Është duke u hedhur shorti për kualifikimet në Euro 2024.
Përfaqësuesja e Kosovës do të bëjë pjesë në grupin I.

Në këtë grup do to bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Është duke u hedhur shorti për kualifikimet në Euro 2024.
Përfaqësuesja e Kosovës do të bëjë pjesë në grupin I.

Në këtë grup do to bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Ballkani shkroi historinë, duke u bërë klubi i parë i Kosovës, që merr një fitore në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane, vetëm një muaj pasi u bë i pari ekip kosovar që arrin të shkojë deri në të tilla nivele.
Suksesi 3-4 në transfertën ndaj turqve të Sivasspor solli festë në Suharekë dhe jo vetëm, teksa nuk kaloi pa vëmendje as në mediat ndërkombëtare, me sajtin e mirënjohur “Goal.com”, që i dedikoi një artikull të gjatë arritjes së skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.
Artikulli i plotë i “Goal.com”
Ballkani shkruan historinë, regjistron fitoren e parë të një klubi kosovar në kompeticionet europiane
“Një ëndërr e ndjekur prej kohësh”, do të deklaronte kapiteni Armend Thaqi për “Goal” në shtator, kur Ballkani shkroi historinë, duke u bërë i pari klub i Kosovës, që kualifikohet në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.
Një ëndërr e quajtur Europë, të cilën Ballkani e realizoi dhe mbrëmjen e të enjtes shkroi historinë sërish, duke u bërë formacioni i parë kosovar, që fiton një ndeshje në një kompeticion europian, falë suksesit 3-4 në transfertën ndaj turqve të Sivasspor.
Një objektiv që shkon përtej katërkëndëshit të blertë dhe topit që rrotullohet në të, dhe që përfaqëson një tjetër objektiv të vogël “të madh”, të arritur nga një popull që dëshiron të njihet dhe të prezantojë flamurin e tij në kontinentin e vjetër edhe nëpërmjet futbollit.
Pasi siguroi ngjitjen në Superligë 5 vite më parë, skuadra nga Suhareka, një qytet me 10 mijë banorë dhe 57 kilometra larg Prishtinës, ia doli të fitojë titullin e parë kampion në histori në sezonin e kaluar dhe më pas erdhi një tjetër arritje e madhe, faza e grupeve në Conference League.
“Pjesëmarrja në grupet e një kompeticioni europian ka qenë një ëndërr të cilën e kemi ndjekur gjithmonë, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli kosovar, ndaj arritja e Ballkanit ishte një çmim për një vend që ka formuar shumë futbollistë, të cilët sot na përfaqësojnë denjësisht në kampionate si Serie A apo La Liga. Është një nder për ne, që Ballkani dhe “Xhebrailat”, po shkruajnë këtë kapitull të historisë”, pati deklaruar kapiteni i Ballkanit, Thaqi, një muaj më parë në “Goal”.
Ballkani është klub i qytetit të Therandës, që në kohën e luftës me Serbinë, ka vuajtur një nga masakrat më të tmerrshme, me disa agjentë të policisë serbe që më 26 mars të 1999-ës vranë e masakruan plot 48 persona, 14 prej të cilëve minorenë të moshës nën 15 vjeç dhe 46 prej tyre i përkisnin familjes Berisha.
Viktimat u mbyllën në një piceri, ku u hodhën dy granata dore dhe para se të nxirrnin trupat, policët u kujdesën të qëllonin me armë të gjithë ata që kishin ende shenja jete, ndërsa më pas të gjithë u transportuan në Batajnicë, për t’u varrosur në një varrezë masive, e zbuluar vetëm tre vite më vonë.
Sot Ballkani po transformon hap pas hapi në realitet, ëndrrën e shumë tifozëve. Stadiumi i Suharekës mund të mbajë maksimumi 1500 njerëz dhe skuadra i luan ndeshjet në impiantin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
8 shtatori është një datë shumë e rëndësishme për futbollin në Kosovë, pasi shënjon pikërisht debutimin e Ballkanit në një kompeticion europian, pikërisht në Prishtinë, përballë Cluj, sfidë që u mbyll në barazim 1-1.
6 tetori është një tjetër datë e rëndësishme, pasi shënjon fitoren e parë të një formacioni kosovar në Europë, me Ballkanin që mori tre pikët në Kosovë, falë një suksesi spektakolar 3-4 ndaj Sivasspor.
“Pasi u kualifikuam në fazën e grupeve, jemi stërvitur shumë për të eliminuar presionin, ndaj luajmë me qetësi. U kam thënë shokëve se kemi shkruar historinë me këtë objektiv që kemi arritur, por nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi duhet të shohim përpara, që të përfaqësojmë denjësisht klubin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare”, deklaroi kapiteni Armend Thaqi.

