Tag: Qeveria Hoti

  • A mund të jetë e mërkura dita e fundit e Qeverisë Hoti?

    A mund të jetë e mërkura dita e fundit e Qeverisë Hoti?

    Fati i Qeverisë Hoti pritet të vendoset gjatë ditës së mërkurë.

    Kjo pasi që në këtë dite do të vendoset ligjshmëria e kësaj qeverie.
    Gjykata Kushtetuese pritet që të mbaje seancën gjyqësore me 2 dhjetor, ku do të jap edhe verdiktin rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit ashkalinjë, Etem Arifi.
    E sipas njohësit të Kushtetutës, Riza Smaka, vota e Arifiti për themelimin e Qeverisë në korrik të këtij vitit është antikushtetuese.

    “Kjo është për ironi sarkastike që Gjykata Kushtetuese deri tash nuk e ka vendosur, kjo çështje juridike është me e thjeshta e mundshme, do të thotë që nuk ka kurrfarë dileme që neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, shkruan shprehimisht që deputeti humb mandatin në qoftë se dënohet më shumë se një vit, ai (Etem Arifi) ka qenë i dënuar më shumë se një vit dhe ka votuar, qysh ka votuar kur s’ka pas mandat të deputetit”, ka thënë ai për Infokus.

    E në rast që shpallet vota e Arifit si e ligjshme, atëherë sipas Smakës, Gjykata Kushtetuese do të bëjë shkeljen e Kushtetues së Kosovës.
    Një gjë e tillë sipas njohësit të Kushtetutës, nuk është hera e para që ndodhë nga kjo Gjykatë.

    “Në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk vendos kësisoj do të shkelet Kushtetutën se nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese shpeshherë ka gjykuar sipas politikave ditore, jo sipas Kushtetutës. Dhe kësisoj vota e tij do të shpallet nul dhe qeveria do të del që nuk ka qenë e formuar për shkak që ka qenë një votë nule nuk ka pasur 61 vota”, shprehet ai.
    Nëse vota e deputetit ashkali shpallet anti-kushtetuese, atëherë Qeveria Hoti rrezikon shpërbërjen.

    E mundësia që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme sipas Samkës është e madhe.
    “Qeveria do të konstatohet që nuk është e formuar de juro dhe de facto, dhe do të duhet procedurë për themelimin e qeverisë, eventualisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parakohshme”, ka deklaruar Smaka.

    Deputeti nga Partia e Ashkalinjve, është i dënuar për mashtrim me subvencione.

    Ai dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.
    Deputeti nuk e ka humbur mandatin dhe ka vazhduar aktivitetin e tij, duke e votuar Qeverinë Hoti.

    Përderisa sipas nenit 70 Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit humbet nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim

  • Sërish dështon votimi i projektligjeve të qeverisë, Kuvendi s’ka kuorum

    Sërish dështon votimi i projektligjeve të qeverisë, Kuvendi s’ka kuorum

    As në seancën e sotme plenare, nuk ka kuorum për të votuar projektligjet të cilat janë në rend të ditës.

    Për momentin, vetëm 45 deputetë janë të pranishëm në seancë.

    Gjatë seancës së sotme, deputetët e opozitës vazhduan ta kritikojnë Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë.

    Ata kërkuan rimbursim të qytetarëve të infektuar me Covid-19 për shkak të shpenzimeve që kanë në marrjen e terapive.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të shqyrtojnë kapacitetet e tyre dhe do të vendosin nëse mund ta bëjnë rimbursimin e qytetarëve.

    Zemaj tha se të gjithë pacientët e shtrirë në institucionet publike shëndetësore, kanë terapitë e nevojshme të siguruara nga ministria që ai e udhëheq.

    Ndërsa, edhe në këtë seancë iu bë thirrje opozitës për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

  • Nënkryetarja e Kuvendit kritikon Hotin: Të dëmshme dilemat e krijuara nga Qeveria lidhur me zhvillimin e mësimit të hënën

    Nënkryetarja e Kuvendit kritikon Hotin: Të dëmshme dilemat e krijuara nga Qeveria lidhur me zhvillimin e mësimit të hënën

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është e patolerueshme situata konfliktuoze e konfuze që kanë krijuar në shkolla, lidhur me festën e 28 nëntorit.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se është e pakuptimtë dhe e dëmshme krijimi i shumë dilemave lidhur me zhvillimin e mësimit nesër, me 30 nëntor.

