Shkencëtarët turq Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, bashkëthemeluesit e BioNTech, kanë njoftuar se vaksina e tyre e kancerit ka arritur të ndalojë rritjen e tumorit dhe të zvogëlojë madhësinë e tij në testet e tyre fillestare.
Duke ndarë rezultatet e para premtuese të vaksinës së tyre kundër kancerit, mbi të cilën ata kanë punuar për 15 vjet, gjatë Kongresit të Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore (ESMO) të mbajtur në kryeqytetin spanjoll Madrid, Şahin dhe Türeci zbuluan se vaksina ishte administruar në katër doza për një grup prej 44 pacientësh, duke rezultuar në të paktën 30% reduktim të madhësisë së tumorit për 59% të subjekteve.
Çuditërisht, në 95% të pjesëmarrësve, kanceri u stabilizua dhe pushoi së përparuari pas vaksinës, tha Şahin.
Gjatë administrimit të vaksinës, disa pjesëmarrës përjetuan një rritje të reaksioneve inflamatore të varura nga doza, me efekte anësore të tilla si ulja e presionit të gjakut dhe temperaturë, shtoi ai.
Vizioni ambicioz i BioNTech përfshin trajtimin e rreth 10,000 pacientëve me kancer deri në vitin 2030.
Şahin më herët deklaroi se ilaçet kundër kancerit që dyshja ka zhvilluar mund të dalin në treg pas disa vitesh. Ai vuri në dukje se proceset e provës së barnave që ata kanë zhvilluar kundër kancerit të mushkërive, pankreasit dhe zorrës së trashë vazhdojnë me zhvillime inkurajuese.
Çifti dhe kompania e tyre BioNTech u bënë të njohur në të gjithë globin me vaksinën mRNA që ata zhvilluan menjëherë pas fillimit të pandemisë COVID-19, e cila u miratua shpejt dhe u lëshua në treg. Më shumë se 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën kanë marrë vaksinën./abcnews.al/
Tag: Vaksina
-

Vaksina kundër kancerit kalon me sukses provën e parë
-

Lajmi i fundit: SHBA-ja ndan vaksina për Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndajnë Kosovës një numër të konsiderueshëm të vaksinave për COVID-19. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kosovës për vaksina, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në njoftimin e SHBA-së bëhet e ditur se gjashtë milionë doza do të ndahen për rajonet me prioritet dhe vendet partnere përfshirë Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Kosovën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun e Jemenin.
-

Kryeministri Rama jep një lajm të madh për mësuesit nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.
Rama u shpreh se jemi krenarë që po ndihmojmë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.
“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit. po, i thash, patjetër. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.null
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Rama, drejtoi akuza edhe ndaj kundërshtarëve politikë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se po bëjnë fushatë kundër vaksinimit duke ngjallur ankthe pasiguri tek njerëzit.
Ai tha se nëse duan të ndërpritet vaksinimi, duhet të votojnë Partinë Demokratike.
“Nëse doni që të ndërpritet vaksinimi, shkoni votoni ata (PD). Votojini ata. Saliu (Berisha) thotë vaksina të vdes. Ai tjetri, doktori tjetër, (Petrit) Peço Vasili, nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’i thotë njerëzve për t’i qetësuar, për t’i motivuar në këtë luftë, për t’i inkurajuar dhe për t’i mbështetur. Përkundrazi, gjithë kohës, vetëm zi, zi, zi duke futur ankth, duke futur pasiguri, duke futur dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm, që kanë nevojë për solidaritet, që kanë nevojë për mbështetje”, vijoi Rama.
Ndryshe, në Shqipëri prej ditësh ka filluar vaksinimi masiv në tërë vendin dhe sipas autoriteteve po bëhen nga 20 mijë vaksinime në ditë.
-

Pas Albin Kurtit, një tjetër politikan shqiptar merr vaksinën kundër COVID-19
Sot, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori vaksinën kundër COVID-19, AstraZeneca.
Abazoviq tha se ai u vaksinua në mënyrë që të inkurajojë vaksinimin masiv në Mal të Zi.
Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen dhe se kjo është mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.
“Shpresoj që bota ta mposht virusin COVID-19”, tha Abazoviq.
Abazoviq tha se “nëse 23 milion britanikë mund të vaksinohen, kështu mund t’ia bëjmë edhe ne”, si dhe se duhet t’i përkulemi punonjësve shëndetësorë.

