Tag: Protesta

  • Protestë para fillimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit

    Pak para fillimit të seancës ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, disa gra janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.

    Qytetaret kanë vendosur disa pankarta para objektit të gjykatës, ku shihen pjesë të shkëputura nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”, në shenjë proteste ndaj këtij rasti dhe rasteve të tjera të vrasjeve.

  • I përmendet protesta e ’21 Janarit”, Sali Berisha përplaset ashpër me Imer Mushkolajn

    Vazhdon të jetë i ndezur debati për situatën brenda Partisë demokratike në Shqipëri.

    Përplasje e ashpër në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe analistit Imer Mushkolaj.

    Berisha e ka konsideruar të dhunshme ndërhyrjen e policisë ndaj mbështetësve të tij derisa ishin në një protestë paqësore te selia e PD-së.

    Ndërsa Imer Mushkolaj ka kundërshtuar Berishën duke i kujtuar protestën e 21 janarit të disa viteve më parë kur PD kishte pushtetin.

    “Më së paku ju duhet të flisni për dhunën në protesta. Ju duhet të kujtoni se me 21 janar para disa viteve keni vrarë katër protestues që ishin po ashtu në një protestë paqësore”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

    I ashpër ndaj analistit ka qenë Berisha duke e quajtur “provokator të Novi Sadit”.

    “Duhet të jesh i pafytyrë që të konsiderosh paqësore protestën e 21 janarit. I them frekuentuesit të Novi Sadit (Mushkolajt) se askush tjetër në botë protestën e 21 janarit nuk e ka quajtur paqësore. Ti e merr në Novi Sad ata konstatim për 21 janarin”, i është përgjigjur Berisha-Mushkolajt.

    “Me Beogradin që keni bashkëpunuar ju kur keni qenë president”,  i është kundër përgjigjur Mushkolaj Berishës.

    “Nëse i thua protestë paqësore asaj që u hodhën plumba në Kryeministri, ti s’ke as minimumin e integritetit njerëzorë, ti je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë”, ka vazhduar Berisha.

    “Nëse unë jam skllav, ti je një vrasës, ti e ka djegur Shqipërinë në vitin 1997”, ka vazhduar Mushkolaj.

  • Pjestari i Policisë së Kosovës u drejtohet në gjuhën shqipe protestuesve serb: Protestën nuk ua ndalojmë…rruga duhet të lirohet

    Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

    E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

    Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

    Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

    “Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

    Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

  • OVL-UÇK paralajmëron aktivitete protestuese më 12 qershor

    OVL-UÇK paralajmëron aktivitete protestuese më 12 qershor

    Pas arrestimit të veteranit Faik Fazliu, i cili u lirua më pas, sot është mbledhur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Nga OVL-UÇK thonë se institucionet e vendit kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.

    OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të ketë protestë, ndërsa thanë se kryeministri Albin Kurti e ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçka po e akuzojnë UÇK-në.

    Kështu ata kanë paralajmëruar edhe aktivitet protestues më 12 qershor.

    “Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i 

  • Protestojnë mjekët në Podujevë për doktorin që se trajtoi pacientin, kërkojnë lirimin e tij

    Protestojnë mjekët në Podujevë për doktorin që se trajtoi pacientin, kërkojnë lirimin e tij

    Mantelbardhët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ditën e premte e kanë nisur me protestë.

    Të njëjtit kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi që ai është arrestuar mbrëmë pas raportimit se kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.

    “Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, shkruan njëri nga kolegët e Hotit në llogarinë e tij në Facebook.

    Pas plasimit të lajmit kanë reaguar organet e rendit duke e arrestuar.

    Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë

  • Sot protestohet në kryeqytet, kjo është arsyeja

    Sot protestohet në kryeqytet, kjo është arsyeja

    Sot do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

    Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.

    “Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në postimin e Gjinovcit.

    Ndryshe, kyetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

    Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

    “Unë jam shumë e kënaqur me votat, sepse i kam marr me boshnjakët. Jemi tu i prit votat e diasporës. Jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e di a jam jashtë Kuvendit. Në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re për neve boshnjakët. Është iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje në emisionin “Frontal”, në T7.

    Më tutje, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës tha se Hoxhiq ka marr vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak por vetëm serbët.

