Tag: sport

  • Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi, përfiton edhe Drita

    Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi, përfiton edhe Drita

    Arbnor Muja është bërë me skuadër të re.

    Sulmusi kosovar është zyrtarizuar te skuadra turke Samsunspor.

    Ai është larguar përfundimisht nga skuadra e Antwerpit, dhe ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me Samsunsporin.

    Nga ky transferim ka përfituar edhe skuadra e Dritës, pasi gjatë shitjes te skuadra belge ka mbajtur për vete 30% të kartonit të tij.

    Drita ka arkëtuar 400 mijë euro nga transferimi i Mujës te skuadra turke.

  • Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Letonisë

    Kosova shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Letonisë

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Letonisë si mysafir me rezultat 5-4 në ndeshjen e parë miqësore.

    Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani kishin më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste, por vendasit ishin më të saktë në mesin e pjesës së parë, duke shënuar dy herë radhazi me Edgars Tarakanovs.

    Në dy minutat e fundit, kombëtarja jonë u hodh në aksion duke shënuar tre herë me Ylli Mazrekun, Drilon Maxharrjan dhe kapitenin Ramadan Alaj.

    Kjo pjesëlojë u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të Kosovës.

    Me të filluar pjesa e dytë, Letonia barazoi me Germans Matjusenkon për 3-3, por kjo nuk zgjati shumë pasi Drilon Maxharraj ktheu epërsin për Kosovën në 4-3.

    Gjashtë minuta pa u mbyllur takimi, kapiteni Ramadan Alaj shënoi golin e dytë personal për rezultatin 5-3.

    Në pesë minutat e fundit vendasit luajtën me pesë lojtarë duke tentuar të bëjnë trysni për të afruar rezultatin, por shënuan vetëm një gol me Edgars Tarakanovs pak pa u mbyllur takimi.

    Ndeshja e dytë mes dy skuadrave zhvillohet nesër (e shtunë).

  • Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, këto janë të gjitha grupet

    Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, këto janë të gjitha grupet

    Sot në Paris të Francës është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

    Përfaqësuaesja e Kosovës është në Grupin B të Ligës C, ku për kundërshtar do ta ketë Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

    Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë është renditur në Grupin A të Ligës C për kundërshtar do ta ketë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

    Zvicrra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, është në Grupin D të Ligës A, ku do të përballen me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë.

    Më poshtë të gjitha Grupet në katër Ligat e National League.

  • “Një nga sulmuesit më të mirë në histori”, klubi slloven e vlerëson lart Mirlind Dakun

    “Një nga sulmuesit më të mirë në histori”, klubi slloven e vlerëson lart Mirlind Dakun

    Klubi slloven, NS Mura e ka vlerësuar lart Mirlind Dakun edhe pse futbollisti kosovar nuk është më pjesë e tyre.

    Ai gjatë qëndrimin në Slloveni ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.

    “A E DINI?

    Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 Rubin Kazan kaloi në Rusi.”, thuhet në postimin e klubit slloven.

  • Albion Rrahmani zë vend në formacionin e javës në Rumani

    Albion Rrahmani zë vend në formacionin e javës në Rumani

    Futbollisti Albion Rrahmani, është rikthyer fuqishëm pas lëndimit që e pësoi vitin e kaluar.

    Ai e shënoi një gol në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Rapidi i Bukureshtit e fitoi 2:1 kundër Otelulit.

    Rrahmani ka hyrë në formacionin e javës 24 në Rumani.

    23-vjeçari edhe pse ka luajtur pak deri më tani, ka arritur që t’i realizoi tetë gola dhe ka bërë dy asistime.

    Albion Rrahmani u transferua në Rumani nga Ballkani, pas eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati në Superligën e Kosovës.

    Rrahmani i ka zhvilluar dy ndeshje edhe me Kombëtaren e Kosovës.

  • Zhegrova nderohet me medalje nderi në Francë

    Zhegrova nderohet me medalje nderi në Francë

    Edon Zhegrova ka nisur të lërë gjurmë në Francë.

    Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lillet, ku është bërë titullar i padiskutueshëm dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në kampionatin francez.

    Për këtë arsye, “Messi i Kosovës” është nderuar me medalje nderi nga David Heiremans, kryetar i bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.

    24 vjeçari ishte protagonist i Lillet në fundjavën që shkoi duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim në fitoren 4:0 ndaj Clermont Foot, me ç’rast edhe u përfshi në ekipin e javës në Ligue 1.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=305536195851591&id=100091856384667&ref=embed_post

  • Publikohet lista e Kosovës në basketboll, ka befasi

    Publikohet lista e Kosovës në basketboll, ka befasi

    Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet, që Dardanët do t’i zhvillojnë në shkurt.

    Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).

    https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/1414469519184021?ref=embed_post

  • Enver Idrizi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate

    Enver Idrizi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate

    Federata e Karatesë së Kosovës ka marr vendim që legjenda e karatesë, Enver Idirzi të jetë drejtor i reprezentacionit të Kosovës.

    Ky vendim është marr në mbledhjen e parë konstituive të kësaj federate pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së Besart Baruti, ku mori disa vendime.

    Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, thuhet në njoftimin e FKK-së.

    Idrizi është një ish-karateist kroat dhe ish-kampion bote. Është shqiptar etnik, i lindur në Shkup. Ai ishte kampion i karatesë i Jugosllavisë në moshën 16 vjeçare.

  • Kthehet si mbret, Arturo Vidal me prezantimin e vitit

    Kthehet si mbret, Arturo Vidal me prezantimin e vitit

    Futbollisti i Kombëtares së Kilit, Arturo Vidal është rikthyer te ish-skuadra e tij e fëmijërisë, Colo Colo.

    36-vjeçari është prezantuar para tifozëve të ekipit kilian dhe ka befasuar të gjithë me mënyren se si e bëri këtë.

    Vidal fillimisht ateroi me një helikopter, më pas hypi mbi kalë si të ishte mbret.

    Kujtojmë që ish-mesfushori i Bayern Munich, Juventusit, Interit e shumë skuadrave tjera te Colo-Colo luajti gjatë viteve 2005-2007.

  • Liverpuli po ec me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

    Liverpuli po ec me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

    “Redsat” shënuan fitore bindësi si nikoqir i Chelseas, me rezultat 4-1.

    Diogo Jota hapi serinë e golave në minutën e 23-të.

    Conor Bradley dyfishoi epërsinë në minutën e 39-të, ndërsa Darwin Nunez pati mundësin të shënoj golin e tretë për Liverpulin, por gaboi nga penalltia në 45+2.

    Dominik Szoboszlai shënoi golin e tretë për skuadrën e Jurgen Kloppit, në minutën e 65-të.

    Gjashtë minuta më vonë, Chelsea ngushtoi rezultatin me golin e Christopher Nkunku.

    Golin e sigurisë, për rezultatin final 4-1, e shënoi Luis Diaz në minutën e 79-të.

    Liverpuli mbetet lider i Premierligës me 51 pikë, pesë më shumë se Manchester City.

    Në anën tjetër, Chelsea renditet në vendin e 10-të, me 31 pikë të grumbulluara.