Tag: Politikë

  • Mefi “godet” opozitën: Iu çmontoi Kurti!

    Mefi “godet” opozitën: Iu çmontoi Kurti!

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka “goditur” opozitën duke thënë se kryeministri Albin Kurti i ka “çmontuar”.

    Ai thotë se ethet e opozitës nuk kanë të ndalur, derisa shkruan se Asociacioni nuk u pranua.

    “S’kane të ndalur ethet e opozitës: Asociacioni nuk u pranua; sanksionet nuk do të ketë. Trillimet e përgatitura ndaj Kurtit të pamundshme për t’u lansuar! S’ka gjumë për opozitën sepse dështuan në parashikimet e kota, ndërsa Kryeministri Kurti si zakonisht i çmonton gënjeshtrat e opozitës”, shkroi ai.

  • Abazoviq para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

    Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë para deputetëve se që nga dita e parë atyre u ka penguar fakti se ai është shqiptar.

    ”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.

    ”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.

    ”Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.

  • Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e hapur së fundi nëse duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, Abdixhiku tha se kjo është temë pa relevancë që është prodhuar nga vetë pushtetit për të kamufluar “paaftësinë politike”.

    Nuk e kam ndërmend të merrem me tema irrelevante që prodhohen nga vet pushteti për të mbuluar paaftësinë qeverisëse të Kurtit”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se partia e tij ka tjetërkund vëmendjen.

    “Për LDK-në, brengë mbetet rritja e alarmante e çmimeve prej 14.2% brenda një viti. Brengë mbetet kriza e madhe energjetike e dimrit dhe mosveprimi i Qeverisë karshi kësaj krize. Brengë mbetet bllokimi investiv i Kosovës dhe mungesa e projekteve kapitale si asnjëherë më parë – janë ministri të tëra me zero përqind realizim. Brengë mbetet neglizhimi alarmant i shëndetësisë e mosfurnizimi i spitaleve tona me barna bazike. Këto janë brengat e qytetarëve tanë dhe këtu do të mbajmë diskursin tonë politik”.

    Për këtë çështje sot është deklaruar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, duke thënë se s’duhet të ketë ndalim për bartjen e shamisë në shkolla, por shtoi se e konsideron moshën 16 vjeçare si prag të kësaj.

    Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar një fushatë pro shfuqizimit të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla. Ministria e Arsimit dje në një njoftim për media ka thënë se për vitin e ri shkollor njoftoi do t’i përmbushin “të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.

  • VV-ja merr vendim, deputetët e kësaj partie tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka bërë të ditur se pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, shkruan Reporteri.net.

    Kusari Lila ka thënë se u bëjnë ftesë edhe deputetëve të partive të tjera opozitare që ta bëjnë të njëjtën gjë.

    “Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

    Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!”, ka shkruar Kusari ndër të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    Sqarim dhe njoftim

    Dje gjatë ditës janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.
    Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpenzimit të parasë publike dhe rëndësinë e llogaridhënies për përgjegjësitë e deputetëve, me anë të këtij njoftimi duam të japim të plotë informacionin lidhur me këto kompenzime.

    Vendimi mbi kompenzimin e deputetëve bazuar në përgjegjësitë dhe obligimet e tyre të punës, daton nga 10 Tetori, 2011 dhe është i nënshkruar nga Kryetari i atëhershëm i Kuvendit z. Jakup Krasniqi. Me anë të këtij vendimi, në mesin e tjerave, parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisionet e caktuara me vlerat si vijon:
    deri në 30 km – 10 euro
    deri në 60 km – 20 euro dhe
    mbi 60 km – 30 euro.

    Zbatimi i këtij vendimi nuk bëhet me fatura të derivateve, por si pjesë e pagës mujore e cila llogaritet automatikisht me pagën mujore. Deputetët me rastin e regjistrimit të tyre për mandate në fillim të secilës legjislaturë, plotësojnë formularët për vendbanimin e tyre.

    Me rastin e regjistrimit të tyre dhe fillimin e punimeve të Kuvendit, automatikisht fillon llogaritja e pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe komisione funksionale, e me to edhe kompenzimi për udhëtime.

    Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.
    Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

    Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!

    https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/490391282446930

  • Pasi do të ashpërsohen masat kundër COVID-19, reagon Fero: Na duhet të rikthehet Thaçi


    Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

    Kjo ka bërë që të vë në lëvizje institucionet kompetente duke paralajmëruar masa të reja në mënyrë të parandalimit të coronavirusit.

    Dje u njoftua që ditën e sotme (e enjte) do të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.

    Lidhur me këtë reagimet në internet kanë qenë të menjëhershme dhe një të tillë e ka bërë edhe reperi Fero.

    Artisti nga Gjilani në një postim të shpërndarë në InstaStory ku bëhen të ditura masat e reja ka kërkuar që të rikthehet Hashim Thaçi.

    “Na duhet Thaçi të kthehet në krye”, u shpreh ai.

    Raste aktive me COVID-19 aktualisht në vend janë 7,226, teksa deri më tani me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona apo 44 për qind.

  • Reagon Bekim Jashari, thotë se me manipulime e blerje votash iu vjedh fitorja

    Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari thotë se Idealit dhe Drenicës me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata janë pasuruar duke vjedhur.

    Jashari thotë se pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojnë drejtës për manipulimet e bëra në këto zgjedhje.

    Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja

    “Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

    Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

    Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

    Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.

    Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

    Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

    Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri”, ka shkruar Jashari.

  • Të dashur e të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës,

    Të dashur e të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës,

    Ka rreth dy dekada që e ushtroj profesionin e mjekut i cili më shumë se gjithçka tjetër, më lidhë emocionalisht me fatet dhe përjetimet njerëzore. Duke qenë kështu, përherë, secilin përjetim të tyre e kam marrë afër zemrës dhe këtë jam munduar ta kthej në përkushtim më të madh në punë. Siç e dini, duke dashur që përherë të jem në shërbim të njerëzve, jam angazhuar edhe politikisht duke ju përfaqësuar gjatë një mandati në Parlamentin e Republikës, si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Gjatë këtij angazhimi, një kërkesë që s’ka reshtur asnjëherë nga llapjanët e sidomos aktivistët, veprimtarët e përfaqësuesit e strukturave të LDK-së ndaj meje, ishte që t’i hyj garës për të parin e Podujevës dhe t’i prij këtij procesi me idenë për të bashkëpunuar me të gjithë, e së bashku për t’i hapur dyert për t’i angazhuar të rinjtë profesionistë e për ta avancuar rolin e gruas në shoqërinë tonë.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dëgjuar me kujdes kërkesat e llapjanëve dhe me propozim të tij, Kryesia e LDK-së, sot, e miratoi kandidaturën time për kryetar të Komunës së Podujevës dhe marrjen e kompetencave për ta drejtuar Degën e LDK-së në Podujevë.

    Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe sepse siç e thashë në fillim të këtij postimi, unë lidhem ngushtë me fatet dhe përjetimet njerëzore. Kjo, domosdoshmërisht çon në dëgjimin me kujdes të secilës kërkesë që vjen nga ju dhe shikimin e mundësive për të gjetur zgjidhje. Zgjidhjet e problemeve duan përkushtim dhe punë. Duan profesionistë të fushave të ndryshme. Duan angazhim maksimal 24 orë – 7 ditë në javë.

    Do t’i prijë këtij procesi me secilën e secilin prej jush që e doni Llapin tonë të zhvilluar në nivelin që e meriton. Kam nevojë për angazhimin e secilit aktivist e veprimtar. Unë i prijë garës dhe gjithë këtij procesi, por, kjo s’më bën aspak më të rëndësishëm se secilin prej votuesve, aktivistëve e veprimtarëve, pa angazhimin e të cilëve, Podujeva nuk do të ishte bastion i LDK-së. Bashkë me ju, do t’ia kthejmë shkëlqimin Komunës së Podujevës, Llapit tonë, dhe LDK-në do ta kthejmë në vendin e parë, aty ku e meriton. Me këtë rast, dua të ftoj të gjithë aktivistët tanë që e kanë pushuar aktivitetin për arsye të ndryshme, që të kthehen në shtëpinë e tyre. Do t’i mirëpres dhe dëgjoj të gjithë me shumë kujdes, sepse ne nuk kemi njerëz për të humbur.

