Tag: Podujevë

  • Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi –  Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Albin Kurti me video-mesazh për Llapjanët: Votoni për Shpejtim Bulliqi – Erdhi Dita për Llapin e Gollakun

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë që të votojnë kandidatin e kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për kryetar të Podujevës.

    “E Shpejtimi i duhet Besianës për të shpëtuar nga mashtruesit e përfituesit, për të shpejtuar për zhvillim e përparim sepse tepër shumë kohë kemi humbur. 

    Me 29 nëntor ndryshimin e kemi në duar, prandaj është e pafalshme të na ikë”, ka thënë Kurti.

    https://www.facebook.com/220997878400104/posts/1020673305099220/

  • Rudari i LDK-së mundohet të përfitojë në kohë fushate me skamnorë

    Rudari i LDK-së mundohet të përfitojë në kohë fushate me skamnorë

    Kandidati i LDK-së për kryetar komune, në kohë fushate, ka bërë një gjë që mund të cilësohet si e pahijshme.

    Ai ka njoftuar që familja e një qytetarit nga fshati Siboc i Epërm është bërë me shtëpi të re – falë donacionit të një personi që ka dëshiruar të mbetej anonim.
    “Kjo është shtëpia e 53 që është ndërtuar sivjet nga Komuna e Podujevës dhe në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë.”

    Nga kundërshtarët politikë kjo është cilësuar si përdorim i gjendjes së varfër të qytetarëve për motive elektorale.

    Në Podujevë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale më 29 nëntor, derisa bashkë me Rudarin garojnë edhe Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK. /Periskopi

  • Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK’ja nuk do jetë pjesë

    Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK’ja nuk do jetë pjesë

    Opinionisti Jusuf Thaçi ka parashikuar se në Podujevë do ketë raund të dytë të zgjedhjeve, përderisa PDK’ja me Naim Fetahun nuk do të jetë pjesë e ballotazhit.

    Thaçi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka deklaruar edhe se zgjedhjet në Podujevë do jenë tregues i rëndësishëm i zhvillimeve të së ardhmes, shkruan Gazeta Express.

    “Të dhëna të forta po tregojnë se vështirë që kandidati i PDK’së do të jetë në lojë për të shkuar në raundin e dytë, pra në balotazh. Para së gjithash, do të jetë një sinjalizues për zhvillimet e të ardhmes”, ka vlerësuar ai.

    Ai ka thënë edhe se votat në Podujevë do shenjëzojnë punën e Agim Veliut si kryetar në këtë komunë.

    “Podujeva do të tregojë edhe për Agim Veliun, meqë ai ka qenë në krye dhe është protagonist i zhvillimeve në këtë komunë. Besoj që votimi atje do të tregojë se si do të reflektojë elektorati karshi krejt këtyre zhvillimeve në raport me z. Veliu”, ka thënë tutje opinionisti Thaçi.

  • Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Bulliqi i vetëm në debat, i ikin Fetahu e Rudari – Fidan Rama: Pastaj qysh po fiton VV

    Në Komunën e Podujevës sot edhe zyrtarisht është hapur fushata pesë ditore për zgjedhjet e 29 nëntorit, shkruan Llapi.info, përcjellë RilindjaShqiptare.

    E më të nisur kjo fushatë, emisionet televizive në vend kanë ftuar kandidatët për kryetar të kësaj komune. Të tillë ftesë pati edhe Kanal 10. Mirëpo, kësaj ftese iu është përgjigjur vetëm kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.

    E për këtë ka reaguar edhe drejtori i këtij televizioni dhe gazetari Fidan Rama.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se këtij debati kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu i kanë ikur vetëm 30 minuta para se të fillonte.

    “Masanej qysh po fiton VV e pse po fiton thellë e pse fiton Bulliqi, 30 minuta para emisionit ikin( e anulojne debatin) në Kanal10, Nexhmi Rudari e Naim Fetahu. All the Best”, ka shkruar ai./Llapi.info

  • Dritat e famshme në sheshin e Podujevës me të cilat komuna e bëri qytetin të tallet e gjithë Kosova, sot s’funksionojnë

    Dritat e famshme në sheshin e Podujevës me të cilat komuna e bëri qytetin të tallet e gjithë Kosova, sot s’funksionojnë

    S’i ka dy ditë që prejse komuna e Podujevës, gjegjësisht nënkryetari Nexhmi Rudari, i shoqëruar edhe nga ministri i MPB-së, Agim Veliu “përuruan” një pjesë të ndriçimit në sheshin që dështoi së ndërtuari dy herë radhazi në këtë komunë, shkruan Llapi.info.

    Ky ndriçim i këtij sheshi bëri bujë në gjithë Kosovën, madje duartrokitjet e qytetarëve të thirrur nga institucionet komunale, u bënë për tallje nëpër të gjitha rrjetet sociale.

    Tallja shkojë deri në atë pikë, sa që dolën kreativitete për të qëndruar disa ditë në këtë komunë, dalje në sheshin e këtij qytetit, ashtu siç janë ofertat për zona turistike.

    “Oferta për në Podujevë. 2 netë/3 ditë duke filluar nga 290 euro për person. Vizitoni Podujevën, realizoni ëndrrën tuaj”, ishte tallja që u shpërnda nëpër gjitha rrjetet sociale.

    Kreativitet shkojë aq larg, saqë “mrekullia e tetë e botës” u rendit sheshi me ndriçim dhe semaforët e vonuar.

     “Arrijnë turistët e parë aziatikë në qendrën e re të Ballkanit, Podujevë, thonë se kaq ndriçim s’kanë parë as në Japoni”, ishte tallja tjetër që bëri bujë në Kosovë.

    Por, ky ndriçim s’qëndroi edhe shumë. Gjatë natës së mbrëmshme, e po ashtu edhe sonte këto dritat në këtë shesh nuk janë duke funksionuar, e arsyet s’po i di kush.

    Në anën tjetër, ndërtimi i këtij sheshi në Podujevë u përcolla me zhurmë të madhe. Ndërtimi i tij dështoi për dy vite radhazi. Opozita thoshte se kjo është bërë me qëllim që të lihet sa më afër zgjedhje në këtë komunë. Ndërkaq, punimet në këtë shesh kanë filluar më 20 janar të këtij viti./Llapi.info