Tag: Politikë

  • Lutfi Haziri ka një mesazh për deputetët e LDK-së që po kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente!

    Lutfi Haziri ka një mesazh për deputetët e LDK-së që po kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente!

    Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti të cilin përfaqëson është pro që të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, në momentin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës.

    Haziri në një deklaratë për Gazeta Blic, ka thënë se tashmë “LDK ka kryer punën e saj” dhe “ju mbetet të tjerëve që të kryejnë obligimin e tyre”.

    Sipas tij, edhe Kryesia e Lidhjes Demokratike e edhe Grupi Parlamentar kanë një qëndrim unik për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Haziri ka thënë janë tre deputet të partisë së tij që aktualisht, assesi nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë.

    “LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri për Gazeta Blic.

    Aktualisht janë tre deputet të Lidhjes Demorkatike të Kosovës që janë kundër vendimit të Kryesisë së LDK dhe Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

    Gazeta Blic ka shkruar të enjten se Kryeministri Albin Kurti e Vjosa Osmani po synojnë që përmes “presionit” të SHBA-së dhe shtetëve të tjera të QUINT-it, ta bindin Listën Serbe për të votuar Vjosa Osmani për presidente e Kosovës.

    “Në mënyrë që të shkohet në të sigurten dhe të ketë vota të majftueshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Kurti e Osmani kanë “intervenuar” të shtetët e QUNIT-it që të bindet lista Serbe”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.

    Ky “intervenim”, siç pohojnë burimet e njëjta, vjen pas deklaratave të zyrtarëve të Partisë Demorkëtike të Kosovës, Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovë dhe një pjesë të deputeteve të LDK se nuk do të japin votën e tyre PRO Vjosa Osmanit.

    Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Lista Serbe nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente pasi që ata tashmë kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Albin Kurtin, me arsyetimin se është bërë shkelje kushtetuese me rastin e ndarjeve së ministrive për komunitetin serb.

    Gjithashtu Gazeta Blic ka raportuar se deputetët Adem Hoxha e Fadil Gashi kanë vënë “kushtetet” e tyre në rast se Albin Kurti e Vjosa Osmani dëshirojnë votën e tyre për çështjen e presdientit.Hoxha e Gashi kanë kërkuar nga një zëvëndës minsitër në Qeverinë Kurti 2 .

    Në fillim të javës nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është përjashtuar mundësia që brenda kësaj jave të thirret seanca për zgjedhjen e Vjsoa Osmanit për Presidente , por që mungesa e numrave ka bërë që kjo çëshjte të shtyhet deri në sigurminin e votave të majftueshme.

  • Kërkohet shkarkimi i Enver Hoxhajt nga PDK-ja

    Kërkohet shkarkimi i Enver Hoxhajt nga PDK-ja

    Anëtarë të PDK-së po kërkojnë të mbahen zgjedhje të reja brenda partisë.

    Partia Demokratike e Kosovës që nga 6 nëntori i vitit 2020 ushtrues detyre të kryetarit ka Enver Hoxhaj.

    Ky ka marrë në duar timonin e partisë qëkur u konfirmua aktakuza ndaj Kadri Veselit.

    Kjo parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit doli e dyta në listë me 19 karrige të siguruara në Kuvendin e Kosovës.
    Ky rezultat jo fort i kënaqshëm ka nxitur reagime te anëtarë të partisë që po kërkojnë shkarkimin e kryesisë.

    Ish-kandidati për deputet nga kjo parti e anëtari i këtij subjekti, Bujar Cakolli ka thënë që kryetari Hoxhaj duhet të jep përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

    Cakolli më tej vlerëson që duhet të mbahen zgjedhje të reja brenda partisë ku do dal edhe kryesia e re.

    E anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë që individë të caktuar e kanë uzurpuar partinë.

    Tutje Çelaj thekson që ka edhe të tjerë brenda PDK-së që po kërkojnë përgjegjësi për rezultatin në 3 palë zgjedhjet e fundit.

    PDK mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë para një jave, aty u vendos që të mos votohet për presidente. Vjosa Osmani.

    Ndër tjera në këtë takim sipas njoftimit të PDK-së, u autorizua partia për hartimin e një dokumenti strategjik për reformë të brendshme, i cili do t’i japë drejtim sjelljes sonë politike, mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe krijimin e frontit opozitar përballë pushtetit.