Po ju sjellim një lajm të padëgjaur deri tash në asnjë medium vendor dhe ai ndërkombëtarë, njofton mediumi Korrneri.
Besnik Hasi, pritet të emërohet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, menjëherë pas largimit të Alain Giresse.
Trajneri francez në mënyrë indirekte paralajmëroi largimin (dorëheqjen) gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Qipron, por pavarësisht këtij fakti, askush në FFK-së, nuk është i kënaqur me të arrituar e tij, andaj Hasi do ta merr në dorë Kosovën për kualifikimet e ardhshme evropiane që nisin në muajin Mars.

Kosova sot do ta luajë ndeshjen e pestë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në Belfast.
Ndonëse çështja e vendit të parë është pothuajse e mbyllur, “Dardanët” do t’i synojnë tri pikët e radhës.
Më poshtë gjeni 11-shen e mundshme.


Talenti i madh i futbollit, Ardon Jashari, është një tjetër lojtar shqiptar që ka pranuar të luaj me Kombëtaren e Zvicrës.
Ai këtyre ditëve mori ftesë nga trajneri Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Mesfushori 20-vjecar i Luzernit, me rrënjë nga Kumanova (Maqedonia e Veriut), te Zvicra ka gjetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
E për zgjedhjen që bëri Ardon Jashari u shkrua shumë nëpër mediat e Kosovës.
Zyrtarë të FFK-së u kanë thënë atyre se kanë tentuar ta bindin Ardonin, por nuk ia kanë dalë.
Open-TV ka kontaktuar babain e futbollistit, Armend Jashari për të mësuar se, nëse kanë pasur kontakte nga ndonjë federatë e futbollit, siç është: FFK, FSHF dhe FFM për djalin e tij.
“Ne nuk kemi pasur asgjë official nga asnjë Federatë, e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kjo është përgjigja e plotë nga ana ime”, ka deklaruar për Open-TV, Armend Jashari, babai i futbollistit.
Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Spanjës më 24 shtator dhe kundër Çekisë me 27 të këtij muaji.

Që nga pranimi në FIFA – në vitin 2016, anash cilësisë – në Superligën e Kosovës është rritur edhe vlera e futbollistëve.
Por, kush janë pesë futbollistët më të shtrenjtë në elitën e futbollit vendor?
Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi dhe mesfushori i KF Llapit, Franciso Rivera – vlejnë nga 350 mijë euro.
Të dy, kanë peshë të madhe në skuadrat përkatëse – dhe janë të pazëvndësueshëm.
Krasniqi – tashmë po luan në Europa Conference League – dhe me shumë mundësi vlera e tij do të rritet edhe më shumë – varësisht prej paraqitjeve.

Nga 325 mijë euro – vlejnë Marko Simonovski e Rron Broja – të Dritës dhe Ilir Krasniqi i Llapit.
Ky i fundit është 22 vjeçar dhe është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës – për ndeshjet e shtatorit.
Këto çmime janë edhe një dëshmi – se futbolli Kosovar është duke avancuar, ani pse problemet infrastruktore vazhdojnë të jenë prezente. /Shqip.com

