Tag: sport

  • Elliot shënon supergol ndaj Tottenham Hotspur

    Elliot shënon supergol ndaj Tottenham Hotspur

    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e javës së 36-të në Premier League.

    Golin për 4:0 e shënoi mesfushori Elliot në minutën e 59’të.

    Elliot shënoi një eurogol nga distanca për ta mposhtur portierin kundërshtar.

    Asisti i llogaritet sulmuesit egjiptian Momo Salah, i cili shënoi golin e parë në këtë takim.

    Kujtojmë që dy golat tjerë për “The Reds” i shënuan: Robertson dhe Gakpo.

  • Leverkuseni i Granit Xhakës vazhdon pa humbje në Bundesliga

    Leverkuseni i Granit Xhakës vazhdon pa humbje në Bundesliga

    Skuadra e Bayern Leverkusenit ka shënuar një tjetër fitore në Bundesliga, pasi mposhti në javën e 26-të Freiburgun me rezultatin 2:3.

    Tri gola u shënuan në pjesën e parë të takimit. Fillimisht për 0:1 shënoi Florian Ëirtz.

    Golin i barazimit u realizua vetëm pas tetë minutave lojë dhe ishte Doan ai që shënoi për vendasit.

    Hlozek shënoi në minutën e 40’të për ta kaluar në epërsi Leverkusenin në pjesën e parë.

    Pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsos shënoi edhe një tjetër gol dhe ishte Patrik Schick ai që realizoi për shifrat 1:3.

    Golin e fundit në këtë takim e shënoi Keitel në minutën e 79’të.

    Bayer Leverkusen vazhdon pa humbje këtë sezon në të gjitha garat, kurse në Bundesliga tani ka 70 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich.

  • Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjet e sotme të Champions, Rrahmani startues ndaj Barcelonës

    Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjet e sotme të Champions, Rrahmani startues ndaj Barcelonës

    Sonte kthehet Champions League me dy ndeshje interesante, ajo në mes Arsenalit e Portos dhe Barcelonës e Napolit.

    Ndeshjen e parë, Arsenali e ka humbur në udhëtim te Porto me një gol të shënuar në minutën e fundit.

    Ndërsa, ekipi i Mikel Artetas sonte synon rikthimin e rezultatit për të ecur tutje në garën më të fortë në Evropë.

    Kurse, ndeshja mes Barcelonë e Napolit në Itali ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

    Barcelona sonte konsiderohet favorit ndaj italianëve, të cilët s’po kalojnë në formë të mirë, e që në formacionin zyrtar, startues është edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

    Tashmë të dyja ekipet i kanë bërë zyrtare formacionet, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

    Arsenal:  Raya, Kiwior, Gabriel, Saliba, White, Odegaard, Rice, Jorginho, Trossard, Havertz dhe Saka.

    Porto: Costa, Wendell, Otavio, Pepe, Joao Mario, Nico, Varela, Galeno, Pepe, Conceiaco dhe Evanilson.

    Për ndeshjen Barcelona – Napoli, formacionet i gjeni më poshtë:

    Barcelona: Ter Stegen, Cancelo, Cubarsi, Araujo, Kounde, Lopez, Christensen, Gundogan, Raphinha, Lewandowski dhe Yamal.

    Napoli: Meret, Rui, Juan Jesus, Rrahmani, Di Lorenzo, Anguissa, Lobotka, Traore, Kvaratskheila, Osimhen dhe Politano.

  • Ballkani i rikthehet fitoreve, mposht në udhëtim Dukagjinin

    Ballkani i rikthehet fitoreve, mposht në udhëtim Dukagjinin

    Skuadra e Ballkanit i është rikthyer fitoreve në Superligë.

    Kampioni në fuqi, në ndeshjen e javës së 23-të, mposhti në udhëtim, skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 2-1.

    Skuadra nga Suhareka e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 25 sekondave lojë.

    Ishte Meriton Korenica i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të Superligës.

    Nazmi Gripshi dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të.

    Dukagjini e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga Max Rugova.

    Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 48 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 30 pikë.

  • Kosova sot përballë Azerbejxhanit, kërkon fitoren e dytë në parakualifikuest për Kupën e Botës

    Kosova sot përballë Azerbejxhanit, kërkon fitoren e dytë në parakualifikuest për Kupën e Botës

    Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova të dielën do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

    Takimi zhvillohet të dielën nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

    Ndeshja transmetohet në Kujtesa.

    Basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan dhe të shtunën do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

    Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi.

    Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53.

  • UEFA prezanton topin e Finales së Ligës së Kampionëve

    UEFA prezanton topin e Finales së Ligës së Kampionëve

    UEFA gjatë ditës së sotme, ka prezantuar topin e ri të Ligës së Kampionëve që do përdoret nga rundi i 1/8-tave deri në finalen e madhe të 1 qershorit që do luhet në Wembley.

