Tag: sport

  • Ronaldo përballë Mbappes, formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali-Francë

    Ronaldo përballë Mbappes, formacionet zyrtare të ndeshjes Portugali-Francë

    Portugalia do të përballet me Francën, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kampionatit Evropian.

    Ndeshja zhvillohet në ”Volksparkstadion” në Hamburg, më fillim nga ora 21:00.

    Vëmendja tek kjo ndeshje do të jetë te dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe.

    Formacionet zyrtare: 

    Portugalia: Costa, Cancelo, Pepe, Dias, Mendes, Vitinha, Palhinha, Fernandes, Silva, Leao, Ronaldo.

    Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Tchouameni, Kante, Camavinga, Griezman, Kolo Mauni, Mbappe.

  • Mediumi italian: Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

    Mediumi italian: Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

    Kombëtarja e Zvicrës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 2-0, për të kaluar në çerekfinale të Euro2024.

    Freuler dhe Vargas realizuan golat në këtë sfidë, për të eliminuar kampionin aktual të Europës.

    Mediumi italian, Tuttomercatoweb, shkruan se Xhaka dhe Freuler e dominuan ndeshjen e djeshme.

    “Freuler dhe Xhaka dominuan ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, në një ndeshje që asnjëherë nuk ishte realisht në diskutim. Freuler, përveç golit të hapjes, e certifikoi paraqitjen me një ecuri të vazhdueshme, së bashku me Xhakën që nuk i la lojtarët tanë të preknin topin. Formë e shkëlqyer fizike dhe tani në çerekfinale zviceranët duan të vazhdojnë kështu”, shkruhet në postimin e Tuttomercatoweb.

    Kujtojmë se Zvicra do përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Angli – Sllovaki.

  • Skenari që e kualifikon Shqipërinë, nesër ndeshja ndaj Spanjës “jetë a vdekje”

    Skenari që e kualifikon Shqipërinë, nesër ndeshja ndaj Spanjës “jetë a vdekje”

    Shqipëria do të luajë nesër sfidën e “jetës” në Europianin e Gjermanisë. Kundër Spanjës së kualifikuar, kuqezinjtë do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në grupin B, të kualifikohen.

    Fitorja është si një ëndërr, por si munden djemtë e Sylvinhos të kalojnë më tej dhe me barazim? Asgjë nuk do të varej nga Shqipëria pas ndeshjes së nesërme, që fillimisht duhet të paktën të barazojnë.

    Gjithçka do të vendosej nga situata në grupin C dhe F. Fillimisht në grupin C do duhej që Anglia të regjistronte fitore me më shumë se 1 gol kundër Sllovenisë. Në anën tjetër Serbia duhet të humbasë kundër Danimarkës ose të dalë barazim pa gola 0 me 0.

    Situata në grupin F do varej nga Portugalia dhe Turqia. Të dyja duhet të mposhtin respektivisht Gjeorgjinë dhe Çekinë. Gjeorgjia nëse barazon, nuk do i vlente. Në anën tjetër një barazim 0 me 0 i Çekisë do ishte sërish avantazh për Shqipërinë.

    Kombinimi i këtyre skenareve do kualifikonte Shqipërinë, nëse e mbyll barazim me Spanjën. Në anën tjetër fitorja do të ishte mrekulli pasi do i siguronte kualifikimin Kombëtares.

  • UEFA merr vendimin, dënohet Mirlind Daku

    UEFA merr vendimin, dënohet Mirlind Daku

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku është dënuar me dy ndeshje mos-lojë nga UEFA.

    Vendimi është marrë për shkak të thirrjeve kundër serbëve e maqedonëve pas ndeshjes ndaj Kroacisë.

  • Ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar

    Ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar

    Shqipëria mori pikën e parë në këtë Evropian pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg.

    Kështu, ekipi kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.

    Gjithsesi skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

    Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.

