Tag: sport

  • Selektori i Kosovës për fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit: Ata s’kanë më Boban as Prosinecki

    Selektori i Kosovës për fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit: Ata s’kanë më Boban as Prosinecki

    Selektori i Kosovës, Primoz Glija ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur kroate, Index.Hr.

    Ndër të tjera, trajneri slloven është pyetur nga gazeta kroate për fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit në Prishtinë.

    Për mua nuk është surprizë. Edhe para ndeshjes kam thënë se Dinamo do të ketë probleme të mëdha. Sapo nënvlerësoni kundërshtarin tuaj sot, keni mbaruar. Dinamo nuk ka më as Boban, as Prosinečkin, kështu që menduan se do të kalojnë lehtë në Prishtinë. Dinamo Zagrebi sot ka një skuadër pak mbi mesatare. Sot futbolli nuk praktikohet më si dikur, individualisht. Për mendimin tim, gabimi më i madh i futbollit të sotëm është se lojtarët nuk stërviten më për pozicione individuale si dikur, dhe se individualiteti dhe klasi i tyre individual janë mbytur. Gjithçka bëhet në grup dhe Ballkani e tregoi më së miri këtë” ka thënë Glija.

  • Shqipëria mund ta sigurojë të dielën kualifikimin në Evropian

    Shqipëria mund ta sigurojë të dielën kualifikimin në Evropian

    Futbollistët e Shqipërisë tashmë kanë nisur festën sa i përket kualifikimit në “Euro 2024”, pasi me një këmbë veçse kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun që vitin tjetër mbahet në Gjermani. Megjithatë, Shqipëria kualifikimin në Evropian mund ta konfirmojë të dielën edhe pse nuk ka fare ndeshje kualifikuese këtë muaj. Të martën, prej orës 17:00, Shqipëria luan miqësoren me Përfaqësuesen e Bullgarisë në Tiranë. Megjithatë, të dielën, do të zhvillohen dy ndeshje të Grupit E, të cilit i prinë Shqipëria me 13 pikë pas fitores 3:0 ndaj Çekisë, të enjten mbrëma në stadiumin “Air Albania”.

    Në rast se rezultatet e ndeshjeve Poloni – Moldavi dhe Çeki – Ishujt Faroe shkojnë sipas përllogaritjes së UEFA-s, atëherë Shqipëria të dielën do ta festojë kualifikimin në “Euro 2024” para kohe. Deri në fund të këtij cikli, Shqipëria i ka edhe dy ndeshje të tjera, të cilat i luan muajin e ardhshëm. Me Moldavinë më 17 nëntor në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi, tri ditë më vonë.

    Shqipëria ka katër pikë më shumë se Polonia që është e dyta në grup dhe pesë me shumë se Çekia që ka rënë në pozitën e tretë pas humbjes në Tiranë. Pikë sa Çekia ka edhe Moladvia dhe këto tri përfaqësuese do të përpiqen që deri në fund të këtyre eliminatoreve t’i bashkohen Shqipërisë në Evropian. UEFA, ka shkruar të premten se Shqipëria do të kualifikohet në “Euro 2024” të dielën, nëse Polonia barazon me Moldavinë dhe Çekia nuk fiton ndaj Ishujve Faroe. Kështu që, Shqipëria ndeshjen me Bullgarinë mund ta shfrytëzojë jo vetëm për miqësore, por edhe për festim të kualifikimit në Kampionatin Evropian. Ndeshja Çeki – Ishujt Faroe luhet prej orës 18:00, ndërsa ajo mes Polonisë dhe Moldavisë starton në orën 20:45.

    “Shqipëria do të kualifikohet nëse Polonia dhe Moldavia barazojnë, dhe Çekia nuk fiton. Ishujt Faroe nuk mund të përfundojnë në dy vendet e para këtë cikël”, ka bërë UEFA një përshkrim të Grupit E kualifikues.