Stadiumi “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë arena e vetme në Kosovë, në të cilën mund të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.
Por, aktiviteti i mbingarkuar në stadium qoftë me kombëtaren, qoftë me ndeshjen e skuadrave tona në garat evropiane dhe me ato të kampionatit vendor, kanë bërë që gjendja e “Fadil Vokrrit” të rëndohet.
Si pasojë e kësaj, ky stadium mund ta humbasë licencën e UEFA-s si stadium i kategorisë së katërt.
Për këtë gjë ka folur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka pranuar se gjendja e fushës është rënduar.
““Ne si FFK e kemi bërë të pamundurën që ta mirëmbajmë stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke e ditur se është stadiumi i vetëm në të cilin mund t’i zhvillojmë aktivitetet e ekipeve tona kombëtare. Duke e parë gjendjen e fushës para 6 muajve kemi intervenuar urgjentisht me ekspert të huaj për ta sanuar gjendjen, megjithatë ajo ka vazhduar të dëmtohet si pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme. Gjithashtu, ka vazhduar dëmtimi i objektit edhe në segmente tjera, qoftë nga publiku, qoftë nga ekipet të cilat i kanë zhvilluar ndeshjet aty”, tha Ademi.
Për këtë gjë, Ademi kërkon urgjentisht nga Qeveria që stadiumin “Fadil Vokrri” ta shpallë si objekt të rëndësisë së veçantë dhe të interesit nacional.
“Renovimi i plotë i këtij stadiumi është bërë me pjesëmarrjen e Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës dhe FFK-së, por mirëmbajtja e tij është duke u bërë tash e sa vite vetëm nga FFK. Kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasur parasysh faktin se për një vit mirëmbajtja e tij kushton rreth 170 mijë euro, teksa edhe numri i aktiviteteve është i papërballueshëm për këtë stadium. Për ta ruajtur këtë impiant, propozoj dhe kërkoj nga Qeveria që ta shpallë atë me një vendim të veçantë si objekt të interesit nacional, siç ka vepruar me disa objekte tjera. Në të kundërtën ky stadium do të degradohet”, tha presidenti i FFK-së.
Më tej, Ademi tha se nëse ka intervenim të shpejtë nga Qeveria Kurti, atëherë mund të shpëtohet ky stadium nga humbja e licencës së kategorisë së katërt të UEFA-s.
“Meqenëse nuk kemi arritur deri më tash ta kemi asnjë stadium tjetër të kategorisë së katërt, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe prioritet të kenë ndeshjet e ekipeve kombëtare. I kemi 8 ekipe të kombëtares që e zhvillojnë aktivitetin në këtë stadium dhe nëse kemi parasysh rregullat strikte të UEFA-s sa i përket kategorizimit të stadiumeve dhe gjendjen aktuale të stadiumit, atëherë duhet ta pranojmë se jemi në një situatë të palakmueshme dhe shumë lehtë mund ta humbim kategorinë e katërt të këtij stadiumi, e që më pas do të na sillte kokëçarje dhe humbje të mëdha”, është shprehur tutje kreu i FFK-së.
Po ashtu, Ademi ka kërkuar nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal që sa më parë të intensifikohen punët në stadiumet e qyteteve, në mënyrë që të ketë më shumë alternativa për zhvillim të aktiviteteve të futbollit.

Gazetës Nacionale përmes burimeve të saj mëson se mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, ka refuzuar ftesën e Shqipërisë, duke shprehur dëshirë që të luajë për Kosovën. Ai tashmë është ftuar nga Giresse.
Lindon Emërllahu po kalon në një formë të shkëlqyer me Ballkanin. Falë paraqitjeve të tij të mira, ai është vënë në shënjestër jo vetëm të Kombëtares së Kosovës, por edhe asaj të Shqipërisë.
Mirëpo në bazë të informatave që posedon Gazeta Nacionale, lojtari ka zgjedhur që ta pranojë ftesën e Kosovës para asaj të Shqipërisë, duke u dhënë përparësi “dardanëve”.
Kësisoj, ai do të jetë në gatishmëri të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese që do t’i luajë Kosova në fund të muajit shtator ndaj Irlandës Veriore në udhëtim dhe Qipros në “Fadil Vokrri”.

Ballkani do të debutoj sot në fazën e grupeve të një nga tri kompeticionet më të madh të futbollit për klube në Evropë.
Kundërshtar i suharekasve do të jetë, klubi rumun, Cluj.
Ky duel, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 18:45.
Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe në Sport1.

Sonte klubi nga Suhareka, FC Ballkani, luan ndeshjen e parë në grupet e UEFA Conference Ligë.
Në këtë garë, klubi nga Kosova do të debutojë në stadiumin Fadil Vokrri kundër klubit rumun, Cluj.
Në rast të fitores sonte, Ballkani do të fitojë nga UEFA plot 500 mijë euro, ndërsa nëse barazon do t’i arkëtojë 166 mijë euro. E në rast të humbjes, natyrisht që nuk do të fitojë asnjë cent.
Ballkani është klubi i parë nga Kosova i cili është kualifikuar në fazën e grupeve në ndonjë prej garave evropiane në futboll.
Përveç Cluj, Ballkani ka në grup klubin nga Republika Çeke – Slavia Praha, dhe klubin nga Turqia – Sivasspor.