    Topi do quhet UCL Pro Ball London, i cili do jetë në ngjyrë të portokalltë dhe të verdhë ku do përfshijë dhe simbole të lidhura me futbollin anglez siç është luani.

    Topi do prezantohet për herë të parë në ndeshjet e së nesërmes ku Real Madridi do luajë si mysafir ndaj RB Leipzig, dhe Kopenhaga që do jetë nikoqir i kampionëve aktual të Europës, Manchester Cityt.

  • Gjatë verës afër Milanit, por sumuesi i njohur pritet t’i bashkohet Interit

    Gjatë verës afër Milanit, por sumuesi i njohur pritet t’i bashkohet Interit

    Mehdi Taremi do të jetë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian.

    31-vjeçari, emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me Milanin, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Porton. Klub ku bën pjesë prej gushtit të vitit 2020.

    Fabrizio Romano raporton se zikaltrit kanë gjetur akordin me menaxherët e sulmuesit. I cili do të kryejë testet mjekësore përpara se të firmosë parakontratën me Interin.

    Sipas marrëveshjes mes dy palëve, sulmuesi aziatik do të jetë pjesë e Interit deri në 2026, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit (2027).

    Taremi ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa me fanellën e kombëtares së Iranit numëron 46 gola në 82 ndeshje.

    Një përforcim i rëndësishëm në sulm për trajnerin Inzaghi, ndërkohë që Interi siguron përforcimin e radhës pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e lojtarit./Supersport

    https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/999172078676950?ref=embed_post

  • Fantastike, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga… realizoi në fund për tri pikë

    Fantastike, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga… realizoi në fund për tri pikë

    Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon.

    Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Koosvës, Vedat Muriqi.

    Muriqi shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij.

    Kujtojmë që lojtari kosovar më në fund e gjen rrjetën e golit, pasi nga nëntori ishte i lënduar dhe i kishte munguar gjatë klubit spanjoll.

    Me fitore, Mallorca shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 15-të.

    https://t.co/usxNPMTp65

  • Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”

    Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”

    Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të madhe dhe të rëndësishme në luftë për titull kampion në Bundesliga.

    Ekipi i Xabi Alonsos mposhti 3:0 rivalin për titull, Bayern Munich në stadiumin “BayArena”.

    Qysh në minutën e 18’të, Josip Stanisic shënoi gol për epërsinë e Leverkusenit.

    Në pjesën e dytë, Leverkuseni shënoi edhe një tjetër gol. Grimaldo realizoi një gol tejet të bukur për rezultatin 2:0.

    Kurse në minuta te fundit, Frimpong shënoi golin për 3:0, për ta vulosur fatin e këtij takim tejet interesant.

    Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 55 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich.

  • Juventusi, Milani dhe Interi duan ndryshime, Serie A me 18 ekipe

    Juventusi, Milani dhe Interi duan ndryshime, Serie A me 18 ekipe

    Juventusi, Milani dhe Interi kërkojnë reduktimin e skuadrave në Serie A. Duke kaluar nga 20 në 18 ekipe pjesëmarrëse. Propozim që përfaqësuesit e klubeve e kanë shpalosur në një takim me Gabriele Gravinën, presidentin e FIGC.

    Një gjë e tillë bëhet për të reduktuar numrin e ndeshjeve në një kalendar që nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i ngjeshur falë kompeticioneve të modifikuara të UEFA-s dhe FIFA-s.

    Champions League do të ketë një format të ri, me dy ndeshje më tepër se zakonisht. Gjithashtu Botërori për Klube, me 32 skuadra. Interi ka siguruar pjesëmarrjen, ndërkohë që Juventusi është në avantazh ndaj Napolit për biletën tjetër.

    Lëvizja e tri klubeve historikisht më të fuqishme dhe më të suksesshme të futbollit italian, vjen 48 orë përpara Asamblesë së Ligës së Serie A. E programuar për ditën e hënë.

    Që në agjendën e saj do të ketë temë dite reformimin e futbollit italian dhe çështjet federale, pas kërkesës së klubeve për më shumë autonomi në vendimmarrje si në rastin e Premier League.

    Sigurisht që shumica e klubeve të Serie A, sidomos klubet e vogla dhe mesatare, janë kundër kampionatit me 18 skuadra, nga 20 që është aktualisht.

    Kundër idesë së Juventusit, Milanit dhe Interit u shfaq presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili theksoi se problemet nuk zgjidhen në këtë mënyrë.

    “Nuk zgjidhen problemet e Serie A me reduktimin në 18 skuadra. Ka një kampionat në anën e majtë të tabelës dhe një tjetër në krahun e djathtë.

    Skuadrat që përfaqësojnë qytete me nga 20 mijë banorë, janë ata që deformojnë kampionatin dhe garën“.