    Ditëve në vijim do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë së Degës, do ta formojmë Shtabin Zgjedhor dhe do të dalim me listën e kandidatëve për Asamble Komunale e cila ju siguroj se do të jetë gjithëpërfshirëse dhe lista fituese e Podujevës.

    I juaji,

    Dr. Ekrem Hyseni

  • Mëshlisi i “burrave” të argatëve të Serbisë

    Mëshlisi i “burrave” të argatëve të Serbisë

    Së, zanati nuk harrohet lehtë, munde të vërtetoni nga kjo pamje e kësaj fotoje e cila flet shumë e flet dhe deshmonë të keqën të cilën ky klan, mafiozo- hajduto- tradhëtar i solli dhe do të tenton t’i sjellë, Kosovës dhë Shqipërisë, më një fjalë, gjithë shqiptarisë.

    Nese shenja S.O.S, përdorët zakonishtë kur anija është në rrezik për t’u fundosur, atëherë, anija e quajtur Kosovë por edhe Shqipëri, janë në rrezik nga këta “burra” të turpit, krimit, hajnisë dhe tradhëtisë, është thirrje për syqeltësi si asnjëhere më parë.

    Sepse, kur sovrani në Kosovë këta qe po i shifni në këtë foto, i largojë në mënyrën më të turpshme nga pushteti më të cilin abuzuan përmbi 20 vjet, në Shqipëri, sovrani, nuk ia arriti që të qlirohët nga drogo- mafia në krye më Edvin Kristaq Rama i cili, sa duket, fuqia e parasë së drogës, depërtojë, brenda dhë jashtë Shqipëtisë, për ta rimarrë pushtetine që fatëkeqësishtë ia dolën.

    Ia dolën, më dhunë nga pushteti, më para të pa djersë- drogës, e keqëpërdorën gjendjën e rëndë sociale për të vjedhë vota në mënyrë transparente por, nën fuqinë e kallashnikovit nën mbrojtjën e pushtetit i cili, për tragjedinë e Shqipërisë, e fitojë edhe mandatin e tretë.

    Opozita, duhet ta pranojë gabimin për deshtimin që ta bindë popullin për mos ta votuar këtë qeveri e cila edhe vetë është e bindur së, nuk e ka merituar këtë fitore.

    Edi Rama, më mjeshtri mafioze, u hyri nën lëkurë të disa përfaqësuesve euro-amerikan, të cilët, i mbyllën sytë para realitetit, por, nuk hezituan për t’i drejtuar shigjetat ndaj fytyrave më të respektuara në tërë kombin shqiptar, siq ishte, shpallja e Dr.Prof. Sali Berisha, ku, nga Departamenti i Shtetit u shpall ”person non-grata”, që askujt nuk mundë t’i luhatët mendja së, akuzat ndaj tij janë vepra nga argatët e shkjaut, grekut të cilët, këto shpifje i përpiluan nga ekipi i mirënjohur dhë i deshmuar, Vuqiq, Rama Thaqi, nën përkujdesjën finaciare të Sorosit i cili, nën petkun e “përhapjës dhë avancimit të demokracisë”, themelojë qerdhe dhë portale e studio telvizive për t’i realizuar qëllimët famëkeqe bashkë më argatët e lirë që punojnë pa para kundër interesave kombëtare, duke tentuar t’i baltos fytyrat dhë kujdestarët e qeshtjës kombëtare, si Dr.Prof. Sali Berisha i cili, duk i dalur në mbrojtje qeshtjës së Kosovës dhë kombëtare në përgjithësi, “ ia pau sherrin”.

    Këtë “sherrë”, ai, më dëshirë e pranojë, e kultivojë e udhtrojë, bile në cilësinë e burrështetasit ma të guximshëm dhe të drejtëpërdrejtë, kur, lakejt, u hudhën në prehërin e shkjaut dhë grekut, por, që, asnjëherë nuk u ndal.