    Mirëpo, edhe nëse nuk siguron kualifikimin këtë vikend, Shqipëria një gjë të tillë do ta bëjë muajin e ardhshëm. Matematikisht mund ta përfundojë e para në grup me 19 pikë, nëse i fiton dy ndeshjet, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Në fakt, fitorja në Moldavi e dërgon Shqipërinë në Gjermani por edhe nëse humb këtë ndeshje, sërish me fitore në shtëpi ndaj Ishujve Faroe konfirmon pjesëmarrjen në Evropian. Në fund të fundit, Shqipërisë i mjaftojnë dy pikë në ndeshjet e muajit të ardhshëm për ta përsëritur suksesin e vitit 2016 kur për herë të parë u kualifikua në një Evropian. Ka shumë përllogaritje të ndryshme, pavarësisht rezultateve që e çojnë Shqipërinë për herën e dytë në këtë turne. Megjithatë, kreu i FSHF-së, Armand Duka nuk është marrë fare me një gjë të tillë, pasi me bindje të plotë insistoi se Shqipëria është “me të dyja këmbët” në Evropian pas fitores së madhe ndaj Çekisë.

    “Jemi me dy këmbë në Evropian. Jam i bindur që do të bëjmë edhe më shumë. Na takon që të festojmë gjatë. Tani kemi më shumë eksperiencë, do të bëjmë më mirë në Evropian”, ka thënë ndër të tjera Duka.

    Në “Euro 2016”, të mbajtur në Francë, Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve, ku në tri ndeshje të zhvilluara, regjistroi një fitore dhe dy humbje. Përfundoi e treta në Grupin A, të cilin e përbënin edhe Franca, Zvicra e Rumania.

  • FSHF shpërblen me 4.5 milionë euro futbollistët e Shqipërisë pas fitores me Çekinë

    FSHF shpërblen me 4.5 milionë euro futbollistët e Shqipërisë pas fitores me Çekinë

    Kombëtraja e Shqipërisë të enjëten mbrëma ka marr një fitore të rëndësishme në rrugën drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian.

    Kuqezinjtë mposhtën në stadiumin “AIR Albania” kombëtaren e Çekisë me rezultatë 3-0.

    Një gol nga Jasir Asani dhe dy të shënuar nga Taulant Seferi i dhanë Shqipërisë tre pikë të mëdha, duke e blinduar vendin e parë në Grup.

    Me rastin e kësaj fitoreje, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur akordimin e një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. Janë akorduar 4.5 milionë euro nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët të cilët do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.

    Nga e gjithë shuma 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik.

  • Shqiponjat drejt Berlinit, ja si mund ta vulosin kualifikimin

    Shqiponjat drejt Berlinit, ja si mund ta vulosin kualifikimin

    Shqipëria korri një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke gjatë së enjtes, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, në vitin e ardhshëm.

    Kombëtarja shqiptare renditet e para në grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, me katër fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

    Fitoren e fundit, Shqipëria e arriti ndaj Çekisë në “Air Albania” me rezultat 3-0, me golat e Jasir Asanit dhe Taulant Seferit.

    Ata tash kanë edhe dy ndeshje në këtë grup, sfida të cilat do t’i zhvillojnë gjatë muajit nëntor. E para do të jetë në udhëtim te Moldavia, teksa në përballjen e fundit i bëjnë konak Ishujve Faroe.

    Kombëtares shqiptare matematikisht i nevojiten vetëm edhe dy pikë për ta siguruar kualifikimin për herë të dytë në një Evropian, pas atij në Paris të Francës në vitin 2016.

  • Berlin na prit!, Asani reagon pas golit dhe fitores ndaj Çekisë

    Berlin na prit!, Asani reagon pas golit dhe fitores ndaj Çekisë

    Jasir Asani ka shkëlqyer edhe sonte me kombëtaren e Shqipërisë.

    Futbollisti nga Kumnaova shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, dhe asistoi te goli i dytë për taulant Seferin.

    Ai pas ndeshjes ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ishte fitore e merituar.

    “Guess who is back… Berlin, na prit!Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje! Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito”, ka shkruar Asani.

  • Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

    Premi marramendëse për futbollistët e Kombëtares shqiptare nëse e mposhtin Çekinë

    Kombëtarja shqiptare, të enjten (ora 20:45), do zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Euro 2024 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Dhe, për t’i dhënë motiv futbollistëve, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka vendosur një premi marramendëse nëse arrijnë fitoren e “çmendur” ndaj çekëve.

