Tag: Ramush Haradinaj

  • Haradinaj këmbëngul: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

    Haradinaj këmbëngul: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së, vazhdon të jetë këmbëngulës lidhur me çështjen e presidentit.

    Kreu i partisë në koalicionin qeverisës, i ftuar në ‘Ora News’, ka deklaruar se nëse nuk përzgjedhet president, vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto.  Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka thënë se duhet trokitur në derën e LVV’së ose PDK’së për sigurimin e votave për të parin e vendit.

    “Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e  gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

    Tutje, ish-kryeministri i Kosovës e ka parë Gjykatën Speciale si gabim politik votimin e saj prej ish-anëtarëve të kryesisë së PDK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

  • “Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro”

    “Një gjygym çaj që e ka pirë Thaçi e Haradinaj tek Haxhi Shala do na kushtojë 160 mijë euro”

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur lidhur me çmimin total që, sipas tij, do i kushtojë Kosovës për vizitën që ia bënë ish-presidenti Hashim Thaçi, si dhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, Haxhi Shalës.Nga kjo vizitë, dy akterët politikë arritën ta bindin Shalën që ta votonte legjislaturën e shtatë.

    Miftaraj, përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka bërë llogaritë se sa i ka kushtuar kjo vizitë buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Express.
    “160.200 EURO. Totali. Naten e mire”, ka shkruar Miftaraj, duke llogaritur shpenzimet e deputetit Shala. Postimi i tij vjen në kohën kur mediet po raportojnë se i biri i deputetit nga radhët e AAK’së është zgjedhur konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.



    Postimi i plotë i tij:

    Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon. Maksimumi 2 euro.
    Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???

    Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.

    I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro.
    Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro.

    115,200 Paga
    25.000 Qeraja
    20.000 Shpenzime tjera
    160.200 EURO. TOTALI.

    Naten e mire.