Tag: sport

  • Gliha: Nuk e kam marrë unë vendimin për Edon Zhegrovën

    Gliha: Nuk e kam marrë unë vendimin për Edon Zhegrovën

    Selektori i Kosovës, Primoz Gliha, ka thënë se nuk ishte vendimi i tij që Edon Zhegrova të mos jetë pjesë e grumbullimit të përfaqësueses kosovare për ndeshjet e muajit nëntor.

    Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste me gazetarin Arlind sadiku.

    ”Ky nuk ishte vendimi im. E kam ftuar kundër Andorës, kundër Izraelit por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet. Unë jam vetëm i punësuar në FFK.”, deklaroi Gliha.

    ???? Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/v/o2946TGCjuf6cwjN/?mibextid=WC7FNe

  • Reagon FFK pas deklaratës së Muriqit për Izraelin

    Reagon FFK pas deklaratës së Muriqit për Izraelin

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

    Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit.

    Postimi i plotë: FFK

  • Me flamurin e UÇK-së, tifozët në përkrahje të Ballkanit në Kazakistan

    Me flamurin e UÇK-së, tifozët në përkrahje të Ballkanit në Kazakistan

    Për pak minuta, fillon ndeshja mes Astanas dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Conference League.

    Kampioni i Kosovës ka përkrahje nga tifozët edhe në Kazakistan, ku një numer i madh janë prezent në “Astana Arena”.

    Tifozët shqiptarë, në shkallët e stadiumit kanë ngritur flamurin e Kosovës, flamurin e Shqipërisë, e po ashtu edhe flamurin e UÇK-së.

  • Futbollistët e Shqipërisë do të marrin miliona euro bonuese nëse kualifikohen në Europian

    Futbollistët e Shqipërisë do të marrin miliona euro bonuese nëse kualifikohen në Europian

    Kombëtarja e Shqipërisë është në rrugë të mirë për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.

    Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.

    Në dy ndeshjet e fundit kuqezinjtë duhet të marrin së paku një pikë ndaj Moldavisë në udhëtim ose Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2024.

    Gjithsesi kualifikimi duket çështje e mbyllur dhe FSHF do të fitoj miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

    Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.

    Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.

    Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

    Patjetër një shifër që të sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse kërkohet vetëm një pikë për t’u kualifikuar.

  • Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër-Kosovë për tifozët kosovarë

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër-Kosovë për tifozët kosovarë

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024, Zvicër-Kosovë, që zhvillohet më 18 nëntor.

    Më poshtë e gjeni linkun që Federata Zvicrane e Futbollit e ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit që duan të kenë një biletë për këtë ndeshje. Biletat janë të personalizuara.

    Linku për blerjen e biletave:
    https://www.ticketmaster.ch/event/SFV1811B?CL_ORIGIN=ORIGIN25

  • Rekord fantastik për Ballkanin, ngritet për 172 pozita në renditjen e UEFA-së

    Rekord fantastik për Ballkanin, ngritet për 172 pozita në renditjen e UEFA-së

    UEFA ka bërë një përditësim të fundit në ranglistën e klubeve në Evropë.

    Në sezonin e kaluar për herë të parë morën pjesë katër klubë nga Kosova në garat evropiane; Ballkani, Drita, Gjilani dhe Dukagjini, andaj në renditjen që bëhet në bazë të koeficienteve, ndryshime ka pësuar edhe sa i përket klubeve kosovare.

    Ballkani, që edhe këtë sezon po merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, ka shënuar një ngritje të madhe krahasuar me sezonin paraprak, kur ishin në pozitën e 334-t.

    Kampionët në fuqi të Kosovës tani janë në pozitën e 172-të.

    Drita tani është si e dyta nga klubet kosovare e vlerësuar më lartë, duke u renditur në pozitën e 201-të. Gjilanasit shënuan rënie, pasi sezonin e kaluar renditeshin dy pozita më lartë, duke qenë edhe klubi më i vlerësuar kosovar në Evropë.

    Pastaj vije Gjilani, që zë pozitën e 340-të. Edhe “Të Kuqtë” regjistruan ngritje nga sezoni i kaluar, kur renditeshin në pozitën e 371-të.

    Rënie të madhe ka shënuar Prishtina, që tani në këtë ranglistë renditet si e katërta nga klubet kosovare. Prishtinasit sezonin e kaluar ishin në pozitën e 312-të, kurse tani ndodhen në pozitën 345-të.

