Tag: Qeveria Hoti

  • Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

    Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Insajderi.

    Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të Kosovës.

    Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

    Ndonëse Hoti, sipas protokollit shtetëror, me ceremoni shtetërore ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti, njësoj s’kishte vepruar ky i fundit.

    Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.

    Albin Kurti kishte shkarkuar Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar qeveria e tij më 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

  • Hoti: Vendimet e mia askush s’mund t’i kontestojë

    Hoti: Vendimet e mia askush s’mund t’i kontestojë

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e tij janë të pakontestueshme.

    Hoti para mediave gjatë vizitës në një kopsht në kryeqytet e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka thënë se nëse do të jetë në krye të qeverisë do t’i hedh poshtë vendimet e Hotit, njofton Klan Kosova.

    “E para është veç fiksim i tij, pasi nuk do t’i vijë shansi që ta marrë pushtetin sërish. Vendimet që i kam marr unë nuk mundet askush t’i kontestojë. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, ka thënë Hoti

  • Rrogë të 13-të për mësimdhënësit

    Rrogë të 13-të për mësimdhënësit

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në konferencë për media me Ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se sot do të nënshkruaj kontratat kolektive dhe nga viti 2023 mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.

    Gjithashtu është bërë e ditur se punëtoreve të arsimit do të ju kompensohen orët shtesë dhe rreziku që kanë pasur në kohë të pandemisë, në fund të muajit shkurt dhe në muajin maj.

    “Kemi dakorduar te gjitha aspektet kryesore për kontratën kolektive. I kemi saktësuara të gjitha çështje, Jemi pajtuar qe të paguhet rroga e 13 te për punëtoret e arsimit nga viti 2023. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë. Për shkak të orëve të mbajtura  arsimtarëve të ju paguhen dy paga në fund të shkurtit dhe në fund të majit”, ka thënë Hoti.


    Ndërsa Ministri Likaj pagën e 13-të e ka krahasuar me angazhimin e mësimdhënësve.

    “Lidhur me pagën e 13 është e lidhur ngusht me angazhimin e mësimdhënësve”, ka thënë ai.
    Për SBAShK-un ky është një moment i veçantë dhe kanë bërë të ditur se kjo nuk ka të bëjë me rritje të pagave, por me pagesa shtesë.

    “Është nga herat e para që SBAShK ka një bashkëpunim kaq të mirë me Ministrin e Arsimit. Nuk kemi të bëjmë me ngritje të pagave, por me shtesa. Nga çerdhet deri tek Universitetet e Kosovës”, ka thënë Jasharaj.

    SBAShK-u kishte lajmëruar grevë, nëse punëtorëve të do të ju paguhen pagat shtesë, për angazhimin e tyre në kohë të pandemisë.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK i kishte siguruar se pagesat shtesë për punëtoret e arsimit do të kryhen në dy këste.

  • Në kohë fushate zgjedhore, Qeveria lejon grumbullimin deri në 50 persona

    Në kohë fushate zgjedhore, Qeveria lejon grumbullimin deri në 50 persona

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave  antiCovid.

    Në mesin e masave të ndërmarra, Qeveria ka vendosur që të lejojë grumbullimin e 30 personave në hapësira të mbyllura, kurse në sheshe publike lejohet grumbullimi i personave deri në 50 persona, transmeton Telegrafi.

    “Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

    Të ndaluara vazhdojnë të mbesin organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, e po ashtu edhe ceremonitë fetare.

  • Pfizer dhe BioTech demanton Qeverinë Hoti: Ende s’kemi nënshkruar marrëveshje për vaksinat

    Pfizer dhe BioTech demanton Qeverinë Hoti: Ende s’kemi nënshkruar marrëveshje për vaksinat

    Kompania Pfizer dhe BioNTech ka demantuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinave. Zyrtarët e Pfizer kanë deklaruar se kanë biseduar por ende nuk kanë arritur marrëveshje

    Gazeta Shneta ka kontaktuar me përfaqësues të Pfizer dhe të njëjtit kanë konfirmuar se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.
    “Kemi pas bisedime me Qeverinë. Për t’u arritur marrëveshja ajo duhet të nënshkruhet. Përderisa ende nuk është nënshkruar nga të dy palët, ne nuk mund ta komentojmë atë”, ka deklaruar Urska Lakner, menaxhere e kompanisë për rajonin e Adriatikut.


