Tag: sport

  • Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

    Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

    Kosova është duke fituar 1-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dardanët, që i dominuan plotësisht këta 45 minuta të parë.

    Ishte Amir Rrahmani, ai që shënoi për 1-0, duke bërë driblime në stilin e një sulmuesi, përkundër se është qendërmbrojtës.

    Në anën tjetër, Dardanët kanë përçuar një mesazh goditës ndaj presidentit të FSHF-së me një transparent, duke shfaqur edhe njëherë ndjenjat kundër organizimit të Kampionatit Evropian me Serbinë për grupmoshat U21.

    “Vëllai vëllain nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në transparentin e tifozëve të Kosovës.

    Një tjetër transparent ishte edhe: “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – duke shfaqur shqipnojnë dykrenare në hartën e Kosovës. 

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina dhe Çekia ndahen në paqe

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Ukraina dhe Çekia ndahen në paqe

    Pas fitores së sotme ndaj Gjeorgjisë, Shqipëria ka marr një tjetër lajm të mirë.

    Kundërshtarët e kuqezinjëve, Ukraina dhe Çekia kanë barazuar sonte me rezultat 1-1, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

    Pas katër xhirove, Çekia renditet e para në grup me 7 pikë, Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë nga 6 pikë, ndërsa Ukraina është e fundit me 4 pikë.

  • Dardanët” nisen drejt Lituanisë, gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve

    Dardanët” nisen drejt Lituanisë, gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve

    Dardanët” gjatë kësaj jave do të zhvillojnë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Djelmoshat e udhëhequr nga Franco Foda, të shtunen me 12 tetor do të përballen me Lituaninë, ndërsa tre ditë më vonë e presin Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

  • Zhegrova, Muriq e Muslija ftohen nga Kosova për ndeshjet e tetorit

    Zhegrova, Muriq e Muslija ftohen nga Kosova për ndeshjet e tetorit

    Treshja e Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija janë ftuar për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, sipas gazetarit Arlind Sadiku.

    “Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit me Lituaninë dhe Qipron”, shkruan Sadiku në Facebook.

  • Reagojnë ashpër edhe ”Dardanët” pas organizimit të Evropianit U21 nga Shqipëria me Serbinë

    Reagojnë ashpër edhe ”Dardanët” pas organizimit të Evropianit U21 nga Shqipëria me Serbinë

    Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një reagim të ashpër pasi Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me Serbinë.

    Në reagim thuhet se me organizimin e kësaj ngjarje, sipas tyre, turpi do te jetoje përjetë dhe nuk do te falet.

    “Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkëpunimin me te ashtuquajturit serbe dhe te ashtuquajturën serbi si kurrgjë hiç duke shkelur me dy këmbe mbi emocionet, gjakun dhe plagët e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane”, thuhet në reagim.

    “Pak dite pasi kujtuam si popull rënien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkëpunojnë me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshën U-21”.

    “Bashkëpunojnë me federatën e atyre qe nuk e shqipton asnjë dënim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës te mbuluar me ngjyra te Serbisë apo kur tifozët e klubeve te beogradit bëhen nxitës e motivues per rikthim te ushtrisë serbe ne Kosove, gje qe me pas u përpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikës, te cilet u treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë ne çdo pëllëmbe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje për poshtërim moral dhe emocional, por ndihme dhe përkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tonë!”.

  • Edon Zhegrova fantastik, shënon gol për Lille në Ligue 1

    Edon Zhegrova fantastik, shënon gol për Lille në Ligue 1

    Skuadra e Lille ka shënuar gol ndaj Strasbourgut në ndeshje e vlefshme për Ligue 1.

    Golin pë 1:0 e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

    Zhegrova shënoi një gol të bukur në minutën e 15’të pas një asisti nga Gomes.

    https://twitter.com/AlexRM770/status/1837511541886693727?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1837511541886693727%7Ctwgr%5E5b18a1ef07fced621ce22387ebb820fce883a1fc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fedon-zhegrova-fantastik-shenon-gol-per-lille-ne-ligue-1%2F

  • Manchester Unitedi dhe Roma mësojnë kundërshtarët në UEFA Europa League

    Manchester Unitedi dhe Roma mësojnë kundërshtarët në UEFA Europa League

    Skuadra e Manchester Unitedit dhe Romës kanë mësuar kundërshtarët në UEFA Europa League për sezonin e ri 2024/25.