    Sipas saj, në kalendarin e vitit shkollor 2020/2021 dita e hënë është ditë pushimi.

    “Bazuar në këtë kalendar janë bërë planifikimet në shkolla dhe kanë qenë të njoftuar edhe prindërit. Deklarata e zt. Hoti dhe Vendimi i Qeverisë i marrë në pasditen e së premtes që e hëna të jetë ditë pune, është sa i pakuptimtë aq dhe konfuz e konfliktuoz, përveçse i vonuar nëse i domosdoshëm”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se është gabim i pasinqertë i Qeverisë se heqja e pushimit në ditën e hënë po bëhet për shkak të solidarizimit me punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin.

    Sipas saj, nëse do të ishte e sinqertë, stafi i shkollave do të ishte informuar më herët.

    “Aktualisht shumë nxënës e mësimdhënës akoma nuk e dinë se a duhet të shkojnë nesër në shkollë apo jo. Të respektojnë Kalendarin e punës të miratuar nga MASHT sipas të cilit dita e hënë, dt. 30 nëntor është pushim, apo t’i binden Komunikatës së Qeverisë se dita e hëne është ditë mësimi? Kur kësaj i shtojmë edhe deklarimet nga SBASHK-u situata problematizohet dhe më shumë. Po shihen haptazi edhe ndikimet partiake e të grupeve të interesit në secilin nivel e institucion edukativo-arsimor, po shtohet dhe presioni e tensionet tek mësimdhënësit. Disa drejtor, gjatë fundjavës kanë urdhëruar mësimdhënësit të lajmërohen në punë, të tjerët që të mos lajmërohen. Ka dhe të tillë që janë të heshtur në këtë pikë dhe e lënë në vullnetin individual të mësimdhënësve. Disa prindër do t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë, tjerë ndoshta jo. Kjo është shumë gabim dhe e dëmshme”, ka thënë ajo.

    Nagavci thotë se gjendja në shkolla edhe ashtu është shumë e rënduar dhe rezultatet larg nga të dëshiruarat.

    “Në këto rrethanat duhet që të ketë një bashkëpunim e mbështetje të plotë për shkollat dhe stafin mësimor. Ministri i Arsimit duhet që të harmonizojë qëndrimet në mes të Qeverisë dhe Sindikatës dhe të dalë menjëherë me një deklarim për ditën e nesërme, përndryshe do të ketë veprime të pakordinuara që dallojnë nga shkolla në shkollë dhe me shumë gjasë do të jetë një ditë më shumë e dështimit në mësimnxënie e mësimdhënie”, ka thënë ajo.

  • Dështim pas dështimi në Qeverinë Hoti: Sërish nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen as Buxheti për vitin 2021

    Dështim pas dështimi në Qeverinë Hoti: Sërish nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen as Buxheti për vitin 2021

    Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2021 nuk është votuar në Komsionin për Buxhet dhe Trasnfere për shkak të mungesës se kuorumit.

    Të njëjtin fatin e pati edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Fillimisht deputeti Shkëlzen Hajdini ka propozuar që dy Projektligje ai për Rimëkëmbje dhe ai i Buxhetit të shtyhen për mbledhjen tjetër.

    Kurse deputeti i PDK-së Kujtim Shala ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje është bërë problem për qytetar e biznese.

    Përderisa deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se Kuvendi është tepër vonë për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se problemi i Ligjit për Rimëkëmbje është bërë politik.

    Kurse deputeti Veton Berisha ka thënë se e konfirmon se me votë publike e mbështetë propozimin e Kujtim Gashit të PDK-së në favor të amendamenteve.

  • Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thurur një reagim lidhur me raportimin se i biri i ish-deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

    Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare kasaj asaj serbe, shkruan Gazeta Express.

    “Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

    “Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

    Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

    Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

    As MPJ’ja e as ish-deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

    Shala është distancuar edhe nga ideja e rrëzimit të Qeverisë, e cila është propozuar kohëve të fundit nga disa parti politike në vend. Momentalisht, Shala nuk bart ndonjë post në legjislaturën e shtatë. 

  • Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shumë të dobëta intelektuale, politike e diplomatike

    Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shumë të dobëta intelektuale, politike e diplomatike

    Shkruan: Skënder Kapiti


    Pra është e sigurt se me këtë kualitet të dobët politik, intelektual e patriotik shumë të dobët që e karakterizon këtë qeverinë e sotme nuk ka shpresa për ta vënë Serbinë para akuzës për genocid dhe krime lufte.

