Tag: Protesta

  • Zbrazën selinë e PS-së dhe dogjën gjithçka, ndërhyjnë “specialet”, gaz lotsjellës në Shkodër

    Zbrazën selinë e PS-së dhe dogjën gjithçka, ndërhyjnë “specialet”, gaz lotsjellës në Shkodër

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u detyruan të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë të dhunshme që nisi në mesditë në Shkodër ku dhjetëra të rinj mësynë selinë e Partisë Socialiste duke nxjerrë jashtë të gjitha orenditë e duke u vënë flakën përballë.

    Në rrugët e qytetit protestuesit u vendosën flakën edhe disa banderolave dhe tabelave të reklamave, ndërsa situata vijon që të jetë e tensionuar. Protesta ka nisur prej orës 11:00 në kryeqendrën e veriut. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë.

    Mësyrja ka ndodhur pak pasi qindra qytetarë të Shkodrës nisën protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.null

    Sulmi ka ndodhur kryesisht nga minorenë, ndërsa për rreth 30 minuta në asnjë moment nuk ka pasur ndërhyrje të forcave të policisë për t’i ndaluar, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Selia e Partisë Socialiste ndodhet në rrugën “Vilson”, përballë Poliklinikës Shëndetësore të qytetit dhe pak më vonë ndërhyri policia me njësinë e FNSH-së.

    Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

  • ‘Dola nga turma me makinën e varrimit’, flet Stresi nga arratia

    ‘Dola nga turma me makinën e varrimit’, flet Stresi nga arratia

    Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka hyrë sërish në telashe me policinën dhe është arratisur në Kosovë. Kjo për shkak se u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohet si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.

    Stresi ka rrëfyer për Prive se si arriti të dilte nga Shqipëria dhe aq më tepër t’i shpëtonte policisë ditën e protestës, teksa u fsheh në një makinë funerali.
    “Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë.

    Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, u shpreh ai.

  • “Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më merrni jetën si Klodianin”

    “Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më merrni jetën si Klodianin”

    Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në mesin e protestuesve pasditen e kësaj të mërkure që u zhvillua përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha që u vra nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

    Në një prononcim për tvklan.al përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, aty ku ishin grumbulluar fillimisht protestuesit, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai.

  • E plagosën protestuesit, njëri prej policëve humb njërin sy

    E plagosën protestuesit, njëri prej policëve humb njërin sy

    Njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë ka humbur njërin sy. Mësohet se efektivi i policisë ka pësuar çarje të korneas të syrit, ku për pasojë po i nënshtrohet edhe një operacioni.Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilave është gazetar.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 te lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.null

    Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.Lexo po ashtu:

    Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar./tch/

  • “Ti nuk më përfaqëson” – “Përkrahësit e Albin Kurit” thërrasin protestë kundër Driton Selmanajt

    “Ti nuk më përfaqëson” – “Përkrahësit e Albin Kurit” thërrasin protestë kundër Driton Selmanajt

    Simpatizantët e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë thirru një protestë kundër zëvendëskryeministrit Driton Selamanaj, shkruan Reporteri.net.

    Thirrjet për dorëheqjen e tij vijnë pas një deklarate të Slemanajt, i cili tha se është lodhur nga çështja e personave të pagjetur.

    Protesta është thirrur për nesër në ora 14:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
    Organizatorët kanë bërë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë.

    Tensionet mes LDK-së dhe Vetvëvendosjes janë rritur shumë ditëve të fundit, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës.

  • Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

    Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

    Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai për KP.