    E një ndër emrat që u përfol për kryetare të kësaj partie është ai i ish ambasadores në Uashington, Vlora Çitakut.

  • Zyrtari i AAK-së: Deputetët tanë duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet për Qeverinë dhe presidentin

    Zyrtari i AAK-së: Deputetët tanë duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet për Qeverinë dhe presidentin

    Sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Pejë, Fisnik Dema, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë votimit për Qeverinë dhe presidentin.

    Sipas Demës, kjo do të tregonte rolin konstruktiv të AAK-së, duke shtuar se kështu edhe do të respektohej “fjala e sovranit”.

    “Aleanca duhet të qëndroj në sallë gjatë zgjedhjes së qeverisë dhe presidentit. Jo për Albinin a Vjosen, por për respektimin e fjalës së sovranit, ku një pjesë e mirë e tyre janë votues të vet Alenaces. A i bën numrat fituesi është çështje e tij, mirëpo ne duhet të luajm rol konstruktiv në parlament”, thuhet në postimin e tij.

    Po ashtu, Fisnik Dema, në një postim në Facebook, ka kërkuar reformë brenda parties, duke nisur nga kryetari Ramush Haradinaj dhe grupi i tij I ngushtë.

    “Është koha që Kryetari Haradinaj të nis reformën nga vetvetja, mendësia e vizioni afatgjatë politik. Të reformojë pa pardon grupin e ngushtë të tij. Ndoshta tani do humbin ndonjë votë a ndonjë komunë, mirëpo është momenti të bëjmë planin e dekades për Aleancen si alternativë serioze politike, e pastër, e rinuar, e zgjeruar, e fuqizuar me frymë të re”, vazhdon tutje postimi i sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në Pejë.

    https://www.facebook.com/alfi.dema/posts/1905400149613141

  • PDK ia merr Nismas kryetarin e kësaj dege

    PDK ia merr Nismas kryetarin e kësaj dege

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike.

    “Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë“, ka shkruar Hoxhaj.

    Sami Hajdaraj, ndryshe, ka qenë edhe ish-ministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë.

    Lexoni statusin e plotë:

    Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ish ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisë si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!

  • Haki Abazi: Qytetarët kanë dy opsione, Vetëvendosjen dhe tradhtarët

    Haki Abazi: Qytetarët kanë dy opsione, Vetëvendosjen dhe tradhtarët

    Ish-zv.kryeministri Haki Abazi thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë referendum.


    Abazi thotë se përballë Lëvizjes Vetëvendosje qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhtarë të votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin.

    Postimi i tij:

    Këto nuk janë zgjedhje, me 14 shkurt do të jetë REFERENDUM!

    Përballë Lëvizjes VETËVENDOSJE, qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës, janë tradhëtarë e votës, ndarësit e Kosovës, ata që nëpërkëmbën vendin, privatizuan tokat me pak para, u pasuruan në kurriz të popullit të varfëruar dhe e lanë për 20 vite vendin në burgun kolektiv.
    Përballë do t’i kemi ata që së bashku e zvogluan shtetin për ta rritur çifligun e vet, e zhdukën drejtësinë për t’i ikur asaj dhe rritën pabarazinë për ta sunduar popullin e lodhur, të varfër e të sëmurë.

    Edhe çka tjetër mund të premtoj një klasë politike që ka sjellë mbi 200 mijë qytetar në gjendje të largohen nga Kosova, që nga shpallja e pavarësisë.

    Nuk mund të këtë rimëkembje nga ata që shkatrruan arsimin, shitën fabrikat, mbajtën tokat djerrinë, shkatrruan mjedisin, lumenjët dhe tokat pjellore, falën me mijëra hektarë, shtriejnë qafën para të huajve se e kanë bishtin nën derë. Ata që Lirisë ja vendosen emrin Tender!


    Votuesi demokratik që e do veten, familjen dhe vendin tonë ka dy opsione në këto zgjedhje- REFERENDUM:

    1. Lëvizjen VETËVEDOSJE, atë që e ka mbajt fjalën para çdo sfide dhe ka mbajtur premtimin dhe sa herë që ka paralajmëruar rrezikun, ka dale të jetë saktë. Lëvizja ka vizion me shtet zhvillimor të së ardhmës, transformim dhe kthim të dinjitetit dhe idealit e të qenurit shqiptarë, liridashës e zot shpie. Me Lëvizjen Mergata e ka hisen në shtetin dhe procesin e bashkimit dhe faktorizimin e shqiptareve në rajon.