    Open-TV merr vesh se kryetari Duka i ka premtuar nga 200 mijë euro për çdo lojtarë.

    Në ndeshjen e parë në Pragë, Çekia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 1-1, por tani në Tiranë skuadra e drejtuar nga Sylvinho synon fitoren, raporton ballkani.info.

    Shqipëria udhëheq grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje, Çekia e dyta me 8 (katër ndeshje), Moldova 8, Polonia 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

  • Blerësit e biletave Kosovë-Izrael do të rimbursohen

    Blerësit e biletave Kosovë-Izrael do të rimbursohen

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që personat që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael, do të rimbursohen.

    Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: bileta@t-ticket.al ose tickets@ffk-kosova.com”.

  • UEFA e zyrtarizon shtyerjen e ndeshjes Kosovë-Izrael

    UEFA e zyrtarizon shtyerjen e ndeshjes Kosovë-Izrael

    UEFA sot ka njoftuar se ndeshja e Kualifikimeve Evropiane 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë, pasi autoritetet izraelite aktualisht nuk e lejojnë kombëtaren e tyre të udhëtojë jashtë vendit.

    UEFA me kohë do të njoftoj për datat e reja në lidhje me ndeshjet të cilat janë shtyrë.

  • Duka me mesazh të madh para ndeshjes: Presioni është mbi çekët, sonte shkruhet historia

    Duka me mesazh të madh para ndeshjes: Presioni është mbi çekët, sonte shkruhet historia

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dhënë një mesazh të madh para ndeshjes së sotme me Çekinë.

    Duka ka një thirrje për të gjithë tifozët që të jenë bashkëpunëtorë dhe mos të hedhin sende apo mjete piroteknike në fushë.

    “Kjo e enjte e 12 tetorit është një nga ditët më të rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për të gjithë shqiptarët. Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki, një nga takimet më emocionuese të grupit tonë.
    Dita ka filluar me ankth dhe shumë emocione për duelin që do luhet në ‘Air Albania’. Fitore, barazim dhe humbje. Janë tre rezultate në lojë. Dhe sigurisht që në këto raste, skuadra që do të ndjejë më pak presionin dhe që do të menaxhojë më mirë emocionet merr një rezultat pozitiv.
    Unë jam besimplotë, që pavarësisht ekipit të mirë dhe shumë fizik që kanë çekët, ne gjithashtu kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje. Dhe e kemi treguar në këtë rrugëtim, që kur luajmë së bashku si një grup, jemi shumë të fortë. E treguam këtë gjë edhe në ndeshjen e 32 ditëve më parë, ndaj Polonisë po në këtë stadium, ku fituam 2-0.
    Për ne nuk është një ndeshje vendimtare, një sfidë ‘jetë a vdekje’. Presioni është mbi ta. Ne duhet vetëm që të menaxhojmë sa më mirë. Dhe jam i sigurt që me mbështetjen e tifozëve tanë mund t’ia dalim. Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku. Një thirrje kam edhe për tifozët tanë të dashur: të jenë bashkëpunëtorë, të na mbështesin dhe mos të hedhin sende apo mjete piroteknike në fushë. Është në dëmin e të gjithëve.
    Gjithashtu, të respektojmë sa më shumë ata pak tifozë që vijnë sonte nga Çekia. Në Pragë u pritëm të gjithë shumë ngrohtë nga populli çek. Të jemi sa më miqësorë me ta sepse fundja ditës, ne shqiptarët njihemi për mikpritjen” thuhet në mesazhin e Dukës.

  • Përgatitjet para ndeshjes Shqipëri – Çeki, stadiumi “Air Albania” mbushet me plisa

    Përgatitjet para ndeshjes Shqipëri – Çeki, stadiumi “Air Albania” mbushet me plisa

    Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në ditën e ndeshjes së rëndësishme mes Kombëtares shqiptare dhe asaj çeke për Kampionatin Evropian 2024

    Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    SuperSport ka publikuar pamjet teksa në ulëset e stadiumit janë vendosur edhe plisat, një nga simbolet kombëtare të shqiptarëve.

    Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.