    “Nëse është e vërtetë që Adriana Hoxhiq ka marr shumë vota tash me postë nga Serbia ka shans që Adriana të kalojë nga 3 vende dhe ne të jemi jashtë Kuvendit. Ka marr vota prej komunave serbe dhe ku nuk jeton asnjë boshnjak. Kjo ka qenë pjesë e një plani nga Lista Serbe. Ne nuk kemi as fuqi për me luftu kundër Serbisë. Jemi të gatshëm që të bëjmë ankesa edhe në PZAP edhe në institucione tjera. Shteti duhet të na ndihmojë”, ka thënë më tutje ajo.

  • Protestojnë sindikalistët e SHKK’së, marrin premtime nga Hoti

    Protestojnë sindikalistët e SHKK’së, marrin premtime nga Hoti

    Sindikata e SHKK-së kanë marrë premtime se do të përfshihen në listën e pagave shtesë.

    Maskën e distancën po e mbajnë.

    Sindikalistët e Shërbimit Korrektues të Kosovës para qeverisë i nxori një pakënaqësi e përbashkët.

    Përmes protestës ata po kërkojnë që të realizohen të drejtat e tyre ligjore dhe të marrin shtesën në pagë, që parashihet tek ligji për pandeminë.

    E menjehërë një pjesë e tyre iu drejtuan zyrës së Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

    Pas diskutimit që patën brenda me Hotin përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës u kthyen më një lajm të mirë për kolegët e tyre.

    Këta të fundit kanë marrë premtime nga kryeministri në detyrë se do të përfshihen në listën e pagave shtesë.

    Frashër Rracaj nga Shërbimi Korrektues tha se atyre u është thënë se kërkesat e tyre do të realizohen në muajin mars.

    Pas këtij premtimi protesta është ndërprerë përkohësisht deri në vendimin e qeverisë që pritet të merret në mbledhjen e parë për muajin mars.

  • Arrestohet Dardan Molliqaj

    Arrestohet Dardan Molliqaj

    Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

    Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

    Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, shihet se është arrestuar në mënyrë të dhunshme kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

    Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.

  • RAMA: Prapa dhunës në protestë qëndron Berisha e Meta, Basha është i papranishëm…

    RAMA: Prapa dhunës në protestë qëndron Berisha e Meta, Basha është i papranishëm…

    Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës” kështu e ka cilësuar Edi Rama dhunën në protestat e organizuara pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

    Sipas Ramës dhuna në protestë nuk ka lidhje me zemëratë të popullit, por është orkestruar opozita. Më tej ai ka shtuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka gisht në këtë protestë, pasi sipas Ramës, ai në vend që të reagojë dhe të distancohet nga dhuna, zgjedh që të mos reagojë fare.

    “Më vjen keq për Bashën. Eshtë një tjetër rast që provon se është një lider pa pikë karakteri. Se jam i bindur se nuk ka lidhje me këto që ndodhin. Por kjo e bën dyfish fajtor. Se duhet të dilte dhe të thoshte që këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet se vihet me zgjedhje. Por ai si gjithmonë është i papranishëm në momentin e duhur për të thënë atë që duhet. Kjo nuk ka lidhje me zemëratat. Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këta janë që predikojnë revolucion e prerje duarsh e populli do i marri përpara. Këtë e di edhe peshqit e liqenit artificial. Secili nga ju e di, kushdo shqiptarë. Këtë e dinë edhe ata që thonë ca problemi ka që digjet pema. Një familje që i ndjek këta në Tv. Ca edukojnë këta. Punë e madhe shumë që u dogj. Edhe fëmija në shpi tani ti vej zjarrin shtëpisë? ” tha Rama.

    “Është thjeshtë çështje kohe për zëvendësimin e ministrit.” tha Rama./TCH

  • Stresi heq dorë nga protesta: Kauza ime kaq ishte!

    Stresi heq dorë nga protesta: Kauza ime kaq ishte!

    Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se kauza e tij në protestën për Klodianin kaq ishte.

    Ai shprehet se vrasja e Klodian Rashës nuk i përket vetëm familjes së tij por është kauza e të gjithë shqiptarëve. Sipas Stresit nuk ka asnjë arsye politike në përfshirjen e tij në këtë protestë.

    “Ne po dënojmë aktin e shëmtuar që ka ndodhur dhe nuk po përdorim Klodianin, përkundrazi, po mbrojmë të ardhmen e shqiptarëve, se fundja fundit vetëm kështu mbrohet, e dashur familja e Klodianit”– shprehet këngëtari.

    Arkimed Lushaj ka qenë pjesëmarrës aktiv në ditët e para të protestës duke u përfshirë në akte dhune dhe më pas u shpall në kërkim nga policia.