    2. Opsionin e tradhëtisë që premtojnë nje gjë dhe bëjnë krejt të kundërtën, opsionin e pasurimit të individëve dhe klaneve, kapjes së drejtësise dhe opsionet e dështimit të dëshmuar në çdo sferë dhe në praktikë për 20 vite. Me këtë opsion rrugëtimi është në drejtim të faktorizimit të Serbisë dhe listës Srpska, në drejtim të Minshengeneve dhe ndarjeve e suprimim të sovranitetit, heqje dorë nga njohjet e anëtarësimet. Ky opsion është opsion i fusnotave dhe konflikti me BE…

    Liqeni ka vetëm një emër dhe ai është UJMAN!

    Kosova është në kontinentin e Evropës nuk është në Lindjen e Mesme!

  • Deputeti Haxhiu grisë veshjet mbrojtëse të mjekëve: Keni vjedhur nga thasët e kufomave e deri në Thesar

    Deputeti Haxhiu grisë veshjet mbrojtëse të mjekëve: Keni vjedhur nga thasët e kufomave e deri në Thesar

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar qeverinë Kurti dhe qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Haxhiu ka thënë se gjatë pandemisë janë bërë vjedhje të mëdha, transmeton Telegrafi.

    “Ka vjedhur gjatë pandemisë ky koalicion i shpresës, me një kompani ka përfituar mbi tre milionë euro, këtë kompani që e udhëheq një aktiviste e LVV-së. Përfitoi kontrata gjatë pandemisë, dhe ato kontrata i nënshkroi Arben Vitia. Në ato kontrata nuk shihej kualiteti prandaj duhet me pa se çfarë keni blerë nga 12 euro”, tha ai teksa grisi veshjet mbrojtëse të mjekëve.

    Deputeti ka thënë se gjatë pandemisë janë vjedhur nga thasë për kufoma e deri në Thesar të Shtetit.

  • A do të futet Donika Kadaj-Bujupi në partinë e Vjosa Osmanit?

    A do të futet Donika Kadaj-Bujupi në partinë e Vjosa Osmanit?

    Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur për pozitën e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Thotë se ‘de fakto’ është përjashtuar nga AAK.

    “Unë jam rikthy në Aleancë për me vazhduar. Kam telashe, dmth është njëfarë përjashtimi “de facto” të cilën ma kanë bo në Aleancë”, tha ajo në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.

    “‘De facto’ unë ka pesë-gjashtë muaj që unë nuk jam thirrë në asnjë takim”, shpjegon ajo duke theksuar se mes saj dhe partisë së Ramush Haradinajt ekziston një “hendek”.

    Por a do të bashkohet ajo me iniciativën që po e krijon Vjosa Osmani.

    “Unë Vjosen e kam shoqe moti dhe s’flasim për oferta”, thotë Kadaj-Bujupi.

    “Gratë nuk bëjnë marrëveshje kështu përmes ofertave e pozitave”, shton ajo.

    “Nëse është një projekt shumë i mirë, ajo është tjetër çka. Sigurisht që kisha dashtë me pa gra në udhëheqje të partive politike. Nuk e kemi biseduar asnjëherë. Nuk e kam mëndu’, theksoi Kadaj-Bujupi.

  • Deputeti i LDK-së i reagon ashpër Isa Mustafës, e quan komunist

    Deputeti i LDK-së i reagon ashpër Isa Mustafës, e quan komunist

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli i ka reaguar kreut të kësaj partie, Isa Mustafës, pasi ky i fundit ka thënë se Avdyli dhe Osmani iu kanë gëzuar fitores së VV-së në Llap

    Avdyli në një postim në Facebook e ka quajtur Mustafën komunist i fundit nga ish-Jugosllavia.

    “Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, ka shkruar ai.

  • Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

    Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin ‘Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës së Speciales.

    Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe u.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, janë figurat politike të cilat duan ta luftojnë korrupsionin, shkruan Gazeta Express.

    “Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Kjo përfshin kryeparlamentaren dhe presidentin e përkohshëm Vjosa Osmani, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj.

    Tutje, ajo ka shkruar edhe në një konotacion negativ për ish-liderët e UÇK’së, me theks të veçantë ndaj ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

    “Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për t’u siguruar që ata nuk do të sillen para drejtësisë,” tha gjykata në një transmetim. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje”, thuhet tutje në analizën e Wölfl.