    Një barazim me Spanjen do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria. /TCH/

  • Shqipëri – Itali, ja si pritet t’i rreshtojnë skuadrat Sylvinho dhe Spalletti

    Shqipëri – Itali, ja si pritet t’i rreshtojnë skuadrat Sylvinho dhe Spalletti

    Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik. Tekniku në diskutim me Dorivën, Zabaletën, Bulkun dhe Salihin, ndërkohë që skuadra është ambientuar me terrenin ku këtë të shtunë do të përballet me 4 herë kampionët e Botës, aty ku në tribunat e stadiumit pritet të mbizotërojë ngjyra kuqezi, me tifozët që kanë vërshuar në Dortmund në mbështetje të kombëtares.

    Trajneri ka provuar dhe disa vendosje taktike, ndërkohë që për sa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3. Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit.

    Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin dhe Bajrami para tyre. Për sa i përket treshes së sulmit, i paçmuar në qendër Broja, ndërsa nga krahët Asani dhe Seferi japin garancitë më të mëdha. Pritet të jetë kjo 11-shja që do të zbresë nga minuta e parë ndaj Italisë.

    Në kampin e kaltër ndërkohë Spalletti është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar. Tekniku për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

    Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1. Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarko.

    Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

  • Kombëtarja përgatitet e plotë për duelin debutues ndaj Italisë

    Kombëtarja përgatitet e plotë për duelin debutues ndaj Italisë

    Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

    Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

    Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje e parë me Italinë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

  • “Marca” tregon datën e zyrtarizimit të Mbappes te Real Madridi

    “Marca” tregon datën e zyrtarizimit të Mbappes te Real Madridi

    Tashmë është caktuar data se kur do të bëhët zyrtarizimi i transferimit të Kylian Mbappe tek Real Madridi, teksa futbollisti francez po bëhet gati për aventurën e tij të re pas largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit të hënën më datë 3 qershor.

    Francezi pritet që të mbërrijë në Spanjë javën e ardhshme për të nënshkruar kontratën me ‘Los Blancos’ para se të prezantohet zyrtarisht sipas stilit të tyre tradicional përballë gazetarëve dhe tifozëve.

    Mbappes do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ do të skadojë në qershor.

  • Ballkani shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2023-24

    Ballkani shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2023-24

    Ballkani e futbollit titullin e kampionit të Kosovës në, pas përballjes me Llapin të shtunën në Podujevë.

    Kampioni i Kosovës realizoj fitore prej 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, për ta fituar titullin e kampionit për herë të tretë rresht.

    Ballkanit i mjafton edhe ky duel, për pikën e titullit, derisa Llapit i duhet vetëm fitorja për të qëndruar në Superligën e javës së ardhshme.

    Ndeshja në Podujevë ishte e barabartë, por me Ballkanin që diti ta udhëheqë lojën dhe të shënoj golin 16 minuta para fundit me Bernard Karicën.

    Ballkani si kampion do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa është edhe në finale të Kupës së Kosovës.

    Llapi si nënkampion pritet të marrë pjesë në kualifikimin e Ligës së Konferencës në Evropë.

    Në përballjet e tjera të xhiros së 35-të u arritën këto rezultate:

    Gjilani – Drita 2:1

    Prishtinë – Fushë Kosova 5:0

    Malishevë – Liria 7:4

    Feronikeli – Dukagjini 3:2

  • Zvicra zbulon listën preliminare me 38 lojtarë për Euro-n 2024, ftohen 6 futbollsitë shqiptarë

    Zvicra zbulon listën preliminare me 38 lojtarë për Euro-n 2024, ftohen 6 futbollsitë shqiptarë

    Murat Yakin ka ftuar gjashtë lojtarë shqiptarë për ndeshjet miqësore para nisjes së Kampionatit Europian që mbahet në Gjermani.

    Lojtarët shqiptarë të ftuar janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari, Albian Hajdari dhe Uran Bislimi.

    Kujtojmë që “Nati” fillimisht do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Estonisë më 4 qershor dhe ndaj Austrisë më 8 qershor.

    Më pas, Kombëtarja “Helvetike” udhëton me 26-lojtarë në Gjermani – ku në grup është me Hungarinë, Gjermaninë dhe Skocinë.