    Mendoj se, i tërë kombi shqiptar, duhët të rreshtohët në krah të Dr. Sali Berishës, mu ashtu sikur ai në mënyrën më të guximshme, i doli në mbrojtje, Shqipërisë, Kosovës dhë shqiptarëve jashtë atdheut.

    Është e habitdhme, e pakuptueshme dhë e pa besueshmë së, oligarkia në krye të shtetit shqiptar u amnestue nga veprat dhë veprimët më të dëmshme që mund ti servohet një populli.

    Shqipëria, më zhvillimin e industrisë drogës nën patronatin e Edvin Kristaq Ramës, me bandat mafiozo kriminale, u shndërrue në eksportuesin më të madh të kokainës, që edhe u pagëzue, Columbia evropiane.

    Shqipëria, nga një shtet demokratik, u shndërrue në monarki më kryemonarkun, Edvin Kristaq Rama, i cili duke bllokuar qdo iniciativë, tentim zgjedhjeve të problemeve, Deputetët e Partisë Demokratike, u detyruan t’i djegin mandatët, anipse, nuk u tregue si veprim i qëlluar.

    Ky, zanatin, obligimin të cilin e ka marrë nga Vuqiqi, selamët e Thaqit nga çelitë e Hagës, intensifikimi i veprimtarisë së Sorosit, po gatuhën gjëllëra të nxehta dhë te djegësta, kundër Kosovës, respektivishtë udhëheqjës së zgjedhur nga populli më në krye, Dr. Vjosa Osmanin, tani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe, Kryeministrit, zotrit Albin Kurti, të cilët e dhanë betimin para popullit që i votojë në mënyrë plebishitare mbi 50% së, do të jepin gjithqka që, Kosovën ta shpëtojnë nga: krimi, korrupcioni, tradhëtia dhë, shndërrimin e Kosovës nën kontrollin dhë tutelën e Serbisë e cila, në bashkpunim më ata që i keni në këtë foto në Shqipëri dhë ata të cilët janë në Hagë, këta të fundit, më 1999 i dorëzuan veriun Serbisë, t’i ndërpresin dhë ta pavarësojnë Kosovën faktikishtë pas shpalljës së pavarësisë më 2008.

    Serbia, më këta “burra” të faqes së zezë, po tentonë që, ende ta mbikëqyrë, dirigjojë, totalishtë ta defunkcionalizojë si shtet Kosovën, duke e shëndërrue në Republikë të bananave.

    Dr. Sali Berisha, githmonë ua ka qartë planët këtyre të pakurrizorëve, bashkëpunëtorëve në biznese e tendere të pista më grupet mafiozo shoveniste të serbëve të veriut.

    Ai, pra, Dr. Berisha, qoftë në pushtet apo jashtë tij, zëri i tij është i fuqishëm, i respektuar dhe i dëgjuar, prandaj, shqiptarët kudo që janë e jetojnë, do ta dëgjojnë porosinë e tij të një atdhetari dhe, i ftojë që, më një peticion, t’i dërgohet Departamentit të Shtetit, ku t’i kërkohët të jep sqarime më argumente, sepse, ta sjellësh një politikan shqiptar pas ma tepër se 30 vite në shërbim të atdheut, kombit dhë demokracisë, është pa justifikueshme dhe e pa pranueshme.

    Udhëheqja kosovare e zgjedhur nga populli, nuk munde të pranojë asnjë zgjedhje aty ku Serbia duhet të jetë hisedare.

    Jo Asociacion një etnik me komuna më shumicë serbe, por të përfshihën në Asociacionin e komunave në kuadër të Republikës së Kosovës dhë, jashtë qdo mendjeje, Autonomi në pjesën veriore.

    Gjithashtu, qeshtja e kishave orthodokse shqiptare në Kosovë, nuk mundë të shëndërrohën në pronë të Serbisë.

    Të nderuar, evro-amerikan, të përfshirë në dialogun Kosove-Serbi, lehte dhë qartë mund t’i identifikoni qëllimet dhë interesat e Serbisë e cila, sipas këtyre kërkesave të cilës ia kanë mundësuar, Thaqi, Rama dhe sejmenet e tyre, me ndihmën e Sorosit, dhë të tjerëve rreth tyre, absolutisht nuk është zgjedhje përfundimtare, dhe e pranueshme per popullin shqiptar shumicë të Republikës së Kosovës.