    Roma do luajë ndaj: Frankfurtit, Tottenhamit, Bragës, Alkmaarit, Dynamo Kyevit, Unionit, Athletic Club dhe Elfsborgut.

    Kurse Manchster Unitedi, do të luajë ndaj: Rangersit, Portos, Paokit, Fenerbaces, Bodo/Glimtit, Viktoria Plzenit, Tëentes dhe Steaua Bocurestit.

    Kujtojmë që të gjitha kompeticionet e UEFA-s nga ky sezon do të zhvillohet në një mënyrë krejt tjetër, pra me formatin e ri.

  • Zyrtare Xherdan Shaqiri nënshkruan marrveshje me skuadren e re

    Zyrtare Xherdan Shaqiri nënshkruan marrveshje me skuadren e re

    Xherdan Shaqiri firmos me Basel në Zvicër

    Xherdan Shaqiri do të vazhdojë karrierën në kampionatin zviceran. Sulmuesi 32-vjeçar është zyrtarizuar te skuadra e Basel.

    Pas largimit nga amerikanët e Chicago Fire, futbollisti me origjinë shqiptare, ka vendosur të rikthehet të luajë në Europë.

    Sulmuesi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Basel-in dhe rikthehet të luajë te skuadra ku ka nisur karrierën e tij si futbollist.

  • Zhegrova fantastik, shënon golin e fitores kundër Fenerbahçes së Mourinhos në minutat e fundit

    Zhegrova fantastik, shënon golin e fitores kundër Fenerbahçes së Mourinhos në minutat e fundit

    Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij, Lille, në minutat e fundit të ndeshjes në përballje me Fenerbahçen e Jose Mourinhos.

    Zhegrova shënoi në 90+1 për 2-1, për t’i dërguar me shpresë për në Turqi ku pritet të luhet ndeshja e ardhshme në kuadër të play-off’it të Ligës së Kampionëve.

    Sulmuesi shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit, ku la të shtangur portierin e Fenerbahçes.

    Zhegrova ka filluar sezonin e ri me këmbë mbarë, ku shënoi golin e parë në paraqitjen e parë për fanellën e Lille.

    https://x.com/

  • Boksierja e “dështuar në testin gjinor” shpërthen në lot pasi fitoi meçin e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024

    Boksierja e “dështuar në testin gjinor” shpërthen në lot pasi fitoi meçin e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024

    Boksierja më e diskutueshme e Lojërave Olimpike Paris 2024 qëndroi në këmbë sot mes një “fushate urrejtjeje” të egër dhe bëri një tjetër hap gjigant drejt ëndrrës së saj për medaljen e artë.

    Imane Khelif, 25 vjeç, mundi hungarezen Anna Luca Hamori, pasi kaloi 48 orët e fundit, që nga përballja e saj e parë në Paris, në qendër të pretendimeve se ajo ishte në fakt një mashkull.

    Ajo arriti të mbetet e fokusuar në boks dhe zbuloi vendosmërinë e saj për të sfiduar kundërshtarët e saj duke treguar klasin dhe fuqinë e saj në ring duke fituar luftën e saj të dytë në Paris.

    Megjithatë, pas një ndeshjeje të tensionuar kundër hungarezes së kombinuar me një javë të mbushur me presion dhe diskutime të zjarrta në internet, boksierja shpërtheu në lot teksa u përqafua nga ekipi i saj.

    Ajo mbajti një gjakftohtësi të çeliktë nën fokusin më të jashtëzakonshëm ndaj çdo atleteje në Paris, ka të ngjarë të përshëndetet nga shefat olimpikë që e kanë mbështetur gjatë gjithë skandalit