Tag: Ramush Haradinaj

  • Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin strategjik me Amerikën

    Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin strategjik me Amerikën

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës e cila të premten e ka kualifikuar Marrëveshjen e Washingtonit si juridikisht të pavlerë.

    Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se nëse kryeministri Kurti nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën, që sipas tij, është jetik për Kosovën.

    “Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Rama dhe Haradinaj bëjnë paqe? Kryeministri shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn

    Rama dhe Haradinaj bëjnë paqe? Kryeministri shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn

    Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi kryeministri Rama, iu bashkuan edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Në foto kryeministri Edi Rama duket që bisedon me Isa Mustafën, ndërkohë që Haradinaj ndodhet përballë tyre.

    Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit shqiptar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, por duket se të dy kanë bërë paqe.

  • Ramush Haradinaj kërkon nga qeveria e Kosovës rikthimin e Ligjit për Paga në Kuvend

    Ramush Haradinaj kërkon nga qeveria e Kosovës rikthimin e Ligjit për Paga në Kuvend

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë qeverisë Kurti.

    Në një konferencë për media, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta rikthejë Ligjin e Pagave.

    Ai tha se në këtë ligj është punuar për një kohë të gjatë, dhe qeveria nëse duhet, të amandamentojë atë dhe ta sjellë për votim në Kuvend.

    “Sot ju kemi ftu që të trajtojmë një temë me rëndësi në Kosovë. Ligji i Pagave është një ligj që është punuar për 10 vjet e që është votuar edhe në Parlament. Për këtë ligj është dashur një punë voluminoze e përgatitje. Atë koha fokusim kanë qenë mjektë dhe policia. Kërkojmë nga qeveria që ta amandamentojë aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament dhe t’i japim përkrahje këtij ligji”, tha ai.

    Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria do ta ketë votën e AAK-së nëse pas amandamentimit e sjellë këtë ligj në Kuvend.

  • Haradinaj heq dorë nga kandidimi për president: Ne s’e kemi shumicën

    Haradinaj heq dorë nga kandidimi për president: Ne s’e kemi shumicën

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

    Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.

    Lexo Edhe:Publikohen nominimet për çmimet Oscar, rekord nominimesh për gratë

    “Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti e Osmani i kanë kërkuar partneritet pozitë-opozitë.

    Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, derisa, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.

    “Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

    “Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së./GazetaExpress/

  • Stili i flokëve i Ramush Haradinajt gjatë luftës

    Stili i flokëve i Ramush Haradinajt gjatë luftës

    Në një video të rrallë nga lufta, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, shihet duke vizituar banorët e një fshati në Kosovë.

    Ajo që ka marrë vëmendje në këtë video të rrallë është stili i flokëve të Haradinajt.

    Ky stil i flokëve është kthyer në trend në ditët e sotme.

    Ne një video të rrallë nga lufta, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, shihet duke vizituar banorët e një fshati në Kosovë.

    Në video, përveç tjerash bie në sy stili i flokëve të Haradinajt, i cili thuajsei ngjashëm është në trend edhe sot.

    Ndonëse në kushte lufte duket se Haradinaj ka pasur shije edhe për stilin e flokëve që sot është kthyer në trend tek të rinjtë.

  • Ramush Haradinaj: Moslejimi i kandidimit të Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

    Ramush Haradinaj: Moslejimi i kandidimit të Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

    Nuk është mirë për demokracinë që lideri i opozitës të mos lejohet të kandidojë. Kjo nuk është në rregull. Gjykatat po i mbajnë kriteret e ligjeve shumë të avancuara, kurse po jetojmë në një realitet tjetër”, kështu thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa flet për kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i është ndaluar mundësia për të kandiduar deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Për më shumë, Haradinaj përmendi edhe rastin e presidentit rus, Putin, që sic tha ai, po ia ndalon liderit të opozitës kandidimit, dhe kjo sipas tij, po duket diktaturë.

    “Nuk bën të ndodhë në një demokraci ndalimi i kandidimit të kryetarit të opozitës”, deklaroi ai në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit.

  • Publikohet foto e rrallë nga dasma e Ramush Haradinajt me Anitën

    Publikohet foto e rrallë nga dasma e Ramush Haradinajt me Anitën

    Zbulohet një foto e rrallë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anita në ditën e dasmës.

    Ata u njohën gjatë punës para shumë viteve. Anita në atë kohë punonte në Radio Kosova dhe Ramushi kishte shkuar atje për një intervistë.

    Dashurinë e lindur në studion e një televizioni e kurorëzuan në martesë e krijuan një familje të bukur.

    Bashkëshortja e Haradinajt, Anita ka treguar me se dasma e tyre ishte organizuar në Gllogjan.

    Këtë e dëshmon edhe kjo foto e siguruar nga Magazina.al, nga dita e dasmës së ish-kryeministrit Haradinaj dhe Anitës.

  • Ramush Haradinaj “inspekton” rrugën e dëmtuar nga vërshimet në Malishevë

    Ramush Haradinaj “inspekton” rrugën e dëmtuar nga vërshimet në Malishevë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Malishevën, një nga zonat e prekura nga vërshimet.

    Ai kërkon nga qeveria të ndajë fond emergjent për të mbështetur familjet e prekura nga përmbytje.

    Haradinaj shkruan edhe për dëmet infrastrukturore atje, thotë se mund të jenë nga puna e shpejtë e jo cilësore, e se përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë.

    Postimi i tij i plotë:

    Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.
    Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje.
    Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.
    Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës.
    Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë.
    Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore.

  • Nga e ka marrë nofkën “Rambo”, Ramush Haradinaj flet në “debat” më fëmijët

    Nga e ka marrë nofkën “Rambo”, Ramush Haradinaj flet në “debat” më fëmijët

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në natën e fundit të këtij viti ka qenë në një debat jo të zakonshëm. Ai është përballur me pyetjet kureshtare të fëmijëve në studion e RTV Dukagjinit.

    Haradinaj është pyetur nga fëmijët për nofkën ”Rambo”.

    “Para 21 viteve ka qenë luftë në Kosovë. Fëmijët e asaj kohe në zonat e luftës derisa më kanë parë duke kaluar më kanë thirr “Rambo”. Ata e kanë lidhur personalitetin tim me filmat e Stallones. E kam dëgjuar shumë këtë shprehje nga fëmijët por nuk më bënë të ndihem keq”, tregon Haradinaj.

    I pari i AAK-së është pyetur nga fëmijët për punët që ka bërë në të kaluarën.

    “Kam kaluar shumë profesione. Në luftë kam qenë luftëtarë. Dikur kam dashur të studiojë për fizikë dhe të bëhem shkencëtar, por rrjedhat e jetës ma kanë ndryshua drejtimin”, tregon ndër të tjera Ramush Haradinaj.

  • DeI letra e Adem Grabovcit për Ramush Haradinaj: l përmend Pasuritë dhe ViIIat në Monte-Carlo dhe Dubai

    DeI letra e Adem Grabovcit për Ramush Haradinaj: l përmend Pasuritë dhe ViIIat në Monte-Carlo dhe Dubai

    Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar një letër të Adem Grabovict i cili ia kishte shkruar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj. Në këtë letër të publikuar Grabovci ia përmend Haradinaj pasuritë milionëshe. Aty thuhet se, ka uzurpuar në emër të luftës shtëpi dhe banesa.

    Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e publikuar nga Driton Tali, shkruan gazeta “Botasot”.