    Kësaj rangliste për herë të parë i është shtuar Dukagjini, që mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Klinasit mbajnë pozitën e 370-të.

    Llapi është një pozitë më poshtë, gjithashtu një pozitë më poshtë edhe krahsuar me sezonin e kaluar.

    Renditja e klubeve kosovare në ranglistën e UEFA-s (sezoni 2023/24):

    Renditja e klubeve kosovare në sezonin e kaluar (sezoni 2022/23):

  • Kosova me renditje historike në ranglistën e FIFA-s

    Kosova me renditje historike në ranglistën e FIFA-s

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur një ngritje historike prej gjashtë pozitave në ranglistën e FIFA-s. Aktualisht Kosova renditet në vendin e 105-të, që është renditja më e lartë në historinë e “Dardanëve”. Në ranglistën e muajit shtator, Kosova renditej e 111-ta, derisa renditja më e lartë ishte 106.

    Në muajin tetor, Kosova zhvilloi vetëm një ndeshje edhe pse ishte paraparë të zhvillonte dy. Kombëtarja e Kosovës mposhti Andorrën me rezultat bindës 3:0, derisa ndeshje me Izraelin është shtyrë për shkak të situatës.

    Top treshja nuk ka ndryshime me Argjentinën që mban vendin e pare, para Francës, Brazilit dhe Anglisë në vendin e katërt. Belgjika është në pozitën 5, para Portugalisë, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, që mbyll Top 10-in.

  • E zbulon nëna e Mbappes: Lëshonte telekomandën drejt televizorit kur humbiste Milani

    E zbulon nëna e Mbappes: Lëshonte telekomandën drejt televizorit kur humbiste Milani

    Nuk është mister që Kylian Mbappe kur ishte fëmijë mbështeste plot pasion Milanin. Këtë e tregon nëna e “yllit” të Paris Saint-Germain, Fayza Lamari, e cila shpjegon për “La Gazzetta dello Sport”: “Ai dëshiron të lërë përshtypje të mirë, përndryshe do të tallet nga miqtë tanë. Që i vogël i është rrënjosur në zemër Milani”.

    Nëna e ish-fenomenit të Monakos tregon disa histori të këndshme: “Kur vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, e hidhte telekomandën drejt televizorit dhe thoshte disa sharje në italisht.

    Megjithatë, në “Play Station”, ai zgjidhte gjithmonë Realin e Madridin. Fanellën e Robinhos e vishte për stërvitje dhe madje edhe në shtrat, si ato të Man United, Francë, PSG, Real Madrid. Ai i donte sulmuesit e mëdhenj, por mund të vishte edhe fanellën e Freit nga Rennes. Nëse do të na kishte thënë 15 vjet më pare, nuk do ta kishim besuar kurrë Kylian do të ishte protagonisti i PSG-Milan”.

  • “Avullohen” biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, mjafton vetëm një orë

    “Avullohen” biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, mjafton vetëm një orë

    Brenda një ore janë shitrur të gjitha biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

    Ndeshja zhvillohet me 18 nëntor në qytetin e Baselit, ku dihet se jetojnë shumë shqipëtarë.

    Sipas asaj që raporton gazeta zvicerane “Blick”, biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda 60 minutave.

    Padyshim se arsyeja kryesore e “avullimit” të biletave është numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe janë të interesuar të ndjekin nga afër Kosovën dhe kosovarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që luajnë për Zvicrën.

  • Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, këto janë çmimet e tyre

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, këto janë çmimet e tyre

    Kanë dalë sot në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, e cila do të luhet në muajin nëntor, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

    Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se i ka nxjerr në shitje biletat për duelin e 18 nëntorit, i cili do të luhet në Basel duke filluar nga ora 20:45.

    Çmimi i biletave do të sillet nga 15 deri në 95 euro.

    Kjo ndeshje nuk do të ketë rëndësi shumë të madhe për Kosovën, së cilës i janë shuar gjasat dhe shpresat për kualifikim në Kampionat Evropian.

    Kurse, për “Helvetikët” fitorja do të kishte rëndësi të madhe pasi e shohin veten në vështirësi pas barazimit të fundit me Bjellorusinë.

    Loja e parë mes Kosovës dhe Zvicrës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.