    Lakner ka theksuar për gazetën shneta se Pfizer dhe BioNTech do të punojë ngushtë me të gjitha qeveritë, përfshirë edhe Kosovën, për të siguruar qasje në vaksinë. Por ka deklaruar se detajet nga bisedimet mbeten konfidenciale.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë ka deklaruar se ka marr konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës.

    “Siç e kemi bërë të ditur dje, në kuadër të angazhimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas një seri takimesh dhe negociatash me këtë kompani, vaksina e së cilës është e para që është aprovuar për përdorim, në kuadër të përpjekjeve globale për mbrojtje kundër COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.

    Sipas Zemajt gjatë kësaj jave ka mbetur vetëm finalizimi i aspekteve teknike.

    Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se grupi i cili negocion blerjen e vaksinavë në emër të Qeverisë, ka konkretizuar bisedat me Pfizer për sigurimin e vaksinës.
    “Zyrtarisht, formalisht, pas bisedave të grupit të Ministrisë së Shëndetësisë që negocion sigurimin e vaksinave në emër të Qeverisë, dje janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina. Janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Covaxin janë kryer më herët për 720 mijë vaksina. Kemi siguruar edhe buxhetin siç e dini është miratuar janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina dhe jemi të përgatitur për këtë proces. Ne presim që vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt”, ka deklaruar Hoti.
    Kujtojmë poashtu se COVAX në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se vaksinat e para për Kosovën mund të dërgohen deri në fund të qershorit vetëm për punëtorët shëndetësorë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të muajit dhjetor.

  • Kushtetuesja publikon vendimin që rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

    Kushtetuesja publikon vendimin që rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti duke vendosur se vota e deputetit Etem Arifi, që ishte i dënuar me vendim të prerë gjyqësor, ishte e pavlefshme. Kushtetuesja ka dërguar vendin në zgjedhje që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë që nga dita e shpalljes së tyre.

    Në aktgjykimin për deputetin Arifi, Kushtetuesja ka konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend.

    Aktgjykimi s’ka efekt prapaveprues.

    Qeveria Hoti mbetet qeveri në detyrë.

    Këtu gjeni aktgjykimin e plotë

  • Isa Mustafës nuk i pëlqen vendimi i Kushtetueses, thotë se vendimi për ta rrëzuar qeverinë Hoti i padrejtë dhe jo profesional

    Isa Mustafës nuk i pëlqen vendimi i Kushtetueses, thotë se vendimi për ta rrëzuar qeverinë Hoti i padrejtë dhe jo profesional

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.

    Mustafa tha se Arifi ka votuar edhe Qeverinë Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast.Megjithatë Mustafa thotë se ata do ta respektojnë këtë vendim, ani pse si të tillë e quajnë të dëmshëm për vendin.

    Madje ai thotë se Gjykata Kushtuese nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje dhe se sa herë që po i kërkohet mendim ajo po shkruan pjesë të Kushtetutës që nuk e kanë nën kompetencë.“Ne nuk kemi pritur fare që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim të tillë sepse janë marrë masa dhe nuk është alarmuar ligjshmëri me kohë ndaj deputetit Etem Arifaj. Ai është zgjedhur deputet në këtë mandate. Vepra për të cilën është dënuar ai i takon legjislacionit të kaluar dhe rrjedhimisht ai ka bërë mandatin në legjislacionin e kaluar. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për të gjitha organet që kanë dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar edhe për Kuvendin edhe për Kryesinë e Kuvendit edhe për Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti dhe askush nuk e ka sinjalizuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Dhe tash është çështja vetëm te votimi i Qeverisë Hoti. Do të lihen anash votat për të tjerët”.“Mendoj se është një koncentrim i paarsyeshëm i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ky nuk ka pasur mandat që nga fillimi sepse ka qenë i dënuar atëherë duhet mandati i tij të zbritet nga mandatet e 120 deputetëve dhe mbetet që qeveria prapë është votuar me shumicën e deputetëve dhe poashtu nuk shoh asnjë arsye kushtetuese që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet. Nuk është në mandatin as në rolin e Gjykatës Kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet. Ajo mund të konstatojë në aktgjykim dobësitë ose lëshimet ligjore të cilat kanë ndodhur, por nuk është ajo që i shpallë zgjedhjet. Unë mendoj që nuk ka qenë as i drejtë dhe as profesional”.