-

Çfarë duhet të dini për vaksinën AstraZeneca, e cila vjen sot në Kosovë?
Në total, Kosova do të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksordit.Kontingjenti i parë me vaksina, në Kosovë arrin në mbrëmjen e 28 marsit dhe është në kuadër të vaksinave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Në fundin e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën e AstraZenecas, e cila jepet përmes dy dozave.
Deri më tani, kjo vaksinë është miratuar për përdorim në mbi 70 shtete në mbarë botën, përfshirë edhe nga rregullatori evropian i barnave.
Po ashtu, OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine.Efikasiteti
Vaksina e AstraZenecas përmban virus të dobësuar, që përdoret për krijimin e vaksinave për grip të zakonshëm.
Ky virus ka për qëllim që të japë udhëzime për krijimin e proteinave, që do të ndihmojë sistemin imunitar të luftojë dhe parandalojë infektimin nga koronavirusi.
Që prej se AstraZeneca njoftoi për zhvillimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, ka variuar edhe efikasiteti i saj kundër sëmundjes COVID-19.
Por, sipas një studimi të fundit të kryer në Shtetet e Bashkuara, ku kanë marrë pjesë 32,449 vullnetarë, vaksina ishte 79 për qind efektive në parandalimin e simptomave të sëmundjes COVID-19.
Ndërkaq, sipas këtij studimi, të kryer nga një panel i pavarur, kjo vaksinë ishte 100 për qind efektive ndaj sëmundjes së rëndë të COVID-19 dhe raste të hospitalizimit.
Kjo vaksinë administrohet te personat mbi 18 vjeç.
Dy dozat e vaksinës së AstraZenecas jepen ndërmjet katër dhe 12 javësh.
Sipas disa studimeve, sa më e gjatë të jetë periudha ndërmjet dozës së parë dhe të dytë, aq më i lartë mund të jetë imuniteti që krijon vaksina.
Për shkak të çmimit të lirë, vaksina e AstraZenecas është bërë e qasshme për shumë shtete në botë. Çmimi për këtë vaksinë varion nga 3 deri në 15 dollarë.Mpiksja e gjakut
Në fillim të marsit të këtij viti, disa shtete pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas, për shkak të efekteve anësore të kësaj vaksine, përkatësisht disa persona kanë pasur mpiksje të gjakut, pas pranimit të vaksinës.
Por, më 18 mars, Agjencia Evropiane e Barnave tha se përdorimi i vaksinës së AstraZenecas është i sigurt, pavarësisht raportimeve për mpiksje gjaku, raporton Rel.
Sipas rregullatorit evropian, përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet.Mbi 65 vjeç
Në studimet klinike të kryera për zhvillimin e vaksinës së AstraZenecas, kanë qenë të përfshirë shumë pak personat mbi 65 vjeç.
Pavarësisht kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që kjo vaksinë t’u jepet kësaj grupmoshe, duke thënë se efikasiteti i vaksinës në këtë grupmoshë është i gjerë.
“Vlerësime më të sakta për efikasitetin për këtë grupmoshë pritet së shpejti, si nga provat që po zhvillohen, por edhe nga studimet mbi efikasitetin që po bëjnë shtetet që po e përdorin këtë vaksinë. Përgjigjet imunitare që janë shkaktuar nga vaksina te personat e moshuar, janë të dokumentuara mirë dhe janë të ngjashme si te grupmoshat e tjera. Kjo sugjeron që ka shumë gjasa që vaksina të jetë efektive edhe te personat e moshuar.Të dhënat e provave thonë se vaksina është e sigurt për këtë grupmoshë”, thuhet në vlerësimin e OBSH-së, të publikuar në shkurt të këtij viti.
Variantet më ngjitëse të COVID-19Aktualisht janë dy variante të reja të koronavirusit, që besohet se janë më ngjitës: ai i zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai në Afrikë të Jugut.Sipas vlerësimeve të OBSH-së, vaksina e AstraZenecas, ka shfaqur më pak efikasitet ndaj këtyre varianteve. Për variantin e Mbretërisë së Bashkuar, OBSH-ja ka thënë se nga rezultatet paraprake, del se vaksina e AstraZenecas shoqërohet me ulje të prodhimit të antitrupave.
Ndërkaq, për variantin e Afrikës së Jugut, kjo vaksinë është më pak efektive ndaj sëmundjes së moderuar dhe të butë si dhe ka pasur më pak prodhim të antitrupave.Për dallim nga vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që kërkojnë të ruhen në temperatura ultra të ulëta, vaksina e AstraZenecas mund të ruhet në frigoriferë normal në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius.
-

14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me Covid-19 Pëllumb Pipero
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.
Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit.
/TCH/ -

