Tag: Qeveria Kurti 2

  • Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

    Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

    Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

    “Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ai në Facebook.

  • A po planifikon kryeministri Kurti takim me opoziten par fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi?

    A po planifikon kryeministri Kurti takim me opoziten par fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi?

    Kryeministri Albin Kurti po planifikon se para të shkojë në dialog me Serbinë, të takohet edhe me partitë e opozitës, raporton Gazeta Express.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interesit kombëtar.

    Ai tutje thotë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogut.

    Sipas zëdhënësit të Qeverisë, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

    “Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, u citohet të ketë thënë ai për Euroneës Albania.

    Albin Kurti, shef i Qeverisë ka refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin në Bruksel, derisa, Josep Borell sot ka bërë të ditur se Kurti kishte kërkuar më shumë kohë që të  përgatitet për bisedime.

    Takimi i Kurtit me Vuçiqin sipas Borell ishte caktuar të ndodhte sot, megjithatë, shefi i ekzekutivit kosovar kishte thënë se do të marrë pjesë vetëm në tryezën që do të organizohet e ku marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

    “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

  • Këta janë ekspertët që do t’i bashkohen Qeverisë Kurti në procesin e dialogut sipas Grupit për Ballkan

    Këta janë ekspertët që do t’i bashkohen Qeverisë Kurti në procesin e dialogut sipas Grupit për Ballkan

    Grupi për Ballkan (BPRG) përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se kush do të jenë ekspertët që do t’i bashkohen kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut.

    Përmes një komunikate për media, Grupit për Ballkan ka treguar se kush janë ekspertët e angazhuar deri më tani.

    “Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut”, thuhet në njoftimin e Grupit për Ballkan.

    Grupi për Ballkan, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton modalitetet e angazhimit të ekspertëve në procesin e dialogut me Serbinë.

    “Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtjesore për procesin e dialogut,  dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.  Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan”, thuhet tutje në njoftim.

  • Publikohet vendimi, këto janë të gjitha masat e reja

    Publikohet vendimi, këto janë të gjitha masat e reja

    Qeveria e Kosovës dje ka marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.

    Nga nesër do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

    Po ashtu gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë që nga nesër, pra 7 prill deri me 18 prill 2021, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”

    Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

    Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

    Mbyllen qendrat tregtare nga 7 deri më 18 prill.

    Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.

    Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

  • Qeveria miraton amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet

    Qeveria miraton amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet

    Qeveria e Kosovës ka miratuar amandamentin për nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

    Pas miratimit të ligjit nga Qeveria, ligji i dërgohet Kuvendit për miratim.

  • Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrave

    Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrave

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt rregulloren për fushat e përgjegjësisë së zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

    Kryeministri Albin Kurti me fillim të mbledhjes ka kërkuar nga ministrat  e tij që sa më shpejt ti sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.

    Ai tha se rregullorja e re i hap rrugë  sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave.

    “E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, tha Kurti.

  • Ehat Miftaraj paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    Ehat Miftaraj paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të merren vendime të rëndësishme.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Miftaraj ka thënë se këto vendime do ta kthejnë ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme ligjzbatuese.

    “Në ora 16:00 si duket do te mirren disa vendime qe do te kthejnë ligjshmerine ne disa institucione te rendesishme ligjzbatuese. Kur zbatohet ligji dhe procedura, kurre mos u tut. Kur shkelet ligji dhe procedura, tutu edhe shume bile”, ka shkruar Miftaraj.

  • A e shkeli Kurti Kushtetutën kur ia dha veç një ministri Listës Serbe, flet Enver Hasani

    A e shkeli Kurti Kushtetutën kur ia dha veç një ministri Listës Serbe, flet Enver Hasani

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani tha se në kushtetutë përcaktohet numri i ministrive që u takon pakicave në këtë shtet.  

    “Kushtetuta thotë që nëse janë më shumë se 12 ministri, i treti i takon komunitetve jo shumicë. Nuk e specifikon se cilët prej komuniteteve jo shumice”, u shpreh ai teksa foli edhe për ankesën e listës serbe ndaj qeverisë Kurti, pasi ky i fundit u dha vetëm një ministri.

    Ai theksoi më tej se nuk është normale “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i ka ndaluar çdokujt që ka një vepër penale, pa marrë parasysh shkallën e sa,j që të kandidojë si deputet dhe për të gjitha postet publike”.

    Hasani tha se kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetues dhe përmendi edhe rastin e Albin Kurtit, për të cilin tha se nuk ka vullnet nga asnjë palë që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pas marrjes së postit të kryeministrit nga ky i fundit. 

  • Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

    Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Insajderi.

    Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të Kosovës.

    Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

    Ndonëse Hoti, sipas protokollit shtetëror, me ceremoni shtetërore ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti, njësoj s’kishte vepruar ky i fundit.

    Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.

    Albin Kurti kishte shkarkuar Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar qeveria e tij më 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

  • Ky pritet të jetë vendimi i parë që do të nënshkruajë Albin Kurti

    Ky pritet të jetë vendimi i parë që do të nënshkruajë Albin Kurti

    Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i zhbëjë “vendimet e paligjshme të qeverisë jo kushtetuese” të udhëhequr nga Avdullah Hoti, si një nga vendimet e para që do t’i ndërmarr si kryeministër i ri.

    Kurti ka thënë se do t’i kthejë mbrapshtë disa vendime të ndërmarra nga qeveria Hoti, e cila ishte në detyrë deri sot.

    “Kemi një plan me një mori vendimesh që do t’i marrim, por natyrisht që ndër vendimet e para që do t’i marrim janë që vendimet e qeverisë jo kushtetuese dhe jo legjitime, t’i kthejmë mbrapsht”, ka deklaruar Kurti.