    “Por unë nuk e kontestojë tani vendimin si të tillë sepse ne jemi shprehur si LDK që do ta pranojmë vendimin dhe do të sillemi sipas këtij vendimi. Por unë mendoj se vendimet e tilla nuk i bëjnë mirë vendit sepse asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet Gjykata Kushtetuese në çdo rast të shkruaj pjesë të Kushtetutës ashtu siç po ndodh tek ne”.Mustafa e vlerëson të mirë qeverisjen e kryeministrit Hoti, duke shtuar se ka qeverisur në një periudhë të rëndë, sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër korrupsionit.Prandaj, sipas tij, Kosovës i nevojitet Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutën edhe ligjet.“Unë mendoj se Qeveria Hoti ka qeverisur mire. Por jam i bindur poashtu që ka qeverisur në një periudhë krejtësisht të rëndë sepse ka pasur një koalicion të shumicës nganjëherë edhe në mungesë të shumicës veçmas prej periudhës që është arrestuar deputeti Arifi edhe më parë por ka punuar shumë sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër pandemisë. Ka dhënë rezultate shumë të mira në komunikim ndërkombëtar sepse është rikthyer komunikimi me ShBA-në. Mirëpo për gjashtë muaj është e pamundur që të bëhet ndonjë punë tepër e madhe e cila do të shënojë një epokë të qeverisë Hoti por ajo që kam parë zotëri Hoti si kryeministër ka punuar me ndërgjegje të plotë. Nuk është cilësuar si një kryeministër që ka bërë shkelje as të Qeverisë. Prandaj na nevojitet kësi Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutat edhe ligjet e Kosovës”.Mustafa thotë se para se të shkohet në zgjedhje duhet të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.“Mendoj që është rrezik shumë i madh. Nëse nuk miratohet buxheti dhe në këtë rast bëjë apel te të gjitha subjektet politike që ato të mobilizohen dhe ta thërrasin një seancë të Kuvendit para shpalljes së zgjedhjeve në mënyrë që buxheti të miratohet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ndërlidhen edhe me buxhetin e ardhshëm. Dhe posa të kryhet kjo ne s’jemi fare kundër që të shkohet në zgjedhje që ushtruesja e detyrës së presidentes t’i shpallë ato dhe vendi të shkojë në zgjedhje”./EO

  • Qeveria u shpall e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese, por masat dhe vendimet e saj duhet të respektohen

    Qeveria u shpall e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese, por masat dhe vendimet e saj duhet të respektohen

    Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e Ekzekutivit më 3 qershor.

    Pas këtij vendimi unanim të gjykatësve të Kushtetueses, u ngrit dilema se a duhet të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, meqenëse ato i ka marrë një qeveri e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese. Por kjo gjykatë në vendimin për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka konstatuar se aktgjykimi i saj nuk ka efekt në vendimet e marra nga Qeveria tashmë në detyrë, raporton Gazeta Express.

    “Ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në konstatimin e pestë të aktgjykimit.

    Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

    Sipas këtij aktgjykimi, Arifi nuk do të duhej të certifikohej fare për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2019.

    “Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses. 

    Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar më së shumti këtij vendimi që u dha të drejtë pretendimeve të paraqitura nga ky subjekt politik në Kushtetuese në korrik. Partia Demokratike e Kosovës po ashtu u shpreh se e mirëpret këtë aktgjykim. Përafërsisht njësoj u shpreh edhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa partitë e koicionit qeverisës s’janë deklaruar ende.

