Ballkani sot nis aventurën në Ligën e Konferencës, për të dytin vit radhazi.
Kampioni i Kosovës do të luaj në udhëtim ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena”, më fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe platformën “Artmotion” në kanalin Sport1 dhe përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bere të ditur përmes një postimi që është siguruar projekti dhe lokacioni për stadiumin.
Muharremaj theksojë së lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqe 16 hektar është miratuar nga PZHK dhe HZK.
Postimi i plotë:
Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin. ✅????????????⚽️
Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht.
Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.
Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.
Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera. ????
Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se stadium i Gjilanit po bëhet.
Çeku njofttoi se bashkë në takim me kryetarin e kësaj komune Alban Hyseni, kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit.
“Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, shkroi Çeku.
“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”.
“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më pare”.
“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”.
Ai theksoi se me vendosmëri po e realizojnë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030.
Si për ironi të fatit, dy kundërshtarët më të fortë të Shqipërisë në Grupin E, Çekia dhe Polonia, janë shtete fqinje dhe ndajnë kufijtë me Gjermaninë, vendin organizator të Europianit 2024.
Por, edhe pse kaq afër, kuqezinjtë aktualisht i kanë më të mëdha shanset për të prerë një biletë për në Berlin, 1900 km larg nga Tirana. Duke parë ndeshjet e zhvilluara, pikët e grumbulluara si edhe përballjet e mbetura, sipas prognozës së UEFA-s dhe faqja “UEFA Rankings” në “Twitter”, Shqipëria ka 90.52 për qind shanse për të marrë pjesë në Europianin e vitit të ardhshëm. Pas nesh vjen Çekia që gjithashtu ka 87.4% shanse dhe polakët me vetëm 21.48%. Dy vendet e para kualifikohen direkt dhe deri tani pas pesë ndeshjeve të luajtura, Shqipëria renditet e para në grup me 10 pikë dhe një golavarazh plus 5 gola.
LLOGARITË Të gjithë ëndërrojmë “Euro 2024”-ën, që nga lojtarët, stafi, tifozët. Por si shkon Shqipëria në finalet e këtij kompeticioni? “Panorama Sport” bën një llogaritje hipotetike, duke parë potencialin e rivalëve dhe situatës në tri ndeshjet e mbetura. Për të mos i lënë asnjë gjë rastësisë, përfaqësueses i duhen të paktën 5 pikë për t’u kualifikuar. PESË PIKË Shqipëria do të përballet në tetor me Çekinë në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë drejt Moldavisë në muajin nëntor, ku pas tri ditësh do të presë Ishujt Faroe. Dy barazime dhe një fitore do t’i mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “Euro 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë të dielën. Pra, duhen 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte vetën në Europian.
KATËR PIKË Ndërkaq, nëse në total merren 4 pikë, pra një fitore, një barazim dhe një humbje, sërish shanset për kualifikim janë, pasi kjo varet edhe nga rezultatet që do të marrin polakët dhe çekët dhe ndeshja direkt mes tyre. Këtu nuk varet çdo gjë në dorën tonë, e po ashtu duhet pasur kujdes edhe Moldavia, e cila është në kuotën e 8 pikëve dhe mund të bëhet faktor grupi, por gjasat për një kualifikim të tyre janë shumë të ulëta, pasi dy përballjet e kësaj kombëtareje janë jashtë fushe me Çekinë dhe Poloninë dhe pret në shtëpi kuqezinjtë e Silvinjos.
TRI PIKË Edhe nëse Kombëtarja grumbullon tri pikë në ndeshjet e mbetura, sërish ka shanse për t’u kualifikuar, por kjo do të jetë në dorën e kundërshtarëve. Çekia duhet të mposhtë Poloninë dhe Moldavinë, ndërsa polakët të ngecin me një barazim me Ishujt Faroe ose me Moldavinë. Kështu as Polonia dhe as Moldavia nuk do të arrinin 13 pikë, aq sa Shqipëria.
GJASHTË PIKË Një humbje dhe dy fitore që përkthehen 6 pikë, do të kualifikonin automatikisht Shqipërinë në Europian, e cila do të shkonte në kuotën e 16 pikëve dhe këtu do të digjej sërish Polonia që edhe po mori tri fitore në ndeshjet e mbetura, do të mbetej 1 pikë pas nesh. Humbja në Moldavi me përmbysje dhe disfata në Tiranë, i kanë kushtuar shumë ekipit të Levandovskit.
SHTATË PIKË Barazim me Çekinë në Tiranë, duke parë edhe forcën e tyre dhe gjashtë pikë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, do të ishin perfekte për Shqipërinë, e cila do të priste një biletë për në Europian, por gjithashtu do të tentonte edhe vendin e parë në grup, nëse çekët do të ndaleshin në ndeshjen e fundit në Poloni.
NËNTË PIKË Tri finale dhe nëse ia dalim t’i fitojmë të tria, padyshim që do të ishte qershia mbi tortë e kualifikimit, pasi kuqezinjtë do t’i tregonin Europës se çfarë janë të aftë të bëjnë. Me 19 pikë, Kombëtarja do të përfundonte grupin në vendin e parë, pavarësisht rezultateve të kundërshtarëve në grup.
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike, ku janë miratuar disa nisma e vendime, kryesisht që kanë të bëjnë me ekonominë.
Megjithatë, njëra ndër to është edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Miraton: Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, janë miratuar edhe tri nisma për kredi e grante.
E para është nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “Programi i Energjisë Solare (Solar4KosovoI) – Fotovoltaike”.
Pastaj nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “ Solar4Kosovo – Centrali Fotovoltaik”.
Ndërsa, qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë e Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës.
Kurse është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e Autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”.
Goli i Jasir Asanit i shënuar ndaj Polonisë, është zgjedhur më i miri nga UEFA.
Asani shënoi golin e parë të Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Futbollisti shkupjan ishte në garë për golin më të mirë të javës me Leandro Trossad të Belgjikës, Maxim S\morodov të Kazakistanit, dhe Joao Felix të Portugalisë .