdekur

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Orllan të Podujevës.

    Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

    Policia ka njoftuar se me të marrë lajmin, menjëher ka dal nē vendin e ngjarjes.

    Sipas njoftimit të policisë, në këtē aksident janë përfshirë 3 vetura.

    Në këtë aksident raportohet për dy të vdekur.

    Njoftimi i policisë:

    Vdesin dy persona në aksident trafiku

    Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

    Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.

    Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

    Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

    https://www.facebook.com/802275006499704/posts/4865541370173027/

  • Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e Hotit

    Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e Hotit

    Mbrëmë është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

    Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.

    Sot, mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

    Rrahman Kajtazi, djali i pacientit Sejdi Kajtazi duke folur për ATV-në ka kërkuar që mjeku Ibrahim Hoti të lirohet nga Prokuroria.

    VIDEO NGA MINUTA 6:22

  • Protestojnë mjekët në Podujevë për doktorin që se trajtoi pacientin, kërkojnë lirimin e tij

    Protestojnë mjekët në Podujevë për doktorin që se trajtoi pacientin, kërkojnë lirimin e tij

    Mantelbardhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ditën e premte e kanë nisur me protestë.

    Të njëjtit kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi që ai është arrestuar mbrëmë pas raportimit se kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.

    “Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, shkruan njëri nga kolegët e Hotit në llogarinë e tij në Facebook.

    Pas plasimit të lajmit kanë reaguar organet e rendit duke e arrestuar.

    Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë

  • Veliu i bindur për kthimin e LDK-së në Podujevë

    Veliu i bindur për kthimin e LDK-së në Podujevë

    Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë.

    Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se LDK-ja e pranon verdiktin e qytetarëve të 29 nëntorit, ku në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës fitoi Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

    Ai ka thënë se qytetarët do të bindem shumë shpejt se askush më mirë se LDK-ja nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit e qytetarëve.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka një konsistencë bashkëjetese me llapjanë. Për rreth tri dekada kemi kaluar nëpër shumë sfida së bashku dhe ia kemi dalë mbanë. I falënderoj gjithë anëtarët e LDK-së, simpatizantët dhe qytetarët për besimin që na kanë dhënë për vite të tëra. Dega e LDK-së në Podujevë përulet para këtij besimi. Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve dhe zotohemi se do të reflektojmë në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja. Ne i ftojmë shërbyesit civilë, të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe në përgjithësi në nivel lokal, që të vazhdojnë të shërbejnë me nderë, pasi që kthimi ynë në vjeshtën e vitit të ardhshëm është i sigurt. Qytetarët shumë shpejt do të binden se askush më mirë se LDK-ja, nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit dhe qytetarëve. Për dallim prej të tjerëve, ne nuk konsiderojmë që jemi të pagabueshëm. Por për dallim prej të tjerëve ne lëshimet tona eventuale dimë t’i korrigjojmë dhe të reflektojmë. Shumë shpejt ne do të dalim me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve. LDK-ja është shtëpia e të gjithë llapjanëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, mësimdhënësve, mjekëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, bujqve, të moshuarve etj. Ne kemi bashkëjetuar dhe kemi udhëhequr komunën drejt fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vjet. Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë!” – ka shkruar Veliu në Facebook.

  • LDK s’bën zë, ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

    LDK s’bën zë, ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

    Anëtarë të kryesisë së VV-së në nivelin qëndror dhe lokal kanë shpallur fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë.

    Atmosferë ndryshe është tek LDK-ja. Asnjë konfirmim zyrtar të fitores nuk ka patur deri më tani.

    Nexhmi Rudari ka thënë se është herët te flitet për rezultate.

    Megjithatë, asnjë konfirmim zyrtar nga KQZ nuk ka dhe të tre kandidatët janë në pritje të rezultateve të para zyrtare

  • Albin Kurti shkon në selinë e Vetëvendosjes në Podujevë

    Albin Kurti shkon në selinë e Vetëvendosjes në Podujevë

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është parë duke arritur në selinë e Vetëvendosjes në komunën e Podujevës.

    Kurti ka arritur aty pasi janë mbyllur qendrat e votimit në ora 19:00 dhe pritet të fillojë numërimi i votave aty.

    Në anën tjetër, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuars se deri në ora 15:00 në komunën e Podujevës kanë votuar 29.76% të votuesve apo 26 mijë votues, nga 87 mijë e e 381 sa është numri i përgjithshëm.

    Ndërsa në komunën e Mitrovicës deri në 15:00 kanë votuar 7 mijë e 62 votues, apo 30.3%, nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre.

    Konferenca e rradhës e KQZ-së pritet të fillojë në ora 19:30.

  • Kjo është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11:00

    Kjo është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11:00

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe Mitrovicë të Veriut po zhvillohet normalisht dhe nuk ka të dhëna për parregullsi në procesin e deritashëm të votimit.

    Daka ka thënë se duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal Zgjedhor, “në komunën e Podujevës deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%”.

    “Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%”, ka thënë Daka..

    Daka ka kërkuar nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe të respektojnë masat anti-Covid të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    Konferenca e radhës është në orën 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.

  • Gara e nxehtë në Podujevë, numër i madh i votuesve drejt qendrave të votimit

    Gara e nxehtë në Podujevë, numër i madh i votuesve drejt qendrave të votimit

    Janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakoshme për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton GazetaBlic.

    Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë, në shkollën e mesme “Isa Boletini” me mëngjes ka votues të shumtë, të cilët po presin në rend për të votuar.

    Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.

    “Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.

    Ndryshe, zgjedhjet në këtë dy komune janë duke u zhvilluar pasi ish-kryetarët e saj dhanë dorëheqje për të zënë pozita shtetërore./GazetaBlic

  • Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Qytetarët e Podujevës sot votojnë për kryetarin e ri të komunës, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

    Në komunën e Podujevës tashmë janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet.

    Këtë e ka thënë mbikëqyrësi i qendrës së votimit të njërës prej shkollave në Podujevë.

    “Në pikën tonë përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi po ecë mbarë. Kanë ardhë votuesit e parë kanë hedhur votën e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit ekipi ka shkuar dhe ka marrë materialin sensitive. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi deri më tani po shkon në rregull”, ka deklaruar ai.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë.

    Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.

    Kujtojmë se Komuna e Podujevës, ka mbetur pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.


    Ndërkohë, zgjedhjet sot po mbahen edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Edhe në veri të Mitrovicës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
    Hapjen e qendrave me kohë e ka konfirmuar për KosovaPress, Sllobodan Dimitrijeviq, kryetar i KQZ-së në veri të Mitrovicës.

    Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa  23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

    Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.