Në shtetin që po i prin vaksinimit dalin rezultate inkurajuese të vaksinës së “Pfizerit”
Më pak se 0.01% të njerëzve që kanë marrë vaksinën e “Pfizerit” për Covid-19, kanë marrë virusin më shumë se një javë pasi që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, ka thënë një drejtues i kujdesit shëndetësor nga Izraeli të hënën.
Rezultatet preliminare që janë publikuar nga Organizata Shëndetësore në Maccabi, tregojnë se vetëm njëzet qytetarë nga 128,600 që kanë marrë dy dozat të vaksinave, janë infektuar me Covid-19.
Izraeli prin në botë për shpërndarjen e vaksinave, ndërsa më 19 dhjetor kishte filluar vaksinimin me vaksinën e “Pfizerit”.
“Sipas ekspertëve të Maccabit këto janë të dhënat preliminare, por numrat janë shumë inkurajuese”, thuhej në një deklaratë nga Maccabi. “Nga njëzet personat e infektuar, 50% të tyre kanë vuajtur nga sëmundje të tjera kronike. Të gjithë pacientët kishin simptoma si kokë dhimbje, kollë, ligështim dhe lodhje. Asnjë nga ta s’është hospitalizuar”, thuhej në deklaratë.
“Fakti që pacientët e infektuar vijnë nga profile të ndryshme, është në përputhje me rezultatet e ‘Pfizerit’”, ka thënë Anat Ekka Zohar, drejtoreshë e Informimit nga divizioni i shëndetësisë në Maccabi.
Ajo ka thënë se do i monitorojnë nga afër personat e infektuar për të shqyrtuar nëse ata vazhdojnë të vuajnë vetëm nga simptomat të lehta dhe nuk kanë probleme nga virusi.
Nga 9 milionë banorë të Izraelit, më shumë se 2.6 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 1.2 milionë kanë marrë dy doza.
Izraeli ka raportuar 600 mijë persona të infektuar dhe 4 mijë e 478 të vdekur nga koronavirusi.
-

Edi Rama vaksinohet live
Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ashtu sikurse lajmëroi edhe më herët, ka marrë sot vaksinën para kamerave, pas shefes së Infektivit Najada Çomo.
Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Kryeministrit do t’i duhet të qëndrojë 30 minuta pas marrjes së injeksionit në stadiumin “Air Albania”.
Pas kryeministrit shqiptar u vaksinua mjeku infeksionit Pëllumb Pipero. Bluzat e bardha janë ata që do marrin vaksinën, ndërkohë më herët sot Rama deklaroi se do ta bënte sot vaksinën antiCovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët.
“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë. Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama mesditën e sotme.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/767337487212797/
-

Pfizer dhe BioTech demanton Qeverinë Hoti: Ende s’kemi nënshkruar marrëveshje për vaksinat
Kompania Pfizer dhe BioNTech ka demantuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e vaksinave. Zyrtarët e Pfizer kanë deklaruar se kanë biseduar por ende nuk kanë arritur marrëveshje
Gazeta Shneta ka kontaktuar me përfaqësues të Pfizer dhe të njëjtit kanë konfirmuar se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës, por ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.
“Kemi pas bisedime me Qeverinë. Për t’u arritur marrëveshja ajo duhet të nënshkruhet. Përderisa ende nuk është nënshkruar nga të dy palët, ne nuk mund ta komentojmë atë”, ka deklaruar Urska Lakner, menaxhere e kompanisë për rajonin e Adriatikut.Lakner ka theksuar për gazetën shneta se Pfizer dhe BioNTech do të punojë ngushtë me të gjitha qeveritë, përfshirë edhe Kosovën, për të siguruar qasje në vaksinë. Por ka deklaruar se detajet nga bisedimet mbeten konfidenciale.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë ka deklaruar se ka marr konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës.
“Siç e kemi bërë të ditur dje, në kuadër të angazhimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas një seri takimesh dhe negociatash me këtë kompani, vaksina e së cilës është e para që është aprovuar për përdorim, në kuadër të përpjekjeve globale për mbrojtje kundër COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.
Sipas Zemajt gjatë kësaj jave ka mbetur vetëm finalizimi i aspekteve teknike.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se grupi i cili negocion blerjen e vaksinavë në emër të Qeverisë, ka konkretizuar bisedat me Pfizer për sigurimin e vaksinës.
“Zyrtarisht, formalisht, pas bisedave të grupit të Ministrisë së Shëndetësisë që negocion sigurimin e vaksinave në emër të Qeverisë, dje janë konkretizuar bisedat me Pfizer për 535 mijë vaksina. Janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina dhe me Covaxin janë kryer më herët për 720 mijë vaksina. Kemi siguruar edhe buxhetin siç e dini është miratuar janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksina dhe jemi të përgatitur për këtë proces. Ne presim që vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt”, ka deklaruar Hoti.
Kujtojmë poashtu se COVAX në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se vaksinat e para për Kosovën mund të dërgohen deri në fund të qershorit vetëm për punëtorët shëndetësorë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të muajit dhjetor. -

Hoti: Kosova siguron mbi 1 milion e 800 mijë vaksina
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinave anti-COVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.
Në një konferencë për media të mërkurën, Hoti ka thënë se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, 600 mijë tjera me Austrinë, dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.
Sipas tij, stafi shëndetësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ka paralajmëruar se brenda dite do të vaksinohen rreth 20 mijë persona.