    Sot, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, do t’i mbledh në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

  • Sali Zyba: PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

    Sali Zyba: PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

    Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar sot Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka thënë se nëse do të merr ftesë, do të bashkohet mocionit për rrëzimin e Avdullah Hotit nga pushteti.

    Deputeti i LVV-së, Salih Zyba në një shkrim në Facebook ka thënë se e kanë ftuar edhe publikisht PDK-në që t’i mbështesin në mocion.

    “PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Me rastin e fillimit të procedurave të mocionit, përkatësisht para konferencës për media të datës 6 gusht, LV e ka ftuar PDK-në që të mbështesë mocionin dhe të jap kontributin e saj në tekstin e mocionit të mosbesimit. Të njëjtës PDK nuk iu patën përgjigjur duke e konsideruar atë të pasinqertë. Pra tashmë ka një ftesë së cilës PDK nuk iu është përgjigjur. Që nga ajo kohë, kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe ajo refuzon t’i japë nënshkrimet, derisa ndërkohë në disa raste iu vë në shërbim qeverisë së paligjshme”, ka thënë ai.

    Zyba thotë se tashmë PDK-ja i ka ndërruar qëndrimet.

    “Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, z. Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LV sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, z. Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë. Pra tash mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nëvojë për një takim dhe një marrëveshje me LV-në”, shton ai.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalih.zyba%2Fposts%2F3573203929393404&width=500&show_text=true&height=263&appId

    Sipas deputetit të VV-së, kjo po ndodhë pasi që PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë.

    “Ata nuk e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo dëshmohet çdo ditë me vepriemet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare, dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë. Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator. Pra e mbështet atë si domosdoshmëri jo si pazar politik, siç po synon PDK”, ka thënë ai.

  • Qeveria Hoti dorëzohet përballë Listes Serbe: Po i shqyrtojmë pakënaqësitë e tyre, besojmë se do të arrijmë pajtueshmëri

    Qeveria Hoti dorëzohet përballë Listes Serbe: Po i shqyrtojmë pakënaqësitë e tyre, besojmë se do të arrijmë pajtueshmëri

    Lista Serbe është subjekti më problematik i koalicionit qeverisës që drejtohet nga Avdullah Hoti. Edhe pse nga Qeveria pohojnë që është duke kontribuar në punët e ekzekutivit, në Parlament kjo parti ka qëndrim ndryshe. Rrallëherë voton ligje të rëndësishme e kushtëzimi është forma që e përdor më shpesh.Por kur vie puna për rrëzim të Qeverisë, LS-ja nuk heziton asnjëherë që të jap votën. E kërcënimet e tilla kryeministri Hoti nuk i dëshiron aspak. Madje ai paralajmëroi se javëve në vijim do të adresohen disa çështje lidhur me këtë parti. E në një konferencë për media ai tha se ’’Qeveria mund të bie por nuk pranon të shantazhohet nga askush’’. Të kënaqur me punën e këtij subjekti politik nuk janë as partnerët e tjerë të koalicionit.

    Lista Serbe nuk është duke marr pjesë aktivisht në seancat e Kuvendit të Kosovës. Madje kjo parti nuk po ua siguron votat as ekzekutivit pjesë e së cilës është edhe vet, për kalimin e ligjeve dhe projektligjeve. Lidhur me këtë gjë ditë më parë ka reaguar edhe kryeministri Hoti, e që para mediave tha se do t`i adresojnë disa çështje që lidhen me këtë parti.

    Mirëpo nga Zyra e Kryeministrit po thonë që ky subjekt politik është duke kontribuar në punën e Qeverisë së Kosovës.

    “Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës dhe është duke kontribuar në punën e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Hoti ka komunikim të rregullt me të gjithë partnerët e koalicionit, ndërsa komunikime në baza ditore / javore me ministrat dhe zëvendëskryeministrat”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

    Megjithatë nga Qeveria, konfirmuan për Express se janë në shqyrtim të disa pakënaqësive të Listës Serbe.
    “Jemi të vetëdijshëm se ka disa pakënaqësi nga Lista Serbe, të cilat janë duke u shqyrtuar dhe besojmë që shumë shpejtë do të arrijmë pajtueshmëri”, ka thënë më tutje ajo për Express.