    -Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shume të dobëta politike, diplomatike, intelektuale e patriotike. Por jo se qeveritë e mëparshme kanë qenë më të mira se kjo aktualja e Hotit. Qeveria Hoti nuk kishte si të ishte ndryshe më e mirë se sa paraardhëset sepse edhe Hotin e zgjodhi po ajo politikë dështake e këqyrë viteve, dhe ajo është produkt i humbësve të zgjedhjeve që u kthyen triumfatorë me një grusht shteti parlamentar duke rrëzuar legjitimitetin popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Zbulimin e mbetjeve të shqiptarëve të varrosur në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, është një fakt dhe argument i fuqishëm për ta vënë Beogradin dhe Rusinë para faktit se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe që sot Serbia duhet ta pranojë krimin dhe gjenocidin, pasi nuk është ky i vetmi rast i zbuluar por ka shumë e shumë varre masive dhe trupa njerëzor të zhdukur të cilat i dinë shumë mirë autoritetet shtetërore serbe.

    Ashtu sikurse Perëndimi që e përdori masakrën kriminale të Reçakut për të ndërhyrë ushtarakisht për çlirimin e Kosovës, sot duhet që i gjithë shteti i Kosovës por edhe Shqipëria ta ngrenë zërin fuqishëm për të detyruar Serbinë që të njohë gjenocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës, të kërkojë falje dhe të dëmshpërblejë dëmet e mëdha që ajo i ka shkaktuar Kosovës. Por ky pushtet dhe kjo qeveri nuk besohet se do e bëjë një gjë të tillë, pasi p.sh. kur pa pikë përgjegjësie dhe në mënyrë shumë naive zëvendëskryeministri i Kosovës këtë çështje e quan të konsumuar e të ezauruar. Si është e mundur që kryeministri Hoti nuk e shkarkon. A ka injorim ma të madh që i bëhet prej kësaj përgjigje antinjerëzore së pari dhe antikombëtare Kërkesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si more e thua se kjo është “konsumuar dhe rrjedhimisht është ezauruar”. Ky zv/kryeministër a ja din kuptimin fjalës italiane “ezauruar” që e përdor në këtë përgjigje, apo të tillë i ka grumbulluar rrethe vetes edhe ata që ia kanë përpiluar atë.

    Ezaurim do të thotë në shqip shterrim, tharje, terje. Pra sipas kësaj fjale do të thotë se kjo çështje ka shterrua, ka humb dhe nuk do të kërkohet ma. Kështu është kuptimi shqip i fjalës ezaurim që e përforcon edhe ajo tjetra konsumim, pra një pohim i dyfishtë që e vë përballë papërgjegjshmërisë funksionarin e Kosovës, gjë për të cilën edhe nëse e ka thënë nga pakujdesia, prapëseprapë nuk shlyhet kjo vetëm me një kërkim falje.

    Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e Portalit Online “RilindjaShqiptare”.

  • Isa Mustafa nga frika për të shkuar në zgjedhje, e fton PDK-në të futet në Qeveri

    Isa Mustafa nga frika për të shkuar në zgjedhje, e fton PDK-në të futet në Qeveri

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme për vendin.

    Mustafa në një intervistë per Telegrafin ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

    I pari i LDK-së ka thënë se është i hapur diskutimi për futjen e PDK-së në Qeveri.

    “Takime nuk kemi mbajtur. Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit. Në javët në vijim do të iniciojmë një tryezë të partive parlamentare, nga e cila do të dilnin përcaktimet për parimet, kriteret dhe kandidatët e mundshëm për këtë pozitë.

    Pas kësaj do të deklarohemi për vullnetin politik të LDK-së për ndonjë kandidat apo për zgjedhje të reja. E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, ka thënë ai

  • Nisin dorëheqjet në Qeverinë Hoti

    Nisin dorëheqjet në Qeverinë Hoti

    Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Zyra e Kryeministrit, raporton Blic, përcjellë RilindjaShqiptare.

    Kështu ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook, derisa thotë se arsyet janë të tij, ani pse s’i ka bërë të ditura.

    “Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Republikes se Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Republikes se Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje.

    Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to.

    Vazhdoj me besu se kjo Qeveri ka ba deri sot njanin prej akteve me patriotike te 10 viteve te fundit, ne mbrojtje te sovraniteti te Kosoves, duke nenshkruar Marreveshjen e Washingtonit