    Zotëri, ju u vërtetuat vetë kur Manastiri i Deçanit, e refuzojë Kryeministrin e vendit për t’u takuar e biseduar për qështjet të cilat duhet zgjedhur.

    Iu pyes juve zotëri të ndëruar së, si do të ndiheshit ju në vendet tuaja nëse një kishë apo manastir e refuzonë një kryeministër.

    Zoti Laçak dhë zoti Palmer, kanë bërë një skandal diplomatik, që, në të vërtetë, po e forconi dyshimin tim së, njëri nga Sllovakia, jo mike e Kosovës dhë, tjetri dhëndër serb, nuk mund të mos jeni pa emocione në krah të Serbisë.

    E mira e së mirës do të ishte që, edhe BE-ja e edhe SHBA-t, të gjejnë zgjedhje më të përshtatshme, duke bërë zëvëndësimin e këtyre të dyve si ndërmjetësues në këtë dialog.

    Për ndryshe, tek populli shqiptar, nuk mund të hiqet ky dyshim dhë kjo brengë, e cila, nuk qonë të ndonjë zgjedhje afatëgjatë, të lumtur dhë të qendrueshëm.

    Përndryshe, Ballkani do të jetë gjithnjë nën flakën e konflikteve, qoftë të ngrira apo të nxehta.

    A thua, shqiptarët, duhet të fillojnë të ndërtojnë kulla më frangji ?!.

    Hafiz Shala-

    New York

  • Faton Peci thotë se Memli Krasniqi i tha: “Hajde dil në holl të bëj llom”

    Faton Peci thotë se Memli Krasniqi i tha: “Hajde dil në holl të bëj llom”

    Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, Faton Peci, ka treguar se çfarë fjalë kishin ndërruar sot në Kuvend ai dhe deputetët e PDK-së.

    Ai ka thënë se ka ndërhyrë pas akuzave që i janë bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    “Është hipokrizi e llojit të vet me akuzu dikë që je në shërbim të Serbisë, je zëdhënëse e Serbisë për shkak se kemi Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dhe në rast se ata konstatojnë dhe nëse ata me vetëdije kanë qenë të informuar se prapa akuzave të liderëve të PDK-së dhe prapa krerëve të institucioneve qëndron Serbia, atëherë problemi është edhe më i madh”, ka thënë Peci në “Debat Plus”.

    Ai ka thënë se deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka sharë dhe ka përdorë fjalë të pista, madje, në një moment ai ka thënë se Krasniqi i ka thënë “hajde të bëj llom”.

    “Memli u afrua, dhe i tha (Donika Gërvallës): “Analfabet, oj katastrofë” dhe fjalë të tjera që s’po dua t’i përdor. Reagimi im ishte: “Mjaft më me këto ofendime” dhe vërsulja e Memlit ishte në drejtimin tim, më tha: “Hajde dil qitu në hollin e Kuvendit se të tragoj, të bëj llom’ dhe sharje e ofendime të tjera të pista”, ka deklaruar Peci.

    Sot gjatë ditës u tensionua gjendja në Kuvendin e Kosovës pas një fjale të ministres, Donika Gërvalla. PDK ka kërkuar shkarkimin e Gërvallës nga pozita e ministres.

  • Flet për herë të parë kundërkandidati për president i Vjosa Osmanit

    Flet për herë të parë kundërkandidati për president i Vjosa Osmanit

    Sot në orën 16:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit.

    Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidojë edhe Nasuf Bejta nga Vetëvendosja.

    Lajmin se do të jetë kundërkandidat i Osmanit e ka konfirmuar vetë Bejta.

    “Po, është e vërtetë që do të jem kundërkandidat. Mendoj që do të jem një kandidat shumë serioz. Së paku kështu mendoj unë”, ka thënë Bejta për Express.

    Ndryshe, Bejta ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV’së, dhe ka arritur të marr vetëm 5 mijë e 763 vota. Më herët ai ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.