Tag: Qeveria Kurti 2

  • Votohet Qeveria Kurti 2

    Votohet Qeveria Kurti 2

    Deputetët e Kosovës me 67   vota pro,  30  kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.

    Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2:

    Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

    Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.

    Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

    Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

    Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku.

    Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

    Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

    Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci.

    Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

    Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

    Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.

    Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka

    Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit të kaluar pas një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Qeveria e Kurti 1 është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Ndërsa më 3 qershor, deputet votuan për Qeverinë Hoti, e cila erdhi pas koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

    Ndërsa më 21 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

    Në këto zgjedhje LVV-ja së bashku më listën ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit u rendit e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,28%.

    Sot është konstituuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca me 69 vota

  • Konfirmohet i nominuari i Kurtit për ministër të Mbrojtjes

    Konfirmohet i nominuari i Kurtit për ministër të Mbrojtjes

    Armend Mehaj është i propozuari i Albin Kurtit për ministër të Mbrojtjes.

    Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.

    Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.null

    Në nëntor të vitit 2012, Mehaj është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.

    Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji. Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

    Armend Mehaj, i propozuari për Ministër të Mbrojtjes (majtas në fotografi)
  • Pas mandatimit nga U.D. i Presidentit të Kosovës për formimin e Qeverisë, në këtë orë pritet të mbahet seanca e Kuvendit

    Pas mandatimit nga U.D. i Presidentit të Kosovës për formimin e Qeverisë, në këtë orë pritet të mbahet seanca e Kuvendit

    Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 pritet të mbahet në orën 17:00.

    Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

    Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë që pritet ta udhëheq kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

    Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.